Kronikë: Ardhja e Babos dhe merzia e një dite me gropa

30 Mars 2023, 20:13Blog Agron Gjekmarkaj

 

Veshtirë të thuash si dita nisi, si bitisi po! Buzë darke u hap lajmi "po vjen Babo po vjen Babo" e aman falë i qofshim zotit ç'të shihje?!

U ngriten të gjithë në këmbe nga kafja e Parlamentit dhe u nisen me yxhym për të dalë kush i pari të mberrijë në sallë. E vogel ajo dreq porte! Shtyheshin , shkelnin mbi trupat e njëri-tjetrit. Damo si më i fuqishem nga palestra shtynte Taon. Toni kapte prej mënge Braçen që të kalonte Tao. Ai i hakerrehej "ça ben mi ça bën e mban veten dhe njeri Perendie pse bën me hile?"

Klosi i vinte sterkëmbeshin Shalsit duke perfituar nga fakti që shendetlig ka qënë sefundmi.

Çuçi me Ulsiun mbanin mjekrren me dorë mos jua shkulte turma pergjatë asaj rëndjeje. Xhemali me Nasipin tentuan të dilnin nga dritarja por ishte me hekura.

Më i zgjuar u tregua Niko me Etjen Xhafajn që u futen barkas dhe fap u panë në anen tjeter. Antoneta Dhima mbante mbi supe Zonjen Bozdo e ndihmuar nga Ben Pellumbi.

Nuk kuptohej në ishte truk për të perfituar vete apo ndihmë për të moshuarit.Potere e zallamahi , sherr e shamatë kush të mberrinte i pari. Tit Vasili i shihte venger dhe thoshte ashtu ju pafsha kokat hëngshi.

Per gezim të pergjithshem Babo erdhi prej se verteti por nuk na qerasi me fjalim.

Të kthehemi në mengjes !Prit e prit që të hapej seanca e hiç. Nuk fillonte. Deputetet vinin ngadalë. Jorida e cila gati e shnderroi Çyrben në poet lirik si Orfeun në shkallet e Kuvendit desh shperrtheu në vargje me në fund erdhi.

Çyrbja filloi të ndertonte metafora aqësa me shkaktoi xhelozi. Tabaku e perqendruar si gjithmone mbi vetveten degjonte zerin e vet të kadiftë që kumboi tre a kater herë gjatë oreve në mbrojtje të vegjelisë. Ibrahimi tundte koken, buzeqeshte, qeshte dhe kafshonte buzen qe i dridhej per ta berë terbiet. Salianji xhymert i lindur që heret mi ra telefonit. Eja të pimë kafe tha. Shkova. Kur ç'të shihja tavolina plot me petulla, mjaltë, qumesht, lenga frutash, proshutë! Ç'janë keto more i uruar i them. Do hamë tha sa të të dalin tëmthat vëndit se unë që paguaj gjithmonë, nje herë harrova të fus doren në xhep e me nxorre namin. Me pas me dha edhe një kaçile me veze fshati e dy shporta patate me vete, ca qepe e do mish të thatë. Sakën se fut më doren në xhep se të bëra hasem mu hakerrye. Do shkojë lart e më lart ky djalë mendova me këtë bujari.

Bela sot i kishte kompleksuar gjitha gratë e qeverisë. Shumë enigma fshihte në ondet e shumta të flokeve që misterioze e bënin pamjen. Shtiu nja dy herë për të mbrojtur ërzin e Babos dhe ndenji rënde sa Ulsiu nuk guxoi ta shihte në sy. Niko i çoi një kafe të cilen ajo e rrufiti ngadalë.

Por edhe Teta Gerta të cilen e dija shpirtdhembshur, të pazonjen që ta kandisë inatin kaq gjatë, kishte blerë një xhakete të re me jelek plot sumbulla fakt ky që e gezoi qamet Boren. Olta e cila është mesuar të bëje diplomaci nuk po mē negocion dot paqen me Teten meria e se ciles po ma shpon xhanin si tyrjelë. Aty ku rri Margeri kishte rëne tisi i nates nga vendi bosh. Nuk të behej të ngrije koken, thithetimë Niko dhe Tezja si dy gur varri nuk pipetinin.

Toni sot shpalli misionin e ri për të bërë zap të keqen dhe për të promovuar të miren në një fjalim fatidik . Gati e besonte dhe vete. Mbase Babo pas 14 Majit bën zamet per atë dhe Ben Pellumbin ndonjë ylyfe.

Mimi di Puccini erdhi vonë por ska rëndesi kur kjo ndodh. Historia hap deren kur ajo vjen dhe e mbyll kur ajo iken. Etjeni nuk pat kurajo të kerkonte rrefenja. U mjaftua me dy tregime të Lavdrim Krashit për Londren. Etilda ngjante e sapo dalë nga një oper klasike ku solemniteti i ngjyres së zeze dhe mekankolia e qendrimit meritonin herë pas here psheretima.

Shalsi vendosi të flasë sot duke i vënë frazat mullar i cili mbet pa maje. Gazment Bardhi pasi vula po i prish gjumin e nates sajdiste herë një herë një tjeter por mua ka ca muaj që me rri rënde duke me shkaktuar plagë në ndergjegje teksa mendoj ku paskam gabuar.

Ermua kishte veshur një xhaketë të bukur me ngjyra arlekini dhe kur kishte mundesi ja çonte nervat kujdo që i dilte perpara gjatë drejtimit të seances. Luan Baçin do ta shnderrojë në patjeter në Luan Boçi paçka se shpesh perpiqet ti mbushe mendjen që e ka Baçi, ajo Boçi të thom.

Kryezevendes Lideri po bëhet gjithnjë e më serioz. Ai sot shikimin e kishte të serte e mendimet e thella. Atëherë kur i kisha humbur shpresat me leshoi një selam. Ndonëse është ngjitur lart ka ruajtur thjeshtësinë. Ndersa Albana kishte ndier pranveren në çdo skaj. E shihja me mall dhe mendoja kam ënderruar gjithë jeten të behem vartes i saj në parti dhe tani që endrra mund të bëhet realitet skam guxim ti jap jetë asaj. Dash Sula luftetari i betejave epike me zhgenjeu shumë sot. Mu duk sikur dheu me rreshqiti nën këmbe kur që në sabah e gjeta tek hargalisej më një grup deputetesh socialistë. Pikerisht ai për të cilin mund të bëje be. 

Ftuam Laert Duron ta bëjmë pjesë të kronikes. Iku më vrap. Amanëni tha në kini Zot me lini në paqe! Nje here me tha Babo nuk do shkosh më në gjueti per keca dhe desh me ra damllaja. Tensioni 200. Kosta i Gramozit Lindites e me zemer dhe i Babos desh qau se helbete është i ndjeshem. Me Isuf Çelen pimë një redbull si qerratenj i cili na hoq pezmin e një dite me gropa pa ngjarje pa maja, pa debat ku krejt si merzia e Xheles për Kamzen që ja hoqen duart që hajer mos befshin.

54 Komente

  1. X
    XYZ

    Yp xhixhi doli magjari i saliut , k.ari me sy , qe qan per Grida Sumen...turp vetem turp

    1. k
      k

      Humori nekrologjik i E.A.Po.

    2. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

      Nuk po them qe nuk ndodh kështu. Ne qofte se PD është nje konglomerat trapash zalli të të gjitha ngjyrave dhe niveleve, PS është nje unitet servilash dhe zvarranikesh we Jane kail të shtrihen pertoke qe Rama të ecë mbi ta. Por megjithate, menyra se si e shkruan to mor Gjekëmarkaj të çan trapin, dhe nuk të ben fare per të qeshur. Po ti, çfare servilash mbledh rreth vetes qe qeshin kot me surrogatot qe shkruan ti. Se mos kujton se I bën ndonje dëm Babos me keto shkrime. Vetem sa i shkund pluhurat e rruges. Me mire lere fare, qe të pakten të na vije per të vjelle me servilet e Ramës, jo me shkrimin tend.

      1. A
        Albi

        Shume dakord, te can trapin. I vetmi moment qe me eshte dukur i llogjikshem Gjekmarkaj ka qene kur i doli hapur kundra Sali Berishes ne kongresin e dhjetorit 2021. Me pas filloi renia. Shume shume i ulet. Po pate koqe beji balle deri ne fund, nuk ke koqe ik, leri vendin nje personi qe i ben balle.

        1. s
          sociali

          i ke thene si duhet.

        2. C
          Cika

          Banal. Grotesk. Llapaqen.

          1. S
            SORIN

            Ore, a do ti thote njeri ketij Agronit qe nuk i lexon kush keto lloj shkrimesh koti? Se ky i ziu kujton se ka shpikur nje rubrike te papare letrare, ku me humor "te thelle" shpartallon maxhorancen!

            1. E
              Emiljano

              Ti i ke lexuar ama

              1. Z
                Zysha

                Une jam perpjekur ti lexoj, po nuk kam kuptuar gje! Nuk e di cfare gjinie letrare jane: komedi apo tragjedi? Nje gje tjeter qe nuk di eshte pse e ndjen vehten kaq superior artikullshkruesi?

                1. Z
                  Zysha

                  Une jam perpjekur ti lexoj, po nuk kam kuptuar gje! Nuk e di cfare gjinie letrare jane: komedi apo tragjedi? Nje gje tjeter qe nuk di eshte pse e ndjen vehten kaq superior artikullshkruesi?

                  1. S
                    SORIN

                    Emiliano, Ndjese qe po te zhgenjej duke te thene se lexova vetem 2 paragrafet e pare!

                2. Z
                  Zonja Çure

                  Ky eshte me cari nder pd-ista, efekti i darkave me Faron dhe Bythplasarin.

                  1. l
                    luzati

                    zoteri je ne parlament per te treguar alternativa qeverisesese , jo per te bere hartime pa piken e e vleres e keni ulur shume nivelin e perfaqesimit ....

                    1. S
                      SADIU

                      Legen fute kokën nën bythë dhe mbylleni gojën se nukeni surrat të dilni në popull se elektorati do tu zërë me hu se e injoruar. U ka vënë Saliu si gomar pas kalit dhe u ka nxjerrë bëmat përpara Mbylle i tha Bardhit se ke në tavolin vrasjen e Elbasanit dhe ai i bëri gjëmën PD duke mos nxjere kandidatura në 61 baskit e mbështetur nga ajo laraska e drekës së organizuar. Shpirtkewin në trashëgimi kërkon të sadis të tjerët por nuk e bënë dotë se në nuk do të vij radha të jesh në atë sallë. Letyrë.

                      1. A
                        Astrit Demaj

                        Po ik mer idiot, imagjinoni ku ka perfunduar arsimi tek ne kur nje lehës me pagese si ky koqja eshte prefesor. S’ka botuar kurre nje veper shkencore por me lepirje ka çare perpara ne hale ????

                        1. k
                          komentues falas

                          Na e çpifi ky Gjonmarka me keto hartime prej idiotesh, Mero!

                          1. B
                            Babo

                            Prap me k'to karrlliqet ky kari?

                            1. s
                              shurupi

                              Nuk më thoni, ky është trap apo këlysh gomari?!

                              1. M
                                Mara emigrante ne Itali

                                E mor i mjere qe ke mbire ne ate dere ,qe nuk di nga te hysh se te meren lembet .mjere lush te beri ty deputet .tiore rrot kaishi me pwrpara se te beheshe deputet te ngjallje neveri kur te shikoje ,edhe tani moskujto se nuk ngjan me gomeret e veriut tepke si ata ngjan se tekane lepire edhe floket ti kane lepire si edhe trute ,shiko traret qe keni perpara mos shiko qimet e te tjereve .po ku di ti se cfar eshte edukata .shkrimet e tua te bejne te vjellesh .

                                1. E
                                  Eni

                                  Tall ate qe sthuhet o Gjek...talle...te ra bixha....

                                  1. T
                                    Tani

                                    Gjekmarkaj....Rama eshte monster dhe ata rrotull eunuke...po sinqerisht ...nuk u merzite me hartime?!

                                    1. p
                                      pilo lala

                                      Kete di te bej ai. E di ti historine e atij cobanit te persekutuar qe kur e ben shef komisariati, cdo dite shkonte kontrollonte qumeshtin mos i kishin hedhur uje? Edhe puna e ketij, ky vet habitet kush e beri deputet.

                                    2. D
                                      Dru me pre

                                      Nga eshte ky trapi Gjinemarkaj se me keto qe shkruan na ben per te vjelle,te fala maloqes.

                                      1. N
                                        Ndreca

                                        Na cau trapin ky idjot me keto shkrime , qe i duket vetja se ka talentin e nje shkrimtari te madh. Po gjene mire , ngushellon veten dhe te tjeret per gjendjen mjerane ne te cilen ndodhen ne saje te nongratave te tyre, qe jane bere lesh arapi dhe hane kokat e njeri tjeterit. Turpi i kombit.

                                        1. s
                                          siringa

                                          I pari gomarë në atë garë Më dukesh ti a i vrarë Më "babon" ngrysesh È me "babon" gdhihesh Mos valle me "babon" Edhe q..esh?

                                          1. B
                                            Bobi

                                            Ky lo… vetem me nje vrim I Bie fyellit te babos hyri kric ne parlamenet dhe po na del gomar

                                            1. M
                                              Markagjoni

                                              Ky mark gjeku te mcifet nga letersia/gazetaria e te provoje te nise informatiken, se mund te marre edhe ndonje perkrahje si familje e persekutuar. Ishalla po shkelqen me kodimin se per shkrimet, ëhë...

                                              1. G
                                                Gjeka as mish as peshk

                                                Ore po njehere skur u tha qe ngordhi ky Gjekmuti plasi nga frika e Sali Berishes . Epo kur mundohet te beje humor ky mut mut me kryeministrin qe nuk i arrin deri koqet te vjen te kesh dy e nje ta cash e nje ta mbash . Ky bajge jepte leksione demokracie kur e therriste Balla e tani na shkruan neper gazeta medemek humorit i modh ky hale ne vend te ngrehe zerin kunder Saliut qe po e zhduk pd .

                                                1. M
                                                  Mirka

                                                  Ju qofshit , por , me mërinë e Perëndisë si do bëni ? Di q'ajo s'fal ! T'fal'ai vallë ? S'besoj s'e beson që i . Ç'i shkon natyra për'abi .

                                                  1. T
                                                    Tironci

                                                    ky maloku Gjekmarkaj eshte nje idiot i neveritshem

                                                    1. L
                                                      Lugu gjat

                                                      E mor lafshe kuq. Pa dyshim qe mund te jene dhe me keq se sa pershkruan ti, por cte bejme? juve pjesa tjeter jeni ku there kiameti.

                                                      1. S
                                                        SPAK

                                                        O gjekmarkaj marka gjoni! Ne e dime kush eshte Edi Rama, po ti cili je?

                                                        1. E
                                                          Elmira..

                                                          Kurr u bo ne ky malok katundarifshatari.i gjonit të markajve..na vjenë për të dh....ë...o pikaaa pikaaa,o dhorkë ku më je...ja ku e ke,koklopën..

                                                          1. Z
                                                            Zot na fal cfare ke krijuar !

                                                            KRISHTI ka wene i dehur kur te te bere ty.

                                                            1. B
                                                              BLLOKU

                                                              Komenti me i bukur..... me lot

                                                            2. E
                                                              Emil

                                                              Na shkruaj se cfare ligjesh ke propozuar ose mere pjese per te projektuar se je parlamentare dhe jo bufon. Po rrije pedagog dhe analiste, ku mund te shkruaje keto budalliqe sa te doje. Paret i mere per deputet sillu dhe shkruj si deputet. Ose lere mandatin dhe shkruj "Dru me pre" Keta sikur i detyron njeri me zor me u be deputet.

                                                              1. I
                                                                Intelektuali

                                                                Sa bukur i kreh leshkat !!!!! Te lutem me thuaj cfare llaku perdor ? Nqse ta ka dhene foltorja,mos ma trego .

                                                                1. A
                                                                  Ana

                                                                  Humor katundaresh te lodhur. Na e shpifi ky gomar me lajle

                                                                  1. Z
                                                                    Zagali

                                                                    Na çave bythen me kete mut shkrim.

                                                                    1. t
                                                                      tonini

                                                                      Sa gje e trashe ky thiu gjekmutmarkaj, sa pa nivel.

                                                                      1. D
                                                                        Dardani i Ri

                                                                        Edi Rama munde të ketë njëmijë të zeza por, kur shkruan ky Gjekmarrja kondër Ramës, unë bërtas me të madhe: Rroftë Rama! Ti je një shpellar me kollare, asgjë më shumë.

                                                                        1. L
                                                                          Loku

                                                                          Per karagjoz te ka votuar PD

                                                                            1. g
                                                                              gjekaaa

                                                                              gjeka marka gjeka pse e per cka po shkruan, e kujt i duhen ato shkarravina, nqs ke komplimente nga grida duma vazhdo, po tjeter kujt nuk i duhen. mos u bej si petrit vasili e ina zhupa qe flasin vetem per vete dhe, te jesh i sigurte se askush nuk i degjon edhe pse bertasin deformohenga nga ngerdheshja. ngreje steken ose ikketo shkrime tua me shume jane per ose skece estradash te kohes se kooperativave bujqesore. mirdita ka burra te zgjuar e intelektuai modern , krahasuar me ta je nje trap. shkrimmet tua ngjajne si hajgare te nxensve te shkollave te mesme. po u promende deputeteve gra floke, veshje etj, bol mos shko me tutje se me sa po dukesh po shkon deri tek pjeshka. katundar budalle 400 derhem

                                                                              1. T
                                                                                Tafut Sakrahu

                                                                                Bu bu hapu dhe! Ky i ben nxenesit e shkolles se Piqerasit optimista per nivelin e tyre edukative e kulturore! Ky i jep shprese Kamzalezave per te aplikuar per ne Ivy League School! Por ik mor hajvane medioker se e degjenorove La Sapienzen ne nivelin e Kristalit! Fshatar ik puno token aty se ti nuk di shkruash hartime e jo me te besh sarkazem!

                                                                                1. K
                                                                                  Ky tallet e ka ne terezi..

                                                                                  Gjakmarkaj tallet ,kalon kohen...! Rrogen e merre ! ne rregull i ka punet. ! Dreqi ta mare. ! me cfare i ka lyer floket. ! qe i shkelqejne. ! mos valle me veze te bardhe. ! te pa zier. !

                                                                                  1. b
                                                                                    béni prej Shkodre.

                                                                                    Ky ka me u ba kryeminister e ka me e futë at'vend në varr...mbajeni mend.

                                                                                    1. H
                                                                                      Humorxhiu

                                                                                      Nuk e kuptova, humor eshte kjo paçavurja se na shkaterroi fare se qeshuri….

                                                                                      1. G
                                                                                        GJONI

                                                                                        Si ben dreqi , si zgjuar ???? Kerkon te jape ne shkrimet e tij ngjyra dhe gjini , qe edhe vete nuk i di dhe nuk ka fare haber........Malok i konvertuar ne KERRIC.......Priti deri tani diteziu se mos vinte GJON MARKAJ , por ai nuk erdhi........... Gjithmone ka qene si ASI nen menge i Saliut ...... Por SALIU ka mbetur cullak pa menge , zhapone......Sozine e tij e kane te gjithe meshkujt brenda pantallonave ..........CAR ME SYZE,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

                                                                                        1. E
                                                                                          Erli

                                                                                          Ke mare një mandat deputeti, për karagjozlliqe. A ti è ke në terezi.... Dil tako sovranin e fol pastaj...... Oooo deputet

                                                                                          1. S
                                                                                            Skenderbegasi

                                                                                            Budallai i edukuar, eshte shume me budalla se budallai idiot. Çdo fjale i pershtatet çdo goje, sidomos gojes telendarke Babo.

                                                                                            1. N
                                                                                              Nemesis

                                                                                              Keto shkrime i takojne dimrit tend te vetmise se madhe Agron, skena e hyrjes ne parlament epike.....

                                                                                              1. D
                                                                                                DEMOKRATI

                                                                                                O GJAKMUTI NE QOFTE SE JE BURRE DOREZO MANDATIN SI E DOREZOJ MARKU QE ESHTE NJERI I NDERUAR POR TI QEKE NJE LEPIRES QELBESIRE.........

                                                                                                1. X
                                                                                                  X

                                                                                                  U dashnori files

                                                                                                  Lini një Përgjigje