Nga Yuri Kim te vëllai i Bashkim Gazidedës, helmi i Berishës nuk ka kufi

5 Prill 2023, 10:28Blog TEMA

Nga Yuri Kim te vëllai i Bashkim Gazidedës, helmi i Berishës nuk

Nga Alba Malltezi

Për të provuar forcën e ligësisë, të shantazhit, të hakmarrjes primitive, të linçimit publik të stilit Sali Berisha dhe klanit të tij ndaj kujtdo që në Shqipëri ka guxuar dhe guxon të mendojë ndryshe nga ai, mjafton të shohim dy shembuj: I pari dhe më i freskëti, është një lajm i shfaqur në median-armë të Sali Berishës, të financuar nga njerëz të tij të afërm,  dhe bujtëse në godinën pronë të aleatëve të tij politikë (të majtë).

Nuk i shpëtoi baltës alla Berisha edhe vëllai i ish krahut të tij të djathtë, Bashkim Gazidedes, Naim Gazidede, vetëm se ky i fundit duket se nuk do të tërhiqet në kandidimin e tij nën siglën e PD-së për vendoret në Bashkinë e Dibrës. Sot, media e Sali Berishës e cilëson Naim Gazideden si një të marrë peng nga rivalët e tij socialistë dhe nga njerëz të Edi Ramës. Gjithashtu i kujtojnë se ai ka harruar se çfarë i bënë atij dhe vëllait të tij Bashkim (që sot nuk jeton), socialistët.

Atëherë, për të gjithë ata që e njohin stilin e paburrni të Berishës dhe të gjithë atyre që kanë stomakun e fortë dhe moralin e qullët t’i qëndrojnë akoma afër, publikimi i një artikulli në mediat e tij (ashtu siç ka bërë përherë në mediat që ka përdorur në vite duke nisur që nga RD) kundër Naim Gazidedes, do të thotë që banda e tij nuk ka mundur të gjejë asgjë kundër Naimit që do të mund ta kompromentonte në heshtje dhe ta detyronte të tërhiqej vetëm me një telefonatë, apo me një kërcënim. 

Meqë ata nuk kanë pasur asnjë “dosje” djegëse apo të fshehtë, kërcënuese apo shantazhuese që ta bëjnë të tërhiqet nën zë, nisin linçimin publik. Këtë stil e ka bërë kurdoherë dhe me këdo. Shumicën ka preferuar ta shantazhojë në heshtje: ministra të tij, prokurorë, gjyqtarë, politikanë etj. etj. Ndërsa linçimin publik me media e rezervon për kë nuk arrin ta shantazhojë. Atëherë balta mediatike e gatuar nga qehajajtë e tij, të ngjashëm me të në amoral e korrupsion etik, futet në veprim. Shembulli i Naim Gazidedes është më i freskëti.

Shembulli tjetër, matës i egërsisë së klanit Berisha, është linçimi publik i ambasadores së Shtetit më të fortë në Botë. Mjafton të rendisim sulmet publike ndaj Yuri Kim, për të kuptuar se në ç’skaje mund të arrijë linçimi për cilindo shqiptar që nuk është në rreshtat erëkëqija të moralit të tij. Por kohët po ndryshojnë dhe shqiptarët që dinë t’i thonë  “jo” një nongrata planetar, po shtohen përherë e më shumë.

11 Komente

  1. L
    Lida

    Cuditem shume per ata trushpelare qe vazhdojne te ndjekin kryemashtruesin ne gjithe historine e popullit shqiptar , kryekriminelin Sali Berisha.Per mendimin tim ata jane tre kategori: TE PARET jane disa injorante te pashkolluar, injorante e rrugace qe e mbajne per idhull si fanatiket e dikurshem te diktatorit Enver Hoxha. Ne GRUPIN e DYTE futen ata ish ministra e nenpunes te kohes Berishes qe kane abuzuar e vjedhur e qe ai i ka zene koken me dere. NE GRUPIN e trete jane servilet e karieristet me kufizime ne intelekt qe shpresone qe kur ai te vije ne pushtet( qe nuk ndodh) te kapin ndonje post .

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gabriel

      Linda, te ndjekim ty?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pilo Lala

        Analize e sakte, une do shtoja edhe nje kategori njerezish qe jane kunder Komunizmit, dhe ju duket se aleati me i forte per kete eshte Sali Berisha. Dmth jane me Saliun, per inat te komshiut qe eshte me Edin.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Putin Gelboqja

          ata qe jane kunder komunizmit i shkojne pas ish sekretarit te PPSH-se?

          Përgjigjjuni
        2. H
          Hakl

          Rob I pabese, fytyre zeher kafshe

          Përgjigjjuni
        3. T
          TROPOJA

          Tridhjet vjet te majtet Shkodren dot se.moren Tani serish Rama Ka ndezur motoret Ka ndryshu taktike Ne sulm ka hedh grate Lizken si Rambo Qe leh dite e nate I cmoj shume shkodranet Kte here dyshoj Dhe Kimi ka nisur Ps ta ndihmoj A do vij fitorja Me dy dallendyshe Une di se shejtanin Gruaja fut ne shishe

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kv

            Tridhjet vjet te majtet Shkodren dot se moren? Ah ah ah ah, po se Shkodra ia ka dhene voten vetem ish sekretarit te PPSH-se e vetem atij?!

            Përgjigjjuni
          2. T
            TROPOJA

            Tridhjet vjet te majtet Shkodren dot se.moren Tani serish Rama Ka ndezur motoret Ka ndryshu taktike Ne sulm ka hedh grate Lizken si Rambo Qe leh dite e nate I cmoj shume shkodranet Kte here dyshoj Dhe Kimi ka nisur Ps ta ndihmoj A do vij fitorja Me dy dallendyshe Une di se shejtanin Gruaja fut ne shishe

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arben

              Ku cancer qe po perhapet me shpejtesi. Plak i cmendur te marrte mortja. O felliqesira e shekullit Sali mavria , sali mashtruesihi, i ke ditet te numeruara .

              Përgjigjjuni
              1. B
                Buda

                Ishte shume e thjeshte: Kush shpallet "Persona Nongrata" nga dy aleate tane te medhenj: SHBA dhe BE, duhet te dorezojne menjehre mandate te deputetit te popullit ne Kuvendin e Shqiperise. Po kush ta beje kete ligj, mafiozet dhe agjentet serbo-ruse qe kane kapur majat e politikes ne Shqiperi?

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Demokrati

                  Duhet parti e re me fytyra te reja boll me kto

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje