Vota për Berishën, mban Edi Ramën në pushtet

11 Prill 2023, 16:32Blog Nga Kreshnik Spahiu

Vota për Berishën, mban Edi Ramën në pushtet

Avokati më i fort i Sali Berishës sot për sot, nuk është francezi 71 vjeçari Jean Yves Le Borgne, i cili as nuk denjoj ta takoj dhe as nuk pranoj të shkoj në Shqipëri për klientin e tij.

Ai thjesht mori një shumë majme parash me transfert bankare dhe e humbi gjygjin kundër serektarit amerikan Blinken.

Avokati më i fortë i Sali Berishës sot për sot është Edi Rama.

Ky i fundit është njeriu më i interesuar në planet që Berisha mos dal në pension por të vazhdojë sa të ketë frymë të jetë kryetar opozite.

Makineria mediatike e baltës ka 33 vjet që sulmon çdo kënd që del kundër Sali Berishës si të shitur tek Partia Socialiste, vetëm pse janë kritikë të Berishës.

Mijëra të larguar dhe eleminuar nga PD 33 vitet e fundit janë baltosur nga megafonët e Berishës si të shitur tek kryeministrat Nano, Meta, Rama.

Nëse je kundër Saliut prezumohet nga shpellarët që je i shitur tek socialistët. Ata nuk e imagjinojnē dot që mund jesh kundër tē dyve Berishës dhe Ramës.

Në fakt i shituri kokë dhe këmbë tek Rama është vetë Sali Berisha.

De fakto dhe de jure nuk e mban Roland Bejko në pushtet Edi Ramën, por e mban Sali Berisha.

Garancia për mos proçedimin penal të Berishës është Edi Rama.

Ky i fundit i ka garantuar që nuk preket.

Unë e “besoj” Berishën kur thotë:

“SPAK është degë e Partisë Socialiste dhe komandohet nga Rama”.  Atëhere duke besuar logjikën e Berishës pranojmë faktin që Rama e urdhëron SPAK-un që mos e preki Berishën dhe familjen e tij.

Pavarsisht presionit amerikan që Berisha të hetohet, SPAK nuk i ka pasur duart e lira ta petes as dëshmitar Berishën, jo se e ka frikë vetë Saliun por s’ka dritë jeshile nga Rama.

Liria dhe paprekshmëria e Berishës ka dalë në konçesion qeveritar. Qeveria i garanton paprekshmëri, në këmbim të shitjes zgjedhjeve.

Rama ka disa arsye pse e mbron Berishën:

 

- sepse një kundërshtar si Berisha që është armik i perëndimit nuk do lejohet të vijë në pushtet me çdo mjet,

- sepse Berisha pengon alternativat e tjera opozitare dhe i baltos pa nisur aksionin e tyre politik,

- sepse Berisha kërkon polarizimin politik dhe jo pluralizmin politik,

- sepse partitë e reja s’ka nevojë ti asgjesoj Rama dhe pushteti pasi ato i denigron dhe baltos Sali Berisha brenda llojjit,

- sepse Berisha është përçarsi më i sigurtë i së djathtës,

- sepse Berisha është komunisti më perfekt që aktron si anti-komunist,

- sepse Berisha nuk e ka luftën me Ramën por me Amerikën dhe Anglinë,

- sepse Berisha përpara se të rrëzoj qeverinë e Tiranës i duhet të rrëzoj qeverinë e Washingtonit dhe Londrës.

Për këto arsye: Vota për Sali Berishën, është votë për Edi Ramën. Vota për Berishën është tre herë e dëmshme:

1- Është e çuar dëm sepse Berisha s’vjen kurrë në pushtet.

2- Nuk lejon forcimin e një opozite të re

3- Garanton mandatin e 4 të Edi Ramës

Kush i zgjat jetën politike Berishës, i shërben mbajtjes në pushtet të Edi Ramës.

Votoni çdo kënd, por jo Berishën dhe Ramën.

Ata janë 1 votë, 1 kuti, 1 parti.

12 Komente

  1. N
    Nandi

    Edi Ramen e mban ne pushtet vetem vota e popullit o kreshnik kurva

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nandi

      Edi Ramen e mban ne pushtet vetem vota e popullit o kreshnik kurva

      Përgjigjjuni
      1. b
        berzeni

        hajt se kena me ti thy ato vezet ne ḱoke ,o llapemadhe

        Përgjigjjuni
        1. P
          Phoenix

          ASNJE TE KUTITE E VOTIMIT! BOJKOT TOTAL! LERINI TE LATERZHYHEN VETE NE MUTIN E TYRE QE GATUAJNE!

          Përgjigjjuni
          1. Pordheix , hik er klysh kurve se je nji cop idioti .katunar i dhim ,kur do japesh ment ene ti

            Përgjigjjuni
          2. C
            Celo Mezani

            Ehh, sa qindra vetave u kam thene qe "Kush i zgjat jetën politike Berishës, i shërben mbajtjes në pushtet të Edi Ramës", por fatkeqesisht ata qe nuk e kuptojne jane vertete nje pakice kombetare, por nje pakice robuste dhe solide mjaftueshem per ti bere dem gjithe Shqiperise per nje kohe te gjate.

            Përgjigjjuni
            1. Vjosa

              Ky kershmuti eshte nje nga patericat e Sali Karaxhiçit se kursin e Plepave e kanë katranosur bashke që e bene drejtesin bordello.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mero Çensura

                Rama e nxorri NonGrata Saliun, ky thotë vota për Saliun është votë për Ramën!! Po kush është votë kundër Ramës, vota për Roland Bejkon që rrezik nuk e voton as farefisi i vet?! Dakord që Saliu nuk ka ça jep më në politikë se i ka dhënë provat në mandatet me korrupsion që ka qeverisur. E çuditshme është fakti që të gjithë këta pseudoanalistë si Kreshniku mundohen si e si t'ja bëjnë më të lehtë Ramës sundimin, pra mundisisht mos të ketë fare opozitë, ose një opozitë fasadë si AliBasha, me 2-3 deputetë.

                Përgjigjjuni
                1. !
                  !!!

                  Ore kush e ka genjyer kete sharlatanin se eshte i zgjuar! Ky prvecse idiot eshte edhe i lig. Kush dreqin ja gatuan corben?!

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nik

                    Shko e studio gjuhen shqipe . De fakto de jure?????? Me te thane magiar eshte shume per ju.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Engjell

                      Edhe kete radhe shqiptaret do provojne se nuk jane gje tjeter vecse dele budallaqe te PPSH. Do votojne perseri PPSH-ne qe eshte ndare ne dy cope, apo dy e gjysem.... dhe shume shqiptare genjejne veten se po votojne parti te djathte... qe eshte bere krushke me nje te majte.... Si nuk mesuan njehere shqiptaret te gjykojne me realizem! Ja shikoji me larte: nuk merren me ate qe thote artikullshkruesi, por merren me vete autorin! Ore po lereni autorin, se ai i paska mijera te zezat, po ju pse keni frike te flisni per ato qe flet autori? Apo keshtu i mbushni mendjen vetes se j"u jeni te mire" dhe ai 'i keq"?

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Linguist

                        Ky Kreshniku nuk ka haber nga gramatika, perdor veten e trete te foljes sikur te ishte veta e pare. Kur nuk dine te shprehen shqip, pse perdhunojne gjuhen shqipe?

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje