ADN-ja e njerëzve të mirë në gazetari ekziston edhe pse gabojnë

8 Prill 2023, 20:31Blog TEMA

ADN-ja e njerëzve të mirë në gazetari ekziston edhe pse

Nga Alba Malltezi

Është e drejtë dhe indinjata në rrjet, kjo indinjatë na detyron të korrigjohemi, të reagojmë, por përpiquni të bëni një dallim mes atyre që gabojnë pa dashje dhe atyre, që “të keqen” e të shëtmuarën e kanë mision dhe pasion. Në Report TV dhe te Shqiptarja.com janë bërë dhe me siguri do të bëhen gabime edhe në të ardhmen, por ADN-ja jonë është dhe do të jetë ajo e njerëzve të drejtë dhe të mirë, që nuk duan të lëndojnë me dashje dhe padrejtësisht Askënd.

Ka familje shqiptare që edhe në këto momente që shkruaj, jetojnë në rrethe të tmerrshme të ferrit. Kërkojnë një nënë të humbur, një baba të zhdukur, një vajzë, një djalë. Trokasin të dëshpëruar në dyert e redaksive (dhe jo të gjitha i gjejnë hapur ) sepse dhjetëra dyer të tjera u janë përplasur në fytyrë. Një polic që u ka thënë: po hë se kushedi ku po bën qejf vajza, një tjetër që nuk jep asnjë përgjigje sepse nuk paguhet nën dorë, një tjetër akoma sepse nuk ja ka ngenë, një tjetër redaksi sepse i kërkon pagesë thjeshtë për titra: “Më ka humbur babai im 80 vjeç me sklerozë, ju lutem kush e njeh, të marrë në telefon te ky numër…”

Përherë në Report TV, kemi pasur dhe do të kemi frymën për të ndihmuar, pa asnjë kusht, pa asnjë kursim shqiptarët që na kërkojnë ndihmë sidomos për të afërmit e tyre të humbur. Nuk bëjmë bamirësi, thjeshtë mendojmë se për median, për gazetarët është detyrë, mision. Por kush punon, edhe gabon. Sidomos përballja me lajme të tmerrshme, të forta, nuk ka një formulë në reagim. Më vonë mund të kuptohet se sa keq u veprua dhe reflektimi vjen ashtu si në jetë: Kush nga ne nuk ka një moment që do ta kishte bërë ndryshe një gjë, që do ta kishte thënë ndryshe një fjalë.

Në “Pa Gjurmë”, Odeta Dume bën një punë të jashtëzakonshme për të lidhur familjarët me të të dashurit e tyre të zhdukur. Shumë ngjarje mund të duken të çuditshme, paradoksale, absurde, por sa njerëz ka gjetur kjo gazetare, kjo nënë, kjo vajzë. Gaboi me komunikimin në ngjarjen e fundit dhe kërkoi falje për këtë. Provoni të zhyteni bashkë me këta familjarë në historitë e tyre, që më besoni, shumë as nuk iu hedhin sytë dhe as i dëgjojnë. Provoni dhe ju të zbrisni në ferr bashkë me ta për të zbuluar se njerëzit që i duan aq shumë nuk jetojnë më.

Është e drejtë dhe indinjata në rrjet, kjo indinjatë na detyron të korrigjohemi, të reagojmë, por përpiquni të bëni një dallim mes atyre që gabojnë pa dashje dhe atyre, që “të keqen” e të shëtmuarën e kanë mision dhe pasion. Në Report TV dhe te Shqiptarja.com janë bërë dhe me siguri do të bëhen gabime edhe në të ardhmen, por ADN-ja jonë është dhe do të jetë ajo e njerëzve të drejtë dhe të mirë, që nuk duan të lëndojnë me dashje dhe padrejtësisht sskënd.

5 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    Alba, shume persona e dine mire lidhjen midis Agacit dhe Bolinos. Edhe une...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dr. Adhamudhi

      Po ik moj zonje se s'ka asgje qe mund t'a justifikoj ate shtaze e perbindshe qe s'ka asnje pike ADN njerzore. Mu ngriten qimet qe nga fillimi i emisionit e deri ne fund dhe s'mund t'u besoja veshve kur degjoja kete idiote qe ti moj zonje n'a e quan gazetare dhe e permend per ato qe ka ber... Sa do qe te ket ber kjo eshte si ajo lopa qe e mbushi koven me qumesht dhe ira me kemb...

      Përgjigjjuni
      1. V
        Viktima e Report TV

        Report TV është një transmetues i cili, njerëzit e pafajshnëm, i shndërron në kriminelë dhe viktima. Këtë e bën vetëm me shpifje, gënjshtra dhe trillime, pa asnjë argumnent, dokument dhe fakt. Eshtë paturpësia e mediave shqiptare. Ka edhe TV të tgjerë si puna e tij por, ky është më i rrezikshmi.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flutura

          Me pelqen TV juaj, por temat sociale eshte mire te trajtogen ne mbrembje, kur njerezit jane ne shtepi perpara TV, ne menyre qe efekti edukues te jete me i madh. Ju ato i trajtoni paradite, ne nje ore kur vetem ne pensionistet i ndjekim. Psh: empatia qe u trajtua javen e shkuar ne menyre te percipte, me nje pune me te madhe dhe profesionale mund te thyente rekordin e shikueshmerise ne mbremje. Edukoini njerezit ju lutem.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Guido

            ADN-ja juaj dihet, ta ka sjelle burri nga Italia. Kroniken e zeze dhe e vazhdoni akoma ne TV dhe gazete.Nuk mund te ndryshoni sepse e tregon vete qe e keni ne ADN- tuaj. Cili eshte edukimi qe iu jepni brezave te rinje. Sa emisione edukative jepni? Zero.Mire qe kopjoni patenta te te tjereve ne menyre te shemtuar por edhe i shisni si eskluzive. Gazetarja nuk ka faj se aq di, aq e lejoni ju dhe e diktoni ju ne ADN tuaj.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje