Nga Fitim Zekthi
August Andre, një inxhinier suedez, kishte kohë që ishte fiksuar të ishte personi i parë që do të shkonte në Polin e Veriut. Ai merrej me shitjet dhe ishte ekspert i shitjeve në zyrën që punonte dhe nuk kishte ndonjë dije dhe aftësi të madhe mbi udhëtimet në vende të tilla si Poli i Veriut dhe as mbi mundësitë që ekzistonin në atë kohë që një ekspeditë të dilte me sukses. Ishte vetëm fiksimi i tij për të qenë i pari që do ta bënte. Ai e kishte bindur publikun që do ta kryente këtë udhëtim kollaj dhe të gjithë do të bindeshin kur të kthehej triumfator.
Në vitin 1897, Andre, u nis së bashku me dy të tjerë me balonën me hidrogjen, ‘Eagle’, për në Polin e Veriut. Pas dy ditësh balona e tyre e tundur dhe shkundur nga erërat ra në akull. Andre dhe dy pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit morën ç’të mundin, ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme. Ata ecën dhe u përpoqën mbi masën gjigante të akullit të mbërrinin në tokë. Pas gjashtë javësh tmerr u mbaroi gjithçka. U ushqyen me midhje apo me kallamarë, por edhe me një ari të bardhë që arritën ta vrasin me armë. Pas një tmerri gati tre mujor, vdiqën.
Kjo është një ngjarje që është përdorur nga psikologët dhe sociologët për të treguar se ka raste kur njerëzit janë aq të bindur se mund të bëjnë diçka, sa ata e humbin krejtësisht arsyen dhe shkojnë të sigurt drejt shkatërrimit. Kjo ndodh sidomos kur ata kanë vlerësim shumë të lartë për veten, por kjo mund të ndodhë edhe kur ata duan me çdo kusht të shpëtojnë fytyrën. Ndodh që njeriu hyn në një rrugë ose gjendet në një situatë e cila e shtyn atë me forcë drejt veprimeve krejtësisht të paarsyeshme. Vetë njeriu e di fundin e keq dhe të turpshëm të rrugës në të cilën hyn, por ai nuk ka mundësi të veprojë ndryshe.
Ditarët, e zbuluara më vonë, të August Andre tregonin se ai e kuptoi që nuk ishte i aftë dhe nuk kishte mjetet e duhura për ta kryer atë udhëtim në Polin e Veriut, por ai e kishte bindur opinionin publik se kishte aftësi ta bënte shumë kollaj këtë udhëtim.
Regjisori i famshëm Ruben Ostlund e ka marrë këtë ngjarje dhe e ka trajtuar në mënyra të tjera për të treguar këtë anë vetëshkatërrimtare të njeriut kur ai hyn në një rrugë i shtyrë nga rrethana të tilla si ruajtja e profilit të “të fortit” e “triumfatorit”, e atij që ka “të drejtë”, e atij që nuk ka pengesë që e ndal. Gjithashtu është trajtuar, në mjaft raste, edhe lidhja e fortë që kanë rrethana të tilla si të mësipërmet me një gjendje fajësie apo krimi, duke të shtyrë të bësh krime të tjera dhe duke vijuar më pas në këtë rrugë deri sa “të nisesh për në Polin e Veriut”.
Kjo është saktësisht ajo që ndodhi me ish kryeministrin Berisha, me lëvizjen e tij politike të Foltores që prej shtatorit të vitit 2021.
Ish kryeministri ishte nisur si August Andre për në Polin e Veriut. Ai bindi bazën e PD-së se do t’ia dilte thuajse kollaj. Ai i tha asaj atëbotë se se do të zhvillonte protestat më të fuqishme, se do të trondiste pushtetin e qeverisë Rama, se do ta rrëzonte atë, se do të ndërtonte një opozitë të fuqishme, se do të mundte qeverinë socialiste.
Ishte qe qartë që në fillim se lëvizja e Berishës ishte e parsyeshme, ishte kundër kohës dhe kundër hirtorisë. Ishte e qartë se kjo lëvizje do të kishte një jetë të sajën derisa të përplasej me kokë pas murit, siç do të kishte një jetë të sajën rruga e August Andre-së derisa balona e tij të përplasej me akullin në Polin e Veriut. Në faqe të dheut gjërat e paarsyeshme nuk kanë dhënë dhe nuk japin kurrë rezultat të mirë. Kurrë në faqe të dheut gjërat e kundër kohës dhe kundër historisë nuk kanë dhënë e nuk mund të japin rezultat të mirë. Lëvizja e Berishës ishte e parsyeshme sepse ai kishte tetë vite që ishte larguar nga drejtimi i PD-së duke thënë që “mon depart est sans retour”, ikja ime është pa kthim. Ai kishte thënë që Basha ishte aq i mirë sa Ramës do i duheshin tre jetë të krahasohej me të. Dhe në një moment të caktuar tha do të rikthehem sepse Basha është peng, ka shitur opozitën. Këtu sigurisht që arsyeja nuk ka forcë të japë shpjegime. Lëvizja ishte kundër kohës dhe kundër historisë sepse dikush që është dorëhequr tetë vite më parë pasi ka humbur zgjedhjet si kryeministër me rezultat shumë të thellë (humbi edhe Shkodrën dhe fitoi vetëm në Kukës) nuk mund të rikthehet dhe të thotë se vetëm unë e mund kryeministrin Rama.
Gjithashtu dikush që ka qenë kryetar opozite dhe është bërë president, dikush që ka rënë në opozitë në 1997 dhe më pas bërë kryeministër në 2005, ka rënë përsëri në opozitë (madje i larguar me dorëheqje në 2013) nuk mund të bëhet kryeministër përsëri në 2025. Nuk i njeh historia dhe këto gjëra, koha ka ritmin dhe logjikën e saj. Koha nuk është ciklike, nuk është diçka që nuk ka fund, nuk është diçka në të cilën ne rrotulllohemi pa fund si në një karusel dhe mund të rikthehemi pa ndalur aty ku ishim. Jo koha është lineare, ka fillim dhe fund për këdo, për karrierën, për politikën, për ambicjet, për jetën.
Për t’i rënë shkurt rezultati i 11 majit dihej dhe ishte përfundimi logjik i një rruge të paarsyeshme. Ngjashmëria me atë që ndodhi August Andre-së është e thellë. Tani gjërat nuk mund të jenë më kurrë si kanë qenë. Berisha mund të vijojë, do të vijojë të ndjekë po logjikën e paarsyeshme, kundër kohës dhe kundër historisë që nisi në shtator të 2021-it. Ëshë në të drejtën e tij ta bëjë siç janë në të drejtën e tyre mbështetësit e tij që ta bëjnë. E sigurt është që në zgjedhjet e ardhshme mbështetja do të jetë më e vogël dhe përplasja pas murit më e ashpër. Edhe tani mund të jetë vonë, mund të ketë skaduar koha e një reflektimi të thellë për PD-në në mënyrë që ajo të ribëhet një alternativë.
Gjithsesi një mundësi së paku teorike ajo e ka. Dhe kjo mundësi nuk ka të bëjë fare me dorëheqjen e Berishës. Dorëheqja e Berishës tani është një gjë kot. Berisha duhet të bëjë diçka (edhe kjo kundër historisë dhe palogjikshme) të padëgjuar. Duhet të udhëheqë një lëvizje kundër Foltores, kundër filozofisë së tij dhe të krijojë dhe mbështesë një lidership jo populist por popullor, të mbrojë një narrativë jo revolucionare me armiq të brendshëm dhe të jashtëm por qytetare dhe racionale, të nxisë një frymë të djathtë ku modestia dhe maturia janë tiparet bazë dhe jo një frymë arrogance dhe mburravecërie. Kjo është e pamundur por nëse e bën kjo do ta bënte Berishën një politiklan të rrallë. Këtë, paraimisht, e ka në dorë vetë, por duhet të mundë veten. Tani për tani dhe ndoshta për kohët në vijim jemi thjesht tek ao që i ndodhi August Andre-së.
Bravo Zekthi. Nje nga shkrimet e tu me te mire, analizues te siruates sone politike,
O zot ende analizojme Saliun a thua se nuk mjaftojne 35 vjet. Nje non grada i korruptuar me gjithe familje qe duhet te ishte ne qeli sot dhe nje kriminel qe ka vrare njerez ne mes te bulevardit. Keto analiza vlejne vetem per idiotet e dobishem qe ende i vene nga pas per ti mbajt ngrehur me histori me te forte e me anti komuniste.
Seriozisht e kane keta qe Saliu do kthehet kunder vetevetes and do behet "lider" qe te nxjerre PD-ne nga puseta ku e zhytur po vete? Sailiut as qe i plas per PD and zgjedhjet. Ai eshte ne rregull: PD e ka si mburoje per zullumet e tij dhe familjes se tij. Te tjerat jane mbrockulla.
Krahasimi eshte i dobet. Berisha nuk kishte qellim fitoren ndaj PS, por fitoren e tij personale brenda PD per te vijuar mbrojtjen e tij nga drejtesia. Ai arriti qellimin e tij te pare. Cfare lidhje ka kjo bande me ate Augustin qe kishte nje enderr dhe per te sakrifikoi jeten pa demtuar te tjere!? Njerezit si Augusti synuan endrra per te çuar perpara shoqerine.
Asd ka te drejte! Nuk mund te behet nje krahasim I tille! August luftoi I vetem per qellimin e tij te pamenduar mire, petsonal. Kurse ky tipi nongrata I duhet nje duzine deputet dhe militant per te qendruar I paprekshem, ne format politike, sigurishte duke marre parasysh se ka paramendim, dmth intrige ne mbrojtjen e tij dhe te familjes. Momentalishte atij Nn I mungo aresyeja dhe ndergjegja per tu kthyer ne nje njeri I thjeshte. Ai mban pergjegjesi sepse populli I dha pushtetin 8 vjet dhe Ai lejoj we ky pushtet te abuzohej nga familja tij dhevte tjere rreth e rrotull.
Qoftelargu ngushellohet dhe thote kam 500 mije veta pas dhe nuk vret mendjen per kryeminister por ti shpetoje burgut. Turma e kelysheve qe I vjen verdalle kenaqen me nje karrige deputeti dhe shpresojne qe lexhenden do ta mari perendia.
Fitim, krhasimi eshte pa vend. Nqs se ky inxxhinier vdiq se pati kurajone te ndermarri nje veprim te rrezikshem kjo nuk do te thote qe ai ishte kunder logjikes ose dicka me shume i cmendur e gomar. Po te ishte ashtu dhe cdo gje te ishte brenda zones se sigurise nuk do te arrihej asgje nga te cilat njerzimi ka arritur qe nga shperberja e atomit e deri tek zbritja ne hene dhe nje nga keto ka qene dhe zbulimi i Polit te veriut. Asnje nga keto arritje nuk ka ardhur ne zonene e komfortit, pa vdekje e humbje te medha. Puna e Saliut eshte se si gomar qe eshte i hyn nje rruge qe do te perfitoje vetem ai dhe shpurra per rreth tij. Ky eshte problemi. Nuk ka pike lidhje foltorja e Saliut me shkencen ose arritjet e njeriut.