Pse e urren Berisha projektin e Alabbar!

12 Prill 2023, 18:29Blog TEMA

Pse e urren Berisha projektin e Alabbar!

Nga Dritan Hila

Në një prezantim te fundit që i ka bërë Berisha kandidatit të foltores për qytetin e Durrësit ka cituar rishtas që me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, nëse vjen, Porti i Durrësit, projekti i Alabbar do te hidhet edhe një herë në diskutim ose më saktë do të hidhet poshtë. Në fakt Berisha ka një alergji te vjetër me ujin e cila nuk është vetëm fizike, por mesa duket është diçka më tepër se sa një urrejtje e tij për ujin. Unë dua të përmend këtu vetëm moratoriumin e mjeteve lundruese që bëri ai që në momentin që erdhi ne pushtet, i cili vazhdoi për 8 vjet, nën pretekstin e ndalimit të trafikut të drogës nëpërmjet skafeve. Në fakt Berisha nuk ndaloi asgjë. 

Ajo që bëri është që transporti i skafeve u monopolizua në dorën e kriminelëve të Berishës. Berisha që frenoi zhvillimin e industrisë së turizmit. Në vitet 2005-2006 portet e Budvës dhe Tivarit ishin vetëm portë peshkatarësh, madje porti i Barit ishte një port i mjerë, ku ishin të ankoruara vetëm disa anije të ndryshkura të ish-marinës jugosllave dhe kusuri ishin dy-tre varka serbësh, malazezësh. Budva ishte një port peshkatarësh, ndërsa Kotorri nuk ekzistonte fare. Me bllokimin që Berisha i bëri çdo projekti që kishte të bënte me lundrimin, siç janë marinat e jahteve, këto vende u zhvilluan në mënyrë të jashtëzakonshme dhe sot janë porte me gurë të gdhendur. Unë mendoj që Berisha ka një politikë te caktuar antishqiptare sa i përket fushës së lundrimit. 

Nisur kjo edhe nga fakti që ne nuk jemi edhe një popull që e kemi shumë qejf lundrimin, por është një burim i madh turizmi. Vetëm me bllokimin që i bëri Shqipërisë u zhvilluan portet e tjera. Pse e them këtë? Vetë linja e lundrimit të jahteve të evropianëve të pasur është e tillë që ata ankorohen ne periudhën e dimrit në Kroaci dhe në veri të Italisë në Trieste, ku bëhet riparimi, përgatitja e skafeve, jahteve për lundrimin e sezonit të ardhshëm. Dhe që në muajin prill apo maj ata nisen drejt ujerave të ngrohta të Greqisë, të Turqisë dhe të Afrikës Veriore. Në këtë moment ata bëjnë edhe furnizimin me karburant dhe Shqipëria është një pikë fantastike. Është pikërisht në mes te udhëtimit të tyre për t’u furnizuar me karburant, me ujë, me ushqime dhe për të riparuar ndonjë defekt të vogël që mund të ketë mjeti i tyre lundrues, apo qoftë për të bërë pushim e për të shijuar bregdetin shqiptar. 

Te gjitha këto e kthyen Shqipërinë në një njollë të zezë lundrimi. Unë kam miq lundërtarë të huaj të cilët më thonë se tmerri ynë është kur kalojnë përballë brigjeve të Shqipërisë sepse është një njollë e zeze sa i përket lundrimit. Po të të zërë një furtunë nuk ke ku futesh. Porti i Durrësit është një port jo tërësisht i mbrojtur, nuk është me dy dallgëthyese. I vetmi port me dy dallgëthyese është porti i Triportit ne Vlorë dhe Porti Ushtarak i Limionit. Dulaku dhe Kastrati, që e kanë marrë portin e Limionit me koncesion e kanë lënë ashtu siç ishte, një vend i mbushur me hekurishte, plot pisllëk. Ndalojnë vetëm anijet e ndonjë pasaniku që ka ngelur pa karburant. Merr karburant aty vetëm se është me çmim të ulët.

Doja te thosha që ka një urrejtje të Berishës. Duke qenë se e ka dhe gruan malazeze, vjehrrën serbe, ka një politikë për ta lënë Shqipërinë një vrimë te zezë që t’i fusë tmerrin lundërtarëve dhe ta lërë pa një burim të ardhurash siç është turizmi detar. Sa fitime sjellin 100 polakë që mbyllën në hotele dhe blejnë ushqime në supermarkete, sjell vetëm një skaf dymbëdhjetë deri ne pesëmbëdhjetë metra i cili ndalon vetëm për t’u furnizuar me karburant, ushqime dhe ujë. Berisha i ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm dhe urrejtja e tij për projektin e Alabbar është e njëjtë vetëm me urrejtjen që mund të kishte pronari i Budvës ose Kotorrit, që po i del një konkurrent. Berisha ka filluar rishtaz te flasë për projektin e Alabbar-it. Në fakt nëse do kishte cipë, fytyrë, nëse do t’i kishte mbetur pikë turpi, vetëm ky njeri nuk duhet të fliste për detin, mbas gropës që i bëri Shqipërisë me moratoriumin e skafeve.(Dritare TV)

14 Komente

  1. D
    Doktorri

    Moratoriumin e skafeve e bëri Rama. Për të tjerat, dakord.....

    Përgjigjjuni
    1. ÇEKIÇI

      Berisha është fashist hajn dhe vrases Berisha nuk ja don te miren shqiptarisë Është kriminel dhe faqezi Punon kunder Shqiperisë në dobi te Serbisë Kot Amerika nuk e ka shpallë NON GRATA

      Përgjigjjuni
      1. R
        Referendum per arrestimin e koleres sali

        krimineli salu urren perparimin,zhvillimin,ai dasuron shpellat me dhi edhe kioskat

        Përgjigjjuni
        1. t
          tetovari2

          Sali Berisha duhet pushkatuar për tradhëti madhore ndaj shtetit shqiptar!

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jepi mero kaloja pollinos

            Sepse shqipetaret dhe durrsaket nuk perfitojne asgje. Do ju prishte porti dhe do oaguaje cdo shqiptare1000 € qe te ndretohet porti i ri me plot 2.3 Bln € . Do u zihet plazhi do ju rritwn cmimet e shtepive dhe te qerave nderkohe qe rrogat jane mizerje. Zhvillimi nuk vjen me oallate por me fabrika e uzina qe prodhojne dhe punesoj e njerezit. Shqiperia nuk fiton nese te huajt blejne prona ne shqiperi, te vetmit qe fitojne jane ndertuesit.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Li

              Gjithë gjitholloget jan mbledhur tek Shpellari. Sepse nuk kalojne nga zyra e të bijes per tu kollitur (dhen lek) si me pare o Reply.

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vlora

              Po ky plere ka 30 vjete qe ben punen e serbit

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ilirjan

                Ka akoma HORRA dhe IDIOTE qe e ndjekin, si dhe MJERANE qe e votojne kete djall anti shqiptar.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Li

                  Mos u lodh ka me shumic . Njifen nga komentet Kur të marre fund militantizmi i partive athere do shpetoj Shqiperia nga zgjebja.

                  Përgjigjjuni
                2. E
                  Eni

                  Morandumi ishte detyrim per heqjen e vizave nga BE...mos bej sikur nuk e di o Tance.....Berisha hoqi viza e na futi ne Nato...ju me thoni nje ghe madhore te Edush piktorit pervecse I futi trefazorin njerezve

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    dyshuesi

                    Eni vertet mendon se ishte zotesia e Berishes qe u futem ne nati fill pas Gerdecit ?

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Eni

                      Po he si e shpjegon zotrote...crendesi ka fundja...por me thuaj dicka madhore te kryetrimit qe po ja kalon Enverit ne pushtet...per aq vjet Enveri modernizoi Shqiperine nga balta...arsim ,shendetesi, Industrie.. faji jone we nuk ditem ti mbanim

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Li

                        Faji i atij qe dha urdher ti shkateronte jo i joni Eni faji i rrumpalles të Saliut ne qofte se ti ndjehesh fajtor puna jote por un jo

                        Përgjigjjuni
                  2. m
                    maksut

                    Gjithe jeten mbete zagar o Dritan

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje