
Nga Altin Ketro
Premtimi më i rëndësishëm që Belo ka bërë deri më sot, është ai për transportin publik falas për qytetarët e bashkisë Tiranë, e cila përfshin 24 njësi administrative urbane dhe rurale. Deri tani jemi vetëm tek ideja që ky transport do jetë falas dhe që paratë do kursehen nga zëra të tjerë shpenzimesh.
Mbase është ende herët dhe do duhen ditët e fushatës elektorale që Lali Belo të detajojë se si do e realizojë këtë. Ekzistojnë disa paqartësi rreth kësaj nisme, prandaj doja t’i analizoja.
Së pari, do na duhet të supozojmë që Belo do ketë shumicën vendimmarrëse në Këshillin Bashkiak. Duke qenë se kemi të bëjmë me fonde publike, ato do kalojnë nga vota e këshillit, kështu që ky element është shumë i rëndësishëm për suksesin e mbajtjes së këtij premtimi. Sepse mund të fitosh detyrën si kryetar bashkie, por nëse nuk bind dot Këshillin Bashkiak, çdo premtim elektoral shumëzohet me zero.
Së dyti, është e paqartë se si do jetë forma e financimit. A do të kemi një prishje të njëanshme të kontratave që bashkia e Tiranës ka me operatorët ekonomikë të këtij sektori dhe do ta kthejë në një ndërmarrje publike? Pra, a do investohet vetë bashkia Tiranë në blerjen e rreth 400 autobusëve të rinj për ta ofruar vetë këtë shërbim?
Prishja e kontratave do ta çojë në përballje gjyqësore. Kurse blerja e autobusëve të rinj, në sasi kaq të madhe, për një kohë kaq të shkurtër, është një investim buxhetor që bashkia Tiranë nuk mund ta marrë dot përsipër.
Nëse nuk do kemi alternativën e shtetëzimit të transportit urban, atëherë mbetet alternativa e pagesës së operative ekonomikë privatë që i kanë aktualisht në zotërim këto linja transporti.
Duke qenë se transporti do ofrohet falas, kjo do të thotë që privati ofron shërbimin e udhëtimit, kurse bashkia paguan. Pra as më shumë e as më pak, por një “Partneritet Publik Privat” klasik. Janë ato “3P” e famshme që gjithë opozitat (e Vulës, e Qysqisë dhe e Lirisë) i kanë sulmuar e bërë kalë betejash politike deri në komisione hetimore, ku Lali Belo ka qenë vetë anëtar.
Ky partneritet nuk mund të jetë kaq i lehtë për t’u arritur. Marrëveshja me shumë operatorë do të jetë një proces i ndërlikuar, sepse secili prej tyre ka specifikat dhe interesat e veta. Askush nuk duhet të trajtohet, as i privilegjuar e as i diskriminuar në raport me tjetrin operator.
Nëse Belo ka menduar që mjafton që të rimbursojë një sasi të caktuar biletash për çdo autobus dhe me kaq e hodhi lumin, them se gabohet. Fillimisht ai duhet të bëjë një studim fizibiliteti se sa do i kushtojë buxhetit të bashkisë kjo gjë. Shifrat që ka nxjerr deri tani janë fjalë boshe që më së shumti bazohen tek sasi e caktuar udhëtarësh shumëzuar me çmimin e biletës.
Janë një sërë zërash që do duhet të përllogariten: sasia e autobusëve që do jenë në dispozicion gjatë ditës nga mëngjesi herët deri në darkë vonë dhe kjo ka lidhje drejtpërdrejt me kostot e karburantit; pagat dhe sigurimet shoqërore të punonjësve; mirëmbajtja e autobusëve për defekte teknike dhe rinovim pjesësh këmbimi; investimi në teknologji tek ofiçinat e riparimit të autobusëve; kredi të mundshme të marra nga operatorët për blerjen e autobusëve, blerja e autobusëve të rinj, etj.
Kur të vijë puna tek defektet teknike të autobusëve, si do të evidetohen këto problematika? Duke qenë se defektet nuk dihet se kur ndodhin, vështirë ta mendosh se këto shpenzime për riparime të ndryshme të parashikohen që në fillim si zë shpenzimesh. E këtu do lindin dyshimet se do ketë abuzim me fondet publike.
Ofrimi falas i këtij shërbimi do hedhë në rrugë së paku 800 faturino dhe kjo do ulë disi kostot, por gjithsesi për këto familjarë do të thotë një rrogë më pak në muaj.
Por deri sa të arrijmë në këtë pikë, do i rikthehem asaj që e nisa, pra që e gjitha do të kalojë nga Këshilli Bashkiak. Në rastin më të mirë, ky këshill, edhe po të tregohet luajal me kryetarin, fillimisht do kushtëzojë që ky të jetë një projekt pilot 1-vjeçar. Duke qenë diçka e paprovuar, nuk ka gjasë që këshilli të rrezikojë financat publike e të miratojë një marrëveshje 4-vjeçare me të gjithë operatorët.
Nga ana tjetër, operatorët ekonomikë, përveç pagesës së çdo shpenzimi, do duan edhe fitimin. Sa do të jetë përqindja e fitimit që do u jepet atyre dhe me çfarë formule do të llogaritet? Ndërkohë, në përfundim të periudhës së ofrimit të këtij shërbimi falas (vështirë ta mendoj se do të jetë i përhershëm), si do të jetë reagimi i publikut që i mësuar me transport falas, do përballet me pagesë?
Personalisht nuk bindem nga ky projekt i Belos. Sado vullnetmirë që ta ketë, qoftë kjo edhe për fushatë për të mbledhur disa vota më shumë, mendoj se është një ide e parealizueshme, përtej një afati prove 1-vjeçar. Por kjo është një periudhë që asnjë operator ekonomik nuk ka leverdi të futet në marrëdhënie me bashkinë dhe rrjedhimisht ky do të jetë një premtim që do të dështojë me sukses të plotë.
E ke filluar, por nuk e ke vazhduar.............. . Pra operatorët privatë mund të abuzojnë me paratë publike...... . Si. ???...... Duke qenë se punojnë me të ardhura dhe fitim mujor, bazë dhe fikse, të financuar nga bashkia psh 1 milion euro në muaj, operatorët nuk shqetësohen të përmirësojnë shërbimin............. . Nësë një kompani ka 50 autobuzë në linjë, ajo fut 30......... . Përsëri 1 milion do të marë........... . Këtu do të gjallojë dhe korrupsioni....... . Mbi ata që marin përsipër monitorimin e shërbimit........... . Apo nuk e hanë belo-belot korrupsionin.
Belua ate qe thore e ben se edhe nga lekura i ngjet SUDES . E para keshilli bashkiak do ta fitoje te gjithin , autobuzat te rinj , faturrinot rroge te majme te rrine ne shtepi , per kompanite e transportit vetem te bejne dokumenntat bilancet e fitimit sa te duan ata te bejne gati valixhet per te terhequr fitimet per c’do jave , kjo e transportit eshte e zgjodhur . Belua i Salushit dhe MonaLikes ka menduar edhe per Lanen ta ketheje ne nje objekt turistik ta mbuloje me kioska te vijne turistat te argetohen e te pijne kafe nen eren e shurrtores . Belua nuk ha premtin kot per gjyhcka qe thote do ta beje qysh me 15 maj . Popull i Tiranes ndeshkpjeni nongraden si Amerika e madhe se eshte i njejti e ne mos me keq se Saliu i 97 dhe 98 i Gerdecit , 21 janarit i te gjitha te zezave qe ka ber ne kete vend e popull .
SMA HA MENDJA SE E KA MENDUAR KAQ THELLE BELINDI , SE DASHKA KAQ VEPRIME
400 autobuza te rinj x 60 mije euro copa = 24 milion euro vetem kosto e autobuzeve 400 autobuza x 100 litra nafte ne dite x 1.7 euro litri x 365 dite = 24 milion euro karburant Paga, sigurime, riparime, taksa, fitim etj, etj, etj .......... Hajde Belo trimi hajde. Perralle te bukur na tregove kodosh
Bello kujtove se e kape per briresh demin dhe fitove me premtimin e udhetimit falas, u parazgjodhe te jesh i pari i Tiranes pa u hapur fare gara. Problemi i komunistit Belind eshte se po ashtu premtoi dhe udheheqsi it tij shpirteror xhaxhi Enver ne 1944, do te hame te gjithe me luge te florinjte, te gjithe te barabarte cdo gje falas. Po ashtu premtohej dhe flitej rrugeve te Tiranes kur ishim te vegjel, rreth viteve 80, na thoshin do arrijme komunizmin pas socializmit dhe to marrim gjerat falas ne dyqan, po ndoshta Bello nuk i di keto se ka qene i vogl ose s'kishte lindur ne ate kohe. Po ashtu premtoi dhe Luli per tramin. Nuk kam te bej thote Bello me Lulin, une nuk jam Luli thote ai por nuk thote se cfare do beje nqs nuk e ploteson premtimin. Po mire le ta zeme se e beri falas, si behet per ta realizuar? Cfare do beje do paguaje privatet ose pronaret e autobuzave? Nuk e di Bello se c'do te ndodhe pas kesaj, pronaret e autobuzave do te kerkojne jo 400 lek per bilete por 1000 leke se paguan bashkia. Po ashtu nuk do udhetojne me 200,000 veta por ndoshta dhe 500,000 veta. Shume prej tyre dhe do te flene ne autobus dhe Bello nuk do guxoje ti perzere se udhetimi eshte falas.
po fatorinot, do dalin ne assistence , kush do ti paguaje?
Do t'i paguaj Belo me petullat qe bene ne mengjes.
Mos hyrë fare në teknikalitete se Beloja e di që nuk fiton dhe premton .mrekullira. Prandaj mos i thuaj Belo po thuaji vetëm Bole dhe lere.
Ketij budalla edhe 1 milion tja besh pensionin nuk e tradheton kurre Partine dhe Veline sikur edha ato tja bejne 50 mij lek te vjetra.Nuk ke ci ben se kesi soj brum prej injorantesh shkruajne papushim ketu
Ah sikur te kishim ca qereste,Belind lluku babashta.
Ky është premtimi me kurajoz i bere nga Belindi. Ky do të jetë sfida e kryetarit të ardhshëm. Eshte provuar ne vendet skandinave me sukses të plotë. Do të reduktohet trafiku dhe ndotja ne Tirane. Mbajeni mend mirë kryetarit ne zgjedhjet e ardhshme të bashkisë Tirane do të ketë sfidë dhe premtim për tu zgjedhur. Kjo eshte e ardhmja duam ta pranojmë apo jo. Te paktën Belindi do mbahet mend për këtë.
po po saliu ka premtuar per ujin falas keshtu qe mund te dale iliri per dritat energjine falas. KESHTU qe shqiptaret do jene me te lumturit sepse do jetojne falas lumsi shqiptaret do hane me luge floriri
Hodhi budallai një gur në lum. Hajdeni o të mençëm kush do ta gjejë i pari!
Transporti urban 400 lek bileta eshte shtrenjte dhe per mua ne se e ben kete e ka voten se une jam jashte politikes dhe partive
Bole ( Belo) premton transport falas mgjth e di qe nuk behet? Permtimet e genjeshtra i ka ne gjak, se keshtu premtonte dhe halla e tije, Sudja qe do jua kthej parate me 32 perqind? Aman te keqen, pune gabelësh?
Beloooo po vjen bajrami, e ke bo gati daullen? Degjo mua, bjeri daulles se bo nje dore te mire lekesh per fushate. Po nuk paté daulle, ec merre borxh timen. Adresa: klubi i Brrakes, shoqata e romeve.
Kete premtin per transport publik falas e ka bere para 8 vitesh ky qe sot kerkon mandatin e trete ne Bashkine e Tiranes, Velia pra. DHE PER 8 VJET NUK E BERI. Tani kur kete premtim e ben dikush qe synon te jete Kryetar Bashkie per here te pare, ata qe per 8 vjet nuk u ndien fare, kercejne perpjete, duke trefguar se jane rrogtare te Kryetarit Bashkise ne detyre per ti mbuluar rrenat e vjetra e per ti llustruar rrenat e reja. Boll me Erion Veline ne Bashki, ai nuk ka c'jep tjeter aty pervec se rrenave. Te vije Belind Kellici, e nese nuk mba premtimet te ike pas jo 8, po 4 vitesh. Kjo i duhet sot Tiranes e SHQIPERISE, jo te qelben me po ato Qelbesira qe jane sot brenda ne Bashki e Qeveri.
Veliaj eshte tipiku i qelbesires hipokrit te shporret sa me pare dhe kur te vije tjetri te shikojme estrade me Erionin