Ironia e deputetit të PDK: Kurti bëri mirë që shkoi të shihte ndeshjen e Shqipërisë, sepse Vjosa Osmani po na ruan me pushkë në dorë

14 Tetor 2023, 09:28Rajoni TemA

Ironia e deputetit të PDK: Kurti bëri mirë që shkoi të

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në një intervistë për Periskopin ka komentuar nër të tjera edhe ardhjen e kryeministrit Albin Kurti në Shqipëri për ta ndjekur Kombëtaren shqiptare, e nuk e tha as edhe një fjalë në përkrahje të Kombëtares së Kosovës e cila luante në po të njëjtën ditë.

Xhavit Haliti thotë se po ta kishte ndonjë ftesë apo biletë në VIP, do të shkonte edhe vetë ai, duke shtuar se e ka ndjekur ndeshjen nga shtëpia.

“Mendoj se s’ka kurrgjo të keqe që ka shku me pa futbollin. Edhe unë e kam pa në shtëpi, por nëse do e kisha biletën ose ftesën me shku në VIP do kisha shku edhe unë. I përshëndes edhe ata që ia kanë siguru biletën me e pa nga VIP kryeministri i Kosovës ndeshjen”, tha Haliti.

Më tej me ironi Haliti thotë se Kurti nuk duhet të rrijë me pushkë në shtëpi, sepse atë detyrë e ka marrë presidentja Osmani.

“Shpresoj që është taku edhe me Edi Ramën dhe kanë pi kafe në Shqipëri. Është krejtësisht njerëzore dhe normale, edhe pse është kryeministër, s’është në pozicion që duhet me ndejt me pushkë, sepse me pushkë e ka marrë detyrën presidentja.

A e keni parë me pushkë atje që ka dalë në Kroaci. Është diçka që nuk mund t’i zihet për të madhe”, tha ndër të tjera Haliti.

1 Komente

  1. ÇEKIÇI

    Lopa e Mitrovices më pushkë por jo në veri I jati i sajë e mban akoma pushken e Millosheviqit Çka i thonë kesaj pune as dreqi nuk e din Kosova ka mbetë në duar te atyre qe Kosoven e dojnë nën Serbi siq jan Lopa Qeni dhe gomari Gjeni nese mundeni ose po ju tregoj Lopa Vjosë Qeni Albin dhe Gomari Glauk

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje