
Nga Ylli Pata
Një nga gazetat më të rëndësishme europiane, gjermanja Frankfurter Alemagne Zeitung, hapte sot me kryeartikullin e strategjisë së mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe ish-liderëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E në fakt, ka një vëmendje të rëndësishme për procesin që nisi dje në Hagë, nga një gjykatë që juridikisht nuk është ndërkombëtare, edhe pse prokurorët e gjyqtarët i ka të tillë.
Gazeta prestigjoze gjermane theksonte se strategjia e mbrojtjes nuk ishte të mohonte krimet që mund të kishin ndodhur gjatë dhe pas luftës, por rruga hetimore e prokurorisë është e paqartë dhe e pamontuar me argumente si hetimore si juridike.
E kjo u pa qartë edhe në fjalimin e Hashim Thaçit, i cili ishte më i rëndësishmi në ditën e sotme, kur fjalën e kishin të akuzuarit.
Edhe ish-Presidenti i Kosovës nuk mohoi krimet që mund të kenë ndodhur, madje ka shprehur nderimin për viktimat, duke shtuar se një padrejtësi nuk mund të mbyllet me një padrejtësi tjetër.
E në fakt, dita e sotme në procesin e vitit, ka qenë krejt e ndryshme nga e djeshmja.
Ditën e djeshme, prokuroria e tribunalit special, në rezumenë e akuzave të saj, ka pasur një qasje krejt të pazakontë në hartimin e një akuze zyrtare. Duke cekur se ka pasur raste vrasjesh, keqtrajtimesh apo edhe torturash, gjatë e pas luftës, Prokuroria Speciale akuzoi katër udhëheqësit e UÇK-së se kanë pasur një politikë të përcaktuar, një filozofi të përcaktuar, terrori ndaj të gjithë grupimeve të tjera politike, etnike apo edhe kulturore që nuk kanë një mendim me UÇK-në. E për këtë sollën deklarata të shkëputura nëpër veprimtari, ku nga pjesëtarë të katërshes, si për shembull Jakup Krasniqi, ka kritikuar apo edhe akuzuar kundërshtarët politik.
Ky ishte thelbi i akuzës; pra katërshja si koka e organizatës, sipas prokurorisë “kishin një fill lidhës politik që synonte të shuante me zjarr e me hekur jo vetëm ushtrinë e policinë serbe që ishin pushtues së Kosovës, por dhe të udhëhiqnin një politikë të tillë pas luftës”.
Një logjikë argument krejt jo real në fakte, i cili sipas të gjitha gjasave do të rrëzohet gjatë procesit krejt kollaj.
UÇK nuk ka qenë asnjë ditë e zhvillimit të saj një organizatë që ka përdorur aktet terroriste, apo terrorin si mjet për synimet e saj politike. Madje edhe aksionet e para guerile të Zahir Pajazitit kundër njësive ushtarake e policore serbe, kanë qenë akte lufte guerile. Asnjëherë UÇK nuk ka kryer akte tipike që shumë organizata në botë kanë pasur pjesë veprimtarie. Si për shembull IRA veriirlandeze apo OÇP-ja e Jaser Arafatit.
Nga ana tjetër, që në fillimin e saj, UÇK ishte një grupim politik që nisi veprimtarinë me kërkesën për një zgjidhje të negocuar për Kosovën, dhe Hashim Thaçi, si kreu politik i saj ka filluar aktivitetin si shefi i delegacionit shqiptar në Rambuje, ku përballë tyre ishin përfaqësuesit zyrtarë të Serbisë. Në akuzë, thuhet se PDK ka sulmuar çdo kundërshtar politik, duke nisur nga LDK-ja. Në fakt, përtej diferencave dhe kundërshtive politike, udhëheqja e Kosovës së çliruar nga Serbia ka nisur me një koalicion të madh ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ku President u zgjodh Ibrahim Rugova dhe kryeministër, Bajram Rexhepi.
Traditë që më pas u bë rrugë dhe një zhvillim krejt normal në bashkëqeverisjen ndërmjet dy partive të mëdha.
Akuza e prokurorisë special kishte më shumë nota letrare si përshkrimi i kushteve në hauret e lopëve ku janë mbajtur të burgosurit, sesa fakte se kush ka urdhëruar shkeljen e të drejtave njerëzore në episode të tilla.
Me të drejtë Hashim Thaçi, tha se materiali që qarkulloi 13 vjet më parë e që u publikua bujshëm në gazetat kryesore europiane që pati si bazë trafikun e organeve e shtëpibnë e verdhë nuk ekziston më. Ka rënë, ndërkohë që tani po merren me kontekstin e materialit. Ishte pikërisht “karremi i tmerrshëm” që u përdor për të demonizuar UÇK-në si një organizatë që bën gjëra jo njerëzore për ta fajësuar atë. Pasi përndryshe, UÇK nuk ka bërë asgjë më shumë se çlirimtarët kroatë, sllovenë apo boshnjakë kundër aparatit gjakatar ushtarako-policor por edhe paramilitar të Sllobodan Milosheviçit.
UÇK u pranua si partner i Perëndimit, pikërisht se nuk kishte asnjë fill ekstremist, integralist apo terrorist në logjikën e saj politike. Edhe pse disa prej organizatave që kanë lindur ushtrinë kanë simpatizuar idetë enveriste vetëm për çështjen nacionale, ata nuk morën asgjë nga ideologjia e Enverit. Që në fillim pranuan demokracinë si sistem e zgjedhjet si mekanizmi bazë për pushtetin pas çlirimit. As nuk krijuan “Këshill Antifashist” e as qeveri të tyren, por siç dihet Kosova u fut nën një protektorat ndërkombëtar. UÇK u demilitarizua e disa hynë në TMK, disa në politikë, e disa në profesione të tjera.
Mirëpo sot në Prishtinë, nga grupe politike që janë pranë Vetëvendosjes, së paku në panelet televizive, akuzuan strategjinë e Thaçit dhe mbrojtjes së tij, ku janë pranuar krimet e ndodhura gjatë e pas luftës. Kur siç u tha me të drejtë nga mbrojtja e Thaçit e të tjerëve, nëse ka pasur një lob politik të UÇK-së që u soll si ekstremiste ishte ai që përfaqësohej nga Adem Demaçi, me zëdhënës Albin Kurtin, ku pjesa më e madhe sot është në qeverinë e Kosovës.
Ata ishin kundër Rambujesë, kundër Paktit Ahtisari, kundër dialogut e kundër Kosovës së pavarur. Pikërisht siç bën një organizatë ekstremiste që nuk pyet për pasojat por është gati të djegë vendin vetëm për pushtet të saj. Kështu bën Hamasi në Palestinë, Al Qaeda e të tjera. Ndërsa krerët e UÇK-së, duke nisur nga Hashim Thaçi, duke e ditur se një gjykatë special mund të vendosë ata në bankën e të akuzuarve, e votuan në Parlament duke u quajtur tradhëtarë nga Albin Kurti.
Në fakt, nëse nuk do ta miratonte Parlamenti i Kosovës Gjykatën Speciale, atë do ta bënte Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ku do të kishte pushtet të madh edhe Rusia e Putinit, edhe Kina.
Thaci Ka pranuar krimet ne kosove,por Ka folur per krimet e ushtrise serbe ,te cilat ishin pjese e programmare e shtypjes e dhunes ndaj popullsise shqiptare.Thekson se mundet qe ,ne rasta te vecanta individe shqiptare kane kryer krimet per gjakmarrje ndaj serve,boshnjakeve apo romeve.Ketu ne Padova fshihen Rome boshnjake qe kane perlyer duart me gjak.Rastesisht takoj nje rom te Tille ne nje park lojnash per femije.Filloi te fliste per Kosoven pjese e serbise.I bera vetem nje pyetje:-ti Ke marre pjese ne luften per" mbrojtjen e kosoves serbe".Dhe vazhdova:-Ti e di ku Jane kufijte etnike te shqiptareve?Sa i bera keto pyetje u ngrit,la gruan dhe nipin ne stol dhe nuk u pa me ne ate park.E ku strehohen keta ?Ne serbi ,ne Bosnje dhe Europe.Po ajo gjukate e prokurori a eshte perbere nga ndonje shqiptar?Jo,vetem europiane .Pra ATA perfaqsojne drejtesine europiane qe gjukon me dosje te pergatitura nga sherbimit sekrete serb ,te vena ne duart e Dick Martinit dhe karles se Ures.Dhe ne ,shqiptaret presim te na ndertoje sistemi e drejtesise Euro-SHaBAni.Po,sistem te drejtesise te qepur te gjinokologut i vetingutShembulli me i mire eshte kjo gjukate e prokurori speciale,qe luftetarin e Lirise e ben kriminel dhe pushtuesin vrases e ben viktime.
