5 “thërrimet” e pensionistëve dhe 4 hidrocentralet elektoralë në 2013 ! 

31 Mars 2023, 20:09Blog Nga Kristo MËRTIRI

5 “thërrimet” e pensionistëve dhe 4 hidrocentralet
Mesdita e tretë e javës së fundit të marsit u mbars e polli zëra të zgjatur e gumëzhitës në zemër të metropolit. Disa OJQ, liderë e kalanderë politikë në opozitë dhe ndonjë analist fanatik në “pritë”, u shfaqën në publik duke kërkuar gjilpërën në kashtë rreth deklarimit të Kryeministrit se Qeveria kishte vendosur t’u jepte pensionistëve 5 mijë lekë shtesë (bonus) muajin e ardhshëm. Ndonjëri fërkoi duart dhe vrapoi për ta pagëzuar “lëmoshë elektorale”, “akt politik", "abuzim me fondet publike” ose “nëse vjen nga rritja e deficitit është një borxh që u lëmë brezave të ardhshëm”, “po shkelet haptas Kodi Zgjedhor “ etj. Mirëpo, mëhallalinjtë e mi pensionistë te Bërryli, i shkelnin syrin njeri-tjetrit dhe filluan të derdhin jo pa humor e qesëndi mendimet e tyre kritike për këta gojështhurur e barkngopur që gjoja nuk i zë gjumi për Ligjet e për shtresat në nevojë. Arritën deri aty sa bënin pyetje therëse e të drejtpërdrejta, pa kokërr lajthie në gojë: Përse nuk ia mbushën mendjen Ramës e Qeverisë, që këto 5 thërrime t’i etiketonin si dhurata “për Ramazan e Bajram” ose “për Pashkë” dhe t’u mbyllej goja “opozitarëve” qaramanë e mediave namusqare ? Këto të fundit, para cdo Viti të Ri, cuditërisht shkruajnë e flasin gati përditë për të njëjtën shifër të rrumbullakosur e të mbështjellë mirë dhe e shesin me daulle brenda e jashtë Shqipërisë. Aq tepër e fryjnë me dashje e pa dashje dhe sikur është bërë nami, sa që tek njerëzit e ndershëm e dinjitozë të moshës së bardhë, herë-herë kthehet në boomerang e gati në fyerje të personalitetit. Më tej: Përse vallë ndonjë “kompetent” në Polit(h)ikë a në Financa, e pagëzon “lëmoshë”? Mbajmë mend që në monizëm na thuhej hapur me gojë e me shkrim se ato janë “para, ushqime e sende të ndryshme, që u jepen për mëshirë një lypësi, një të varfri a një të papuni në vendet kapitaliste e revizioniste”(?!). Dhe akoma më tutje, lëmoshat përcaktoheshin si “grurë i zier, meshë dhe ushqime të tjera, të cilat u ndaheshin të varfërve në raste përshpirtjesh”! Pra, gjetkë daullja e gjetkë dasma…

Por pensionistët nuk harrojnë të thumbojnë edhe ndonjë OJQ buzëlarë, që tundin e shkundin vulat, zyrat dhe statistikat e fryra e të shfryra sipas oreksit dhe vetëm e vetëm të nxihet vendi në sytë e ndërkombëtarëve. Ja pyetja e tyre rrufe: Që të mos blihemi për 5 thërrime nga Qeveritë, përse këtyre “joqeveritarëve” u dridhet dora e zemra dhe nuk e hapin asnjëherë thesin e donacioneve të ardhura nga Evropa e Perëndimi ? Sepse kanë mbi tre dekada që vjelin e vjelin për  hallet e popullit fukara ! Madje ka prej tyre që tashmë rrojnë e mbretërojnë nëpër vila dhe i vëzhgojnë me dylbi të këputurit ekonomikisht në fshatra e qytete. Dhe na shesin parime e moral me okë. Apo vazhdojnë t’i besojnë urtësisë së mocme, për të tjerët jo për veten: Më mirë një kokërr me djersë se një thes me lëmoshë ?! Sepse shumë pensionistë në tërë vendin nuk e kanë gjetur ende “mesin e artë”, as andej, as këtej, pa përfituar nga të dy krahët…

Llafollogët e gjithollogët parallinj e hipokritë sipërorë nëpër ekrane e faqe gazetash, për të na e mbushur kokën plot se janë “opozitarë të përjetshëm”, vazhdojnë në të njëtën udhë shërbimi, tërbimi e shpërblimi. Bashkë me ca liderë që nganjëherë tregohen të “dhembshur” e të “pikëlluar” për shtresat vërtet në nevojë ! Vecse mëhallalinjtë e mi flokëbardhë e mendimebardhë, të mërkurën që kaloi, lexonin me zë Nenin 4 të Kodit Zgjedhor ku thuhet qartë e saktë për ndalimin e bonuseve e pagave “4 muaj para zgjedhjeve politike”(të Qeverisë së Re). Dhe i dhanë karar me atë pyetjen plot spec: Ish pushtetarët e vjetër e të rinj, përse nuk kërkojnë “gjilpërën” rreth mullarit të tyre të korrupsionit sa një mal ? Apo drapri tërheq nga vetja…

Fjala vjen, gjitonja jonë Myrvete, motra e aktorit të njohur durrsak Muharrem Hoxha(me origjinë denbabaden nga Dibra e Peja), paska lindur në Ulzë, kur babai i saj Irfan ndërtonte bashkë me shokët Hidrocentralin mbi lumin Mat. E pastaj mbi lumin Bistricë në Sarandë, ku një ditë… i hodhën pabesisht e poshtërsisht prangat “për agjitacion e propagandë” ! Por  Myrveti, vajza e vetme, paska lindur fiks në datën e “heqjes së triskave” kur njerëzia po shpëtonte nga marrja e frymës, në 1957 ! Humori i saj me vëlla Rremën, nuk shteron. Vecse ikja e beftë e bashkëshortes së tij të mrekullueshme, për pak ia vrau edhe satirën e sidomos sarkazmën. Tre muaj më parë folëm gjatë me regjisorin legjendë të Estradës Profesioniste në qytetin bregdetar(mik i dajos tim dhe i peshtanakëve të Durrësit), të talentuarin Haxhi Rama…Dhe pensionistët e mençur hedhin edhe romuze. Mjaft prej tyre, vërtet “janë rritur me thërrime”, por Shqipërisë i falën gjithçka, djersë e mundime të pamata, atje “ku kishte nevojë Atdheu”. Dhe sot janë rreshtuar te “shtresat në nevojë” ! Pardje pyetën gati njëzëri e jo pa irritim : Përse harrojnë kaq shpejt vitin 2013 (Maj) këta soj politikanë e ish pushtetarë të “përgjëruar” për Kodin Zgjedhor, të cilët ia shitën një firme të huaj “Marksin”, “Engelsin”, “Leninin” e “Stalinin”(emrat e Hidrocentraleve), të gjithë në gjendje pune ? A do na shkoqitë dicka Doktori sot pas 10 viteve ?...Sepse shteti ynë do vazhdojë të paguajë deri 31 dhjetor 2044 (?!). Nga ajo shitje tepër e dyshimtë dhe plotësisht elektorale, na thoni sa qindarka fituan të shkretët pensionistë të Shqipërisë nga ata hidrocentrale ?

Duke mbyllur këto shënime, kujtuam edhe “shejtan budallain” e zgjuar zagorit, vjershëtorin origjinal e të papërsëritshëm që “nuk pati kritik që t’i pohonte apo t’i mohonte partishmërinë” e kohës. Kico Th. Spiri (Këthja), “ua ngatërron letrat të gjithëve, ua bën lëmsh llogaritë e pandehmat : kundërshtarët i druhen, aleatët nuk i zënë besë dhe nuk dinë c’të bëjnë me të, ta përgëzojnë apo ta injorojnë (gjersa më në fund kandisën dhe urdhëruan “të mos kërrente më vjersha”)…Përshembull, për 4 Hidrocentralet që u kullandrisën dhe u shitën  nga pushtpushtetarët e Doktorit në maj 2013 (vigjilje e zgjedhjeve politike), le të dëgjojmë 14 vargjet me zarar të Kico Spirit. “Sepse nuk ka burrë nëne ta ndajë mendjen : ka qesëndi apo adhurim. Nuk ka ende studiues të përcaktojë se ku fillon adhurimi dhe ku mbaron qesëndia…”.

Hidrocentralin kur e pashë/

Në Ulzë, plot goja thashë:/

Marksi brenda/

  Mjekra jashtë !

Dhe ky shoku në Shkopet/

Engelsit shumë i ngjet !/

Në Selitë sa ma ka ënda,/

Sikur shoh Leninin brenda !/

Në Bistricë sec u cmalla,/

O Stalin, të lumtë palla !

U ndez drita, më nuk prita,/

Nëpër ujë c’u vërvita/

Dhe përqafova, m’u duk,/

Stalinin me gjithë cibuk !


 

21 Komente

  1. P
    Pensionisti i deshperuar

    Kristo, nqs nuk eshte lemoshe elektorale, si thua ti ne maj ose qershor do na japin neve pensionisteve 5000 leke te tjera? Fakti qe Berisha e ka dh..er, nuk dmth se duhet ta dhje..edhe PS.

    1. M
      Mal Cori

      Po me mire te na japin, a mos te na japin 50 mije leke? Po e ndjeve veten i dhjere, mos i mer.

      1. P
        Pensionisti i deshperuar

        Po te kesh pak tru do kuptosh se pensionistet nuk duan lemosha por rritje reale te pensionit e pa kushtezuar nga ngjarjet elektorale. E dhier eshte politika e qeverive qe manipulojne dhe jo pensionistet qe nuk rrojne dot me pensione lemoshe. A e kupton o truthare se 100.000 leke te vjetra duk dalin as per buke thate?

      2. D
        Dakord

        Zoti pensionist, sigurisht qe do merrni se keto parate jane nga taksa e jashtezakonshme e prodhuesve te energjise. Kur te mblidhet shuma do jua shperndajne. Kalit te falur nuk i shihen dhembet thote populli. Nese e quan lemoshe, mos merr, dhuroje. Lerja komentet politiqeneve dhe kanalisteve.

      3. P
        Pensionisti

        Po per indeksimin e pensioneve per shkak te inflacionit qe eshte 9% pse nuk u fol fare, e cila behet cdo fund Marsi, apo u mbyll me 5000 leke, kjo eshte tallje per kete shtrese.

        1. T
          Tirona

          O pensionist ! Nese nuk do te ishin ato kater hidrocentrale qe tan i shkojne ne xhepin e tyre 500 milon euro ne vit, pensionistet do ta kishin minimumin e pensionit me teper se 500 euro ne muaj vetem nga fitimi i ketyre kater hidrocentraleve nese do te ishin me pronar shtetin shqiptare.

          1. B
            Bureto

            O ti shoku im i tavllës! Indeksimi i pensioneve, për shkak të inflacionit, është bërë me ligj gjithë këto vitet e fundit dhe do të bëhet çdo muaj. Zotrote e di këtë se e ke përfituar atë, paçka se ka qenë i vogël dhe nuk na i ka mbushur syrin apo zgjidhur nevojat. Se indeksim është në fund të fundit dhe nuk është rritje pensioni, ashtu siç nuk është bonusi një e tillë. Bonusi jepet për të na ndihmuar disi ne pensionistët në periudha të caktuara të vitit siç është psh Viti i Ri. Po pse tani?! U dha njëherë 8.000 lekë në fillim të vitit, apo jo. Dhe ky i tanishmi është premtuar nga qeveria, qysh kur ajo vendosi një taksë të jashtëzakonshme për prodhuesit e mëdhenj të energjisë elektrike nga HC-et shtetërorë, që u shitën në 2013, apo të tjerë që janë ndërtuar nga kapitali privat pas 1992 dhe që energjinë e shesin me çmimet e tregut. Qeveria atëhere (kur diskutohej buxheti për vitin 2023), deklaroi se të ardhurat që do gjenerohen nga ajo taksë do shkojnë në favor të pensionistëve dhe kjo jo vetëm një herë apo vetëm një muaj. Se sa do vazhdojë nuk di ta them, po e sigurt është se ky bonus prej 5.000 lekësh, siç lshtë deklaruar do të jepet të paktën deri nga vjeshta. Unë nuk them se është lëmoshë dhe as tallje! Përkundrazi, është ndihmë për pensionistët! Por me të drejtë shtrohet pyetja: A duhet të rriten pensionet? Sigurisht që po, por ky është problem tjetër. Lidhet me shumë faktorë, por sidomos me skemën e pensioneve, kryesisht me uljen e shkallës së informalitetit, nga punëdhënësit që nuk i derdhin ato, duke shtuar kështu të ardhurat për vete, por ama në kurriz të pensionistëve, duke mos shtuar kështu të ardhurat e ligjshme për Institutin e Sigurimeve Shoqërore (ISSH), që merret pikërisht me administrimin pensioneve, si kudo në botë dhe në Shqipëri. Tung vëlla @pensionist!

          2. I
            Ibrua

            Dinjitoz si vazhdimisht me shkrimet e tua. Respekt gazetar i nderuar.

            1. S
              Sara

              Berisha i fali ato hidrocentrale në gjendje pune dhe të bërë remont me kredi që e paguan Qeveria e fitimet i marrin te huajt. Qeveria le ta anulojë privatizimin. Sa për rritjen e pensioneve Qeveria nuk eshte treguar e zonja per ti menaxhuar ato. Me ndryshimet që pësoi ligji ne 2015 ju hoqi dyshemenë dhe tavanin . Duke rritur kontrastin diferencën e pensioneve në 10fish. Dmth pensioni minimal eshte 8500 lekë kurse maksimal 85000 lekë. Ky ligj po i con Sigurimet Shoqërore drejt falimentimit të sigurt. Prandaj duhet ta ndryshojë sa më shpejt atë.

              1. F
                Fisniku i Freskut

                C'na kujtove vitet e jetes ne konviktin 14 te Universitetit te Tiranes kur kendonim: " Kth. Spiri, Kth. Spiro, nder poetet me i miri!"

                1. t
                  tetovari2

                  Nëse nuk jeni dakord me 5000lek (vetëm nuk e di të reja a të vjetra)dhe ju duket lëmoshë ktheni pas mos i merni. Mund të bëni një bamirësësi dhe ju si pensionist duke i'a dhuruar ndonjë institucioni social, përndryshe heshtni.

                  1. Z
                    Zina sallaksja karakurva

                    Sigurisht qe eshte mire ti marin pensjinistrt 5 mije leket, po mire do jete ti kene rritje ne çdo muaj aq leke e me shume! Se jane te vegjel pensjonet. Duhen rritur qe te marrin diçka me shume ne treg

                    1. N
                      Nje Veteran

                      Z. Kristo e ke qare me kete shkrim me nje gur ke vrare shume zogj sidomos me rikujtimin e vargjeve, nuk kam cte shtoj flet shkrimi .Nje bravo te madhe .

                      1. I
                        I juaji Edi Rama

                        Me kaq shume lloqe sa po beni, po me mbushet mendja qe ato 5 kacidhe per ata pensionistet me nje kembe ne varr mos ti jap fare! Pasi ashtu ne fukarallek jeni me te mirekuptueshem e si i thone nje llafi ketej nga Surreli "Iriqi do ferre" e une tek ferra e fukarallekut do ju mbaj se ashtu nuk bezani fare.

                        1. t
                          tirona

                          Keta jane te pa pare! para nje muaji dy a tre dite me rradhe gjithe mediat ora, syri, nevs 24 etj nuk lane gje pa thene se Rama genjeu nuk i dha leke pensionistee qe ju kishte premtuar ,kryeministri eshte mashtrues se premtoi leket e cmimit te energjise etj. Tani qe Rama po ju a jep leket po keta media ( dhe ska faj ai qe i quan kazan) tani thone pse ju a jep se po ben fushate . Keta perfundimisht jane shume rende ,jane kulmi i injorances ,me keto Rama ka lind me pallto jo me kemishe!!!!!!!!!!

                          1. P
                            Pensionisti qe mezi pret te mare bonusin

                            O Kryeminister mos i mer parasysh llafet e kazanit mire ja ke vene emerin, ate pune kane s’ kane me ca meren bath bath po nje koker thot populli ju jeni ne regull vazhdoni punen ne na keni me veht le te pelcase kush nuk na do , vazhdo biro.

                            1. a
                              arben

                              Nuk e kuptoj,pse keta lloj specialistesh dhe ky gazetar fillojne te cicerijne tani mbas 10 vjetesh(heshtja e nje intelektuale eshte me e keqe se vepra e nje krimineli,sipas Martin Luter King),per shitjen e veprave te medha shqiptare turkut,si metalurgjia,apo keto 4 hidrocentrale etj,,kur dihet qe Saliu,ky bastard turkoshak shpelle,ne vend qe te ndertonte demokracine perendimore ketu,sic shpresonin shqiptaret e robtuar,ja mbathi qysh ne fillim nga konferenca islamike,duke e rishndrruar kete vend ne nje vilajet turko-arab. Por ja dhe biri tjeter i sulltanit rajai Ram,me nene tjeter,vazhdoi te njejten qasje andej nga Babe Rexhepi,duke i dhene munxet here pas here Europes. Te shohim cdo ndodhe tani me kryevezirin e vilajetit arnaut,qe Baba eshte bere nje me Putin? Eshte per te qalle halle me te vertet.

                              1. P
                                Pensionisti qe mezi pret te mare bonusin

                                O Kryeminister mos i mer parasysh llafet e kazanit mire ja ke vene emerin, ate pune kane s’ kane me ca meren bath bath po nje koker thot populli ju jeni ne regull vazhdoni punen ne na keni me veht le te pelcase kush nuk na do , vazhdo biro.

                                1. s
                                  shurupi

                                  Lexova artikullin Lexova dhe disa komente. Zotërinj bashkpensionistë, krijoni shoqatën jo qeveritare të pensionistëve. N.q.s. është krijuar, unë nuk jam në dijeni! Krijojeni që të marrim ndonjë fond për të kaluar ditë të zeza. Por më kryesorja. SA ËSHTË MINIMUMI JETIK NË VENDIN TONË TË BRAKTISUR?! KËTË TË KËRKOJMË!

                                  1. P
                                    Pensionist pa parti

                                    Shurup e harrove që ka një parti të pensionisteve qe ka kryetar Selami Jenisherin, ish deputetin e PD-së 2019-2021? Tani futu ne ate parti dhe kontribuo te zgjidhen hallet tona.

                                  2. q
                                    qenfistan

                                    Perseri lesh me qime,pa fund nga media.

                                    Lini një Përgjigje