Lutja e Açkës e zhgënjimi i Kokalarit që hasen në shurdhërinë e Berishës

26 Mars 2023, 12:25Blog Nga Denis Dyrnjaja

Lutja e Açkës e zhgënjimi i Kokalarit që hasen në

Flutura Açka deputete e cila është rreshtuar në krahun e grupit Alibeaj në PD i ka drejtuar një letër publike Sali Berishës. Pasi i bën një përshkrim situatës në kampin e çoroditur demokrat nga lufta për simbolet e partisë që në gjuhën e përditshme të lajmeve, njihet si beteja për vulën, znj Açka i kërkon Berishës që për hir të demokratëve të thjeshtë, të zbusë tonet e retorikës politike e të pranojë rikthimin e Bashës, Alibeajt me shokë në parti.

Letra ka tone romantizmi politik, që për hir të së vërtetës nuk përkojnë fare me frekuencën refraktare të mendësisë së Berishës. Kush e njeh doktorin e di mirë se ai më shumë urren Bashën e Alibeajn sot, se Edi Ramën. Përpjekja për ta futur Berishën në një hulli refleksioni, është naive dhe jorealiste, kur mendon se pas gjithë kësaj katrahure që ka ndodhur në PD dhe me vetë Berishën, është Berisha.

Madje këtë e pohon dhe vetë letërshkruesja kur thotë se ata që Berisha ka kundër sot brenda PD, janë promovuar prej tij dhe pse ishin, janë dhe do të mbeten një dështim në kontekstin e pritshmërive politike. E kjo nuk bën me faj ata, por Berishën, sepse është ai që për dekada me radhë vrau garën dhe ka kryer pseudogara në PD.


Është ai që i ka treguar derën shpesh pa e fshehur dufin e tij inatçor prej një politikani tipik lindor, atyre që nuk mendonin si ai, ose ishin të ndryshëm prej tij. Është pikërisht ai që ka paracaktuar kush duhet t’i qëndrojë afër dhe kush duhet të përballet me linçime e përjashtime nga PD. Është ai që futi në PD frymën e kryqëzimit e më pas përjashtimit të kundërshtarëve, duke përdorur struktura të partisë, individë pseudo të pavarur e media shërbëtore që ka financuar në periudha të ndryshme të pushtetit.

Pra Berisha ndërtoi pikërisht atë mendësi politike që do të çonte dhe vetë atë në gijotinën partiake. 9 shtatori i vitit 2021 është dita më tragjike për karrierën politike të Sali Berishës. As ’97 kur ra nga pushteti presidencial e vendi u përfshi nga anarkia e dhe vetë mbeti i izoluar mes armësh në rrethim mbrojtjeje për jetën e tij, as humbjet apo dështimet e tjera, përfshirë edhe atë knock out politik që pasoi në 2013-ën kur u mund me 1 milion vota në zgjedhje, nuk do t’i dhimbnin, trishtonin e zhgënjenin aq shumë sa akti i përjashtimit të tij nga PD.

Madje dhe vetë shpallja non grata nuk do ta trondiste aq shumë doktorin, sa vendimi që partia po e braktiste në këtë moment duke e lënë të vetëm në fatin e përballjes me SHBA. Pra Berishën po e zhgënjenin të gjithë, por jo vetja. Ajo se ka zhgënjyer kurrë doktorin. Në atë moment kur pa se ky mund të ishte fundi i tij politik dhe në pikëpyetje ishin pasuritë e familjes, ai rindezi edhe një herë motorin e tij të brendshëm në limitet ekstreme, para se të përfundonte në greminën politike, ku bashkëpunëtorët të cilëve u kishte besuar pleqërimin e vet politik ia futën.

Me armën e vetme për të cilën kishte investuar në më shumë se 3 dekada në politikë, “militantët fanatikë” dhe një grup bashkëpunëtorësh të kahershëm më shumë servilë se besnikë, Berisha rikthehet e kërkon të rimarrë partinë te qiramarrësit, të cilët tanimë besonin se kishin ndryshuar status e ishin ata pronarë të PD. E kështu beteja për licensën politike nisi pa kthim, njësoj si bindja e Berishës se qiramarrësit nuk ishin tregtarë në mirëbesim, por hajdutë politikë në veprim, për të cilët vetë Berisha kishte kontribuar në kualifikim.

Atëherë si mundet t’i kërkosh Berishës të reflektojë e të preket emocionalisht, për ata që ai vetë i rriti e mësoi se si të bëjnë intriga, kulisa e “vrasje politike”?! Kjo është një luftë brenda llojit që e refuzon ndërgjegjegjen apo reflektimin. A mund të ketë të ardhme mbi mosbesim?! Jo. Atëherë çfarë po i kërkohet Berishës dhe si mund t’i kërkohet Berishës reflektim e besim, kur është njeriu që ka ndërtuar të gjithë rrugëtimin e tij politik me kurthe, demaskime, linçim e përjashtim. I njëjti naivitet i shoqëruar me zhgënjim shfaqet edhe nga një tjetër protagoniste e investuar fort pranë Berishës pas shpalljes së tij non grata. Evi Kokalari një shqiptaro/amerikane u shndërrua në armën kryesore mediatike dhe publike të doktorit ndaj “çunave besprerë” të PD-së.

Me stilin e drejtëpërdrejt alla amerikan të të thënit të gjërave Kokalari u fut gati gati si një kamikaze në habitatin politik e mediatik shqiptar në mbrojtje të Berishës. Dhe doktorit i pëlqejnë shumë vetofrimet dhe vetsakrefikimet. Mbi to ka jetuar e mbijetuar për mbi 3 dekada politikë. Se prej naivitetit a se prej interesit znj Kokalari vazhdonte të besonte se Berisha nuk është ai që është. Pra ajo besonte se Berisha është parimor dhe jo një intrigant politik, se është njeri që do dhe lejon garë dhe jo një vrasës i garave që i maskon me pseudoprocese. Të tjerët ishin ata të kurtheve e manipulimeve që në fakt kishin mësuar nga Berisha, ose kanë vepruar me bekimin e aprovimin e tij të drejtëpërdrejt apo në heshtje për këto skenarë.

Pra znj Kokalari ose se dinte ose se besonte se doktori është njeri emotiv, të cilit duhet t’ia thuash me kujdes e stil ndonjë kërkesë a propozim. Se është njeri që po i fole drejt dhe po i tregove një realitet të ndryshëm prej atij që ai do dhe projekton, ti je një person që ai të mban afër, të përdor, por nuk të do dhe të beson. Dhe znj Kokalari iu deshën ca kohë që këtë gjë ta shihte, mësonte e provonte.

Ndaj sot ajo shpreh zhgënjim që besoi në demagogjinë e Berishës për hapje e demokratizim të PD, për garë e orientim drejt vlerave konservatore. Ehh sa herë janë dëgjuar dogma të tilla, të ndryshme e të përshtatshme sipas kohës e rrethanave në këta 30 e ca vite pseudodemokraci. Edhe vetë Berisha habitet se si ka patur dhe për fatin e tij të mirë ka ende njerëz që e besonin dhe besojnë akoma në Shqipëri. Ai thotë gjithnjë atë që nuk bën por që duhet bërë. Ndërkohë shfaqet tepër i gatshëm për të dëgjuar gjithkënd, me shurdhërinë e tij politike.

Pra doktori bën sikur të dëgjon e të beson, por sipas mendjes dhe intuitës së tij egoiste vepron. Ndaj përtej çdo mundimi e besimi nga çdo pragmatist, idealist, apo parimor asgjë e re dhe asnjë ndryshim s’do të ndodhë në kampin berishian pseudokonservator.

16 Komente

  1. t
    tata luigji

    Salih bin laden ngelet perfundimisht nje nga tradhetaret me te medhenje te kombit shqipetar. ky duhet ndaluar shpejt ka paguar 2500 veta per te destabilizuar shqiperine per te mbrojutur familjen nga burgu, organet ligjzbatuese ta prangosin sa me shpejt te jet e mundur kete terrorist

    1. E
      Ema

      Denis ne cilen kazino e ke shkruar kete pacavure se per nga cilesia mund ta kishte shkruar tak braho.

      1. k
        k

        Non grata, është dënimi hyjnor me të cilin zoti ka dënuar kombin shqiptar.

      2. P
        PD new born

        Berisha nuk eshte nje problem! Kurre! Berisha eshte thjeshte nje nga ata shume shqiptare hajdute, moterqire, rrugace, injorante, intrigante, halabake, te paqendrueshem, tribale dhe mesjetare. Kaq! Kushdo qe do ti kishte rene ne duart PDja e 90; Hajdarit, Zani Caushit, Ylli Pangos, Armando Dukes, Edi Rames, Shemsie Kadrise etj, etj, sot, pas 30 vjetesh do te ishte aty ku eshte Berisha, i rrethuar me te njejtin venerim dhe harem servilesh apo banditesh. I vetmi ndryshimi do te ishte qe askush prej tyre nuk do ta kishte hedhur PDne dhe shtetin aty ku e hodhi Berisha, qe eshte edhe me ordineri nga keta te gjithe. Por qe nuk eshte problemi. Problemi jemi ne shqiptaret. Kultura jone klanore dhe krahinore. Pertacia dhe tapa e trurit ne zhvillimin mendor, qe fillon e mbaron me venerimin e cdo gomari te fshatit tone si Zot, e per te djegur per qejf te tij shtetin, institucjonet, Shqiperine. Sepse gomari Zot dhe tribalizmi eshte me i rendesishem se shteti, se ligji, se Shqiperia dhe gjithe bota e qyteteruar Perendimore. SHBAja vetem se ju hoqi pas 30 vjetesh Gjekeve te PDse tapen e zhvillimin mendor qe i kishin vene kokes dhe ju tha qe huri qe venerojne eshte thjeshte nje gomar dhe cope muti. Nje fshatar ordiner, hajdut dhe i pandergjegjshem edhe 80 vjec edhe pas 50 vjetesh nderrim teserash apo karrigesh me te larta te shtetit shqiptar. Edhe tani problemi po shfaqet edhe me dramatik per mendjet e shqiptareve. Ne vend te hapim mendjen pas tapes qe na hoqi dhunshem Amerika nga truri dhe te heqim dore nga instiktet tribale dhe mesjetare , nje pjese ju ka ngelur sahati tek copa e mutit te Vicidolit nje pjese tjeter jemi deshperimisht ne kerkim te nje tape tjeter cerebrale dhe te nje gomari tjeter, pjelle e barkut tone te mizerjes, per ta veneruar si Zot. Dhe per djall na ben karshillek nga Maja e pushtetit, tek lepin pendet e veta, vrimbytha bashkepenmbajtese

        1. G
          Gjergji

          Po venerojmë një parazit klasik,dembel dhe i pa kulturë... Luiz Ejllin pra!

        2. s
          saliu duhet te shpallet terrorist

          ku pyet krimineli komunist sali,per lutjet e frikacakeve,partia e te dhjereve ne koke nga saliu,duhet te behen burra dhe ta terheqin zvarre kete kriminel qe i percau dhe po hane koken per familjen e ketij shpellari.bustin e enverit e terhoqen zvarre,kurse kete duhet terheqin zvarre te gjalle se po zvarritet si qen i ngordhur neper Shqiperi

          1. V
            Voto Partine Socialiste.

            Partia e sales merr 2 % te votave me 14 maj. Pra nuk ka vlere te merremi me salen. Me 14 maj do votojme kandidatet e Partise Socialiste. Votojme per ata qe punojne per zhvillimin e Shqiperise.

            1. N
              Noci

              Krahasoni tani Nanon ,Ramen me Berishen dhe Meten.Askush nga PS nuk eshte larguar me perjashtim te dhunshme,nuk kane qene njemendje e jane larguar por dera ka qene e hapur.Po te perjashtim Berisha apo Meta te kane linçuar me te gjitha menyra.Ndonje qe eshte ripranuar eshte marre nga frika e sekreteve qe ka ditur kunder tyre.Jane larguar nga partitë e tyre intelektuale te kalibrit me te larte se kryetaret e tyre prandaj opozita sot nuk frymëzoje,nuk ka kush mund te beje nje program politik dhe ekonomik me te ciklet mund te terhiqen elektorati

              1. V
                Vranakonti

                Sali Berisha do vetem veten e tij,madje edhe gruan e tij e shikon me dyshim kure i thote ndonje gje drejteperdrejt e te vertet. Edhe per zhedhjet,kure fiton ai dhe me votime te manipuluara,jo te rregullta,jane te ndersheme dhe te drejta kurse kur fiton kundershtari me votime te rregullta, nuk i pranon dhe thote jane te vjedhura,te padrejta. Ky lloj njeriu eshte psikopat.

                1. V
                  Vranakonti

                  Sali Berisha do vetem veten e tij,madje edhe gruan e tij e shikon me dyshim kure i thote ndonje gje drejteperdrejt e te vertet. Edhe per zhedhjet,kure fiton ai dhe me votime te manipuluara,jo te rregullta,jane te ndersheme dhe te drejta kurse kur fiton kundershtari me votime te rregullta, nuk i pranon dhe thote jane te vjedhura,te padrejta. Ky lloj njeriu eshte psikopat.

                  1. I
                    Ish votus i pd

                    O po osht pi Tropoje or tej nuk i punon njetra or taj . Ca ka than i modhi Namik Hoti or taj vetem plumbi zbret nga kali se i thon maloki 24 karat .

                    1. U
                      Uturaket e merhumit te Vicidolit

                      Nuk e kuptoj pse intelektuali shqiptar eshte kaq fshatarak, kaq oportunist, kaq i sodomizuar, kaq interesaxhi, kaq ordiner?! Po te ishte Orjana Fallaci, ne vend te kesaj zonjes se vrerit, di ti thonte Sali Berishes troc; " Hap krahun se je hajdut!" " Dorezoi djalin dhe vajzen, multimiljardere dhe hajdute drejtesise!" " Dhe mos mendo te varrosesh partine per interessin e familjes sende se do varrosesh vete familjen!" Ne Itali edhe nje parti ordinere dhe ksenofobe, si Lega Nord, qe liderin themelues Bossin, e veneronin si Zot, kur Jo Amerika dhe Anglia, por drejtesia problematike italiane e akuzoi per korrupsjon, te gjithe ne kongresin e partise moren fshesat, per Bossin dhe hajdutet e tij ne parti, duke i shporrur. Parimi i pare i nje force politike eshte pastertia dhe integriteti tek vetja. Ndryshe flasim per kope shpellash, ku ai qe vjeth me shume, ai qe vrer me shume, ai qe perdhunon me shume, brenda dhe jashte kopese, eshte lider i kopese. Boll prostituove moj, bashke me gjeket dhe lulashet! Merrni sfurkat dhe hapini zorret pa meshire cfaredo lloj kafshe tribale! Qytetaria ka nevoje te mbrohet nga hordhite barbare edhe me thonj dhe sfurka.

                      1. c
                        ceni, boston

                        Kokalari, nje genjeshtare kronike dhe mbi te gjitha pa asnje eksperience politike kerkon te futet me cdo kusht ne politiken shqiptare. Pretenduese se ka lidhje politike ne amerike, pervec fotove qe nxjerr me disa republikane te rene nga postet edhe e cuditeshme se zgjedh gjithmone krahun e te humburve mbasi vetem ata e pranojne. Mbeshtetese e Trumpit vetem kur ai humbi zgjedhjet dhe mbeshtetese e Berishes kur ky ishte pensionist dhe u shpall non grate. Te dy ish lideret qe per arsye personale kerkojne te futen perseri ne politike per cudi futet ne mbrojtje te tyre Kokalari.Hahaha sa qesharake duket ku pretendon se ka nuhatje politike dhe meret me karta te djegura. Shpjegimin e ka, i humburi kapet edhe mbas fijesh te kashtes dhe ne keto dy raste fija e kashtes eshte Kokalari. Sigurisht qe Trump as qe e ka idene qe nje fare Kokalari perpiqet te hiqet sikur ka lidhje me politikanet rreth tij, por fakt eshte se Trump mbeshtetet ne Amerike nga nje shtrese e ulet e popullsise qe eshte fare i paedukuar dhe nje e tille eshte dhe kokalari qe shtupi ne Shqiperi e anatemon kohe mbas kohe por qe ne amerike eshte 1 e 360 milionta e amerikaneve.

                        1. R
                          Realiteti virtual

                          Pd ja e Sales merr 2% kurse Alibeu me mbeshtetjen e forte intelektuale te Frrokut ngjeles , meros, pates , lapordhase , e ktij artikullshkruesit do marri 55% dhe da shpetojme nga monizmi i Edit. Hajde mendje hajde !!

                          1. M
                            Mos keqinformoni

                            O Rrote kari qe kerkon karushe te tjere! „Znj Açka i kërkon Berishës që për hir të demokratëve të thjeshtë, të zbusë tonet e retorikës politike e të pranojë rikthimin e Bashës, Alibeajt me shokë në parti“ Açka kerkoi qe djemte te shkojne tek vula , pra tek ALIBEU , e nuk kerkoi qe Alibeu te shkoje te Berisha!! Pra thjesht diversion per te pare nese ja dilnin qe ndonje nga kandidatet e Primareve do shkonte tek SHTEPIA , siç e çuan Açka , grupin e saj me Alibeun ne krye!

                            1. L
                              Lozhani

                              I forte vallahi...i vrau te p.d.se i shkaterroi...dogji Shqiperine..dhe nuk can bythe fare...mbret i poshtersive.

                              Lini një Përgjigje

                              Blog Tema