Nga Fitim Zekthi
Në Shqipëri ka disa kohë që ka nisur të bëhet i dendur diskutimi mbi sovranizmin, mbi luftën ndaj ndërhyrjeve të elitës globale liberale dhe mbi mbrojtjen e vlerave të traditës etj.
Pas 9 shtatorit të vitit 2021, lëvizja “Foltorja” e përdori gati në mënyrë të vazhdueshme dhe të sistematizuar këtë diskutim, këto togfjalësha duke i vendosur nën ombrellën e konservatorizmit. Edhe më herët, që prej vitit 2008 e më pas, ka pasur zëra të veçuar që i kanë artikuluar këto gjëra, por pas shtatorit kjo gjë u mor nga “Foltorja”, u vesh me petkun e mbrojtjes dhe jetësimit të konservatorizmit dhe u bë shumë më e pranishme.
Pasi per gati dy vite Lëvizja e Foltores foli për revolucion, foli për komplot ndërkombëtar ndaj saj, përdori një gjuhë populiste me anë të të cilës nuk ka kundërshtar pa quajtur armik dhe të shitur, përdori nje gjuhë me ane te te ciles pretendonte te verteten supreme dhe kushdo tjetër veç saj thoshte të pavërteta, përdori një gjuhë ku ajo dhe vetëm ajo është e mira dhe kushdo tjetër kundër saj është i keqi, pasi mblodhi rreth vetes ish komunistë, ish zyrtarë, edhe familjarë të zyrtarëve të regjimit komunist, pasi u rreshtua me parti krejtësisht të majta, pasi përdori një gjuhë fyese ndaj besimtarëve, ajo diskutoi dhe vendosi se filozofia e saj politike është konservatorizmi, ajo e zgjodhi konservatorizmin si “kushtetutën e saj“.
Konservatorizmi është një filozofi politike apo një ide politike me rrënjë të vjetra në mendimin politik dhe sistemet qeverisëse të SHBA-së, Britanisë dhe mjaft vendeve të tjera të Europës dhe botës me ngjyrat dhe përthyerjet e veta. Qoftë në vitet e para të tronditjeve të mëdha si revolucioni francez. Kur Edmund Burke shkroi librin monumental “Refleksione mbi Revolucionin Francez” (që mbahet si traktati bazë i konservatorizmit), qoftë kur u themeluan SHBA-të me Deklaratën e Pavarësisë apo Letrat e Fedralistit (që janë gjithashtu një nga themelet e konservatorizmit) e deri te lëvizja e re konservatore gati dy shekuj më vonë e nisur në SHBA, mendimi knservator gjalloi, buisi si një përpjekje për ta parë njeriun dhe shoqërinë si entitete që udhehiqen nga parime dhe mësime që vijnë nga Zoti. Kohë pas kohe, edhe pas luftës së dytë botërore, ai ruajti të paprekura disa pika kyçe të qenies së tij. Këto kishin të bënin me respektin e thellë për traditën, për besimin në Zot, për kufizimin e pushtetit, për prudencën, për frenimin e orekseve dhe epsheve pushtetore etj.
Sado përballë një ideologjie radikale dhe luftarake si ajo komuniste apo socialiste lëvizja konservatore e përtërirë me Rusell Kirk, Uilliam Buckley, Jonas Goldberg, me Richard Weaver, Robert George, Roger Kimball etj, ajo kurrë nuk hoqi dorë nga këto pika themeluese. Ajo vazhdoi dhe vazhdon ende të prodhojë mendim dhe ide politike për sfidat e sotme pa u shmangur nga ky thelb.
Ky thelb i traditës konservatore, i kufizimit dhe i vetëkufizimit të pushtetit dhe oreksit personal, i respektit për besimin dhe vlerat e besimit, i ndërtimit të një qeverisjeje që mbron dhe garanton liritë dhe të drejtat natyrore të njerëzve, ka për premisë bindjen se njeriu është subjekt i pasioneve dhe i orekseve të fuqishme, të cilat po të lihen të pashtrënguara, janë të afta të shkatërrojnë të drejtat, komunitetin dhe shoqërinë.
Ky shtrëngim, ky kufizim megjithatë nuk mund të bëhet nga shteti, nuk mund t’i jepet shtetit ky pushtet, sepse ai bëhet tiranik dhe djeg çdo gjë siç bëri komunizmi apo çdolloj tiranie tjetër. Atëherë për mendimin konservator ky kufizim ky shtrëngim do të vijë nga vetja, nga frika prej Zotit, nga respekti dhe dashuria për Zotin, nga kultivimi i bindjes se është detyrë hyjnore dhe përgjegjësi të jesh i matur dhe i vëtekufizuar dhe të mos ndjekësh epshet apo pasionet e tua pa fre.
Edmund Burke shkruan se “njerëzit janë të kualifikuar për liri civile në përpjesëtim të drejtë me gatishmërinë e tyre për të lidhur me zinxhirë orekset dhe pasionet… shoqëria nuk mund të ekzistojë pa një pushtet kontrollues të vendosur diku që është brenda njeriut dhe pa dyshim buron nga lart në qiell”. Është e shkruar në Kushtetutën e përjetshme të gjërave se njerëzit me mendje të pamatura dhe pasione epshore të pakontrolluara nuk mund të jenë të lirë. Pasionet epshore që ata kanë farkëtojnë prangat e tyre”.
Edmund Burke përdori togfjalëshin imagjinatë morale, togfjalësh që u rimor nga Russel Kirk pas Luftës së Dytë Botërore për t’u bërë zemra që pompon gjak në mendimin dhe veprimin konservator. Imagjinata morale merr jetë brenda bindjes se ekzistojnë gjërat e përhershme që janë ligji natyror universal, ligjet e natyrës, e vërteta universale, Zoti, mësimet apo tekstet e shenjta. Gjërat e përhershme kanë karakter objektiv dhe kuptohen konceptualisht nga arsyeja. Ndërsa imagjinata morale i jep virtyt dhe kuptim jetës dhe asaj që ne bëjmë në politikë, në familje, në punë etj. Imagjinata morale është subjektive, tenton të bëjë bashkë virtytin me dijen dhe ta bëjë njeriun dhe shoqërinë të ndërtojnë jetën, familjen, institucionet, shtetin në mënyrë të tillë që gjithkush të jetë rob Zoti me të drejtat dhe liritë e tij të garantuara, pa dhunë, pa luftë etj.
Vlera të tilla si pavarësia e vendit, patriotizmi, atdhedashuria, kultura tradicionale, varret e të parëve, doket apo zakonet e trashëguara, sigurisht që janë vlera, të cilat mbrohen nga konservatorizmi, por kjo mbrojtje vjen si pasojë e bindjes te gjërat e përhershme dhe të imagjinatës morale që njerëzit kultivojnë. Këto vlera nuk vijnë si slogane në ndjekje të pushtetit apo luftës për pushtet.
Konservatorizmi që qarkullon sot, i përdorur gjerësisht nga “Foltorja”, ka në thelb sovranizmin, kundërshtimin e ndikimit të fuqive të huaja dhe të elitës se quajtur prej tyre liberale etj. Në radhë të parë, kjo nuk ka të bëjë fare me konservatorizmin. Kjo nuk niset dhe as nuk e synon që të ketë në qendër idenë e vetëkufizimit, vetëkontrollit të pasioneve dhe epsheve. Kjo nuk niset dhe as e ka fare synim që të ndërtojë një ligjërim dhe mendim nisur nga fakti që ekzistojnë gjërat e përhershme, që ekziston Zoti, që ekzistojnë tekstet e shenjta, qe ekziston ligji natyror, që ekziston e vërteta universale.
Ky lloj “konservatorizmi”, për të cilin flet Foltorja dhe zëra të tjerë, nuk niset e as e ka fare synim që të ngjizë apo mëkojë një imagjinatë morale nisur nga të vërtetat e gjërave të përhershme, nga bashkimi i virtytit me dijen. Konservatorizmi I Foltores nuk niset fare nga vlerat e besimit ne Zot, nga vlera te moralit njerezor qe burojne nga mesimet e Zotit, nuk niset fare nga besimi se ekzistojne te drejta natyrore ne nje rend natyror te krijuar nga Zoti dhe se ne duhet te formojne nje qeverisje dhe system politik ne perputhje me kete rend natyror qe ka krijuar Zoti. Foltorja ka njerez dhe “ide” qe pine uje burime vlerash te tjera qe nuk kane fare lidhje me rendin natyror dhe me besimin ne Zot.
Ky lloj “konservatorizmi”, i Foltores i cili gjendet në vende të ndryshme të botës sot pak a shumë në këtë mënyrë, është në thelb antikonservatorizëm, është antiburkean, është revolucionar, është shprehje e ndjekjes së pasioneve dhe pushtetit, është shprehje edhe e krizës dhe e pafuqisë për të qenë konservatorë, thotë George Will.
Ky lloj konservatorimi, sovranizmi, lufta ndaj elitës politike liberale globale me demek, është edhe shprehje dhe mveshje me “ide politike” e luftës për pushtet, e mospranimit të së vërtetës, vijon Ëill.
Ky lloj konservatorimi, sovranizmi, është edhe mënyra e vetme që iu ka mbetur forcave të tilla për të konstruktuar një armik. Dihet që politika nuk bën dot pa armiq, në politikë armiku është i domosdoshëm sidomos kur nuk mundesh të prodhosh mjete të tjera për të përkufizuar veten.
Në Shqipëri, artikulimi i këtyre qasjeve “konservatore”, i këtij sovranizmi nga “Foltorja” është e qartë se bëhet për nevoja të prodhimit të një armiku dhe për nevoja të justifikimit të veprimit politik. Z Berisha dhe njerëz të tjerë të “Foltores” kurrë ndonjëherë që nga 1991 nuk kanë folur për konservatorizmim, për vlera të tilla të luftës ndaj liberalizmit, për mbrojtje të traditës dhe besimit, për mospranim të martesave gay apo luftës ndaj pikëpamjeve të genderism-it apo asaj që njihet si politikat e identitetit. Kurrë ndonjëherë askush nga foltorja nuk ka folur kundër politikave të identitetit (identity politics). Është e qartë pse e bën “Foltorja” këtë reagim “konservator”, që siç thamë është një lloj antikonservatorizmi.
“Foltorja”, në fund të fundit, është e sinqertë, ndonëse pjesërisht në lidhje me këtë qasje. Ajo ka nevojë të kundërshtojë SHBA-të. Ajo nuk mund të pranojë që SHBA-të dhe sekretari Blinken kanë marrë vendimin për non gratan ndaj z. Berisha dhe kësisoj u duhet një mënyrë për të kundërshtuar që është marrja nën kontroll me çdo mjet e opozitës dhe një ideologji që është “konservatorizmi”, sovranizmi. Mjetet për marrjen nën kontroll të opozitës jo vetëm që nuk kanë qenë konservatore, jo vetëm që nuk kanë pasur në zemër të tyre idenë e maturisë, vetëkufizimit, zinxhirëve burkeanë mbi pasionet dhe orekset, por kanë qenë të tmerrshme me sharje, fyerje, shpifje, me leva dhe tulla. Mjetet kanë qenë ekstremisht antikonservatore, revolucionare.
Ndërsa sa i takon ideologjisë, me anë të kësaj ideologjie “konservatore” foltorja rreket të shitet si lëvizje që e kundërshton SHBA-në gjasme për qëndrime ideologjike. Me anë të kësaj ideologjie, “Foltorja” e kundërshton SHBA-në, ambasadoren Kim, ndihmësnënsekretarin Escobar, sekretarin Blinken etj., si mbrojtës të ideologjive liberale që sulmojnë “Foltoren” sepse “Foltorja” është me demek konservatore. Pra, “Foltorja” sulmohet, sepse është konservatore, non grata është shpallur sepse kjo është një përplasje e elitës politike amerikane liberale kundër konservatorëve.
Pra, ka një lloj sinqeriteti “Foltorja”, sepse e sheh veten në luftë me institucionet politike të qeverisë amerikane, me SHBA-në. Ky sinqeritet nuk është i plotë, sepse “Foltorja” përpiqet ta shesë këtë si luftë ideologjike, gjë që nuk është assesi, dhe ka zgjedhur në një moment të caktuar të flasë si konservatore sovraniste. Shqipëria ka nevojë vërtet për mendim konservator, për politika konservatore, për Parti Demokratike që i mbart këto vlera, por nuk ka nevojë për tëhuajësime të tilla, për përdorime të tilla shumë mediokre dhe të dëmshme.
Sovranizmi nuk mund të jetë ideologji e jona, aq më tepër të bëhet ideologji për të na mbrojtur nga SHBA në emër të konservatorizmit. Gjithashtu, ky konservatorizëm antiburkean dhe antikonservator, ky konservatorizëm që në vend ta përmbajë epshin dhe oreksin, e ekzalton atë dhe e nxit, nuk e çon askund Foltoren dhe Shqipërinë.
Gagac ne te folme , gagac ne te shkruajtme .
Fitim ja cfare mund te them : “ o çna çave bythen “ !!
Ky sharlatani eshte krijesa me e shpifur ne Shqiperi
@FCB! Per sa shkruan, e para edhe edhe mund të qëndrojë, por kursesi e dyta. Jo! Zekthi nuk vlen si orator, karizma e tij eshte per te qarë hallin. Ndoshta edhe e i vete i di keto. Meqe nuk i zoteron mesa kam kuptuar, ai nuk ka ambicje politike dhe pushtetare. Por si nje keshilltar politik do duhej te mbahej prane. Mendimet e tij, (sigurisht qe ka plot por meqe jemi te ky), kursesi nuk mund te anashkalohen, sidomos nga ata që kuptojne. Gjerat e mira duhet të udhehiqen nga filozofia politike, që Zekthi zakonisht sipas meje e zoteron. Brenda PD, ku edhe zoti Zekthi si anetari kryesise se saj eshte nje nga drejtuesit, mund te mos pelqehen nga kokeboshet si Noka e Paloka dhe qe keta nga ana e tyre pelqejne Salinë, por mu per keto pelqime te gabuara, PD eshte sot ajo që eshte. Që ka prekur fundin esaj dhe qe mbas 14 majit, në kete rrokullisje, nuk dihet se ku do thyej qafen.
TY llafazan, qe te meret goja edhe i flet fjalet gjysma gjysma, ske fytyre te best analize. Ke 10 vjet qe lepije bythen e saliut neper studio. Tani te ra ne mend ta degjenerosh?
Drini, ne te folur nuk ja thote vertet, por ne te shkruar eshte i zoti te pelqen app nuk te pelqen. Dhe PO ka te drejte te nderroje mendim. Saliu eshte kriminel. Do binden demokratet nje dite se Alibeaj eshte alternativa e duhur. Kur te ngordhe sali kerma, pas kujt do shkojne? Pas palokes,,pas mulit apo pas nard ndokes??,
Po pse kaq "naive" keta? Nuk e njihnin sali kriminelin? Ah e njihnin mor e njihnin po i genjente sal shejtani me ndonje kacidhe
Po ti o Fit gagacja c'mba kot hallin e Foltores kur i perket asaj Gojores Rames, PD se Alibeajt d.m.th. Per ate shkruaj ca e na trego se ku i ka ato kandidatet per ne zgjedhje...apo pret qe edhe ato ashtu si Vulen e PD tua jape Rama, por ama poshte gjunjve, me duart e Tao Balles!
E djathta thjesht Bande hajdutesh qe po shkyejne njer tjatrin.
Cuditerisht me Alibashen jane fshatare,islamike dhe uetista qe skane bere nje dite shkolle ...te shikojme si do dalin ne 14...
Cdo te thote Burkeane o trimi Belshit
Bukur, e keni shkruar shume bukur, por Berisha nuk i kupton dot shtjellimet tuaja dhe citimet e njerezve mendjendritur! Berisha udhehiqet nga dy njerez te tjere, i pari Nikola Makiaveli, dhe i dyti, nga ky ne menyre te vecante - Gustav le Bon me librin The Crowd (Turna - studim mbi psikologjine e turmave). Prej ketej e ka bazen dhuna qe perdor Sali Berisha dhe te vetmen shprese qe ka eshte ushtrimi i dhunes permes turmes, si ne 1997, 1998 dhe ne te gjitha protestat e tij, dhe e kurorezuar me dhunen e “demokrateve” me 8 dhjetor ne perpjekje per pushtimin e selise se PD ku u perdoren mjete te luftes primitive!
Ik o fondamentalist byth qir
Ky Zekthi eshte katunar komplet...
o fitim trimi konkuro per krytar partijet mq te duket vetja i mencur me pare konkuro per krytar bashkijet ne tirane mq ke zotsi te madhe jeni legenosur te gjithe ju krahu i alibashes futuni ne gare e shifeni ku jeni mbas partise agrare do dilni jo me lart
Ja ke thane sakte e troç! Konkuroni , perballuni , fitoni po jua mbajti bytha e lerini citimet e filozofeve se te nje popull qe diskuton me dite sesi luizi puthi kiaren nuk kane vend filozofet!
Kontribut i vyer per PD e vertete, respekt per ju Prof.Zekthi.
Sa primitiv qe jemi . Sa te majmunizum jena . Gjejme nje version idelogjik dhe ja veshim vehtes . Thjeshte e djathta e se majtes ka veshur mantelin e konsevatorizmit ku brenda saje gjendet nje gjallese e komunizmit konservator . Sa e turpshme aq dhe tragjikokomike . Rasati i spermes se gjalleses komuniste ka mbi ne token shtjerre te se djathtes ne keto 30 vite . Ne kete mantel djallezor lexohen etiketat e firmave ???????????? Restauro komunizmit. Mbrojtje e komunizmi Shteti islamik Slavizmi ka raketa si amerikani dhe e dua Ameriken (te vdekur ) etj. Te gjitha keto ku i kupton ai qe qon dy gishta lart per te tregu se sa antikomunist eshte ""kunder "" deshires se babit korrnuto qe e polli por qe po e mbron .
