
Lirimi i tre policëve të forcave të rendit të Kosovës ishte diçka që pritej. Edhe përsëritje e zgjedhjeve në Veriun e sajishte diçka që do të ndodhë. Edhe këtë herë situata do të vendoset në drejtpeshimin e brishtë që të prodhojë përsëri incidente në mënyrë që qoftë Albin Kurti, qoftë Vuçiç të shfaqen si heronj që i tregojnë muskujt njëri-tjetrit në një betejë që asnjëri prej tyre as nuk e nis dot dhe as nuk e çon dot deri në fund. Pse ? Është shumë e thjeshtë. Asnjëri prej tyre nuk ka fuqinë të realizojë qëllimin final, pra as Kurti nuk e ka fuqinë të imponohet në Veri të Kosoëvs, në rajonin me shumicë serbe dhe as Vuçiç nuk mund t’i imponohet Kosovës ashtu siç do të donte ai, që Republika e Kosovës të mos njihej dhe të projektohej në Perëndim si vendi që shtyp minoritetin serb dhe ai, pas kësaj, njësoj si Putini në Ukrainë, t’i jepte të drejtë vetes dhe Serbisë që të marshonte mbi Kosovë për të çliruar vëllezërit serbë nga nazifikimi kosovar, nëse do të përdornim terminologjinë e Putinit kur nisi pushtimin e Ukrainës.
Ngjarjet në veri të Kosovës treguan se retorika e ndeshjes dhe determinizmi politik, imponimi me mjetet e forcës për të drejtën legjitime të Kosovës që të kontrollojë territorin e saj, nuk përkrahen nga Perëndimi. Po ashtu, mentaliteti sllavomadh dhe retorika e nacionalizmit agresiv të Vuçiçit nuk mund të tolerohen nga Perëndimi. Të dyja palët këtë radhë bënë nga një provë force. Kurti dërgoi policinë dhe forcat speciale që të vendosë në zyrat komunale të zgjedhurit në një proces votimi të ligjshëm, por jo të realizueshëm dhe Vuçiç iu kundërpërgjigj me rrëmbimin brutal të tre policëve të Kosovës të cilët, në mënyrë spektakolare, i rrëmbeu në territorin e Kosovës, bash në atë territor që Kurti kishte vendosur ta kontrollonte duke përdorur të drejtën e ligjshme të forcës. Gjithë këtë kohë, bota po shihte vetëm një spektakël që i ngjante një melodrame banale në të cilën heronjtë nuk ishin të aftë ta mbyllnin konfliktin, por vetëm sa e shfaqnin atë. Të gjithë po shihnin një shfaqje që riprodhonte pafuqinë e heronjve të cilët megjithëse nxirrnin avuj patriotikë, nuk mund ta mbyllnin shfaqjen.
Tani që aktorët kanë ikur, skena ka mbetur bosh dhe shfaqja më shumë ka prodhuar antipati sesa vlera. Si mund të rivendoset drejpeshimi në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë në një botë që po pushtohet çdo ditë e më shumë nga pasiguria, ku lufta në Ukrainëështë një nga shfaqjet më tragjike. Duam apo nuk duam ne, Kosova dhe Serbia janë të dënuara të gjejnë zgjidhje me anë të dialogut dhe në tryezë. Në fushën e betejës ato e panë që mund të prodhojnë vetëm karikatura heronjsh. Por të mos harrojmë që popujt e Ballkanit kanë nevojë për zhvillim, për ekonomi të qëndrueshme dhe shkëmbime, për treg të hapur e për projekte që përmirësojnë jetën e tyre. Të gjithë ata që mendojnë se mund ta begatojnë jetën e banorëve të tyre duke ndërtuar shfaqje me heronj të pamjaftueshëm siç qe kjo e fundit, vetëm sa e mbajnë gjallë narrativën e neveritshme të luftës që asnjëra palë nuk e fiton dot.
Pacifizëm i pamjaftueshëm, kur vë në një nivel detyrën ndaj vendit, me arbitraritetin shovinist e kriminal serb. Gjeja vetë emrin...
