Ka kaluar një vit e gjysmë tshmë, nga momenti kur S. Berisha u shpall non grata, për arësyet, të cilat janë thënë e stërthëne, por ajo që pritej nga gjithë opinioni publik shqiptar ishte fakti se, ish Kryeministri do të merrte përsipër ndoshta jo ndëshkimin, por fajin dhe kjo do të ishte vërtet hyjnore.
Siç e ka treguar edhe vetë këto ditë, në mënyrën e re të komunikimit të tij me elektoratin e djathtë, edukimi i tij që në moshën pesë vjeç, ka qenë lufta me armë. Një fëmijë pesë vjec merr në dorë fishekun. Çfarë edukim i tmerrshëm! Dhe sa e turpshme dhe e pa mend është t’a tregosh sot në shoqërinë moderne të vitit 2023 si një vlerë, kur gjithë edukimi nga institucionet shtetërore, shoqëria dhe familj e v theksin në shmangjen e dhunës.
Besoj se të gjithë ata opinionist, të cilët e zgjedhin S. Berishën, si një personazh për ta analizuar në këtë gjendje, në të cilën ai ndodhet nuk kanë për qëllim sulmin ndaj tij, por për të bindur elektoratin e djathtë se ai tashmë përfaqëson të vjetrën, jo vetëm pse është shpalluar nga SHBA “non grata”.
Edhe ky shkrim nuk ka aspak për qëllim ndonjë sulm, pasi sulmuesi kërkon rezistencë dhe këtë rezistencë e kam hasur në kohën kur ish Kryeministrat dhe ish Presidentet ishin “në majë të suksesit”.
Unë kam sulmuar pa aleat, krejt e vetme dhe në fushë të hapur, me bindjen e plotë se sulmi im ka qenë vullnet mirë. Unë sulmin e kam bërë, për sensibilizim të opinionit publik, por edhe të vetë qeverisë për reflektim, por njerëz të rritur në një lartësi të madhe mbi nivelin e detit, nuk mund t’a kuptojnë edhe pranojnë këtë arsyetim.
Nëpër rrjetet sociale shqiptarët nga dëshpërimi postojnë përditë thënie të Faik Konicës apo të poetëve të shekullit të shkuar, të cilët përçmojnë cilësitë e shqiptarit; pra në një farë mënyre ne shajmë vetveten dhe kjo është shenjë dobësie, e cila tregon tregon se jemi të pafuqishëm.
Unë mendoj ndryshe. Asnjë popull nuk voton politikanë të zgjuar me ndonjë përjashtim, sepse i zgjuari nuk pranon, asesi të drejtohet nga njerëz të nivelit të tij .
Asnjë profesor i shquar, nuk bëhet shef departamenti apo Dekan, asnjë ekspert shumë i mirë nuk bëhet drejtor, apo deputet, apo qoftë edhe ministër. Sepse ekspertët dhe profesorët e vërtetë, (jo ata, që iua përkthejnë librin e një autori të huaj studentët e tyre, ndërsa ky i fundit i vendos në kopertinë emrin e tij), nuk kanë kohë për të menaxhuar departamentin apo administratën, ata kohën e kanë të çmuar sepse pasioni i tyre është profesioni, që kanë.
Profesorët nuk udhëtojnë kurrë me auto, sepse nuk duhet të harxhojnë kohë në trafik, ata duhet të jenë të përpiktë në auditor, gjithashtu edhe ekspertët.
Është e vërtetë se shumë shqiptarë kanë emigruar jashtë vendit, por ata janë këtu bashkë me ne në rrjetet sociale, madje më aktivët, që do të thotë se inteligjenca nuk është larguar nga ky vend, pavarësisht lëvizjes së popullsisë.
Pra ata që menaxhojnë gjithshka në këtë vend, nga 1992 përfshi edhe ata që na tundin diplomat e universiteteve të huaja, të cilët e fillojnë punën e tyre të parë si Drejtorë Doganash, Zv.Ministra, Drejtorë të Tatim Taksave etj janë natyrisht më pak të zgjuarit, ndërsa aftësitë menaxheriale apo aftësinë për të rrjepur popullin nuk mund t’jua mohojmë dot, përkundrazi ne “i nderojmë ata”
Në emisionin “Opinion” të televizionit kombëtar Klan, kam ndjekur një programacion me temën:” A i urrejmë të pasurit”?! Po vetëm kaq.
‘Analiza’ ishte me panelistë të çfarëdoshëm, shoqëri miqsh të pasur dhe tmerrësisht e cektët. Aty ku është cekët, aty nuk ka pastërti. Aty ka llum, aty ka shumë palaço. Po, nëse dikush përmendi kalimthi të rinjtë e rrugës, të ciët fitojnë para të shpejtë, moderatori reagoi: Ata duhet të shkojnë në burg!
Ndërsa analiza do thellësi, sepse në thellësi ka pastërti. Në thellësi nuk ka llum; aty duket gjithshka e qartë ashtu siç është vetë realiteti. Po të analizojmë konsumin në këtë vendin tonë të bukur, 90% e tij shkon tek 10% e popullsisë, pra tek të pasurit, të cilët nuk janë djemtë e rrugës, por të gjithë ata, që opinioni shqiptar i percepton si të korruptuar, përfshi edhe gazetarë, të cilët marrin rroga dhjetra milionëshe.
Kjo është çështja! Kush duhet të shkojë realisht në burg sot?!
Në rrjetet sociale thotë dikush, ka urrejtje. Po. Është e vërtetë, që ka urrejtje nga populli, sepse ata ndjehen të vjedhur, që nga 1992. Ndjehen të vjedhur, që me privatizimet e pasurive të Shtetit Socialist e deri sot.
Njerëzit urrejnë aq fort, sa nuk dëshirojnë vetëm burgun, por edhe sekuestron e pasurive të tyre. Populli kërkon “hakmarrje”, e cila vjen nga dobësia e tyre dhe hakmarrja e të varfërve ndaj të pasurve synon t’i kthejë të pasurit në të varfër, në pikën fillestare ku ata kanë qenë, përpara se të mernin postet menaxhuese.
Duket si utopi kjo hakmarrje sepse të varfërit janë të pa fuqishëm, por të moas harrojmë se ata janë më të shumtit në numër edhe më të zgjuarit!!!!A
Sa shkrim i bukur. Ju lumte zonje e nderuar. Keni bere nje analiz brilante.
Shkrim perfekt! Pikat mbi i si gjithmone! Analize qe te ben te mendosh se ky vend ka njerez me ze dhe duhen degjuar! Fakti qe kryekrimineli i Shqiperise, SB, vazhdon te trazoje ujrat ne politike dhe kudo, eshte vertete e trishtueshme! Urime Magda!
Shume e sakte si gjithmone ne shkrimet tuaja. Respekte
- nuk burgoset paraja - thone camet
te varferit kane frike, prsndaj jane te varfer....pa per te vjedhur duan te gjithe...
Urime vajze e mbare per guximin dhe kthjelltesine e shtrimit te problemeve.Respekt per ju e ne vecanti per familjen Ramohita.
"Unë sulmin e kam bërë, për sensibilizim të opinionit publik, por edhe të vetë qeverisë për reflektim, por njerëz të rritur në një lartësi të madhe mbi nivelin e detit, nuk mund t’a kuptojnë edhe pranojnë këtë arsyetim" edhe pse shkrimi juaj eshte per tu vlersuar, paragrafi ne thonjza eshte pake te thuash denigrues per malsoret qe ne Shqiperi te pakten mund te thuash qe jane pjesa me inteligjente e popullates. Une e urrej Saliun dhe Saliu nuk perfaqeson malsine..
Majakovski, inteligjente te tille perdoren ne lufte, si psh: ushtare te pikiates.... Malet jane ta ashpra dhe shpirti i femijes formohet i tille dhe ky quhet Fenotip. Respekte
Ç’kane keto konkluzione raciste. Konsideron ashpersine dhe bukurine e maleve dhe injoron ujin e kristalte te veriut. Kjo zonje ka njesuar verioret me Saliun.Veriu eshte edhe Dibra, edhe Shkodra, edhe Mirdita qe kane nxjerre nga gjeti i tyre shkencetar te famshem , shkrimtare dhe artiste te mrekullueshem. E theksova qe shkrimi qendron por ai paragraf nxit ndasite dhe urrejtje per verioret njesoj sic Saliu beri per jugoret.
Majakovski, kush ju ka thënë juve se, veriorët janë pjesa më inteligjente e Shqipërisë? Ku i keni faktet, studimet dhe provat? Çfarë testimesh keni bërë ju apo dikush tjetër? Në kohën e diktaturës, në Veri, dërgoheshin njerëz, gra dhe burra, nga mesi dhe jugu i Shqipërisë, që t'i mësonin të vesheshin, të laheshin, të hanin, të punonin dhe të flinin. Nuk e di çfarë moshe keni por, për këto mqë them unë, ka prova.
Ti edhe nick name e pelqeke verior. Veshjet e veriut jane bukuria e shqiptarit. Lexo Edit Durham, Bajronin, piktore dhe sidomos austriaket. Po te permend pak emra Karl Gega, Marubi, Martin Camaj, Mugjeni, Fishta, balerini e famshem Prelocaj etj. Me vjen keq paske mangsi ne formim shkon me llafe larte e poshte e te duket vetja se di.
Majakovski! Me vjen keq qe ben sikur nuk kupton. Veriu i Shqiperise eshte pjesa me e pa ndergjegjesuar per kushtet atmosferike, qe e karakterizon. Po ta krahasosh me juglindjen jane nata me diten Te mos dish te mbrohesh nga i ftohti je shume prane kafshes. Sa per Edith Durham te " Brenga e Ballkanit", ajo pershkruan me hollesi vdekjen e vajzes 10 vjecare. Ajo thote: e lane me uje e sapun ndoshta per here te pare dhe te fundit ne jeten e saj. Sa per autoren, nuk e shoh kete konstatimin jo inteligjente. Ti e ke vendosur ne thonjeza dhe une kuptoj se, malesoret sulmit mediatik jo keqdashes, i jane kunder pergjigjur me artileri te rende sic e kane zakon.
Shqipëria ka vdekur nën goditjen e korrupsionit,tarafeve mafjoze,injorancës së kultivuar,dekadencës dhe kalbëzimit të idesë iluministe mbi të drejtën dhe demokracinë. Ajo shoqëri nuk ka asnjë shpresë.Ai vend është i mallkuar dhe dënuar nga njerëzit e vet.
ne dere te shurdhit ( nenkupto idiotit) trokit sa te duash... Pergezime.
Hahaha Te thuash, qe Like floriri eshte i zgjuar, ngaqe ka lindur ne maje te malit? Ai te thyen ne mes se hajduti eshte i forte, por jo inteligjent shoku Mayakovski????
Ore Lut ore M.. lexoje mire komentin.
M*t je ti shoku Majakovski Autorja nuk e ka permendur me emer, por ka thene Kryeministrat, pra Likja. Sepse Likja ka thene, kam lindur mijera metra mbi nivelin e detit dhe e thyej ne mes me te fortin. Ve bast se Likja i eshte kunderpergjigjur zonjes sic di ai bashke me monen. As qe e ka permendur intelighencen. Prandaj ver syze kur kexon dhe mos u sill si kryetar fronti i lagjes.
Shkrim ekselent. Si gjithmone shume i vertete
Shkrim ekselent. Shume i vertete Urime