Varka e Noes në Vuçitol

23 Mars 2023, 11:41Blog TemA

Varka e Noes në Vuçitol

Pjesë nga libri: “E pashë shtetin duke rënë” / Një retrospektivë e viteve të nxehta 1996 – 1997 

Nga Frrok Çupi

Para disa ditësh njëri nga të afërmit e Berishës paska shkruar një libër rreth këtij dhe me sa mbaj mend paska guxuar të shkruajë disi kështu: I shikoni këtë majë mali mbi Vuçitol ( fshati) dhe këtë shtëpi me frengji të Berishajve?! Këtu tregojnë se Noe dikur kishte lidhur Varkën magjike…


Kështu paska shkruar autori i librit


E lemë mënjanë naivitetin e një servili të pashembullt. Le të marrim seriozisht çfarë po ndodh mes këtij njeriu- kasandër dhe autor libri, me situatën e tanishme të Presidentit të Republikës. Këtij i nevojitet Varka e Noes. Aq shumë i duhet, saqë ndonjë mëngjes mund të ngrihet me ëndrrën për Varkën t’i kërkojë libër- shkruesit: “Ma bëj të vërtetë gënjeshtrën e Varkës së Noes”.


“Varka e Noes” që nga Bibla ka hyrë në fjalorin e politikës për tu shërbyer atyre që kanë mëkatuar me shtetin dhe me politikën. Berisha, si i vetmi përfaqësues legjitim i shtetit pa institucione, e ka futur orientimin qeverisës në të tilla labirinthe, saqë i nevojitet Varka.


Praktikisht, është këputur linja që ushqente trurin perendimor se “shteti në Shqipëri punon në favor të demokracisë”. Përkundrazi, tashmë dihet se ndodh e kundërta. Vetë “Zeri i Amerikës”, pardje përdori fjalorthin “parlamenti i vetëshpallur shqiptar”. Mbas katër muajsh mund të nodhë që tërë Bota qytetare të përpunojë fjalorthin “presidenti i vetëshpallur Berisha”.


Atëhere ky do të ishte fundi i çdo grimce shteti legjitim. Vendi ku sundon Berisha ka marrë mallkimin të quhet një “precedent i vjedhjes së votave”. Investitorë të huaj nuk mund të ketë, sa kohë që fajdet gëlltisin paratë dhe shpresën ekonomike të qytetarëve.

Qeveria e vetme e botës që po e fillon vitin e ri pa aprovuar buxhet është Shqipëria. Arka e shtetit është boshatirur. Kanalet e ndihmave monetare me jashtë janë mbyllur. Nga brenda po ngrihet vala e mosdashjes popullore për ekipin dhe stilin berishian.


Si mund të kalohet kjo situatë? Varka e Noes është e vetmja shpresë.

Dhjetor 1996

LONDRA KËRKON “BLACK OUT” ME TIRANËN

11 deputetë të grupit të laburistëve në Parlamentin anglez, dje lëshuan një Mocion ku i kërkojnë qeverisë dhe më gjërë politikës së Mbretërisë së Bashkuar, që të ndërpresin lidhjet me “qeverinë e infektuar” shqiptare. Shqipëria, përmes modelit të qeverisë, ekspozohet si një “zbulim” prehistorik, me virusin satanik që dikur kishte ndotur botën shtetërore deri afër zhdukjes.

Mortaja e korrupsionit të papërmbajtur qeveritar dhe e varfërimit të skajshëm popullor; “shejtanllëku” për të peshkuar në hedhurinat e historisë fajdetë piramidale, me qëllim grabitjen shtetërore të individëve; pjesëmarrja hapur në trafikun e armëve, drogës, klandestinëve, karburanteve dhe helmeve – këto shenja kanë dalë në skopinë që i bëri Bota organizmit të sëmurë shtetëror.


Sapo shqiptarët dhanë larmin për fatkeqësinë e tyre, më anë të demonstratave masive, menjëherë qytetërimi i përparuar mbylli qepenat në drejtimin e Shqipërisë. Këtë e njoftoi Anglia, por ka njoftuar edhe Italia, Franca, Gjermania dhe Amerika edhe pse e angazhuar hap pas hapi. Edhe burrat më të “dashuruar” pas Berishës deri në dobësi njerëzore, si anglezi Xhefri Pati, etj., tani ndiehen të turpëruar dhe para përgjegjësisë për papërgjegjësinë e treguar.


Pse është mbështetur qeveria shqiptare përballë popullit të revoltuar, kur Perëndimi kishte mjaft të dhëna mbi “mortajën” e qeverisë shqiptare, sipas lordëve anglezë?! Kjo është, në esencë, kërkesa që po bën brenda për brenda politika Perendimore, duke vështruar nga larg Shqipërinë.


Ndërkohë që politika zyrtare shqiptare, kishte gënjyer me tonelata, sikur Perëndimi po pikonte në mjaltë për zbulimin “Berisha”. Mashtrimi i gjatë na kushtoi kaq shumë. Tani kur në vend të Zairesë apo Ruandës, në ekrane apo gazeta, bota gjenë “Albania”, ne ndodhemi nën rrezikun e izolimit të frikshëm.


