Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do ankohemi te Amerika për vjedhjen e zgjedhjeve”

25 Maj 2025, 10:00Blog Nga Simon Hadaj

Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do

Paradokset e  politikës në këtë vend nuk çudisin më askënd, veçse ndonjëherë arrijnë në nivele të tilla absurditeti saqë të lënë me gojë hapur. Një nga këto është ai i Sali Berishës dhe PD-së, të cilët nga mohimi i ndikimit amerikan në politikën shqiptare, kanë kaluar në përpjekje për t'u ankuar po te SHBA për zgjedhjet e fundit.

E gjithë kjo nisi që në vitin 2021, kur Sali Berisha, pas shpalljes “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nisi një fushatë linçuese kundër Lulzim Bashës. Berisha u vetëshpall sovranist, duke hedhur poshtë çdo ndikim të jashtëm, veçanërisht atë amerikan, dhe duke deklaruar me arrogancë se “nuk do jenë amerikanët që do votojnë në Shqipëri”, se “Amerika nuk ka punë me zhvillimet e brendshme”, se "janë dy SHBA", njëra e marrë peng nga SOROS dhe tjetra e lirë dhe se “sovraniteti” u fut në axhendën e tij momentale, pavarësisht se çfarë bëri dhe si u soll më pas në raport me Himarën dhe Belerin. Ky diskurs antiamerikan u rimor dhe u artikulua edhe nga mbështetësit e tij mediatik, duke linçuar dhe tallur ambasadorë e zyrtarë të lartë të DASH-it, të cilët i shërbenin regjimit të këtueshëm dhe jo interesave të vendit të tyre.

Më shumë se një qëndrim parimor, ai doli të ishte thjesht një alibi për izolimin ndërkombëtar të Berishës. Kjo u vërtetua pak para zgjedhjeve të fundit, kur propaganda e grupimit të tij ndryshoi tërësisht. Militantët dhe zëdhënësit nisën të shpiknin skenarë për heqjen e “non grata”-s. Fillimisht u tha se ajo ishte hequr, më pas se Berisha do shkonte në SHBA përpara zgjedhjeve. Madje, u paguan 6 milionë dollarë në një përpjekje për lobim, që në fund prodhoi vetëm një postim të një gazetari në platformën X (ish-Twitter), ku pa përmendur ndonjë burim konkret, pretendonte se “kishte pyetur” në DASH dhe se “Berisha mund të udhëtonte” në SHBA. Mirëpo, Berisha nuk udhëtoi për në SHBA se atë natë ishte i ftuar te  Fevziu. Pas 3 ditësh u mbajtën zgjedhjet dhe ai i humbi si kurrë më parë, me një rezultat dërrmues dhe turpërues.

Pas gjithë këtyre dështimeve, absurditeti vijon. Tani Berisha dhe të tijtë po deklarojnë se do të ankohen pikërisht te SHBA – të cilën e kishin përjashtuar nga çdo ndërhyrje – për “vjedhjen” e zgjedhjeve. Jo vetëm kaq, por kërkojnë edhe që SHBA të shpallë “non grata” organizata terroriste në Shqipëri (kush janë këto organizata sipas Berishës??). Pra, Berisha, vetë “non grata” kërkon të shpallë të tjerët “non grata”.

Kjo sjellje është edhe tragjike edhe komike, është për të qeshur e për të qarë. Nga njëra anë, pushteti mund të qeshë me absurdin e një opozite që nuk di çfarë kërkon, që mohon dhe pastaj lutet, që tall dhe pastaj përkulet. Nga ana tjetër, demokratët dhe militantët e ndershëm duhet të ndjehen të mashtruar. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë realitet, aq më shpejt do kenë shansin të rindërtojnë një opozitë reale, të sinqertë dhe të përgjegjshme. Sepse demokracia ka nevojë për opozitë, por jo për karikatura politike të së shkuarës, të cilët, në pamundësi për ta trembur kundërshtarin, e bëjnë atë për të qeshur.

28 Komente

  1. P
    Populli

    Amerika ka ndryshuar strategji.Ajo ne radhe te pare shikon interesin e saj nuk pyet kush e ka pushtetin por bashkpunon per interes te saj.Nuk eshte me si dikur lirite te drejtat e njeriut vendosja e shtetit ligjore. demokracise etj etj por ne radhe te pare interesat e Amerikes

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emri

      Me sakte: Amerika ka pjerdhur, s'ka takat te mbaje veten e vet, jo me te mbaje boten. U katandis si te ajo barcaleta me labin: Jo ore, po ta mundim ne Ameriken a mbahet me buke gjithe ajo Amerike? Kjo eshte e verteta lakuriq, e hidhur.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Replike

        Shume e sakte barcaleta , po e ka loje berisha kete radhe nga lajthitja , nuk di c’ kerkon i ka ardhe fundi ???

        Përgjigjjuni
    2. F
      Franci

      Sa para do te ishte Shqipëria sot nëse partia e parë opozitare ne vitet 90 nuk do të kapej për fyti nga komunisti Berisha qe pengoi zhvillimin e vendit me shkatërrime, me firmat piramidale, me përplsjet veri jug të 97 me mijra viktima, me viktimat e Gërdecit, me vrasjen e protestuesve para k/ ministrisë, me vrasjet e Remzi Hoxhës, Trebickës, qindra të vrarëve në Tropojë, me furnizimin me karburant të Miloshevicit, me shitjen e detit Greqisë dhe tani me propogandën mbarë botërore për ta prezantuar Shqipërinë si vend i bandave dhe grupeve terroriste !

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni

        Ke haruar dhe dicka qe shume pak e thone ….bashkepunim me Fredi Belerin …jo nje nder , por antishqipteri me i madh i gjith koherave …..

        Përgjigjjuni
      2. L
        Latif Dreqi.

        Po na çani karin me kete personazh qesharak, me kete Sali karin.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liqeni

          E verteta eshte se SHBA na e beri peshqesh S.B me 1991... Sot, S B nuk i hyn ne pune kujt. Edhe vete S.B e ka te qarte kete. Por, antishqiptari mbetet antishqiptar edhe ne regetimen e fundit, madje edhe pas vdekjes biologjike.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kjo Bote u shthur...

            Ajo shprehja proverbiale " C'me duhet mua se c'kam bere (a thene) une...". duket sikur eshte ngjizur vetem per Berishen . Vec inkoherenca e neveritshme e Berishes shperfaq konstruktin shpirteror dhe mental te antinjeriut ose njeriut te ri te shkolles enveriste . Per te kesifarten ai eshte shume ne rregull dhe shume I sinqerte. Fatkeqesia eshte se ate , S. B. , e ndjek prapa si manar gjysma e shqiptareve dhe gjysma ( madje me shume ) tjeter si dhente ( delet) ne kripe E. Ramen , duke e humbur ndiesine dhe deshiren per liri e te drejta , per demokraci e ...

            Përgjigjjuni
            1. L
              Liqeni

              Sa sakte o "Kjo Bote u shthur..."! E dhimbshme. O Zot mos na harro!

              Përgjigjjuni
            2. G
              God bless America

              Amerika nuk flet aq me deklarata sa flet me veprime. Shtatanike mos u boni, do shohim ...vetem se Amerika nuk mba gjate ne preher asnje. E ka treguar gjithmone kete e do ta tregoje serish.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fiqiri

                Po ka ikur nga fiqiri siç thotë populli.Po kujt i plasi se sajon broçkulla ky antishqiptari proserb, grek, etj. Ik o pensionist merru me administrimin e pleqërisë.Ah po harrova e para s'të lënë agjensitë e huaja, e dyta hallet tuaja me pasurinë e vjedhur shqiptarëve për llogari të fëmijve të tij.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rroftë Sali Berisha!

