
Nga Dritan Hila
Prigozhin, ose siç është quajtur “kuzhinieri i Putin”, është tashmë në mërgim.
Pak orë më parë, bota trembej mos vërtet Putin e kishte humbur kontrollin mbi Rusinë dhe në ardhje ishte një ish i burgosur që do kishte butonin e 6 mijë raketave bërthamore.
Në fakt gjithçka ishte e orkestruar nga ish-koloneli i KGB-së, ku një ndër specialitetet që ka pas mësuar është manipulimi.
Pse ndodhi e gjithë kjo? Fare e thjeshtë. Së pari me këtë operacion ridimensionoi peshën e Wagner në luftë dhe në opinion. Gjatë luftës në Ukrainë grupimi mori fuqi të madhe pikërisht pasi futej në luftime në zona të nxehta si Bakhmuti. Duhet specifikuar se para ngjarjes se Rostovit grupi asnjëherë nuk ka vepruar në territorin rus. Wagner është një lloj kompanie private e ngjashme me contractors amerikanë të tipit Black Water, por në salcë ruse. Kështu p.sh nëse kompanitë me contractors amerikanë përdoren nga Pentagoni për veprime të ngjashme me ato të shoqërive private të sigurimit kundrejt pagesës në cash, Wagner është një lloj konsorciumi vrasësish dhe sipërmarrjesh ekonomike. Ata nuk paguhen nga shteti rus por ndërhyjmë për llogari të tij në zonat e nxehta të interesit. Pagesa bëhet nga pritësi me para ose të mira materiale si miniera, naftë, ekskluzivitet portesh e pasurish. Në radhët e tij bëjnë pjesë ish-pjesëtarë të forcave speciale Spenaz të GRU-së (shërbimi sekret i ushtrisë), kriminelë të cilët aty marrin certifikatën e pafajësisë (tip Legjeoni i Huaj francez), apo aventurierë, psikopatë, filo-nazistë. Gjithsesi këta kontrollohen nga FSB, e cila në realitet kontrollohet nga Putin.
Janë përdorur në luftërat e pista ku ose nuk ka dashur të jetë haptas shteti rus; jepen me qira nga shteti rus në mbështetje të personazheve të sponsorizuara nga Kremlini, ose në luftëra si ajo e Ukrainës, në mënyrë që të mos rëndohet bilanci i jetëve të humbura nga ushtarakët e shërbimit të detyruar. Ndryshe nga sa mendohet, vetë Prigozhin jep llogari te Putin. E dëshmon edhe fakti që shefi i Wagner asnjëherë nuk e sulmon bosin e Kremlinit, përfshirë edhe ngjarjen e fundit ku ai deklaroi se po nisej në Moskë të qëronte hesapet me Shoigu dhe Gerasimov. Kështu që ndërmjetësimi i Lukashenkos nuk është asgjë më shumë sesa një blof, kurse e gjithë tentativa e grushtit të shtetit, një teatër, rolet e të cilit i caktoi regjisori Putin.
Ndërkohë Shoigun, ministri i Mbrojtjes, nuk është një zgjedhje me dëshirë e Putin.
Shojgu vjen nga radhët e pakicës etnike tuvalu. Në një farë mënyrë ai përfaqëson gjithë pakicat etnike që përbëjnë rreth 15% të Rusisë. Gjatë qëndrimit të tij prej 12 vitesh në krye të Ministrisë se Mbrojtjes, ai pranoi në radhët e ushtrisë edhe të rinj me prejardhje nga Kakukazi dhe rajonet e Lindjes së Largët. Është pikërisht kjo fashë e ushtrisë e cila së bashku me çeçenët e Kadyrov dhe milicët e republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luganskut, kanë mbajtur peshën kryesore të luftës në Ukrainë dhe kanë pësuar edhe humbjet më të mëdha në njerëz, duke bërë që të mos ketë një numër të madh humbjesh nga popullsia ruse, çka do përbënte problem për Putin. Por mospasja nën kontroll të plotë mbi Shoigu, është problem për Putinin. Që mes tyre nuk rrjedhin ujëra të qeta u duk edhe në vizitën e fundit në një qendër spitalore ku ishin shtruar ushtarë të plagosur, ku gjatë vizitës Putin nuk shkëmbeu as shikime me vartësin e tij.
Mirëpo edhe në një diktaturë duhet një fabul për ta hequr ose zvogëluar ndikimin e një figure politike, dhe në këtë rast të Shoigu. Ndaj Putini ka nxitur Prigozhin, i cili duke e nuhatur prej kohësh aciditetin mes dy figurave, ka menduar t’i japë nja dorë Putinit duke forcuar kështu edhe pozicionin e tij. Mirëpo Putin nuk mund ta lejonte të mbetej në dorë të një tipi që ka pas vetes një milici të mirëarmatosur dhe që gëzon simpatitë e rusëve për shkak të sukseseve të tija në Ukrainë.
Kështu që në fund të ditës, të gjithë morën një leksion nga Putin: Shoigu duhet ta mbajë kokën ulur në të ardhmen pasi mund të përfundojë pre e kasapëve psikopatë të Wagner, kurse Prigozhin ta kuptojë se brenda Rusisë ka një zot i cili i cakton edhe gjatësinë e zinxhirit.
A rrezikonte vërtet Wagner pushtetin e Putin? Kush e ka ndjekur luftën aktuale e di se pjesa elitë e ushtrisë ruse, trupat speciale Spetnaz, regjimentet desante, divizionet e blinduara si ai Tamanskaja të pajisur me teknologjinë e fundit, ende nuk janë futur në luftime dhe janë të paprekura nga lufta në Ukrainë. Të gjithë këta janë nën komandën me dorë të hekurt të Putinit dhe ishte e paimagjinueshme që qoftë edhe një korpus si ai i Wgner do të mund ta kërcënonte realisht Moskën.
Nga e gjithë dita e turbullt i fituari i madh doli Putin. Me një lëvizje ridimensionoi Shoigu dhe i rikujtoi Prigozhin se roli i tij është vetëm jashtë kufijve të Rusisë, kurse perëndimorëve u rikujtoi se tregu rus i politikës për momentin nuk ka ofertë më të mirë sesa Vladimir Putin. Në të kundërt duhet të merren vesh me psikopatë të lëshuar nga burgjet si Prigozhin apo pijanecë si Medvedev./dritare.net
uauauauauauauauauauauauauauauauaauauaaaaauuuuuu?? ça je tu than o hilë??më fal se ja futa kot!ça je tu pjerdh o hileee??je ti që mëson prej alFredo kaCos,apo je ti që i shkruan idiotësitë e kaCos??o hajvan,duket që je adhurues diktaturash,pavarsisht se ha mut të demokraci,duket gjithashtu që je aq gomar sa vështirë të të besojë njeriu i shkretë që ty të të publikojnë në medjen që lexohet më shumë në shqipëri!ato që kuptoj unë janë:cektësia sipërfaqsore që ke ti!!!trashësia e mendimit dhe argumetinimit!!bashkpunimi me mero mavrinë!ky i fundit,pavarsisht se është një "anti enverist",e ka treguar se është gjithashtu një pro putinist!!që do të thotë,"nuk është kundër diktaturës,por është kundër diktatorit që e ka shtypur"!!kjo është vërtetuar dhe në periudhën e fuqisë së meros"!ka mbështetur diktaturën shqiptare,përsa kohë diktatura nuk e ka sulmuar!!ka mbështetur saliun,deri sa saliu e paguante,më pas e ka goditur për të mbrojtur atë që i ka zënë vëndin saliut!! dy "argumentet" e tua,të vetmet,që na sjell në këtë shkrim prej idioti bir putini,"Ndërkohë Shoigun, ministri i Mbrojtjes, nuk është një zgjedhje me dëshirë e Putin. Shojgu vjen nga radhët e pakicës etnike tuvalu. Në një farë mënyrë ai përfaqëson gjithë pakicat etnike që përbëjnë rreth 15% të Rusisë." "Mirëpo edhe në një diktaturë duhet një fabul për ta hequr ose zvogëluar ndikimin e një figure politike, dhe në këtë rast të Shoigu. Ndaj Putini ka nxitur Prigozhin, i cili duke e nuhatur prej kohësh aciditetin mes dy figurave, ka menduar t’i japë nja dorë Putinit duke forcuar kështu edhe pozicionin e tij.",ja kalojnë dhe "harkshigjetave myslymane" e bile dhe dyzimit ndërmjet "tokë e sheshtë" dhe "tokë sferike e zbrazët" të alFredo kaCos!! hajvan i trashë,në pozicionin që është,ose më mirë,që ka ndërtuar putana,nuk ka nevojë për një kukull përfaqësuese të 15% të popullsisë të kolonizuar nga rusia për ti mbajtur nën thundër!! putana nuk kishte nevojë për "ndihmën" e prigit për të hequr qafe "përfaqsuesin(e pazëvëndësueshëm)të 15% të kolonive ruse!!sipas gjithë gjasave,ai përdori shoigu,për të eleminuar prigin!!që nga dhejtori i vitit të kaluar,u krijua ligji për eleminimin e shoqërive private PMC,dhe vendosjen e tyre nën urdhërat e ushtrisë!kjo nuk i pëlqeu prigit!i hiqte fitime të mëdhaja,dhe duke qënë se kishim të bënim thjeshtë me një kriminel ordiner që përfitoi nga rrethanat për tu këthyer në një oligark,dhe aftësia e tij për të ndërmarrë një veprim të menduar,ishte e kufizuar!!ai mbeti gjithnjë në origjinë!një kriminel i thjeshtë,gjë që vërtetohet dhe me mënyrën e drejtimit të wagnerit!! i vetmi përfitim që mund të kishte në këtë moment nga kjo lëvizje e prigit,ishte një kundërvënje e ushtrisë kundër putanës!!pra prigi do të shërbente si një kapsollë për të shpërthyer lëndën plasëse që mund të ishte gati!nuk ndodhi kështu!prigi shpërtheu si kapsollë,por baruti ishte i lagur!pra nuk është momenti që të ketë ndryshime në rusi!! putana humbi jashtëzakonisht shumë!u duk fare mirë që populli nuk e mbështeti,por dhe nuk ju vu direkt kundër!u duk që ushtria nuk ju vu kundër por nuk e mbështeti me pa asnjë diskutim! ajo që fitoi putana është thjeshtë dijenia që "baruti është akoma i lagur për "plumbin" që do ta heqë qafe"!! ps:o mero ça po ndodh me tërë komentet që nuk botohen??të gjithë lajmet e fundjavës janë pa komente??të kanë thënë të mos i botosh apo ke pasur "probleme me serverin"?
Gëzim i madh për ty? Vrau tre zogj të aeroplanëve të vet në një cast që vetëm diku 5000 (me siguri më pak, pa pikën e rezistencës iu afruan 200 km Moskës; do të konsoderohej shumë afër edhe po të ishte dimër. Zogjtë vetëvriten në kafaz.
"anti25642654censurë"! Beje çudi me ty. Pse lodhesh kot mor burre, gjerat e mençura nuk jane per ty. Ti je nje spjegues brilant i gjeopolitikave te galaktikes, dhe si i tille analisti Hila, i cili eshte nje hiç shkruan gjithe gabime ortografike,(shiko komentin tend qe nuk ka hapsira atje ku mbaron nje fjale e fillon tjetra) politike, kulturore, higjenike etj etje etj. Pse lodhesh kot?
o komu i fhsehur pas roleksit,ça me bo or lal!!aq e kam nivelin,kapem me të pamundurën!!ti kapu me atë që mundesh!!nuk e kam fjalën për mua,sepse del dhe më budall se unë!!ti mbro hilën,fantasitkun që do të marrë rrogën!! roli,si i qut që je a më thu se përse nuk ka komente as këtu tek mero e as tek thamo për këtë momentin "prigozhin"??a thu të kenë ndonjë lidhje me ambasadën ruse??diku,nuk më kujtohet tashti,pash një koment në këtë drejtim!!bile thamo ka zhdukur dhe komentet për "vajzën me kalamoj,që bëri videon e gjicit"!!më ndihmo sadopak o gjepolitist me këmbë në tokë!!
Të mendosh që ky komsomolas i pakorigjueshëm të ketë qënë dhe zv.ministër i mbrojtjes!!! E shoqja ngordhte për të marrë në intervista Nexhmije Hoxhën, ky i thur lavde Putinit deri në atë shkallë që dhe vetë zyrtarët rusë do të ndjenin neveri nga vehtja të binin deri në këtë nivel të jargavitjes së fëlliqur.
Bravo evlatrit e mi! Tregojani vendin Dritan Hiles se AI vazhdimisht ma ka treguar meu vendin. Aferim "anti25642654censurë", aferim "Evisa". Jeni NJESHA, jeni GJIGANDE ju qe me merni nervat e mija e mi flladitni neper moçale me ujra te zeza.
Sale ti je i njohur për dysh. E tregon gjithnjë me gishta.