Zekth ...ndyresire
Liria e të shprehurit, nuk lejon një të dënuar oër mashtrim, që të shprehet publikisht, pa thënë më parë se është një i dënuar.
Fitim Zekthi ka 100% te drejte, por ato qe shkruan nuk jane per gjendjen e tanishme te shoqerise dhe shtetit Shqiptar. Sot per sot ngjizin pallavrat e ndyra te sali gazepit, dhe vizatimet e edvin shallvargjatit.
E djathte jane pronaret,qe PD u vodhi pronat me reformen agrare,dhe privatizimin e sherbimeve ne qytet.Plepistat jane autoret e masakres se pronave ne Shqiperi.
tema pse nuk e botuat komentin tim apo thash te verteten e ju nuk ju pelqen vecse zhgarravinat qe shkruani ju qifsha motrat ne pill se nenat i keni te vjetra legena bythlepirsa kodosha legena maternitetit bythqire pushta ju qihen grat per nje koment pty fare e keqe ju futsha karin ne goj motrave tuaja ptyyyyy qelbesira leshoni grat e motrat te qihen per nje sufllaqe botoje po deshe.
NJE TOLLOVI PA KOKE PA KEMBE PA FAKTE PA SHEMBUJ KONKRET FUND E KRYE PA KRYE E FUND FUTJA KOT TE DALI PLOT. PERDORA DURIMIN KINEZ PER TA LEXUAR DERI NE FUND.
Z. Zekthi! Mos u merzit dhe mos u cudit nga kundertheniet e disa komentuesve! Jane berishiste qe te gjithe, eshte njelloj sikur te kete folur Sali Berisha! Ju pergezoj per guximin! Falendero Zotin se po te ishte koha e Sali Berishes (ne pushtet), nuk dihet se cfare mund te ndodhe! Megjithate Sali Berisha vazhdon te jete i rrezikshem per jeten e atyre qe jane kunder!
Tema eshte foltorja e Zethit, më falni e Zekthit. Zeth i thoshnim asaj mizës që na ngaxmonte lopën në kullotë dhe bëhej copa duke ikur me vrap hahah...patjeter që kafshimi i Zethit ishte shumë i tmerrshëm per lopën. Edhe ky Zekthi që qahet tek sofra e Bazes më duket se ka të njejtin kafshim. Ore Sali Berisha është komunist por ju more Zekth duhet ta rrezoni komunistin me votë demokratike, atehere do tju them ju lumtë, perndryshe hap krahun, fut bishtin ndershale dhe ik.
Shume dakort me shkrimin Zekthi,por mos ju drejto kok bosheve qe ndjekin Saliun.Jane injorante dhe do ngelen injorante
Nje konkluzion nxjerr nga keta filozofe qe vihen kunder shumices ne PD: Sa fytyra te diskretituara qe duken. Dhe nje keshille per shkrimshkruesin e porositur: Shiko komentet qe shkruhen ne adresen tende dhe nxirr konkluzion.
Thashe te te telendisja dhe une o Fitim (hajde emer!). Po nuk te kane lene gje pa thene keta me lart. Zoti te falte gjynahet!(meqe eshte dhe Ramazan)
O Fitim Zekthi shkrimi qe ke bere dhe disa debate qe ke bere neper ekrane jane te nje niveli shume te larte por mund te kuptohen ne Amerike ne France ose ne ndonje ved vertet demokratik jo ketu . Nga kush pret te koptohet Saliu jo e jo nga Noka apo Paloka apo Bumci apo Balliu edhe e gjithe dhjertorja . Zekth jetojme ne Shqiperi e ketu ben ligjin me budallai me i pashkolluari besoj i lexove komentet e per kete te jesh i bindur .
Ky gagac sa here flet do nje perkthyes se edhe vete cfare flet nuk e merr vesh, nuk ka me koqe kandari. Gahac me nivel me poshte se nje medioker jep mesim ne Universitet Privat, i duhet ndaluar mesimdhenia dhe e folura para nje publiku apo audience.
Hiqja Lenes futja Prenes, mbeshtetese e idiotit te lindur qe e ka zene Zekthi.