                  MOs na çani bythën Berisha, Berisha, se na duhet. Do bëjmë 20 vjet pushtet të pandërprerë vetëm falë atij. Demokratët e votojnë dhe e duan edhe duke i lënë përjetësisht rrugëve, ne socialistët që as e votojmë dhe po na mban në pushtet prej 12 vjetësh dhe që do mbushim 20 vjeçarin vetëm falë opozitës së Sali Berishës, e shajmë.

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    dori

                    Krimin dhe hajdutërinë e Sali non gratës nuk ka Zor që e mbulon.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kajmakeria e Rilindjes

                      Sa shume ka sjelle sekelldi te oborri Rames kjo kerkesa e Saliut drejtuar Amerikes per te shpallur organizata terroriste grupet shqiptare te trafikut droges e krimit organizuar. Nuk e kuptojne budallenjte se keshtu dekospirojne vehten si te lidhur pazgjidhshmerisht me ato grupe kriminale qe ju dhimbskan aq shume.

                      Përgjigjjuni
                      1. v
                        v

                        Bo booooo, sa shume patronazhiste. Jane si bari i keq, mbijne gjithandej. Kjo ushtri mercenaresh qe jane thjesht vegla ne duart e regjimit nuk do ta lene Shqiperine te beje hajer. Nuk e di nese eshte vetem fenomen shqiptar apo e perdorin edhe regjime te tjera por e di se keta jane nje specie parazite ,dashakeqe dhe e neveritshme ne trupin e shoqerise sone qe ne se do zgjatin do ta dekompozojne perfundimisht kete shoqeri.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kuptoj

                          Kerkesa ankese e Sal nongrates per zgjedhjet ka vetem nje qellim. We DSh ti pergjigjet qofte edhe negativishte. Kjo do ishte fitore institucionale per Berishen Kjo pasi DSh ka theksuar se "nuk negocion me nongratat" njelloj si me terroristet. Pergjigja e DSh do binte ne kundershtim me kete deklarate. Berishes do I linde e drejta per negotiation ne SHBA. Te shohim! Duket si stradegji e Latifit per te rrembyer 6 milion usd. Pra eshte nje karrem I lobisteve!

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            STRUGA

                            I nderuar z. Baze, nxirre komentin tim për SALEH QENIN, mos e kurse MUT-MUTIN SALEH!

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tironci

                              Amerika e beri lanet ky legen po i lepin menderen Amerikes. Amerika nuk ka mbaruar pune me te akoma se do ti marri shumicen e parave qe ka vjedhur.

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Hallexhiu

                                Po Edith Harxhin e di njeri ku është, që ta pyesim kur do iki në Amerikë z.Berisha, se ajo i di ato punë? Sepse lidhjet e saj dhe të atij që i thonë ambasador, që mos ngelt ambasador në këmbë, Gimi Neshua, këta diplomatët më të shquar të kombit tonë, e dinë kur do japi vizën për Berishën Amerika. Gjejini e ti pyesim se jemi në hall.

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  sokrat

                                  Mos ja vini re se nuk di cfare te thote dhe cfare te beje. Eshte bere personazh qesharak. Humbje komplet e logjikes dhe vetekontrollit! SHBA e shpalli non grata, ky nderkohe do ti kerkoje SHBA (qe nuk e pranon as te dera e shtepise, jo me ta degjoje se cfare thote), qe ti shpalli grupet kriminale shqiptare, grupe terroriste!? Mjere Shqiperia! Ky po e nxin vendin dhe te krijohet pershtypja se ketu jemi ne nje vend ku bandat me arme jane sheshit dhe bejne ligjin. Ku dreqin jane keto banda, te na i tregoje, se nuk po i shohim. Ik ore sa me pare ne shtepi dhe lere kete vend te eci perpara drejt BE.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. X
                                    Xxx

                                    Sali kerma, veremi

                                    Përgjigjjuni
                                    1. X
                                      Xxx

