Zgjedhjet që do ringjallin Ilir Metën!

29 Mars 2023, 10:00Blog TEMA

Zgjedhjet që do ringjallin Ilir Metën!

Nga Dritan Hila

Formacionet për fushatën e zgjedhjeve lokale tashmë janë në fushë. Edhe partia e Alibeajt ka paraqitur listën e këshilltarëve. Ajo që vihet re është një lloj handikapi i kësaj fushate elektorale sepse shumica e PD-se, të paktën kështu besohet, e cila përfaqësohet nga zoti Berisha, është në strehën e Ilir Metës, ndërsa vetë PD-ja, ajo që përfaqëson Alibeaj dhe Basha është me gjysmëtrup, gjysmëzemer në fushëbetejë, sepse nuk ka paraqitur të gjithë kandidatët e vet.

Është e pakuptueshme kjo strategji që ka ndjekur Alibeaj dhe grupi i tij politik, sepse është një veprim që vetëm politik nuk është. Duhet të gëzohemi të paktën që PD-ja nuk po humbet si sigël por po paraqitet me një të katërtën e bashkive me kandidatë për kryetarë dhe anëtarë për këshillat bashkiakë. 

Nëse kanë shpresuar që kjo do të ulë goditjen e Sali Berishës kundër tyre, me siguri nuk e njohin. Por shqiptarët e njohin mirë Berishën dhe kjo nuk ka për t’u sjellë më një përfitim, përveçse ka për ta çorientuar më tepër elektoratin. Ende nuk e kam të qartë se si një votues i të djathtës do të shkojë të zgjedhje midis këshillit bashkiak të Sali Berishës, apo të PD-së. Është një kaos i organizuar. 

Ata që dalin të fituar nga kjo mesele janë krahu i Ilir Metës sepe ai i ka mbushur me njerëzit e vet, listat e anëtarë e të këshillave bashkiakë. Mendohej që Ilir Meta ishte në prag të shuarjes së tij. Kjo në fakt i jep një dorë të cilën me siguri nuk ka dashur t’ia japë Berisha, apo Alibeaj. Jo se këshillat bashkiakë kanë ndonjë rëndësi në qeverisjen territoriale. Kjo i shërben Metës për të mos u zhdukur nga politika e Shqipërisë. 

Është një ujë në mes të shkretëtirës që ia jep me siguri pa vetëdije Alibeaj dhe me siguri pa dëshirë Sali Berisha. Berisha për mbijetesë politike detyrohet që të futet në strehën e Metës. Ndërsa PD-ja e Alibeajt në qorrllëkun e tyre politik shkojnë dhe i japin frymëmarrje Ilir Metës. Jo se Meta e meriton apo jo të ekzistojë, se kjo është punë e zgjedhësve, por ata kanë siguruar një trik elektoral që i rrit votat Ilir Metës dhe në të ardhmen kjo do të bëjë që të rrisë pretendimet për numrin e deputetëve në radhë të një aleance. Situata politike e dy partive të mëdha, e ka shpëtuar Ilir Metën.

 Ligji i 2008-ës u be për t’u zhdukur Ilir Meta. Në fakt budallallëku, tahmaja dhe papjekuria politike e PD-së bëri që Meta, jo vetëm të mos zhdukej, por edhe të mbijetonte. Jemi në një situate ku dy çuditë e mëdha janë zgjidhja që i ka dhënë se si do të marrë pjesë në këtë fushatë elektorale PD-ja e Alibeajt dhe përfitimi i Metës nga ky mishmash elektoral, duke menduar që Ilir Meta do të jetë ai që do të ketë numëruesit në komisionet zgjedhore, do të numërojë edhe votat e Sali Berishës. 

Ky mishmash politik sigurisht që favorizon PS-në, megjithatë kundërshtarët e saj kanë gati fabulën për humbjen, janë vjedhur votat, votat e krimit, votat e blera të Edi Ramës, pra është gati fabula për të justifikuar humbjen. Por unë nuk e di se si mund të fitojnë.(Dritare.TV)

8 Komente

  1. F
    Flutura

    Ke shkruar nje corap. Je nje "analist", qe shkruan per te blere mendime nga komentuesit. Cfare di te besh ti ne kete jete? A ke nje profesion? Shko e meru me dicka tjeter e mos i torollis njerezit!

    1. d
      durrsak 24 karat

      Moj/more "Flutura", kur nuk mer vesh nga politika, pse fut hundet ne gjajna qi nuk i kupton? Mos ofendoni te tjeret. Hila ka qene diplomat dhe zavensminister. Ka mbi 15 vjet qi shkrun dhe nuk mbete ti me i dhane mend atij dhe Temes.

      1. A
        Alb

        Eshte edhe bir sigurimsi ky analisti yt i preferuar edhe shkoi edhe te cadra e Lulit mbasi u shkarkua nga zv. Minister. Na hape barkun me CV e ketij dredharaku. Hik o Durrsak se politiken prej nesh po e mesoni!

    2. D
      Drini

      Iliri do veje ne gop te semes duke pire raki mejhaneve te qelbura

      1. N
        Noci

        Hila e ka bere te qartë ekzakt.Per inat te sime vjehrre vete fle me millonane.Ne zgjedhjet e 2021 PD e injoroi LSI qe mori vetem 4 deputete ,ngrihet Berisha e i jep komplet elektoratin qe voton per Berishen e ja dhuron Metes bile ne fusha te e bejne gati hero sikur nuk e njohin njerezit e PD.Fatkeqesisht militantët nuk e kuptojne ose nuk i lene te kuptojne qe pas zgjedhjeve kane votuar per njerez qe nuk i kane pare ne partine e tyre

        1. I
          Ilirian Qelbaci

          Zgjedhjet qe nxorren Bllof e shfryne ate Dosjen - Spiuni I.M. SEPSE : Me Ligj u bo qe mos kandidojne Kryetare partish qe kane qene Spiune te Sigurimit me DOSJE, keshtu o Hile? Dhe Ilir Meta merr pjese ne zgjedhje si Kryetar i Partise Lirise duke e shfryre ate tollumbacin e rrenes Dosja I.M. Tani shkoni e qullosni nje tjeter Dosje e ate I.M. futeni ne bythe se ju doli Bllof.

          1. K
            Kopuk

            Berisha luan me Asin nen menge... I kerkon amerikes t'i heqe Non Graten edhe pastaj te shkoje ke Gjiri i Lalezit...

            1. A
              Aron

              Kushdo qe i jep sikur edhe nje vote Metes dhe Saliut jane ose pjese e rrethit te tyre kriminal, ose dallkauka injorante qe nuk i kane njohur akoma cfare pocaqish jane.

              Lini një Përgjigje