Civilizimi përparimtar do të përpiqet të mbajë qeveritë e veta larg shembullit të Shqipërisë, me qëllim që të mos u infektohet shteti.

Shkurt, 1997

10 Komente

  1. B
    Buda

    E, megjithate, Perbindeshit te Vicidolit nuk i hyri as do t'i hyje sa te kete jeten asnje gjemb ne kembe. Shteti 99% eshte agjenture, 1% eshte propagande.

    1. F
      Fadil isufi

      Shteti është KUSHTETUTË dhe ka nevojë për Agjenturë edhe atë përqindje Propogandë që përcakton ti

    2. h
      hahah i madh si gjithmone Frok

      varka ose ka udhetue mbi kurroz te gamorit te vicidolit ose ka qen me rrota hahahaaa

      1. p
        poli

        Ky naten fle me gruan dhe Berishen,,,iku do luaj mendsh ky plak matuf

        1. k
          koli

          O Frrok , ik bej ndonje spiunllek se per ate je i njohur ne kete bote ti.

          1. g
            goni

            O Frrrok,erdhen helikopteret se ke disa vjete qe na i ke nisur dhe spo mbrine.../lo

            1. F
              Fatmiri

              O Frrok!A e mban mend kur hapeshe bythesh si mik i Berishes te Piramida?

              1. S
                Sali Gomari.

                A quhet fshati i Berishes Vicidol apo Vucidol?! Froku me mjeshteri e quan Vucidol per ta vecuar Saliun nga fshataret e thjeshte te Vicidolit dhe per te treguar se Saliu eshte i Vuciqit pra i Vucidolit. Vicidol do te thote doli vici(pra lindi nje vic) qe ka kuptim ne shqip kurse Vucidol do te thote doli(lindi) Vuciqi qe ka perseri kuptim ne shqip por eshte metafore. Pra Vuciqi i Vicidolit eshte Sali Berisha, njeri i math i Serbise dhe lindur dhe rritur ne Shqiperi. Kot thone qe ai eshte spiun i serbit. Jo ai eshte serb dhe spiune te serbit jane te gjithe te foltores pa perjashtim. Perjashtim bejne vetem ata qe jane me kartele mjekesore si idjote te lindur. hahahah!

                1. K
                  Kurrizi I dushkut

                  Të nderuar komentues nukë mundë të thoni dotë në se janë të vërteta apo jo ato që thotë shkruesi po merreni me epitete? Kjo nukë më duket e drejt.

                  1. E
                    Erdogan

                    Ne Glosan (gluhe "shqip") Greke thuhet I Arxi tou Nou d.m.th Arka e Noes. Arktiqi (arktika) dhe Antarktiqi (Antarktida) jane Opozita e Poleve te Tokes te Emertuar Greqisht. Nou ne Greqisht do te thote Tru.D.m.th i Ditur i zgjuar nga vjen dhe Termi Nowledge.Termi Greke AftoNoito shqip perkthehet Vetekuptueshem natyrshem e thjeshte. Odhisea kur u kthye ne Isullin Ithaqi (Itaka) te Parin qe vrau Omiros e quajti Antinou (Pa Tru). Perse e quajti te tille Omiros (Homeri)? Sepse nuk mund te marresh per grua nje Mbretereshe si Pinelopi pa u marre vesh per Egzistencen e Odhiesut! Argaloi (Avlemendi) i Pinelopit per Qylimin qe diten e thurte dhe Naten e shqepte ate do te thoshte.Pritjen e gjate te nje Femre Simbol i Dashurise,Respektit,sakrifices. Sa per arken e Nout eshte si nje Cunam. Vetekuptohet kush u lajmerua apo kishte mundesi sepse momenti i reagimit eshte shume i vogel. Kush u ngrit neper Kodra ne Cunamin e Japonise p.sh shpetoi. Dhe nuk ka te bej fare me perrallat e Bibles por eshte Filosofike dhe Reale. A nuk flasim per Permbytje nga Ngrohja e Planetit? Kush ka Tru nderton Shtepine jo ne Breg te Detit apo Oqeanit por ne nje vend me te larte ku mund te Mbijetoje. Sa per Salehun zoti i Nderuar (Honor angl) dhe Patriote Cupi ka Gynahet e Tij. Por eshte turp per nje "Shtet Sovrane" si Albania qe nje Person te considerohet Nongrata nga nje Shtet "Demokratike" si SH.B.A. Per kete do duhej te reagonte edhe Qeveria. Populli i ashtuquajture Skiptare do duhej te informohej per aresyen e denimit te Berishes qe deri dje "Ishte Burre Shteti".Te pakten per Respekt te popullit. Berisha ishte nje Fatkeqesi e Pariparrueshme e ketij Populli te shumevuajture.

                    Lini një Përgjigje