                                      Sali kufoma

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        STRUGA

                                        SALEH BIRISHKA NGA VIÇIDOLI KY VENDBANIM NË GJUHËN E DJALIT TE PARTIZANIT TE PLAGOSUR SERB (S’apo e dëgjova një emision në youtube) DHE GRUAS SË TIJ, ENRIN E KA VUČJI DOLL- LUGINA E UJQËRVE) Ujku Saleh, ka mbetur UJK në relacion me shqiptarët dhe Shqipërinë. Asaj dëshiron ti grabisë çdo gjë, dëshiron ta zhbëjë, ta zhdukë nga faqja e dheut, se ka gjenin e egërsirës, ujkut- grabitqar. Por për fat të mirë shqiptarët e kuptuan hilen e ujkut saleh, i treguan me votë, në mënyrë demokratike vendin që e meritonte prej kohësh. Pra nuk vepruan si ai dhe të tijët që gjithmonë e kanë mbajtur pushtetin me dhunë për ti shtypur shqiptarët, për ta zhbërë Shqipërinë, pasi ai në mënyrë ashiqare demonstron një qëllim të tillë. Tani kërkon ndihmë nga Amerika që të kthehet në krye të vëndit, dhe të vazhdojë misionin e tij antikombëtar, antinjerëzor, anti-shtet. Për fat të mirë populli e flaku tej e më tej dhe nga Ujk që ishte, e ktheu në QEN lagjeje që bota të tallë trapin me të. Amerika dhe bota, një njeri të tillë, me hendikkap kognitiv- noksan do të thoshte nëna ime e ndjerë, nuk e mer më për seriozisht, por edhe ajo tall trapin me të. Pra si konkludim, ai doctë vazhdojë edhe mëtutje të bredhë dhe folur në media si QEN LAGJEJE, por sja vëndon më kudh mëndjen, lereni se është i marrë kanë filluar të thonë, jo nga mosha por e ka nga brumi nga i cili është gatuar. Një fjalë e urtë këtej nga anët tona thotë: Kur s‘të do shtëpia, s‘të qas dot komshia. KOHA E TË PAUDHËVE KA MBARUAR NJËHERË E MIRË, RROFTË SHQIPËRIA, POSHTË SA-HALET SALIQIA

                                        Përgjigjjuni
                                        1. X
                                          Xxx

                                          Po more v, vetëm me Saliun do bej para Shqiperia...dhe me njerëz pa tru si puna jote qe vazhdojnë t'a ndjekin pas

                                          Përgjigjjuni
                                          1. C
                                            Cobani

                                            Sali Serbi ka vdekur , kerkon dhe mish te pjekur

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Tritan preshi.

                                              Ore a ka familje ky njeri (ne se mund te quhet i tille). Qe eshte bere gazi i tere botes edhe me i urryeri i tere shqiptareve. Qe e kane leshuar si qen pazari, duke lehur nate dite duke cpifur e genjyer pa pushim. Shume turp per familjen se ai vete nuk e njeh turpin, nderin e dinjtetin njerezor.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Dursakja

                                                I mbyturi të mbyt _thotë populli, mos u merrni me të. Atë që meritoi, ndëshkimin nga populli ai e ka marrë që në vitin1994… tani ai po jep shpirt si qen i plagosur, i cili dhe në çastet e fundit dëshiron të kafshojë, por tani duhet të kihet kujdes nga këlyshët që ka lënë pas. Rroftë Shqipëria e lirë! Poshtëruar qofshin ngahera tradhtarët e kombit, ata që bëjnë pazaret e fëlliqura në kurriz të shqiptarëve!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. V
                                                  VISI

                                                  O MERO AKOMA ME KETE SHKERDHATEN MERESH LËRE MOTERQIN SE ESHTE DUKE VDEKUR HAPI LETRAT LIRI BUPES SE AJO ESHTE ME E RREZIKSHME SE KY MATUFI

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje