Dalja e Serbisë në bregdetin malazez

3 Prill 2023, 09:24Blog TEMA

Dalja e Serbisë në bregdetin malazez

Mbi humbjen e pritshme të Millo Gjukanoviqit, fitoren e radhës të nacionalizimit serb në Ballkan dhe të ardhmen e rajonit.

Nga Enver Robelli

Ndonëse nuk ka arritur t’i fitojë luftërat kundër 4 popujve të ish-Jugosllavisë (sllovenëve, kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve të Kosovës), Serbia, megjithatë, vazhdon t’i destabilizojë përmes popullatës serbe dy vende që ka tentuar t’i zhbëjë (Bosnjën dhe Kosovën). Në Bosnjë përmes entitetit serb, në Kosovë përmes “partisë” Lista Serbe.

Shteti i tretë që pandërprerë gjendet nën presionin serb është Mali i Zi. Fushata permanente antimalazeze, e orkestruar nga Beogradi zyrtar, nga kisha ortodokse serbe dhe nga shërbimet sekrete ruse sot, me sa duket, arriti një fitore në etapën për zhbërjen e shtetësisë së Malit të Zi: humbja e Millo Gjukanoviqit është fitore e “botës serbe” në Ballkan. (Për këtë humbje të pritshme gjithsesi bart përgjegjësi edhe Gjukanoviqi, i cili si shumë udhëheqës historikë nuk arriti të përgatis një pasardhës të denjë dhe krejt pushtetin u përpoq ta mbajë në duart e tij. Kush e mban krejt pushtetin në duart e veta, në fund bëhet përgjegjës për të gjitha gabimet).

Gjithsesi, është ironi e historisë që në rrëzimin e Gjukanoviqit mori pjesë nga një pozitë e rëndësishme politike edhe një shqiptar i Malit të Zi (me përkrahjen e rrjeteve parapolitike shqiptare jashtë Malit të Zi). Mbetet për t’u parë nëse Mali i Zi do të degradohet edhe më tutje në rrugën e të qenmit vasal i Serbisë. Ky rrezik ekziston.

Fitorja e ultranacionalistëve serbë në Mal të Zi do t’i japë krahë regjimit të tanishëm në Beograd për të vazhduar politikat e sabotimit të Kosovës përmes “Listës serbe” dhe grupeve kriminale të lidhura me të. Djegia e shtuar e veturave në veri të Kosovës vetëm për shkak të targave të Kosovës është sinjal i qartë se Serbia nuk ka bërë asnjë kthesë në Ohër para disa ditësh.

Për partitë politike shqiptare në Kosovë hovi i ri i shovinizmit serb në Ballkan është një rast i ri për të kuptuar se asnjë qeveri e Kosovës nuk duhet të jetë e varur nga votat e një partie që dirigjohet direkt nga Beogradi. Çfarë ka ndodhur në të kaluarën, le të mbesë në të kaluarën.

Fitorja e opsionit proserb dhe proputinist e kthen Serbinë sërish në brigjet e Adriatikut malazez, jo vetëm në mënyrë simbolike. Përmes nismës “Ballkani i hapur” Serbia ka hapur rrugën për qasje të papenguar edhe ndaj porteve të Shqipërisë. Në të vërtetë këtë rrugë shqiptarët qeverisës të Tiranës ia hapën vetë përmes shkurtpamësisë strategjike dhe aleancave politike që marrin parasysh vetëm interesat mendjengushta dhe afatshkurtra për të mbajtur pushtetin.

Millo Gjukanoviq qëndroi në pushtet mbi 30 vjet. Në fillim të karrierës ka qenë gabimisht i orientuar, por pastaj: ka kundërshtuar Millosheviqin, Koshtunicën, Tadiqin, Daçiqin, Nikoliqin, Sheshelin dhe së fundi Vuçiqin. Gjukanoviq e ka bërë Malin e Zi të pavarur, duke e anëtarësuar në NATO. Ai e ka pranuar pavarësinë e Kosovës më 2008, më 1999 ka strehuar refugjatë nga Kosova dhe vazhdimisht ka atakuar politikat e Beogradit kundër Kosovës.

Nga gjenerata e tij Millo Gjukanvoviq mbetet politikani që ka bërë kthesën më spektakulare pozitive në karrierën e tij (duke u bërë kundërshtar i nacionalizimit serbomadh) dhe gjithsesi edhe politikani më i artikuluar politikisht në dekadat e fundit në Ballkan. Si shembull po japim këtu një citat nga një intervistë e tij dhënë një televizioni të Sarajevës në janar 2021: “Ka disa familje burimore malazeze në Beograd që shtyhen me bajrak për idetë serbomëdha. Ja, për shembull, ai Beçkoviqi (Matija Beçkoviqi, poet serbomadh dhe ideolog antimalazez, v.j.), e ka thënë një ‘mendim të madh politik: Kosova është fjala më e shtrenjtë serbe’. Në vend se populli të tallet me këtë thënie, sepse, fatkeqësisht, Kosova e ka përjetuar fatkeqësinë që e përjetoi, nën një: falë politikës së gabuar disadekadëshe të Beogradit ndaj Kosovës, pastaj, nën dy: falë përpjekjes për spastrim etnik në Kosovë më 1999.

Është e nevojshme që pak të hallakatin arkivat e shërbimeve të tyre sekrete, nëse nuk i kanë shkatërruar, dhe të shohin se ka ekzistuar plani i përgatitur për një inxhiniering të ri etnik, me ç’rast shqiptarët do të dëboheshin dhe do të zhdukeshin gjurmët e jetës së tyre në Kosovë, përmes asgjësimit të të gjitha evidencave, përfshirë edhe librezat shëndetësore. Por kur për këtë plan kuptoi bashkësia e gjerë ndërkombëtare, NATO e pa të nevojshme të reagojë në atë mënyrë siç reagoi. E tani na shfaqet mendimtari i madh politik (Matija Beçkoviqi), i cili thotë: ‘Kosova është fjala më e shtrenjtë serbe’. Dhe kjo bëhet ide prijëse e politikës shtetërore (serbe). Kjo është tragjedi. Tragjedi. Sepse ky poet edhe më tutje do të vazhdojë të kalojë kohën nëpër kafehanet e Beogradit, por populli që ka rënë viktimë e këtyre budallallëqeve edhe më tutje do të rrëshqasë nga disfata në disfatë, edhe më tutje do të vuajë, por, natyrisht, do t’i shkaktojë vuajtje edhe të tjerëve”.

Me presidentin e ri proserb në Podgoricë raportet me Kosovën nuk do të jenë të mira siç ishin nën udhëheqjen e Millo Gjukanoviqit. Por ky është problem në radhë të parë i Malit të Zi. Kryetari i ri ka premtuar se do të mbajë kursin proeuropian. Frika se Mali i Zi mund të çnjoh Kosovën duket e pabazë tani për tani, sepse do të ishte në kundërshtim të plotë me interesat e një shteti anëtar të NATO-s që aspiron të hyjë në BE.

40 Komente

  1. A
    Askushi

    E pse kaq ZI? Nese raportet do te jene me nje Serbi ne BE dhe demokratike, ku eshte problemi ketu? Cfare do te beje nese ka raporte te mira me Qeverine Malit te ZI, Dalje ne Det??!!! OOO po ajo eshte e sigurte sapo te dy vendet jane ne BE, porti i Tuzikt eshte i Serbise dhe gjithe Europes.... Me duket shume koncept i vjeter kjo qe thote ky gazetari

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni KS

      1. Tuzi eshte komune me popullsi shqiptare prane Podgorices. Nuk ka dalje ne det. 2. Serbia nuk eshte shtet normal evropian me te cilen te lidh vetem tregtia. Ideologjia klerofashiste mbisunduse prodhon mbi nje shekull regjime qe pushtojne fqinjet duke ushtruar gjenocid. Vucic dhe Millosheviq jane vetem fetyra publike te mendesise fashiste dhe gjenocidale serbe. Ka prova sa te duash per kete por ja nje e shpejt - Cili eshte shteti i vetem ne Europe (pos vazalit Bjelorusise) i cili nuk i ka veten sanksione Rusise per pushtimin e pjeseve te Ukraines? - Eshte Serbia pra, e udhehequr nga miku Aleksandare i kryeministrit shqiptar. 3. Ne kohen kur edhe shtetin me te fort demokratik ne bote si SHBA levizjet nativiste si MAGA e Trumpit jane aq te forta dhe kerkojne te shiqohet interesi vetanak i qytetareve amerikan, a nuk eshte koha qe te ulet doza e internacionalizimit shterpe prezent te disa shqiptare dhe te shiqohet interesi i popullit shqiptar dhe t'ua leme floskulat per BE, demokracine e tregtine e lire te tjereve. P.S. Humbja e Gjukanoviq eshte padyshim lajm i keq per shqiptaret dhe rajonin. Rryma pro-serbe dhe pro-ruse kontrollon nje shtet fqinje anetare te NATO-s. Pasojat do t'i ndjejme ne vijim.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prec Ulaj

        Kunder saksioneve ndaj Rusise eshte edhe Kina, e lekundur eshte edhe Greqia.

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fit

        Duke marre parasysh sjelljet e politikes respektivisht te popullit serb prej shekujve sa i perket hegjemonizmit, debimit, persekutimit, tokes se djegur dhe asimilimit te popujve te tjere eshte me shume se e pritshme qe Serbia do te tentoje qe permes cdo menyre te mundur te realizoje projektin per Serbi te madhe. Sinkronizimi i te gjitha veprimeve ne Serbi per kete projekt prej vitesh ose dekadash mund te shihet shume lehte dhe eshte evident jo vetem per analistet apo sherbimet sekrete (fushata dezinformimi dhe diskreditimi, blerje te politikaneve ne shtetet e tjera, lufte hibride, bashkepunim me nentoken dhe krimin e organizuar per destabilizim te shteteve tjera si dhe diskreditim i personave te padeshiruar). Sa per te nenvizuar keto po i ceki vetem dy fakte (!) aktuale te njohura mire per publikun apo ekspertet: 1. Manipulimi i Dick Marty-t dhe furnizimi i tij me informata te rrejshme per Gjykaten ne Hage 2. Pastaj tentimi per vrasjen e tij nga sherbimet sekrete serbe apo nentoka serbe per t´ iu veshur kete pune shtetit te Kosoves Sic e ceku gazetari enderra e Serbise per dalje ne det vazhdon edhe aktualisht. Askushit do i kisha rekomandu te informohet se per cfare qellimi Serbia pushtoi para shume dekadash jese te bregdetit te Shqiperise dhe pse u detyrua te largohet. Keshtu qe synimi i Serbise per te dale ne det (permes metodave qe i ceka me lart) nuk do te ndalet ne Mal te Zi. Me dallim prej shume shteteve/popujve tjere qe kane kryer lufta agresive me masakra te tmershme por jane penduar dhe kane tejkaluar proces rehabilitimi Serbia as nuk ka filluar dhe nuk pritet qe te filloje kete proces. Ne Serbi ndodhe e kunderta: Behet glorifikimi, hyjnizimi, mbrojtja ne cdo menyre e krimineleve te luftes deri ne diten e sotme, te cilet jane pergjegjes per vrasjet, perdhunimet, spastrimet etnike etj. ne luftat ne Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosove. Dhe te mos harrojme thenjet e akademikeve dhe politikaneve serb qe hapur therrasin per shtypje, pushtim dhe sundim te popujve tjere. Kryetari i tanishem i Serbise pati thene ne parlamentin e Serbise ne kohen e Milloshevicit gjate luftes se Bosnjes se sa boshnjake duhet te vriten per nje serb te vrare... Shpresoj qe kjo permbledhje e shkurte te sherbeje qe te mos jemi naiv ne sjellje me Serbine dhe politiken e saj...

        Përgjigjjuni
      3. S
        Shqiptari i Ilirisë

        Një ashtu të madh kanë për të ngrënë pro sërbët në Mal të Zi. Sërbia është vetë me b.... në ujë dhe ka hapur këmbët për të hyrë në Evropë.Ik o Robell se s'ka bythë as Sërbia dhe as një grusht pro sërb në Mal të Zi ti kundërvihen SHBA dhe BE!

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hila

          Ju qe e njifni zerbini e kishen serbe mos u merzisni nga opinjonet e disa dallkaukeve ,apo nipa serbije, si shkelZeni e argita apo lubonja! Keto ashtu mendojne, ashtu shkruajne e nuk nderroje. Prifto me i madh i kishes serbe ne meshat qe mbante ne kishe ne vite 92-99 thoshte: kush vret musulmani' katolikun e shiptarin esht e hero.

          Përgjigjjuni
        2. E
          Emigranti

          O idiot i dobishem, Rusia paguan para Partise Demokratike dhe LSI ne Shqiperi, nje ish presidenti shqiptare dhe nje ish kryeministri. Sali Berishen e ke non grada nga SHBA me gjithe familjen dhe askush nuk guxon te thote nje llafe ne Kosove apo Shqiperi per keto.. Drejtesia ka frike te veproj.. ndersa ti e ke hallin tek dalja e Serbise ne det apo se ne menyre demokratike u zgjodh nje president ne Mal te Zi. Sot nga Kroacia e deri ne Portugali nuk ka kufinj ndersa to sheh fantazira me kufinj ne ballkan. Kosova e ka firmosur levizjen e lire me Serbine por me Shqiperine ende duhen kontrrolle. Kosova i jep Serbise cdo vit 500 miione euro tregti ndersa ti ende shkruan per dalje ne det. Idiotet e dobishem e kane marre ne qafe Kosoven historikisht.

          Përgjigjjuni
          1. a
            arben

            ky fare robelli do ta bej malin e zi dhe me zi duke e bere vilajet tyrky.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Admir

              Po o Robell po . Serbia eshte shteti me i lodhur i Ballkanit . Nese ne ankohemi se po na iken rinia Serbise i ka ikur me kohe . Per 20-30 vite vetem pleq do kete Srbia me keto ritme . Me thone ca komshi serbe ketu kur nganjehere shtypi permend se do kete lufte “ po ca lufte ku ka ushtare me vetem me ca pleq po luftuan “ . Mali i zi e ka mare rrugen europiane me kohe , Nuk eshte se populli votoi pro Serbise kjo ishte vote kundra sepse 30 vjet ne politike ishte kthyer dashje pa dashje ne nje autokrat e korupsioni kishte arritur majat . Sa per pro serbet gjithmone do e mbajne me shkume se gjithmone kane humbur cdo lufte .

              Përgjigjjuni
              1. T
                Toni KS

                Ushtaret serb ne vjeshten e vitit 1912 mbrriten ne Durres jo di turist por ne "Detin Serb" si pushties. Nga aty u larguan vetem pas kercenimit serioz Austro-Hungarez. Serbet jane padyshim armiq te shqiptareve per shkak se ideologjia mbizoteruese klerofashiste e tyre synon pushtimin e territoreve ky banojne shqiptaret (me sa me pak shqiptare brenda). Mirepo eshte gabim te nenvleresohet potenciali dhe pergaditja ushtarake e tyre. E kane deshmuar edhe me pare dhe mezi presin ne te ardhmen qe me force ushtarake te pushtojne territoret e vendeve fqinje kur rrethanat nderkombetare ta lejojne kete. Strategji me e mire se perqeshja ndaj serbeve do te ishte pergaditja dhe furnizimi i duhur i ushtrive te Shqiperise dhe Kosoves.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tonin

                  O ti Ekspert, ti na kujton nje Kompani me serb ne Durres dhe paskan urryer shqiptaret, cilet shqiptare thua ti, se ne te njejten kohe ne Durres disa Haxhi Qamila donin Baben. Nuk mund te jete ekspert nje Kosovar me marrdhenie mes Shqiperise dhe Serbise se jeni po aq anti Shqiperi sa jane serbet. Ti na tregon nje Tufe me serb po per Juve qe benit punen e Otomaneve dhe u shitet nuk thua gje. Serbet nuk jane me te rrezikshme se Turqit per Shqiptaret.Mos na tregoni gogolin serb juve qe quani shqiptaret Kristian greku e vllehi. Rrini aty vrahuni mes jush po mos fut hunden ne Shqiperi se jemi shtet tjeter e ka Kufi per disa arsye. Kelyshet e Xhafer Deves nuk kane pune ne Politiken e Shqiperise. Shqiperia ka edhe Katolik edhe Kaur qe juve I urreni. Per ju Shqiptar jane vetem ata qe vdesim me koke nga mekka. Mbajme Fen e Turkut se luftojme Shkaun o cfare rrene .

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                    Komentuesi i mesiperm (Toni KS) eshte teper konstruktiv. Duket qe komentet e meparshme te tij nuk ja ke lexuar sepse nuk do ta kritikoje ne kete menyre. Toni KS eshte shqiptar nga Kosova qe njejte urren (me te drejte) si serbet ashtu edhe turqit. Une do te deshiroja qe te tille si ai te kemi sa me shumë.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Toni KS

                      @Tonin, Serbia ka pretenduar (dhe vazhdon fshehurazi) territorin shqipar nga vija Durres- Elbasan e siper. Shkodren e morren malazezet atehere. Fuqite e Medha (Austro-Hungaria insistoj shume) i detyruan te terhiqen, keto jane fakte historike. Ka budallenje ne te dy anet e Tunelit te Kalimashit/Morines qe merren me brockullat fetare por une besoj se jane nje pakice qe ben zhurme shume. Sa i perket njohjes se politikes se Serbise ne jemi pakrahasimshmerisht me te pergaditur sepse i njohim me themel. Nuk pretendojme se njohim me mire politiken greke me te cilet nuk kemi pasur pervoje te drejteperdrejte historike edhpse bashkendjejme me vuajtjet e bashkekombaseve came dhe ndajme pak a shume te njejtin fat me ta. Per ata qe nuk e dine egziston nje krahine e tere sa Kosova e quajtur Toplice te ciln Serbia e pastoje etnikisht nga shqiptaret pas Kongresit te Berlinit njejte si u debuan camet nga trojet e tyre.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Admir

                        O Toni po si do vije Serbia deri ne Durres ? Me thuaj si ajo Serbi me popullsine me te plakur ne Ballkan doluftoje kundra Natos ? Kujt i duhen historite e para 110 viteve . Serbia eshte shteti ballkanik qe 200 vitet e fundit ka humbur cdo lufte .. llogarit qe jetojne me prallat e betejes se Fushe kosoves kur humben thellesisht e u kthyen ne vasale brenda ores te Osmaneve

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pollogasi

                          dhe është zgjeruar 4 herë.

                          Përgjigjjuni
                      2. A
                        Admir

                        Ju kelyshet antishqiptare te Vatikanit mos e hapni gojen per Serbine se vetem ju keni luftuar perkrah saj e vetem ju i martoni vajzat me serbe akoma . Jo te gjithe se katoliket pro shqiptare qytetare jane ajka kulturore e patriotizmit shqiptar po tipa si ti qe fut percarje fetare jeni vulgu i ketij kombit . Mos i hyme hustorise se sdua te fus percarje po po ti beni llogarite do dale se ju i keni sherbyer turqise 10 here me teper se kosovaret

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fisnik

                          Ke ndëgju për Rugovën ti? Paske stereotipe në kokë. Shqiptarët e Kosovës kanë vdekë për Shqipërinë por ju keni qenë të mbyllur hermetikisht si Korea Veriore e nuk keni pas info. Në Shqipëri nuk keni pas mundësi me lëviz lirisht as me fol lirisht prandaj nuk keni pas informata elementare. Siç po shihet nga fjalët tuaja je i ngarkuar me urrejtje dhe për të tillët nuk bëjnë punë faktet dhe infot.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Për Tonin

                            Mos ia fut kot! Nuk qenke fare në rrjadha!

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pollogasi

                              Më trazofsh mutin në gojën tënde. Mos e përpi!

                              Përgjigjjuni
                        2. G
                          Go West

                          Koha ka treguar se paqja, lirite njerezore, zhvillimi ekonomik kane realizuar progres dhe prosperitet. Faktori i pare qe i dha mundesine e fitores Presidentit te ri, mendoj se ka qene qendrimi i prere proeuropian i tij. Jo fjalet e Gjukanoviçit, por urat e Dritanit jane vendimtare ne te ardhmen paqesore te faktorit shqiptar ne Mal te Zi dhe ne Ballkan. Sa per serbet, sa me shume ti "qellosh me gure" e te frigohesh prej tyre, aq me agresiv behen dhe e kunderta nje dore e shtrire, sado te refuzohet ne fund do te fitoje, do te fitoje europianizimi i rajonit. Sa per shqiptaret, them se sot ata jane ne shtepite e tyre, te ndergjegjesuar, te emancipuar, te orientuar nen ombrellen europiane...dhe po punojne fort per tu lartesuar ekonomikisht, si kurre me pare.

                          Përgjigjjuni
                          1. b
                            bashkimi per drejtesi

                            Shkrim i mirë i Robelit por habitem me disa komentues me mos njohjen e historisë dhe politikës serbe apo janë shpirtshitur si S; Beshishës, I. Mettës, D. Abazoviqit dhe disave në Kosovë. Serbia i ka bere 5 luftëra për të mundësuar vetit dhe Rusisë me dalë në Adriatik - Mesdhe prandaj kjo që ka ndodh në Mal të ZI është pjesë e Doktrinës serbomadhe dhe shumë brengose dhe mos u qoftë për nder atyre shqiptareve që votuan Milatoviqin.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Admir

                              Dhe te 5 i ka humbur . Edhe 150 te beje e dine qe do ti humbin , ne jemi kaq injorante sa nuk kuptojme se Ne ballkan koha po punon per ne e jemi faktori kryesor tashme

                              Përgjigjjuni
                            2. S
                              Seferi

                              Shkrim jo dhe aq realist, problemi eshte se ato serbe qe jetojne atje ne kosove bosnje e kroaci nuk mund ti mohosh, o do te besh lufte totale qe do sjelli mjerim e shkaterrim, e keq per te gjithe, o te krijohet Shqiperia e madhe e Serbia e madhe, rruge tjeter ska

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                                Askush nuk thot qe serbet te cilet jetojne ne Kosove dhe ne Mal te Zi te mohohen, por ata duhet qe ta respektojne kushtetuten e vendit ne te cilin jetojne e jo ta bojkotojne ate dhe te ngrisin barrikada.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Admir

                                  Garda beji llogarite sa ishin aty ne 1999 e sa jane tani ? E sa do jene pas 20 a 30 vitesh . Serbet jane race ne autozhdukje dhe ngaqe e kane kuptuar po e braktisin vendin ne mase

                                  Përgjigjjuni
                              2. F
                                Fatmiri

                                Sulltan Milo,si koleget e tij,nuk mendoi per pasardhesin e tij.Kete rezultat po gezon sot.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Eni

                                  Ta gezoni Abazovicin

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    RAIFI

                                    Pse o njerzë nuk e thoni të vërtetën se pro serbët në Mal të Zi i ndihmoi edhe Edi Rama për ta ndihmuar mikun e tij Vuçiq,por edhe Rusinë.Askush nuk do shef sherr nga kjo lojë pro sllave sa Shqipëria,do e shifni!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      DIKUSHI..

                                      Robell...gazetar " analist.,opinionist etj.." sipas .mendimeve qe pasqyron hera heres , cdo lexues kupon menjehere stilin tend te ge shkruarit , ku spikat pesimizmi,paniku,rreziku.,etj.e sidomos mbetja e ores tende mese 30 vite mbrapa ne gjykimet e tua mediokre..E kuptoj pamundesine tuaj per te bere ndryshimin vetiak qe te besh vleresimete realpolitikes se sotme moderne Me vjen keq qe ju nuk kuptoni se shperndani te njerezit panik e frike te tipit Kasandra.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Marko Polo

                                        @DIKUSHI, Robelli po flet për nacionalshevenizmin serb që i ka mbetë ora në shek.19 e ti ia mveshë autorit se i ka mbetë ora mbrapa. Më e pakta, nuk je fare në rrjedha për politikën e Serbisë! Jemi në kohë lufte, ty të paska kapë optimizmi!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          DIKUSH

                                          Ti qe zbulon rrjedha te rrjedha te politikes sic thua per " nacionalSHEVENIZMIN "serb nuk e ke pase fare te veshtire te kuptosh qe une paskam dale nga rrjedha e politikes serbe!!!!!Megjithe kete fakt qe zbuloni. ju zotni admirues i flakte i Robellit, me lini te kuptoj qe nuk keni haber fare nga realpolitika e sotme dhe rreshtoheni ne grupin e skeptikeve e frikacakeve.....

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            DIKUSH

                                            Ndersa ti je nje tjeter medioker kuptohet fans i Rob - ellit qe nuk merr vesh fare apo hic fare nga realpolitika dhe si frikacak i spikakur je mbytur nga paniku serb dhe nuk ke si ta kuptosh se si do te vazhdoje politika e larte ne favor te Kosoves..Je shume larg zbulimeve te Marko Polos....

                                            Përgjigjjuni
                                        2. X
                                          Xhaxhi

                                          Keta intelektualet e Kosoves ne shumice vuajne nga inferioriteti ndaj Serbise. E bejne Serbine sikur te jet superfuqia e botes dhe nje pordhe ne Beograd ndihet era me e forte ne Prishtine apo edhe ne Zvicer ku jeton ky Robelli. Ky paska frike nga dalja e Serbise ne det sikur jemi ende me 1912 dhe nuk e ditka qe ka dhjetra vjet qe vendet e Ballkanit kane nenshkruar marreveshje per ti heq barrierat e tregtise. Serbia fiton qindra milione euro nga tregtia ne Kosove dhe ky paska hallin e porteve te Shqiperise. Shume njerez mendojne ne Shqiperi qe keta intelektualet e Kosoves ju mungon pushtimi Serb.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            RAIFI

                                            Xhaxhit, Kosovarët e kanë vuajt mbi shpirtin,trupin dhe qenien e tyre afërsisht 100 vite Serbinë, andaj i dinë pretendimet e saj.Partizanet e Brigadës së V-të Sulmuese Shqiptare që erdhën në Kosovë flisnin njejt si ti dhe thonin i vuajmë 100 kosovarë për një komunist serb,por pas tradhtisë që u bëri setbi thonin më mirë.kishin dijtë barit kosovarë se oficerët nga Shqipëria.Apo je aq i pa dishëm sa të mos kesh njohuri se Serbia mban me dhunë toka shqiptare aq sa edhe administrojnë shqiptarët.Ndoshta je edhe i lumtur që Shqipëria ngadal por sigurt po futët nën sqetullën e Serbisë.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. X
                                              Xhaxhi

                                              Ti Raifi e para mos hap goje per partizanet shqiptare se mos te ishte per tanket e ushtrise se kuqe Ruse do ishin fut ne Kosove dhe Shqiperi. Kush do i ndalonte tanket Ruse qe marshuan ne Berlin Xhavet Mustafa me kriminelt e tij? Apo do vinte Hitleri nga bunkeri ku fshihej te mbronte Kosoven? Po te mos te ishte per partizant sot nuk do degjohej gjuhe shqipe e jo me te kishe 2 shtete shqiptaresh dhe nje gjysem shteti ne Maqedoni. Shqiperine e ka mbajt me dhune Greku, Serbi, Italiani, Gjermani dhe me pare perandoria osmane me keqe se ne Kosove por askush ne Shqiperi nuk ndihet inferior perkundrazi qeshin e tallen. Vetem ne Kosove degjon njerez frikacake e inferior qe dhjesin ne breke sapo degjojne per Serbine por me Shqiperine dhe Shqiptaret bejne si trima te medhenj e patriote. Edhe UCK e dime shume mire qe e themeloi Enver Hoxha e me vone e armatosi Ramiz Alia.. mos kujtoni ju se ne ne Shqiperi kemi ngrene bar vertet? Gjate luftes ne Kosove me 98 e 99 ishte Partia Socialiste qe e perkrahu hapur ndersa disa ne Tirane e Prishtine donin paqe me Serbine nga frika. Edhe ky Robelli nje idiot i dobishem i Serbise eshte. Serbi e ka patur te lehte me disa kosovare, shume te lehte.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. R
                                                RAIFI

                                                Po ia fut kot dhe pa asnjë fakt.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  RAIFI

                                                  Shqipëria o mjeran nuk ka luftuar as me grekë e as me serbë edhepse ia kanë marr më shumë se gjysmën e territoritndersa Kosova po.Po ta përkujtoi se Ismail Qemalin dhe Qeverinë e Tij e kanë ruajtur 400 kosovarë se vlonjatet donin ta hidhnin në det.Ka prova për këtë që thash.Sot vajzat e Shqipërisë me mirja janë martuar me serb dhe po e shtojnë rracën e serbit,ku janë mjetet sociale të Shqipërisë ku janë intelektualet.Rri o njeri e mos më nxit të qel grykën e thesin se të vie marre nga vetja yte.

                                                  Përgjigjjuni
                                            2. I
                                              Idrizi

                                              Robelli shume primitiv.Flet si para 200 vjeteve dhe si para 20 vjeteve.O katunar,duhet me heq kufijte gjithe Europa,po menduam se doli ne det e ne toke,vari trapin.Edhe Ballkanin kjo po e lu mendsh,kufini.Imagjinoje neser nuk ka kufi,nuk ka dogana etj.C`ndodh?Asgje.Te gjithe mendojne qe Serbia,meqe eshte vend me prodhimtari,ekonomi me te mire se Shqiperia,Kosova,Mali Zi,Bosnja etj do na mbysi me produktet e saj.Po te nisemi nga kjo llogjike,kur te futemi si Ballkan ne BE,vendet e BE-s,,do na mbyskan fare ekonomikisht.Puna eshte, se politikanet jane komplet bythqira,terhiq e terhiq,rrena pa fund,dhe te gjithe bohen politikan,

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Për Idrizin

                                                Ore Idriz, a e merr parasysh se jemi në kohë lufte dhe Serbia si po sillet? Hiq më larg se pardje Serbia nuk lejoi nxënësit e Kosovës të marrin pjesë në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës. Ti po flet thua se Serbia është shtet normal. Zotëri, ta kesh parasyshë që Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës! E di çdokush se bashkëpunimi dhe hapja e kufijve është e mirëseardhur në rrethana normale. Shiko realitetin, dallon nga dëshira, fantazia dhe ideologjia!

                                                Përgjigjjuni
                                              2. E
                                                Erdogan

                                                "Spastrimi" i Kosovos nga Serbet ishte i planifikuar qe pas Marreveshjes se Daytonit ndermjet Milloshevicit re Serbise,Tuchmanit te kroacise dhe Izetbegovicit. Kosova ka qene e pushtuar nga Serbet njesoj si Kostantinopolin dhe gjithe Ionine Turqit barbare,Palestinen Israeli,e ashtuquajtura SH.B.A-ja e Anglise etj. Popullsia e Kosovos u urdherua te shkonte ne Arnautistane se kishte C.N.N dhe agjenturat me vete. Sic ja bene popullit te Ukrahines me cifutin Zhele-Nskit qe shkaterruan nje shtet gjigand vetem e vetem se donin ta shkepusnin nga Vellezerit Ruse. Zoti d.m.th Drejtesia vonon por nuk harron. Tani do duket perendimi hipokrite qe ka perkrahur nje Turqi Islamike dhe Vrastare ne dem te Kombit Greko-Ilyre. Me situaten e krijuar paqesore ndermjet Arabise Saudite dhe Iranit Angloamerikanet dhe Israeli jane shume te shqetesuar.Nuk e prisnin se keshtu i duan shtetet te kene divergjenca dhe te shesin arme. Per kete ka merite Kina.Nje Nato tjeter po krijohet dhe me heqjen e dollarit nga BRICS (Brazil,Rusi,India,China,South Afrika Argjentina,Meksiko,Iran,Arabia Saudite etj Colonizatoret dhe perkedhelesit e Turqise do ti thone To Psomi Psomaqi. Perse lejon Perendimi "I Krishtere" nje Sulltan te kthej Simbole historike si Agia Sofia ne Xhami kur njifet per shekuj nga "UNESKO" si pasuri Kulturore? Kush nuk kupton se hajdutet e Parthenonit dhe pushtuesit te Qipros (kane baze Ushtarake atje) Colonizatoret Angloamerikane se jane jo vetem fajtore por Kriminele.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje