“Përgjegjës për sulmin në Banjskë”, opozita serbe sqaron letrën për Borrell: Sanksione për Vuçiçin

12 Tetor 2023, 15:18Rajoni TEMA

“Përgjegjës për sulmin në Banjskë”, opozita

Pesë parti të opozitës në Serbi pranuan dërgimin e një letre në adresë të kryediplomatit të Bashkimit Europian, Josep Borrell, dhe sqaruan përmbajtjen e saj.


Ata pretendojnë se kanë kërkuar nga Blloku që të sanksionojë vetëm presidentin Aleksandër Vuçiç, aleatët e tij të afërt, dhe jo shtetin.

Nënshkruesit e letrës besojnë se Vuçiç dhe Qeveria e Serbisë mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për sulmin e armatosur në Banjskë të Kosovës.

Opozita serbe kundërshton vendosjen e masave kundër shtetit, pasi siç thonë, do të rrezikonte Serbinë dhe rajonin dhe do të forconte euroskepticizmin dhe narrativën nacionaliste.


Në letrën dërguar Borrell-it, përshëndetet kontributi i BE-së në ofrimin e zgjidhjeve në dialog, por vlerësojnë se ato kanë rezultuar të pamjaftueshme.

Opozita, flet me të njëjtën gjuhë kur vjen puna në lëshimin e akuzave ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me pretendimin se kërcënon serbët në Kosovë me brutalitetin e forcave policore duke detyruar largimin e tyre nga veriu.


Sipas pohimeve të pesë partive, popullata serbe e Kosovës është zënë ngushtë mes, siç thonë ata, nga njëra anë, “Listës Serbe” dhe shtypjes sistematike të Albin Kurtit, nga ana tjetër.

2 Komente

  1. C
    Cudia

    Serbet dhe Sali Berisha kane shume ngjashmeri ne gjak. Sali Berisha eshte kunder Amerikes dhe flet dokra per interesat personale, njelloj si keta serbet qe per te marre pushtetin flasin dokra dhe hiqen sikur jane me Ameriken. E verteta eshte se si Saliu ashtu dhe serbet mbeshteten tek Putini. Kane mesuar levizjet e gjarperit dhe perdridhen qe te kafshojne viktimen ne pabesi. Si Saliu ashtu dhe keta serbet e opozites nuk kuptojne se te jesh kunder Amerikes ne Shqiperi, nuk fiton dot kurre dhe po ashtu po te hiqesh pro amerikan ne Serbi, nuk fiton dot kurre. I njejti gjak qe per interesat personale, jane gati te bashkohen edhe me armikun e popullit te vet....

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sadna

      Bashkim si sbtet funksinim per cka kemi lidh qe ne te verte duhet me shum tak se armikun e bem mik po jo interes por bashkim kuptimi se armiq jemi te gjithe po cduhet me e mira se po behem pleq por sbimimi i vleres eshte me bukur kuptimi i sinqerite autorite se cakalli .betet i perjetshem spekte

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje