Ishulli shqiptar i dashurisë (pas Big Brother, së shpejti, një tjetër realitet… ballë për ballë televizorit)

13 Prill 2023, 19:52Blog TEMA

Ishulli shqiptar i dashurisë (pas Big Brother, së shpejti, një

Nga Fatos Tarifa

Mësova sot nga TV Klan se Shqipëria do u bashkohet 17 vendeve të BE-së dhe dy vendeve afrikane (Afrikës së Jugut dhe Nigerisë) me versionin e saj shqiptar të një tjetër “reality show” — LOVE ISLAND.

Pse jo? Ketë show, britanik në origjinë, e kanë adoptuar edhe Shtetet e Bashkuara, Australia, Zelanda e Re dhe provinca frëngjishtfolëse e Kebekut në Kanada (L’île de l’amour). Ç’dallim kanë këto vende nga vendi ynë? A nuk jemi edhe ne, shqiptarët, qytetarë kozmopolitë të këtij planeti kaq të globalizuar.

Ne shquhemi për aftësitë tona si të majmunit për të imituar të tjerët. E kopjuam dhe vazhdojmë ta kemi një BIG BROTHER (këtë herë me persona VIP, të cilët unë i konsideroj si persona krejt të parëndësishëm për shumicën e njerëzve). Por ishte pak. Ne duam më shumë. Ne s’ngopemi me “shows” që s’kanë asgjë të përbashkët ose të ngjashme me REALITETIN.

Shpikëm edhe një “reality show” tonin, puro shqiptar, që e quajtëm PËR’PUTHEN. Zgjati plot katër sezone dhe dhjetra mijëra gra, vajza e gjyshe, por edhe djem e burra, shumica të frustruar seksualisht, u mbërthyen pas ekranit të televizionit për të ndjekur mbi 490 episodet e atij “show”.

Tani po behemi gati të nisim një tjetër “reality show” franchise, që krijuesit anglezë e kanë quajtur LOVE ISLAND dhe po kështu do ta quajmë edhe ne.

Shqiptarët do kenë këtej e tutje një tjetër mundësi ta shohin realitetin e jetës së tyre në sy. Ballë për ballë me ekranin e televizorit. Realitetin e tyre siç është. Në një vilë luksoze buzë detit. Një jetë në mirëqenie, pa punë, plot dashuri dhe seks dhe pa andralla të tjera veç atyre që mund të shkaktojnë xhelozitë, pritshmëritë e papërmbushura dhe paaftësitë e çdo lloji.

Për kush e di se sa stinë dhe në sa episode dhjetra mijëra gra, vajza e gjyshe, por edhe djem e burra, do i mbërthejnë sytë pas ekranit të televizorit. Këtë herë jo në Top Channel, por në Klan.

Nëse kemi një Big Brother, nëse disa dhjetra njerëz Për’puthen dhe nëse disa pak të tjerë provojnë si lojë “realitetin” e ëndërruar të një jete ishullore, të lumtur e të patrazuar, në një ishull utopik, që grekët e lashtë do e quanin “ou topos”, vend që s’ekziston, përse duhet të shqetësohemi për të mirat që na mugojnë, për çmimet që rriten, për shërbimet që s’na ofrohen, për djemtë dhe vajzat që largohen nga Shqipëria, për pagat dhe pensionet që nuk i mundësojnë një jetë dinjitoze pjesës dërrmuese të shqiptarëve, për krimet dhe aksidentet në rrugë, për zgjedhjet që vijnë dhe ata që do të zgjidhen?

Përse të shqetësohemi për të gjitha këto gjëra të parëndësishme kur televizionet tona kombëtare na mundësojnë të shohim një “realitet” tjetër, ku disa dhjetra vajza e djem, edhe ata shqiptarë si ne, nuk kanë asnjë prej halleve dhe shqetësimeve tona të përditshme. A nuk janë ata motrat, vēllezërit apo fëmijët tanë? A nuk duhet të gëzohemi për jetën që ata do të bëjnë këtej e tutje në “ishullin e dashurisë”? Ne, përkundrazi, duhet të ndihemi të kënaqur që, fatmirësisht, të paktën dritat nuk ndërpriten më, kështu që askush nuk do humbasë asnjë episod pa parë.

Në Angli, katër ndër pjesëmarrësit në këtë “reality show” kanë përfunduar në vetëvrasje. Por ne shqiptarët jemi ndryshe. Për dashuri ne vrasim, nuk vetëvritemi.

Prisni dhe shumë shpejt do të keni një “ishull dashurie” në ekranin e televizorit tuaj dhe dhjetëra mijëra njerëzve, edhe këtë herë, do u ngjiten sytë, veshët dhe trutë pas ekranit.

Dhe, si edhe herë të tjera, do të keni mundësi të shihni se sa të paditur e të patalentuar janë ata që zgjidhen për t’i moderuar këto programe./Dita

13 Komente

  1. k
    kacidhja

    Po profesor por problemit mos i hajde verdall por godite ne balle.Thuaje shkoqur,qellimi eshte mashtrimi i rinise qe te jete e turullosur e te mos reagoj ndaj padrejtesive te sistemit.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Halli madh,tv po del pension

      Bravo zoteri,ama jo te gjithe rrine e shohin keto gjera te rendomta e pa pike lezeti,mendoj qe me shume fryhen nga organizatoret

      Përgjigjjuni
      1. T
        TURIEMIGR

        IK O FATOS DHE TI ME BUDALLENJTE E TJERE JASHTE SHQIPERISE IK TE GJESH NDONJE PUNE QE BEJNE KETA BUDALLENJT E LARGUAR NEPER SPITALE, NEPER UNIVERSITETE ,NEPER LABORATORET PRESTGJOSE E ..... SHQIPERIJA ESHTE E vipave , E INTELIGJENTEVE TE GJITHANSHEM. PARA 2 MUAJSH ISHA NE ALBANISTAN . NJE MENGJES VAJT PER TE PIRE KAFEN E MENGJESIT, KUR DEGJOVA NJE 75 VJECARV ME NJE VERSNIKUN TIM 65 VJECAR DUKE DEBATUAR PER vipat B.B. DHE KERKUAN MENDIMIN TIM . O TOSI KAQ NGUSHTE E NDJEVA VETEN ME PADITURINE TIME SA E KUPTOVA SE KEMI MBETUR INJORANTE DUKE JETUAR JASHTE . SHQIPERIA PO ECEN PERPARA

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bravo profesor Tarifa

          E veçanta e Islandes shqiptare do jete se ishulloret e tij do jene nudo, llac fare, lakuriq si kryeministri yne ne France me pallen varur. Yyypppp xhixhi. Koja nanen shqipe

          Përgjigjjuni
          1. G
            Grida Suma

            Tv nuk kane se cfare te japin me, jane kthyer ne Bordello Kolektive dhe pabusat ne shtepi t'i bijne me dore duke pare porno.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Avokati

              Faleminderit z.Tarifa! Gjeta veten ne kete shkrum sarkastik. Ju siguroj se jane shume njerez qe mendojne si ju por ka shume shume pak (ose aspak) hapsire per mendimin e tyre. Ju plotesoni nje boshllek te madh konceptual ne gjithe kete lloj reklame ireale qe i serviret njerzve dhe qe nuk ka asnje argument kunder.

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qytetari jo dicidal

                Keni harruar te permendni dhe nje tjeter emision lakuriqaie si ai " Kendi i tundimit" Kemi dhe autor si djem e vajza qe i kaluan te tre keto emisione . Nga "Perputhen" u "Tunduan" dhe nadolen vipa.qe u rreshtuanm ne " Big Bradher" Se shpejti ishalla fillon edhe emisioni me i shikuar " Si te bejme qefin" Shembulin e dha Luizi me Klaren ne " Big Bradher " por ne emisionin e ri do te vehet LIVE.ose me shqip,si te shkerdhehemi ashiqare. Po pam edhe keto ia hodhem hallit. Europa do t'na presi me krahhapur dhe Amerika do prpozoi ne kongres e senat qe te behemi shteti i saj i 52,apo 53. Ne nuk do te punojme ,por do meremi vetem me spektakle NUDO.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Malsia

                  Mire e ke profesor...por ketu kotesite e banalitetet kane mbytur miletin.. Eh,...c'ti besh .

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xhelili

                    O Fatos qe nuk u bere dot pioner , çte shqeteson ke merakun e moralit komunist qe po cenohet . Çfar mendon ti qe njerzit te degjojne dhe shohin gjithe diten e misione politike . Une personalisht nuk e shikoj , por nuk kam asnje paragjykim per te tjeret . Gjithkush e zgjedh vete menyren si jeton per sa kohe eshte korekt me ligjin dhe nuk cenon lirine e te tjereve .

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lili

                      Shajeni BBV te Top Channel, por pronaret volen pasuri perrallore nga televotat, reklamat dhe dhuratat; pse te mos fitojne edhe pronaret e KLAN-it?!

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        ATDHEU

                        Foli dhe Xhelil Gjoni duket ka marre udhezime qe tani e tutje emisionet te lloit nudo te mos kriitikohen nga partia boll me festivalin e 11 -te .Tani partia e Xhelilit hap nje faqe te re qe mund ta titulloje ." bani cte bani vec pune mos bani."

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sorry

                          Pershendetje Z. Tarifa!. E kuptoj frustrimin t'uaj...!. Ne jemi thjesht majmune te qelbèt, 90% pa breke ne bythe, por me Bentley dhe Ferrari, por qè nuk kemi pare per benzine. B.B, ose Bold Bitchis, to be continued by, Sluts Iceland, followed probably by, faggets river etc...life never gets dull in this shitty place...right?!.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bureto

                            "Çfar mendon ti që njerzit të degjojne dhe shohin gjithe diten emisione politike?! Une personalisht nuk e shikoj, por nuk kam asnje paragjykim per te tjeret. Gjithkush e zgjedh vete menyren si jeton per sa kohe eshte korekt me ligjin dhe nuk cenon lirine e te tjereve". Bashkohem plotesisht me mendimin e @Xhelos! As vetë nuk kam patur asnje interes dhe nuk kam ndjekur kurre asnje nga seancat e Big-Brother-ve; Për'puthëve, etj si keto. Se ç'perfaqesojne ato, kam dijeni nga ndonje informacion apo 'lajm' rreth tyre, apo kur lexoj komentet e ndryshme rreth tyre. (Ja psh si ky i Fatos Tarifës). Bile s'i kam perdorur dhe s'i perdor portale si tik-tok, instagram etj si keto. Më ka mjaftuar You Tube, ku perveç te tjerave gjej dhe shijoj aty muziken që dua. A nuk kane thënë se muzika, është ushqim per shpirtin?". Mos keqkuptohemi, une e di dhe kuptimin e thenies së moçme (latine) që "shijet dhe gustot, nuk diskutohen", ndaj keto vlejne vetem per mua, ose/ndoshta dhe të të ngjajshmëve. Për të tjerët është zgjedhje e tyre, gjithashtu e mirekuptuar; Sepse: "Halle-halle kjo dynja; halli hallit nuk i ngjan!".

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje