Dhuna ndaj medias, ADN-ja e pandryshuar e PD-së së Sali Berishës

16 Maj 2025, 21:59Blog TEMA
Dhuna ndaj medias, ADN-ja e pandryshuar e PD-së së Sali Berishës

Nga Ardit Rada

Protesta e opozitës së Sali Berishës dhe Tedi Blushit, ditën e Samitit, përveçse një akt i dëshpëruar politik nxori në pah një tipar të kahershëm të PD: qëndrimin armiqësor dhe dhunues ndaj gazetarëve. Sulmet fizike dhe verbale nga disa deputetë të PD ndaj gazetarëve dhe operatorëve në terren nuk ishin thjesht shpërthime të izoluara. Ato janë pasqyrë e një filozofie politike që nuk e pranon pyetjen kritike, nuk e duron fjalën e lirë dhe nuk e sheh median si bashkëpunëtore të demokracisë, por si kundërshtare për t’i nxjerrë dufin.

Ky nuk është një fenomen i ri. Që nga viti 1992, kur PD e bëri sefte pushtetin, marrëdhënia e saj me median e pavarur ka qenë e tensionuar, shpesh represive. Rastet janë të shumta dhe të dokumentuara: nga retorika denigruese ndaj gazetarëve, deri te ngjarje të rënda si djegia e redaksisë së gazetës “Koha Jonë” në vitin 1997, simboli më i qartë i dhunës politike ndaj fjalës së lirë. Në të njëjtën kohë, televizioni publik u kthye në zëdhënës të pushtetit, ndërsa gazetarët që guxonin të bënin pyetje të pakëndshme, përndiqeshin, sulmoheshin apo margjinalizoheshin. Dhe një vit të vetëm që ky televizion foli kundër Sali Berishës  dhe pro luftës së UÇK, “i lanë hesapet” në shtator 1998 duke e pushtuar me mitrolozë e tanke. Pa i hyrë më thellë plumbave ndaj medias në 21 Janar dhe shkuljes së antenave në Tarabosh…

Ajo që ndodhi të premten pasdite është thjesht dëshmi se kjo frymë nuk ka ndryshuar. Mjafton të shohim kush janë personat që sot mbajnë mandat deputeti dhe që ndihen të autorizuar të dhunojnë verbalisht gazetarë në mes të Tiranës. Nuk janë individë të zgjedhur nga qytetarët në një proces të hapur dhe përfaqësues. Janë emra të futur nga Sali Berisha në lista të mbyllura, të përzgjedhur jo për cilësi përfaqësimi, por për besnikëri ndaj një fryme që e sheh dhunën si mjet dhe median si kërcënim.

Këta njerëz nuk janë rastësi. Janë pikërisht ata që përngjajnë me Berishën në sjellje dhe qëndrim. Janë ata që ai i ka nevojë për të ruajtur një vijë të ashpër, ku retorika e frikës dhe përçmimit ndaj fjalës së lirë të mos mungojë kurrë. Ajo që ndodhi me gazetarët në 16 maj nuk është incident, por vijimësi. Dhe për këtë nuk ka as pendesë, as distancim, as reflektim. Dhe nuk do të ketë kurrë, sepse minimalisht të gjithë njerëzit me mandate të përfshirë në agresionin ndaj  medias duhet të dorëhiqen apo përjashtohen nga PD.

Partia Demokratike nuk e sheh median si aleat në funksion të informimit publik. E sheh si pengesë në rrugën e një politike që kërkon të mbijetojë përmes viktimizimit dhe përmes heshtjes së zërave të ndryshe. Dhe kur nuk ia del t’i heshtë, përpiqet t’i frikësojë.

Por ndoshta jam edhe unë gabim! Ndoshta gazetarët duhej të shkonin në protestë me jelek antiplumb e të merrnin leje paraprake për çdo pyetje që mund të lëndojë ndjenjat e deputetëve. Sepse në partinë e mbyllur të listave të hapura, fjala e lirë është krim dhe mikrofonët janë armë masive.

Por për fat të keq për Berishën dhe klonët e tij, gazetaria nuk funksionon me leje. Dhe për aq kohë sa publiku ka të drejtë të dijë, do të ketë gjithmonë dikë që do t’u bëjë pyetje, edhe sikur përgjigjja të vijë me sharje e kërcënime nga pas. Fjala e lirë nuk futet në kuti, aq më pak në kutitë e primareve që hapen vetëm me një firmë. Atë që firmos çdo marrëzi publike me s.b”.

6 Komente

  1. B
    Bojkot...

    Ka nje tjeter alternative se eshte bojkoti . Me kujtohet ne France kur ne nje interviste Jean marie le Pen tha : Dyshoje te egzistenca e dhomave te gazit ne luften e dyte boterore..... reaksioni médias per dy vite asnje interviste asnje studio télévisé deri sa kerkoje falje publike ....kjo eshte média .

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berti

      Po shoqata e gazetareve perse nuk reagon ndaj sulmit qe ju bene gazetareve? Eshte trembur nga kercenimet ?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni usa

        O na hongsh karin me gjithë gëlbatën

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni iiiiiiii

          Shhhhhhh se po komenton Toni usa qe lane pjatat ne restorantet amerikane me zezaket

          Përgjigjjuni
        2. T
          TONK@R USA

          Por K@Rin ama jua pelqen zazakeve ky Toni SHPELLARI.... SE ATE PUNE E BON ME MIRE se larja e pajatave. Trushperlar dhe idiot te lindur qe nuk kane per te zen mend ndonje here.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Berti

            Ky eshte grupi i vogel i injoranteve e rrugaceve qe i kane ngelur Berishen. Ky grup eshte i perbere nga dy shtresa. Nga shtresa e tironesve ne drejtimin e cunit te Zanes, Belind Kellici nga ata tironsa qe kane shtepi me qerpic, nje wc ne oborr dhe nje budalla ne fis. Dhe grupi i dyte jane malokeria nen drejtimin e Palokes e Nokes qe nuk jane nga pjesa intelektuale dhe e diture edukuar e malsise por nga pjesa analfabete, rrugacerore e te pa zhvilluar menderisht. Mendoni se mund ti votoje ndonjehere populli shqiptar keta ?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje