Politikanët e urrejtjes, bashkëfajtorë moralë në agresionet ndaj medias

27 Mars 2023, 17:45Blog TEMA

Politikanët e urrejtjes, bashkëfajtorë moralë në

Nga Carlo Bollino

Sulmi i armatosur kundër Top Channel që i kushtoi jetën rojës së turnit të tretë Pal Kola, 60 vjeç dhe me 5 lekë në xhep, është pamja dramatike e një vendi ku mediat janë në qendër të një kaosi më të madh se vetë ato. Për të kujtuar një skenë të ngjashme dhune duhet të kthehemi pas në vite, në 1997, kur bandat paraushtarake të Sali Berishës sulmuan redaksinë e Kohës Sonë duke lënë gati në fund të jetës gazetarin Zamir Dule që flinte në zyrë pasi nuk kishte një strehë. Në atë kohë sulmi ishte i hapur politik, edhe pse asnjë përgjegjës dhe asnjë porositës nuk pagoi kurrë. Përkundrazi, dërguesi I atij sulmi vazhdon akoma dhe sot të jetë I lirë për të vazhduar me urrejtjen kundër mediave.

Porositësi i atij sulmi, Sali Berisha, lëshoi vrerin e tij të fundit të premten që shkoi, pikërisht kundër Top Channelit, duke përdorur si pretekst një dokument privat të nxjerrë nga një qehaja i tij, mbi një shitje paraprake që nuk u konkretizua asnjëherë nga pronarët legjitimë të Top Channel dhe një shoqërie off-shore pas të cilës me të ngjarë ishin po ata. Një gjetje procedurale për të shpëtuar pronën e televizionit të themeluar nga Tan Hoxha dhe që familja legjitimisht e mbronte. Asnjë lidhje me politikën, por që Berisha e stigmatizoi publikisht si “akt kriminal”, duke u nisur nga një mentalitet komunist që botuesit e një media, në këtë rast Top Channel, nuk mund ta shesin siç duan televizionin e tyre, sepse përdorin për të transmetuar frekuencat që janë pronë publike. Një absurd juridik, që do të ishte njësoj sikur të pretendojmë që një makinë që kemi blerë nuk është më e jona vetëm se udhëton në rrugët që janë pronësi e Shtetit. Një pretendim qesharak që as Enver Hoxha në delirin e tij kundër pronës private, nuk arriti të shqiptojë.

Tri ditë pas këtij sulmi të egër të Sali Berishës, që prej vitesh bashkë me gazetarët dhe analistët e tij godet dhe media të tjera, Top Channel u vu në shënjestër të atentatorëve. Ne nuk guxojmë as ta imagjinojmë se mund të jetë Berisha pas këtij akti kriminal, por nuk mund të mos konstatojmë se të shpërndash akuza dhe urrejtje ndaj dikujt, mund të armatosë lehtësisht dorën e ndonjë të çmenduri, apo të ndonjë krimineli, apo të një tifozi të egërsuar e të papërmbajtur të një reality shou . Një dorë që mund të fshehë arsyet e veta private, pas deklaratave me urrejtje publike të politikanëve. Rast në të cilin politikani duhet të mbajë koston politike të sulmit.

Sulmi i përgjakshëm kundër Top Channel duhet të tërheqë vëmendjen për përgjegjshmëri nga ana e politikës, të gjithë politikës, mbi rrezikun se fjalët e tyre të urrejtjes të lëshuara vetëm për të mbrojtur interest e veta, janë veprime të një papërgjegjësie të rëndë: që venë në rrezik operatorët e informacionit. Pal Kola që për pak lekë në muaj mbronte i mbyllur në kabinën e tij 2 metra për 3 pallatin e Top Channel, ku zhvillohet mes të tjerash një spektakël plot polemika si Big Brother Vip, për fat të keq është viktimë e kësaj urrejtje. Edhe Pal Kola është një viktimë e informacionit.

Në prag të një fushate zgjedhore që paralajmërohet që sot e zjarrtë si pak të tjera, sulmi I armatosur kundër Top Channel, duhet të jetë apel për përgjegjshmëri edhe për ne të gjithë që bëjmë informacion sepse urrejtja dhe shpifja nuk duhet të jenë kurrë mjete të profesionit tonë. Etika, deontologjia dhe integriteti duhet të karakterizojnë përherë atë që bëjmë dhe transmetojmë, për të shmangur konfuzionin dhe për të treguar me qartësi origjinën e sulmit kur ndodh, edhe duke i hequr çdo alibi kujt shpreh solidaritet dhe ngushëllime pasi na vendos në shënjestër të sulmuesve.

10 Komente

  1. M
    Media mafioze

    O Karlo, pirdh se shfryhen i thone kesaj. Keto mediat shqiptare jane banda kriminale qe jetojne me gjoba dhe pastrim parash te zeza. I ze tmerri njerezit kur shohin gazetare me mikrofon ne duar te cilet pasi te marrin ndonje fjali te poshterojne dhe tallin publikisht. Nuk ka faj shoqeria, ne fakt shoqeria nuk ju sheh dot me sy..

    1. k
      koli

      Ky mafioz i Pulies duhet te japi llogari per gazetaret etije qe bejne shantazh per para(Adriatik Doci)...kete shantazh e ben neper mjet infrastruktures qe ky qelbesire makaronaxhi i afron Docit...ky te flase per fjalen e lire?>Ky ndyresire e pleksur me gazetaret me te ndyre qe nuk ndryshojne nga banditet?!

      1. f
        fredi

        Ce botoni kete plehre te nje televizioni qe ve gjoba?

        1. f
          fredi

          Karlo i Cosa Nostres ka sjelle ne tirane metodat e tyre te gazetarise, metodat qe shpjegonte Adriatik Doci.

          1. g
            goni

            Ky eshte gazetari me i korruptuar me pushtetin.

            1. p
              poli

              Carlo gjobaxhiu

              1. p
                poli

                Ky ka gjetur vend budallenjsh ne Krra Krra. Merr toke, merr muze, ben shantazh.

                1. d
                  drini

                  Ik ore lavire e qeverrise Rama.

                  1. T
                    Tani

                    Burre e grua Carlo e Alba jane te piste, e shantazhojne biznese e politikane.Adriatik Doci eshte per 10% ne shantazhet se 90% shkon te kjo familje qe afron gazeten dhe Tv.

                    1. H
                      Hetuesi Fiskal

                      Duket që I djeg shumë Karlo Malltezit. Eshte pjese e komplotit te Edvinit kunder TCH. Ditën të "qajnë" natën të vrasin këta gjobaxhinjtë

                      Lini një Përgjigje