Zoti Kirurg, autori i ketij shkrimi, si edhe shumica e zerave te spikatura te opinionisteve dhe gazetareve te mediave vizive dhe atyre te shkruara, krejt papritur, u zbuluan para shqiptareve se jane eunuket e peshtire e harremeve te Brukselit dhe Washingtonit nder shqiptaret ne te dy anet e kufijve tane, jane ca parvenu qe shkelqejne mjerueshem ne zezomen e tyre te tradhetise se interesave kruciale kombetare shqiptare ne Ballkan. Keta birbo e zagare me spaleta me yje ari fallco te Kollones se Peste te agresionit qe nderkombetaret po kryejne kunder Kosoves dhe the gjithe shqiptareve. Keta sharlatane qe e kane gojen te zene me mutin e tradhetise qe i pengon te flasin e te denoncojne padrejtesine, diskriminimin, shantazhimin, poshterimin dhe sjelljen ultimative te Brukselit dhe Washingtonit ndaj Kosoves perkundjes perkedheljes dhe favorizimit maksimal te Serbise qe haptazi sfidon BE-ne, Nato-n dhe vete Washingtonin, qendrime te paprecedenta qe sot ka arritur kulminacione te reja te pabesueshme: ata po vendosin sanksione ekonomike ndaj Kosoves, po nderpresin ose anullojne kontratat e paravendosura BE-Kosve, madje edhe Washington-Kosove. Kete po jua bejne Kosoves ashtutequajturet aleate te medhenj te shqiptareve. Keni degjuar ndonjehere deri me sot qe Brukseli dhe Washingtoni te kene vendosur sanksione, te cfaredo lloji ndaj Serbise, edhe kur kjo e fundit, refuzoi me perbuzje te denonte agresionin rus ndaj Ukraines dhe aq me pak tu bashkohej sanksioneve te BE-se ndaj Rusise per kete agresion. Jo, as e u ka shkuar ne mendje te sanksionojne Serbine, perkundrazi, po i rrahin shpatullat dhe i ferkojne kurrizin, po i ofrojne asaj ne pjate Asocacionin serb ne Kosove, praktikisht po i afrojne Serbise ne pjate coptimin e Kosoves nepermjet boshnjezimit te saj. As ky kulmim i poshterimit te Kosoves, nuk ja u nxjerr friken eunukeve tane te medias, perfshire edhe ata me tituj profesorale dhe akademike qe te rreshtohen me Kosoven, qe te denojne kete standart te ndyre te Perendimit ndaj saj dhe ne perkrahjen ndaj Serbise. Ne kete Kollone te Peste bashibozukesh te shitur per pese para', me shume nga frika se sa nga favoret, ata jane edhe me te pafytyre se sa vete Mero Baze, qe hapatazi eshte angazhuar vete personalisht, me stafin e tij te gazetes Tema dhe me kedo qe eshte i gatshem te ngjyeje kotheren e bukes se tradhetise ne corben e neveriteshme qe ju a serviren nga interesat gjeostrategjike te fuqive te huaja. Dhe per ta mbyllur, zoti Kirurg, me shantazhet e sanksioneve ekonomike te BE-se per te gjunjezuar Kosoven, u provua edhe nje here veretesia dhe aktualiteti i pershkrimit ikonik qe Fishta yne i madh karakterizoi poshtersine e Evropes ndaj shqiptareve: Evropa, kurva e motit! A thua Washingtoni te jete bere Pimpi i kesaj putane qe pudroset ne semaforet e interesave gjeostrategjike te superfuqive? Nje gje mund te thuhet me siguri: Per shqiptaret, perkunder pritshmerive te tyre naive ne shekullin e 21-te historise , edhe nje here, koha per ta po ecen se prapthi. Dhe ky shkrim pacavure i profesorit kacurel Ilir Yzeiri, eshte nje nga shenjat e kesaj zbythjeje.
Ku e gjete qe popujt e ballkanit kane nevoje per zhvillim, ekonomi te qendryeshme e per treg te hapur? Shqiptaret kane nevoje ne radhe te pare per siguri te ekzistences se tyre ne keto troje. Serbet jane kercenues e kesaj sigurie. Historikisht serbet jane gllaberuesit me te medhej te teritoreve shqiptare. Jeni qesharak kur nuk e njihni historine e dy popullsive armiq e flisni per endra ne diell. Ose shkruani ashtu se ju volitet.