
Ilir Alimehmeti është padyshim fituesi moral i zgjedhjeve të 11 majit. Plot 16,595 vota në Tiranë nuk arritën ta çojnë mjekun e njohur në parlament, por na treguan të gjithëve se vlerat e vërteta njerëzore dhe profesionale mund të prodhojnë besim dhe votë te njerëzit e lirë.
Ilir Alimehmeti nuk bëri asnjë fushatë të zhurmshme. Për të nuk financoi askush nga oligarkët brenda apo jashtë PD-së për t’i blerë kohë televizive, për t’i prodhuar spote apo për t’i përgatitur kronika të gjata e të stisura. Mjeku që, me qetësinë dhe profesionalizmin e tij, qetësoi mendjet dhe zemrat e mijëra shqiptarëve gjatë pandemisë, i mundi ata që shpenzuan miliona për fushatë me memorien që qytetarët kanë ende në mendje për të.
Ilir Alimehmeti nuk u paketua nga askush brenda apo jashtë partisë si i përsekutuari i politikës së vjetër apo i lojërave meskine brenda PD-së. Edhe pse shumë mund të mendojnë me të drejtë se atij iu bë një padrejtësi kur u përfshi në listat e hapura, ai nuk u qarravit për padrejtësi, por e mori sfidën seriozisht duke takuar e bindur qytetarët pa pasur kamerat pas vetes në çdo moment.
Doktor Alimehmeti nuk është as politikani me eksperiencë dhe lidhje politike që t’i jepnin një dorë gjatë fushatës. Madje, ai nuk kishte as “rojtare” votash apo ekipe të posaçme që ta ndihmonin në fund të procesit. Ilir Alimehmeti, në fakt, as u kompleksua ndonjëherë se përfaqësonte PD-në e Sali Berishës. Por nga ana tjetër, kurrë nuk agresoi apo injoroi ata që mendojnë ndryshe nga ai. Praktikisht, ai drejtoi pa shumë zhurmë drejt vetes votën e demokratëve të mërzitur me Sali Berishën dhe lidershipin e PD-së.
Edhe pse për herë të dytë në një garë të pabarabartë ai po penalizohet nga PD-ja, Ilir Alimehmeti po tregohet i matur dhe i pamllef ndaj atyre që, në fakt, nuk duhet të ishin as në listë të hapur e jo më në vendin e tij.
Nuk e njoh personalisht Ilir Alimehmetin, por modestia e tij në çdo dalje publike, profesionalizmi apo gjuha e zgjedhur e bën atë ndryshe nga thuajse çdo figurë e PD-së sot. Në zgripin ku ndodhet, PD-ja ka nevojë për një njeri si mjeku që sfidoi çdo figurë politike brenda partisë. Mësoni nga doktori i ri dhe jo ai i vjetri në PD. Jepjani atij drejtimin e partisë se ndoshta di ta bëjë më mirë se ju, e veç e keni zhytur keq e më keq PD-në. Eksperienca politike që ju keni është aseti më i dëmshëm për të vijuar të keni në dorë frenat e një partie që po rrënohet çdo ditë e më shumë. Ilir Alimehmeti ndoshta nuk do të jetë kurrë lideri i fortë i PD-së. Por pa dyshim do të dijë të orientojë një parti të rrënuar drejt ringritjes dhe hapjes pa shpallur çdo muaj armiq të brendshëm e të jashtëm. Një profesionist i mirë, një qytetar i vërtetë dhe i pazhytur në politikën e ditës është aseti i vetëm që PD-ja ka sot.
Ndoshta në atë parti askush nuk do t’i marrë në konsideratë 16,595 votat bio të doktor Alimehmetit. Dhe kjo nuk do të ishte hera e parë e mosvlerësimit të atyre që i duhen partisë. Ama do të ishte humbja e shansit të fundit që PD-ja të rimarrë oksigjenin që i duhet për t’u rikthyer në jetë nga një doktor tjetër.
Vetem se ka filluar te imitoje me gjeste SB si duket eshte virus
Ilir Alimehmetin e ndigjova me vemendje ne nje studio tv,i vetmi ndryshim me Sali halen ishte se ne dukje fliste qet,por ne permbajtje asnje ndryshim.
Alimehmeti eshte nje Uriah-Hip "modern",i perulur po me permbajtjen e Saliut.Nuk ja vlen te shkruash me shume per kete moralist pa moral.
Alimehmeti te meret me mjeksi,nuk kemi nevoj per politikan qe vegjetojn ne ujrat te ndenjura te Sali kriminelit.
Ilir Alimehmeti eshte njeri model, vetem si ai I duhen PD njerezit qe te dale nga llumi. Vazhdo sic je zoti Alimehmeti!
Doktor Ilir Alimehmeti ka zgjedhur vet një rrugë të humbur dhe pa perspektivë. Ai ka vlera si mjek dhe më e mira rrugë, ku ai mund të ngjitet i nderuar, është Rruga e Mjekësisë. Ai ka aftësinë e rrallë të komunikimit si njeri! Ai është fjalëmbël, i qetë, bindës, intelektual dhe i vlefshëm në shërimin e njerëzve. Nuk ka gjë më të bukur, kur u gjendesh njerëzve në momente kritikë për jetën! Ndihma profesionale dhe fjala inkurajuese e mjekut në këto çaste është plotë shpresë, plotë siguri dhe jeta fiton terren mbi mortjen, ndërsa dashuria, nderimi dhe respektin rriten e shumëfishohen çdo ditë, mjeku bëhet një personalitet i kërkuar dhe çdo ditë fama e tij bëhet më e madhe. Rruga, që ka nisur z. Alimehmeti, duke qënë nën diktatin e një njeriu të rrënuar dhe të një partie, ku militojnë egoistë, karrieristë, gangsterë, shpifës, brutalë dhe imoralë, të paedukuar dhe të pavlefshëm, është rruga e degradimit, rruga e disfatës, e mjerimit dhe mos më keq. Saliu është një kriminel i mendimit dhe i veprimit. Ai është një fjalaman i palodhur, për të "bindur" dëgjuesit se është më i zgjuari, më i dituri, më i mençuri, më novatori, më largpamësi, duke synuar, që të gjithë ta dëgjojnë, të gjithë t'i binden, të gjithë t'i përulem, të gjithë të "vdesin" për 'të! Në një parti, ku nuk e merr vesh "qeni të zotin", ku të gjithë bëhen servilë dhe askush nuk është në gjëndje, të tregojë mendimin e tij të lirë përballë saliut, që nuk guxon t'i shfaqet i lirë, me një mendim të kundërt, për çfarë shkon atje, z. Ilir Alimehmeti?! Për të marrë veset e saliut? Për të bërë edukimin e gangove? Për t'i ndryshuar ata? Për tu bërë despot si saliu? E pa mundur! Ai mjedis mjeran shkon gjithnjë e më shumë drejt degradimit total. Pëdë nuk ka më, ka një pronë me pronarin padron. Shikoni dhe rikujtoni çfarë i punuan partisë pak kohë më parë, çfarë i bënë Lulzim Bashës, çfarë konflikti për zyrat, për vulën, për logon e partisë dhe çfarë i bëjnë Shqipërisë, duke e nxirë nëpër skëterrat e zeza të forumeve ekstremistë dhe antishqiptarë! Nëse dëshiron z. Alimehmeti, të merret me politikë, ka plotë mundësi të tjera! Le ta gjejë veten në një nga partitë e tjera, tek partitë e reja, ose të krijojë vet një parti të re! Nëse insiston të futet në pëdë, do të tranformohet në mos si saliu, do të jetë si Falliu, si Noka, si Paloka, si Spaho, si Gardhi, si Baçi, si Salianji, si Xhelali, si Dashi, si Abrashi... Ai zgjedh vet. Ne shkruajmë, po kush na pyet?!