Dasid Raldi EPOKA PARA GJYQIT UÇK-ja para gjyqit padrejtësi e shëmtuar. Duke bazuar në “argumentet” e sajuara nga armiqtë shekullor të Kombit dhe Atdheut. Duke bazuar nga marrëzirat e papresedan të disa “njerëzve” të ca shteteve me disponim e qëndrim aspak miqësor ndaj shqiptarëve, të prira por edhe të stimuluara e të paguara… nga kryehyzmeqarja amokiste që quhet Serbia raciste me mbështetêsen e saj gjatë gjithë historisë që është Rusia Putiniste dhe jo vetëm, pas parasysh këtu edhe sajimet e rrenve ordinere dalur nga kuzhina UDB-s, tani BIA, filjala këto të KGB-së ruse, e deri te Dik Marti dhe besimin që ja dhanë këtyre PE. Duke bazuar edhe nga naiviteti i ca njerëzve tanë që me gishtat e tyre legjitimuan këtë krim antishqiptar. Pra krijuan gjykaten që e donte Serbia, kundër shqiptarëve, pra kundër vetvetes, kundër lirisë së Kosovës, kundër të shenjëtes UÇK. Bazuar edhe nga keqbërsit të hapur e sekret, por që ishin e janë në luftë kriminale kundër Lirisë së Republikës së Kosovës. Të gjitha këto veprime absurde apo marrëzira ekstreme, sollën dhunshëm që sot të dali Epoka para gjyqit. Përse po e themi kështu? Nuk ka bërë vaki kurrë dhe askund në botë që njerëzit që prinë për çlirim dhe që arritën fitorën kundër Serbisë gjenocid bërse, pra UÇK-ja dhe NATO-ja, prirëse e së cilës ishte SHBA, me të shenjtin Bill Klinton, sot të lidhen me prangat e robêruesit, të asaj që kapitulloj në arenën e luftês, nga shpifjet e së cilês na e risollën fatkeqësinë e madhe duke i nxjerr para drejtêsisë ata që fituan luftën dhe sollën lirinë, pra nxorën para Epokën para gjyqit. Epokën para gjyqit na e sollo Serbia e cila bëri masakra, dhunime, dëbime, plaçkitje, helmime, vrasje masive, pra bëri gjenocidin e tipit hollokaustjan. Robëria ndaj shqiptarëve e ka pasur dhe e ka enrin ish-Jugosllavi, pra Serbi e zgjêruar. Serbia ishte ajo që ishte, okupatore klasike, te e cila kurrë nuk ka banuar as një pikë e njerëzores, thjesht thënë: ishte dhe mbeti ajo që ishte, amokiste. Kjo krijes gjenocidiale, pra Serbia, që nga çasti i lig kur ja dali të shtrihet gjërë e gjatë në atdheun e shqiptarëve, gjithçka që ka bërë dhe që po angazhohet të bëjë është shfarosja biologjike e qenies shqiptarëve nga trojet e veta, dhe ate në të gjitha mënyrat më antinjerëzore të mundshme, pêr ta zhbërë kombin shqiptarë me hanxhar, me hunjë gardhesh, me tortura mizore, me burgine masive, me deportime, me vrasje e masakra masive, pra me gjenocid pas gjenocidi. Pastaj, shfrytëzimet në aspektin ekonomik, plaçkitjet mixore, djegëja e çdo gjëje shqiptare, kanë vulen e Serbisë. Serbia, me majet e bajonetave, kërbaçit e zjarrit… vuri nën kontrollin absolut e barabarë të Kosovës (kur themi Kosovê, kemi parasysh të gjitha trojet shqiptare që i coptonë për t’i mbajtur më lehtë nën prangat e robërisë. Robëria që imponoj me terror Serbia shtrihej edhe në sferat sociale, etnike, kulturore, arsimore dhe gjithêsesi ekonomike. Serbia ka shkelur me dy këmbët të gjitha Konventat Ndërkombëtare të Drejtave Njerëzore dhe ate, gjatë gjithë historisë e deri në këto çaste. Gjatë gjithë historisë, Serbia, ishte dhe mbeti praktika më kobëzezë për shkeljet brutale pra mixire e antinjerëzore të drejtave elementare të wenies shqiptare, ashtu si dikur Otomonia nga Azia. Në mêsovrrethanash barbare e gjenocidiale, shqiptët u pêrpoqen t’i mbijetojnē gjenocide e që bënte Serbia ndaj nesh si komb. Të asaj Serbie që bënte të pamundurën që të shfaros çdo gjë që frymos shqip. Çështja ekzistenciale e shqiptarëve gjithë shtrohej: Të jemi apo të mos jemi? Organizimet e shqiptarëve gjithnjë kishin parasysh se kombi dhe atdheu ishin në rrezik të zhduken nga faqja dheut. Organizimet e shqiptarëve kishin një dhe të vetmin synim çlirimin dhe lirinë. Të gjitha kategorizimet e rezistencës shqiptare ishin dhe mbetën konform kornizave që kanë pêrcaktuar deri në detajeKonventat Ndërkombëtare për çlirim dhe Liri tē popujve të robëruar. Shqiptarët rezistuan dhe luftuan me Dinjitet njerëzor pra duke respektuar maksimalisht kodin etik nacional dhe, të gjitha rregullat që precizojnë Konventat Ndërkombëtare. Shqiptarët u mbrojtën modestisht nga robëria raciste serbomadhe, robëri kjo që bazohej në tërêsinë e vet në diskriminim absolut dhe ndarje e shtypje në baza krejtësisht racore. Serbia gjithmonë i ka bazuar veprimet e eta shtetërore mbi fashizmin racist serbimadh, mbi ideologjitë fashizoide pë kontroll absolut dhe të tmerrshëm me të gjitha llojet e dhunës që synonin shfarosjen gjenocidiale të shqiptarëve. Serbia i shtypte shqiptarët në format e përmbajtjet tiranike e krejtydiktatoriale si Neroni dikur, lra duke diktuar me gjuhën e shpatës çdo gjë serbomadhe mundër shqiptarëve. Të gjitha regjimet serbe kishin dhe kanë synim pastrimin etnik të shqiptarëve dhe kolonizimin e tokave shqiptare me kolonist serbë. Serbia çdo gjë imponoj përmes veprimeve amokiste. Planet e të cilave ishin dhe mbetën që atdheu i shqiptarëve ta ketë fatin e Toplicës. Nuk ka si të përshkruhet ndryshe kjo formë dhe përmbajtje e Serbisë ndaj shqiptarëve veç si krim mbi krimet ndaj shqiptarëve. Në këso rrethanash kombi shqiptar ishte nën kontrollin absolut të xhelatëve të Serbisë, të ekzekutorëve të platformave raciste serbe që ishin dhe mbeten antishqiptare. Xhelatët e Serbisë ishin xhandarmeritë serbe, ushtritë serbe, policitë serbe, shërbimet sekrete serbe dhe, ushtritë e paralilitarëve koloniste serbe. Serbia me antishqiptarizëm nuk bënte shaka, ajo bëri e po bënë hatanë, pra bëri gjenocide holokaustjane. Serbi ka një motivacion të jeton e vetme në Ballkan, pa shqiptarët. Të gjitha këto e detyruan kombin shqiptar për vetmbrojtje. Duke provusr me protesta paqësore, demonstrata paqësore, kërkesa civilizuese, por nda të gjitha këtyre Serbia kishte përgjigjen në vrasje, tirtura, burgosje, dëbime, dhunime, helmime, vrasje madive, pra me gjenocide ndaj shqiptarëve. Shqiptarët në secilën fazë thirreshin dhe respektun Konventa Ndërkombëtare, por Serbia nuk rspekton asgjë njerëzire. Synimi shqiptarëve ishte dhe mbeti të shpresojmë nga shfarosja gjenocidiale që bënte Serbia. Shqiptarët sipas të drejtave ndërkombëtare për të drejtën për çlirim dhe liri, kishin Të drejtën natyrire për: Mbrojtjen e vetes dhe familjes dhe integritetin fizik dhe moral. Të drejtën për t’u mbrojtur nga dhunusit dhe vrasësit që vinin nga Serbia. Të drejtën e mbrojtjes pronës dhe resurseve të veta natyrire e kulturore. Të drejten që mos të dëbohen me dhunë e terror nga shtëpitë e tyre. Të drejtën e mbrojtjes së pragut të shtëpisë nga barbaia terroristecsebe. Të drejtën për shkollim në gjuhën smëtare, që Serbia i kishte ndaluar. Të drejtën pêr organizim dhe rezistencë kundër robêrisë xhakatare që vinte nga Serbia okupatore. Të drejtën e natyrshme që t’i mbrojmē fëmijët që të mos i dhunoj dhe to mos i vret Serbia. E drejta për t’u çliruat si e drejtë Universale Njerêzore, e drejta për të qenë i Lirë. Asgjë paqësore e shqiptarëve nuk e bindi Serbinë që ta ndalonte gjenocidin ndaj shqiptarëve. UÇK-ja erdhi që ta mbronë të drejte shqiptarëve për jetë normale e të lirë. Serbia vazhdoj me shfarosje dhe gjenocid ndaj shqiptarëve. Serbia detyroj NATO-n me në krye SHBA-në pêr aksion humantar pêr shpëtimin e shqiptarëve nga gjenocidi. Dhe sot, fryma e Millosheviqit, Vućiçit, Sheshelit dhe Putinit, sollën Epokën para gjyqit. Ky veprim i gjykatês me mashtrimet e Serbisë kundër çlirimtarëve të Kosovës, është krim tjetër ndaj shqiptarëve. Serbia është ajo që duhet të ndëshkohet e jo asesu të ndëshkohet Liria e Kosovês. Eooka para gjyqit me rrenat e Serbisë është marrëzia më e shëmtuar e shekullit. Serbia po dëshiron ta dënon hitorinë e lavdishme shqiptare, por nuk do t’ja del kurrê. E drejta është me njerëzit e Lisë së kombit dhe atdheut. Prishtinë, 04.04.2023
Respektin për Dasid Rali Shkrmi Epoka para gjyqit Shumë, shumë i vërtetë Suksese Dita