
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten herët se ka rrezik në rritje të përsëritjes së sulmeve të dhunshme nga “strukturat kriminale të Serbisë në Kosovë”.
Duke folur gjatë një mbledhjeje të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, Kurti tha se qëllimi kryesor i tyre është “ta fajësojnë Policinë e Kosovës dhe ta paraqesin atë si forcë shtypëse mbi serbët e Kosovës”.
“Për ta arritur këtë nuk do zgjedhin mjet”, theksoi ai.
Paralajmerimi i Kurtit vjen rreth tri javë pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan pastaj në manastirin e fshatit u vranë tre sulmues serbë.
Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”, megjithëse përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, kryetari i deriatëhershëm i partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Lista Serbe, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar.
“Fatkeqësisht, mbështetja që grupi terrorist ka marrë nga Serbia, në njërën anë duke i trajtuar ata si heronj dhe martirë, dhe në anën tjetër duke i intensifikuar aktivitetet e ushtrisë përgjatë kufirit me republikën tonë, vetëm sa i ka inkurajuar”, shtoi ai.
Ai u bëri thirrje serbëve të Kosovës në veçanti “që ditëve, javëve dhe muajve në vijim, të jeni të vëmendshëm dhe të vetëpërmbajtur nga cytjet e aktet e dhunës të inskenuara dhe dashakeqe.”
“Në Kosovë të gjithë jemi qytetarë të barabartë sepse shteti është ligjor dhe shoqëria është demokratike. Nuk ka komunitete të padëshiruara. Ju ftoj të mbështeteni në Policinë e Kosovës dhe t’i raportoni sjelljet e dyshimta të individëve nëpër komunitetet e juaja”, nënvizoi Kurti.
Kete qe Kryeministri Albin Kurti ,e thote me plot te drejte,armiku nuk do te ndalohet neqoft e se kjo europe me aleaten france dhe disa shtete besnike te saj,do notoj neper keto ujera te turbulluara.Fatkeqesisht,kemi te bejme me nje armik shekullor,qe direktivat i mer nga putini,i cili gjerat i planifikon me dekada me vite duke zbatuar me etapa ,provokime nga me te ndryshmet.Ky vleresim ,nga Kryeminstri nuk eshte thjesht nje ide apriore,por e vleresuar ne menyren me te mire te mundeshme nga miqet tane besnik Usa ,Gjermani Angli dhe shume figura te nderuara te kesaj fushe luftarake.Qe te jemi nje shtet,nje komb ashtu sic eshte Turqia,Izraeli,luftes nuk do ti trembeshim aty per aty,flak per flake me bishat rusoserbe.Prandaj vigjilince ne maksimum ,te bashkuar rreth kesaj Qeverie te Vjosa Osmani Albin Kurti,do te triumfojme nga bandat fashiste te karpateve.Vetem me nje qellim,per liri pavaresi,ruajtje te integritetit,te behemi nje grusht i forte si bombe atomike.Armiku nje mesim e mori,kjo per pooullin tone eshte nje kurajo e madhe : ne luftojme me zemer qofte edhe me nje thike ne dore,armet doa tua marrim egersirave,sepse ata luftojne per qellime qe i denon edhe Ligji i Zotit.Fotoren do te kemi ne,ne do te triumfojme nga ky armik rusoserb i cmendur.
I dashur Flamur. Une te kuptoj qe je nje patriot shqiptar, por nga ana tjeter mendoj se ti duhet te kufizohesh ne shkrimet e tua, sepse tregon shenja papjekurie. Nuk i sherbejne shqiptarizmes pesimmizmi jot kunder Evropes njelloj si dhe entuziazmi jot ekstrem pro Amerikes dhe Anglise. Percarja perendimore(sipas vizionit tend) eshte iluzion i gabuar i joti dhe nuk i sherben shqiptarizmes... E verteta eshte ne mes dhe ne duhet te notojme ne keto ujra te trubullta qe te mos mbytemi. Shprehje te tilla si kjo qe thua ti "Qe te jemi nje shtet,nje komb ashtu sic eshte Turqia, Izraeli,luftes nuk do ti trembeshim aty per aty,flak per flake me bishat rusoserbe..." eshte nje shprehje per hartimet ne shkollen e mesme. E verteta eshte qe lufta duhet shmangur dhe pikerisht ketu rreh cekani edhe i Amerikes dhe Evropes. Duhet dipllomaci e thelle dhe bashkepunim me Ameriken qe serbi te abandonohet, dobesohet dhe ashtu me breke neper kembe te dorezohet. Trimerite e tua foshnjore nuk i perkrah as Amerika, bile as Kurti qe kohet e fundit eshte "shkundur" mire dhe po tregohet me moderator.....
PO PO DHE TI VAZHDO MBAJI KRYKARET NE VERI DHE POLICINE PRANE KOMUNAVE ,MOS SHPALL ZGJEDJE TE REJA DHE MOS BEJ ASOSACIONIN DHE NJE DITE TE BUKUR KOSOVEN DO TA COSH NE PREHRIN E SERBISE.......MOS I BESO INTELIGJENCES ARTIFICIALE KU HEDH MILIONA EURO SE SHPEJTI DO JESH NJE LOLO I PUTINIT DHE VUCIQIT.....KOSOVA DO TE HEDHE TUTJE E DO TE BRAKTISE ...
Ahahaaa mesuesi "i nderuar"qe hartimin tim ne klasen e peste,nuk e mora,por e mora ma dhe pas nje viti pasi erdha ne qytetin tone te bukur.Shoket me thane arsimtari e lexoi tek te gjitha klasat ,ishte verte nje hartim qe e meritove edhe noten????????????te kujtohet titulli arsimtar se kane kaluar 19 vite te ngjeshura me lote per mua,te kujtihet aaaaa : heroizmi i popullit tone ne shekuj !ishte,,,eeee arsimtar une mora tjeter drejtim,do ta them ne privatesi se nuk dua te ngre vetvehten ,preferoj modestin.Po mir moooooo mire,po pse kapesh me mua ti,kemi armikun tone ,mos valle je shenderruar ne kolaboracionalist,se cdo gje ndodhe.Uuuu sa keq,nuk paske lexuar historine e popullit tone ti,ishe vetem nji mesues i gjuhes letersise shqipe.E mo eee se ke kohe te mesojsh per gjeneralet francez,per miqesine e tyre me armikun tone te perbetuar,Mesues ,te fala ....Sot per mbare kombin tone Republika e Kosoves eshte dashuria,pasuria.loti gezimi eshte mbi jeterat tona,,,mesues mendoj mire apo pse akoma jambeqar dhe nuk me trembet syri aaaaa.Eee mesues te drejtojme gjuhen aftesine forcen kunder rusoserbeve kunder atyre qe pos loteve masakrave mshpernguljeve djegje te shtepive tona ,aneksime ,,,i kemi dhurate ,mirru mesues me dashurinr ndaj kombit tone,...koherat kalojne ne qe ndihjojme lexojme shohim filma,mbetem Urra partizan dhe poshte ballister zogistet,Sa mendje lehte je ,,,
Ata e sollën gjendjen e luftës tash frikësojnë popullin me luftë Mos bëni dert se nuk u besojmë dhe nuk frikohemi nga ata përjargën duke fole për luftën dhe mbulohen me qebe dhe alarmojnë rrejshëm për luftë për të ruajtur kolltukun e zënë me dhunë. Ka mjaftë trima nga trojet shqiptare që dalin zot atdheut ketë e kanë dëshmuar më 1998/999 kur të UÇK dhe ndihma e miqve tanë NATO-s i dhanë grushtin vdekjeprurës forcave gjenocide serbe. Nuk mund askush të na prish me vëllezërit tanë si Shqipërinë, SHBA dhe BE e vendet e miqtë e demokratike për ti krijuar hapësirë armikut e përbetuar. Luftën e thërrasin shpirtshiturit, karrieristet dhe frikacakët, budallonjat kurse trimat e heqin me trimin dhe gjakun e tyre. Frikë e tradhti ka sa të duash por trimëri e besnikëri sa të lejojnë dinjiteti, ideali dhe dashuria për atdhe.