
Nga Andi Bushati
Pak ditë më parë në hapsirën publike nisi një debat, i provokuar nga ideja e Fatos Lubonjës se ata që ai i quante si “të baraslarguar”, nuk bëjnë gjë tjetër veçse përligjin regjimin e Ramës. Teza kryesore e shkrimit të tij qe se, secili që mban një distancë higjenike si nga pushteti po ashtu edhe nga opozita, vetëm i shërben grushtit të shtetit nga lart, që kjo mazhorancë po vë në jetë që prej viteve 2015- 2017.
Rrahja e ideve u bë edhe më interesante kur në lojë u futën edhe dy aktorë të rij, që e akuzuan intelektualin se po bënte thirrje për t’iu bashkëngjitur pa kushte Berishës dhe Metës, duke mos pranuar asgjë përtej kësaj klase të vjetër dhe të ezauruar politike. Në një replikë në Lapsi.al, Blendi Kajsiu, mbajti qëndrimin se pikërisht kjo thirrje që ai e lexonte si përkrahje për dy parti të stërprovuara, si PD e PL, të pa afta të bëjnë për vete më shumë se gjysmën e shqiptarëve, shndërrohej në pengesë për mundësinë e ndryshimit.
Nga ana tjetër, në një debat në “Open”, nisur nga shprehja e Lubonjës se vota për “Nisma” është e çuar dëm, kreu i këtij formacioni që kandidon për këshillin bashkiak të Tiranës, Endri Shabani, e quajti absurde kërkesën për të mos përfaqësuar në institucione ata që nuk e duan Ramën, por janë të lodhur nga Saliu e Iliri.
Vetë personalisht, jam shumë më pranë pjesës më të madhe të idesë së Lubonjës. Kjo për disa arsye. Ai ka të drejtë kur thotë se Rama ka asgjesuar pluralizmin dhe ka bërë të pamundur rotacionin. Ai qëllon në shenjë kur thekson se duke kapur mediat, nënshtruar drejtësinë dhe në aleancë të fortë me krimin dhe oligarkët, autokrati shqiptar, nuk ka vrarë vetëm mundësinë e ndryshimit të pushtetit me votë, por edhe shpresën e ngritjes së opozitave të reja. Në një sistem ku të gjitha partitë e krijuara rishtas marrin më pak vota se sa individë si Tom Doshi apo Aqif Rakipi, duhet pranuar se ka një anomali demokratike. Në një mjedis ku edhe lëvizje të bukura qytetare, si psh ajo për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar blehen apo shantazhohen duke shkuar drejt mpakjes, faji nuk mund t’i lihet dyshes Berisha- Meta, por regjimit që masakron çdo alternativë edhe përtej atyre.
Pra edhe sikur të imagjinonim një krijesë ideale, të pastër moralisht, të qartë ideologjikisht dhe të vendosur politikisht, ajo do e kishte pothuajse të pamundur të bëhej konkuruese në kushtet e një shteti të kapur. Pa rinisur lojën demokratike, çdo përpjekje do të ishte e kotë.
Në këtë kompozim, zgjedhja që bën Lubonja për t’u kthyer tek tre bandat që ruajnë dhe kontrollojnë njëra- tjetrën, është një e keqe më e vogël sesa nënshtrimi i të tërëve nga banda më e fortë, ajo e rilindjes. Dhe këtu duket sikur ai ka tërësisht të drejtë.
Por duke bërë këtë pohim, dikush mund të pyesë: Si mundet që t’i mbështet tezën e Lubonjës, ndërkohë që ke shpallur publikisht votën për një “të baraslarguar”, si Arlind Qori, në Tiranë? A nuk ka këtu një paradoks të pakëpërcyeshëm? A nuk është vota për të rinjtë e majtë të lëvizjez “Bashkë” një votë e çuar dëm?
Kur vendosa të votoj për Arlindin dhe atë grup të rinjsh të majtë që e mbështesin, u nisa nga një fakt i thjeshtë. Ata m’u dukën të vetmit aktorë origjinalë në këtë garë, që përpos denoncimit të shkatërrimit të Tiranës kanë guximin, që u mungon partive të vjetra, të tregojnë me gisht edhe oligarkët që janë bërë pjesë e kësaj të keqeje. Duke ndjekur videot (që meqë ra fjala nuk i jep asnjë ekran i madh televiziv) e kandidatit për Tiranën, që denoncon kullat që kanë ngrënë sipërfaqet e gjelbërta tek liqeni, Ramën dhe Veliajn që i kanë firmosur, por edhe ndërtuesit që kanë bashkëpunuar me ta, u binda se kjo lloj fushate është një vlerë e shtuar në debatin për qytetin. Ai i jep moral betejës politike dhe vendos një standart të pa tentuar deri më sot, as nga opozita zyrtare.
Po nëse Arlind Qori bëka fushatë kaq ndershmërisht dhe dika të vendoska gishtin mbi plagë, pse qenkësh i përjashtuar nga hipoteza e fitores- mund të pyesë dikush? Përgjigja gjendet më lart, tek argumentat që jep Lubonja për vrasjen e garës, pamundësinë e konkurimit dhe mpakjen e vlerës së votimit.
Atëherë, në këtë rast, a nuk është e kotë ta harxhosh votën për lëvizjen Bashkë?
Natyrisht që jo. Dhe këtu është ajo pjesë e vogël ku unë ndahem me Fatos Lubonjën. Ai ka të drejtë kur bën thirrje për bashkim kundër një regjimi anti demokratik. Askush nuk duhet të ketë asnjë kompleks të rreshtohet qoftë edhe me Berishën e Metën, kur fjala është për denoncimin e koncesioneve, vjedhjes me inceneratorët, degjenerimit të SPAK-ut, kapjes së drejtësisë, tregimit me gisht të patronazhistëve dhe hajdutëve të votës. Ky front duhet të jetë unik për të kërkuar ringjalljen e demokracisë dhe shtetit ligjor, që i shërbën të gjithëve. Por ai ka vlerë vetëm në periudhën midis dy palë zgjedhjeve, sepse, kur prezantohet përpara njerëzve, çdo formacion duhet të shpalosë fytyrën dhe bindet e tij.
Pra ne mund t’i kërkojmë lëvizjes Bashkë dhe Arlind Qorit të rreshtohet me këdo kundër monizmit shtetëror, por nuk mund t’i privojmë ata nga drejta e denoncimit real të sistemit oligarkik, gjë që nuk e bën askush tjetër përveç tyre. Nëse zëri i tyre do mbytej brenda kufizimeve të opozitës tradicionale, fushata do të ishte edhe më fake edhe më e shpifur sesa po zhvillohet realisht. Nga ana tjetër, standarti që ata po rreken të ngrenë, i vë edhe PD e PL përballë një presioni më të madh publik, në betejën e tyre kundër Ramës.
Pra është e drejtë të jesh kundër të baraslarguarve në jetën e përditshme, por jo me çmimin e sakrifikimit elektoral të të gjithë atyre që ndihen të ndryshëm nga tre partitë e mëdha. Për këtë mendoj se nuk ka asnjë kontradiktë që edhe të përkrahësh thelbin e tezës së Lubonjës edhe të jesh një votues i Arlind Qorit.
Ju të dy me tosi qerosi kosi vetëquheni intelektual.., po në të vërtet jeni intelektualët e bythës..!!!
Pika qe su bie o Bushat ziu .Perfundove te komunisti Arlind Shkove nga shkove dhe prap te ushtaret e gjyshit perfundove.
Bushati e gjeti me ne fund per ke do votoje. Se ka 10 vjet qe flet kundra qeveris por PD nuk e voton. I doli Marksi i vet me ne fund
E kapi ndonje lek edhe Bushati nga fondi I Ramës pèr zgjedhjet. Neser do thote votoni Shabanin. Pasneser votoni Përnaskën në qese. Kopil është. Kap lekët që të tjerët I " harrojnë" . U bë edhe ky "merobazetar i dalluar"
e di ky nastradin kazani se shqiptaret nuk kan as kohe e as luksin te eksperimentjne me te jeten e te ardhmen e tyre sepse nuk i fitojne paret si kta zagaret e kazaneve ! jan bo garrumbull krrica e gamor ,soj gabelesh e sorrollop , qorra e miop me mashtru qytetaret e tirons me genjshtra e mashtrime sa thon se : s'qeka mekat nqs ju mashtrojme ,kjo eshte tradita e plehrave .
Kandidati, i cili mbështetet nga ky Bushati, me siguri nuk do të marrë asnjë votë, pikërisht se mbështetet nga Bushati. Në demokraci, votuesit nuk mund të marrin kulturë votimi nga një njeri që motivohet nga urrejtja personale.
Bushat o idiot,shkrimet e tua nuk i lexoj kurre! Thjesht dua te te them qe je nje funderrine.
Po ku ka rrugezgjidhje ne kete vend. Ka 55 vjet Dru e 30 vjet tallje ky Popull
E more ne qafe kandidatin enverist! Kur sharlatane si ti dhe Lubonja te japin mbeshtetjen publike, gjithe dynjaja largohet duke mbyllur hundet. Gjithesesi, Veliaj do i sodomizoje te gjithe, Berisha do vertitet si pordha neper breke dhe gjithe kandidatet e tjeter qe nga neo komunistet deri tek neofashistet dhe vorioepiriotet, do vertitet poshte pordheve te Berishes. Puna eshte qe pervec sharlataneve nuk pjellim dot asgje. Prandaj jemi ne piken qe gjithe Perendimi ka relativizuar gjenocidin serb dhe ka kriminalizuar historine e mbijeteses se shqiptareve nga nje regjim shfaroses. Te gjithe ne bote jane pragmatike dhe ne fund ju duhen aleate si serbet qe jane ne gjendje te mbajne pervec vetes gjithe Ballkanin me grure dhe buke dhe qe jane ne gjendje te vetmbrohen dhe te zhvillojne teknologji te avancuara ushtarake. Me sharlatane mendjelehte, parazite, harbute, halabake, tribale, pabuksa, hajdute, peshtyres dhe bythlepires si shqiptaret qe zvarriten, jane te neveritur.