Zotërinj të aeroportit, pastroni banjat!

22 Mars 2023, 19:15Blog TEMA
Zotërinj të aeroportit, pastroni banjat!

 

Nga Rudina Xhunga

Sot dua t’i jap zë një mesazhi që më erdhi në dritare.net

“Kalova në aeroport. Te policia, një rrumpallë - policë që hanin çokollata, batuta me njëri-tjetrin, as mirëdita, as mirupafshim. Po me këtë dukje aeroporti e me këtë sjellje, turizmi do të vuajë. Se këta investojnë për dhomën e ndenjes për business class, po harrojnë që turizmi që vjen në Shqipëri, nuk është prej të pasurve, po familjarëve, të rinjve. E kur i trajton me arrogancë e të shkojnë në tjetër vend. Se mos harroj, banjat! Tmerr, tmerr, çfarë të tregoj, për pisllëkun?”

Ky është mesazh që më vjen nga një njeri që përballet në aeroportin e Shqipërisë me gjithëçfarë lexuat më sipër.

Mendoj se duhet ndaluar dhe folur gjatë për aeroportin, sepse është porta e parë hyrëse e Shqipërisë. Tani është e pabesueshme, vetëm dikur bëhej pyetja ‘A është banja e pastër’, por e kemi kaluar atë kohë. Mbaj mend në Aeroportin e Tiranës, ka pasur zonja të pastrimit. Si kudo në botë, ka radhë, patjetër është e pritshme, por radhë dhe gra që pastrojnë. Kështu ka qenë dhe aeroporti i Shqipërisë. Si mundet tani të ketë ndryshuar çdo gjë, sapo ndryshoi menaxhimi? A-ja e një restoranti, e një biznesi, e një shtëpie, e një aeroporti, është higjiena.

Duam turizëm? Ta nisim nga tualetet tona, ta fillojmë nga pastrimi, te pastrojmë sëpari aeroportin. E vërtetë që për ne po flitet mirë, media ndërkombëtare po na mburr, sepse ne vlejmë. Kemi diell e det të mrekullueshëm, njerëz fantastikë, gastronomi të shkëlqyer, është vend fantastik. Por nuk mund të jetë pis, është absurde, duhet të punësojmë ushtri me zonja që pastrojnë. 

Nisur nga mesazhi jam gati të shkoj të shoh vetë nesër sepse hyj te njerëzit që kam përgjegjësi për turizmin dhe vendin tim, pa qenë ministre apo kryeministre, politikane apo gazetare, vetëm duke qenë qytetare e këtij vendi dhe duke ditur që jeta ime do ndryshojë nga turizmi, unë kam përgjegjësi, për të folur dhe ndikuar të ndryshojmë. 

Dhe këtë duhet ta ndjeje secili, siç ishte dhe rasti i këtij mesazhi. Këtë duhet ta bëjë gjithsecili prej nesh dhe të tregojë se çfarë nuk shkon. Nuk është e vërtetë, që gazetaria është e biznesmenëve që marrin të mira publike, ose gazetarëve që duan të bëhen biznesmenë.

Gazetarinë në këtë vend e bëjnë dhe gazetarët dhe ka akoma gazetarë, unë jam një prej tyre dhe si gazetare turizmi e dua dyfish, sepse e di që paratë do te vijnë andej. Unë kam jetuar me turizëm, duke e treguar këtë vend. Por kur ka vend për të ndryshuar, duhet thënë. 

Mbase ata që kanë aeroportin e konsiderojnë këtë të parëndësishme, ose nuk e kontrollojnë, por duhet t’ua themi; Zotërinj, që kontrolloni aeroportin shqiptar, pastroni tualetet, menjëherë që sot, sepse nesër është vonë, do të na përzini turistët!

19 Komente

  1. J
    Jepi reklame ceto ta mbylli bucen

    Nuk i paska dhene rellame Cet Kastrati kesaj goces se Nexhmije Hoxhes

    1. r
      rrespekt Rudina ...

      Eshte nji Problem i cili duhet pare si Primare jovetem ne Aeroporte . Duhet ti kujtojme Menaxhereve te atij Aeroporti si Higjena ne WC eshte Primare per te Huajt ,kur dijme se WC duhet te kene Higjenen e vendeve Europiane perndryshe shndrohen ne Burime Infektive ! Kaq tru ne koke duhet te kene vet punonjesit e Aeroportit . WC w ktij Institucioni nuk duhet te ken Higjenen e WC-ve te shtepive te tyre as Kulturen e tyre Higjenike por ate Nderkombetare . Sigurishte nji tUrist i Huaj ose Shqiptare i ardhur nga Jashte per pushime ose turitem ne Shqiperi , nuk kerkoj te shikoje apo te dije nese i ka Dhembet e Lara ata qe drejtojne Aeroportin apo kane perdorur Leter HIgjenike apo Uje mbasi kan "dale jashte " ,atyre ju intereson Standarti ! Kam pasur rastin ne Greqi Korfuze ne banja skandaloze ,ku Gjermanja i ka kerkuar Shefit te Resorsit te Pastroje WC-te njelloi si ne Gjermani ,sepse ardhjen ne Greqi e kan paguar edhe per kto WC . Kam qen ne Afrike shtoj ajo e revoltuar dhe WC-te ishin te pastra nga gjithcka . Prandaj duhet qe Shteti te ushtroj her pas Here Kontrolle ne te gjitha sallat e aeropirtir si WC edhe Restorantet e gjithcka ,qe te ruhet pastertia dhe krijohet Kultura e Standarti si ne gjithe Boten . Un e kuptoj se shumica e personelit te Aeroportit jane me prejradhje katunare ,(padashur ktu ti ofendoj ) por gjithcka eshte e dallueshme jovetem ne surratin e tyre ,gje e cila kerkon Kontrolle te her pas hereshme per ti injektuar ate Kulture Rregulli e Pastertie . Bota e Europiane prag Turizmi mobilizon gjithcka ,instrukton jovetem Personelet e Resorseve apo Hotelerive por edhe Fshatrat Turistike me pak banore ,se si duhet te sillen me Turistet , se cilat jane ose mundet te jen pretendimet e tyre dhe si reeagohen me truistete huaj ne cdo situatate . Mipro mesa duket Shteti Shqiptare Ministrite e ka Formale e qe kan nji Koncept e njohuri prej Naivi per punen qe duhet te bejne ,kontrollet qe duhet te ushtrojne dhe Gjobat qe duhet te vene Kontrollet psh ne Aeroporte qe te vjen turp akoma sot mos te dijne te mbajne Paster WC-te !

      1. X
        Xhelo

        Po kerkon shume mpj Rudina po aeroportin e mrnachon Qet Kastrati dhe ka mbledhe gjithe katunaret e vet çfar mund te presesh .

        1. B
          Bidon me klor

          Po Kastrati ne Fakt WC i ka Pasur ne bahçe dhiste ne Shkurre….Shqiptaret jane popull pis kjo dihet ,,Shiko si peshtyjne pertoke perdite e kruajne Koqet si majmunet se nuk lahen ,Po Ke te drejte ti shkruash Rames se vetem ai ju vjen hakut

          1. E
            Eshte Shte i Kaqolave qe sdijn cdo te thote Shtet

            Eshte Sakndaloze qe kontakti i pare i turistit te huaj me WC ne Shqiperi ,ta bej te dali me vrape prej tyre nga era e ndyre dhe papastertia e Bandes se katunarev qe qelbin Aeroportin lol .Ku di katunari cdo me then Higjen e pasterti Shtepie akoma me pak WC -je ! Kapterrat pastaj jane te tufezosh dhe kthesh ne koopertiva pasi i ke dhen edhe nji lopate ne dore . Kta qelbin kudo jane prezent dhe jovetem kapterrat qe rrijne si idiote ,duke ngren fara apo u zgerdhire me civile si me qen mes katundit mbi gamaor por te gjitha edhe femrat aty jane te pasuptureshme fallso ne gjithcka pa pik kulture e rregulli si ka Bota

            1. J
              Juli

              Më mirë pastrojmë halet e Evropës se sa tonat.

              1. v
                vjola

                Shkrim shume i vertete eshte nje turp i vertete....

                1. I
                  Illo

                  Eshte shume e vertete cfare ka shkruajtur qytetari per aeroportin. Banjat jane nje tmerr i vertete, sidomos ato afer mullirit. Ky konstatim eshte i veres se kaluar, si duket asgje ska ndyshuar. Dhe njr tmerr i vertete jane policia kufitare. Si te palare. Pa pike disipline dhe paraqitje dinjitoze. Qe ne hyrje duket serioziteti i nje shteti. Bravo Rudina!

                  1. A
                    Arian

                    Gazetare qe u ktheve ne bisnezmene je dhe ti por prape kjo sdo te thote gje por gazetare turizmi qe shkon ne vende ku ha pi dhe fle gratis dhe merr dhe ndonje dhurate te vogel kjo nuk pertypet

                    1. R
                      Rrespekte e nderuara Gazetare

                      Arian , sinqerishte me cudit nji koment i tille -duke atakuar /sulmuar Gazetaren e Nderuar , ne nji menyre kaq absurde e allogjike . Nuk eshte hera e par qe lexoj Komente te tilla Absurde referuar Rudines . Nuk arrij te koncpetoj dot se cfar e shqeteson kte lloj Truri ,kta njerez ,qe shqetesohen/ acarohen per gjera te tilla ,si me qen njerez te semure ! Si Rudina etj ,qe shkojne e prezantojne ne Emisjone te tilla ato Objekte Turistike ,sigurishte qe do hane (per Mirsjellje ndaj Mikepritjes ne ardhe te pare _sepse eshte Njeri e di te rrespektoje te Zotin e Shtepise ) sepse e para , eshte dicka krejt Normale per cdo njeri qe kur ftohet te haje e pije ,(Eshte Njeri ) por edhe ajo e ngrenja e fjetja gratis e Gazetares ,hijne ne pjesen e Rreklamnes qe i behet Obkejtit Turistik , qe nga Mikerpitja ,e deri ke suhqimi ,kualiteti i tij siedhe dhomat e fjetjes ,per te cilat e ka te nevojeshme te informohet Turisti e njikohesishte rreklamohet gjithcka . E turpeshme te besh nji koment te tille pse ha Rudina gratis ? Sepse shqiptaret kane Tradite qe kur i vjen si Mike ne Shtperi s'te kerkojne Llogarin e tavolines apo fjetjes ! _ Kaq shpirtengushte te ket akoma ne ate vend !

                    2. ……….

                      Vjen era shure

                      1. V
                        Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

                        Do ndonje reklame nga Kastrati?

                        1. R
                          Ramo Mezini

                          NJEMIJE HERE BRAVO PER RUDINEN QE KA SHKRUAR KETE ARTIKULL. NJEMIJ HERE HALLALL RROGEN QE MERR SI GAZETARE. AEROPORTI I TIRANES ESHTE I RI DHE CDO GJE DUHEJ TE ISHTE PERFEKT KURSE NE FAKT CDO GJE ESHTE ME DIFEKT SIDOMOS NEVOJTORET JANE MIZERABEL, TE VOGELA SA VALIXHEN DUHET TA LESH JASHT DERES, PA LETER PER TE SHTRUAR MBI ULESE DHE PA LETER HIGJENIKE DHE ME SKANDALOZJA ESHTE SE VASKAT NUK KANE AS RRETHIN SHTES NE ULESE DHE AS KAPAK. TAMAM SI NEVOJTORE BURGUT NE KOHEN E MERHUMIT ENVER. CDO GJE NE SHQIPERI TE HUAJT E BEJNE ME SABOTIM DHE MAVRO-SHQIPOT VETEM DEGJOJNE ME GOJE HAPET DHE APROVOJNE CDO GJE QE U REKUMANDOJNE ARMIQT E POSHTER E TE PA BES.

                          1. C
                            Corapja e Rudines

                            Ti ne fillim bere lajmin pastaj do shkosh mbase neser ta verifikosh nese lajmi eshte I vertet?! Tipike gazetaresh shqiptar...u be lajm nga nje mesazh pa u verifikuar nese eshte e vertet a jo.

                            1. E
                              Eni

                              Problemi nuk eshte Ceti...por ai qe ja dha Cetit...sepse cdo gje po ja jep pa gare 5 vetave e ne fund kta do jene me te forte se shteti....shtetin e kane nen kembe, ata jane shteti...ky eshte Probleme...WC eshte gjeja me e vogel...

                              1. C
                                Celo Mezani

                                e ka fajin ai vend me ata njerez kafshe, zonje. Lere aeroportin, po provo njehere te udhetosh me linja qe mbushen me pasagjere shqiptare. Avioni vjen era buke me sallam e era djerse nga shqipot e palare ( jo te gjithe, po shume )

                                1. B
                                  BARCALETA. PER TE MARRET

                                  Aeroportin nuk e pastrojne zoterijte .Aeroportin e pastrojne zonjat . Pra zonja Rudina thirrja jote eshte e gabuar .Mesoni me pare kush e administron Aeroportin dhe pastaj adresoni kerkesen tuaj si shqetesim te te gjithe pasagjereve .Pra titulli i shkrimit mund te ishte perafersisht.ADMINISTRATORE TE AEROPORTIT PASTRONI HALETE E AEROPORTIT.

                                  1. B
                                    BARCALETA. PER TE MARRET

                                    Aeroportin nuk e pastrojne zoterijte .Aeroportin e pastrojne zonjat . Pra zonja Rudina thirrja jote eshte e gabuar .Mesoni me pare kush e administron Aeroportin dhe pastaj adresoni kerkesen tuaj si shqetesim te te gjithe pasagjereve .Pra titulli i shkrimit mund te ishte perafersisht.ADMINISTRATORE TE AEROPORTIT PASTRONI HALETE E AEROPORTIT.

                                    1. M
                                      Marenglen Karagjozi

                                      Artikulli i Znj. Rudina i dreje e shume i rendesishem. Aeroporti eshte prezantimi i pare i shtetit. Personalisht kam perjetuar 2 ngjarje qe lidhen me pasterine e WC-ve. Udhetoja per Itali. Linja tranzit kalonte nga Aeroporti i Wienes. Shkova ne Tualet. Vinte era parfum. Pershtypje qe ka 40 vjet e regjistruar shume pozitivisht per Aeroportin dhe Austrine.Aroma e kendeshme ishte nga pastertia dhe detergjentet aromatike te pastrimit. Perjetimi i dyte: Kam punuar ne Austri ne nje firme me rreth 300 punonjes. Wc kishte me bollek. Ne katin ku une punoja kishte 6 Wc per bura dhe 6 Wc per grate. Po keshtu ne katin e dyte. Wc gjithmon te pastra. Ajo qe me la mbresa: Nga brenda ne deren e Wc-se qe shkruar: Ne se je i kenaqur qe e gjete Wc-ne te paster, kujdesu qe Ai qe do vij pas teje ta gjeje po ashtu te paster. Edhe une. e zbatoj i ndergjegjshem kete kerkese te thjeshte kudo ku ndodhem. Ja u kerkoj edhe Mbesave kete kete cilesi.

                                      Lini një Përgjigje