Deputetë e ministra të majtë, me pranga “të djathta” ?!

19 Mars 2023, 19:06Blog Nga Kristo MËRTIRI

 

                        E kam dëgjuar nga mëhallalinjtë tiranas në Kryeqytet, vite më parë. Thonë se është kthyer në anekdotë humoreske dhe është përhapur gojë më gojë edhe në krahina të tjera shqiptare,: “Osmën Gazepi dhe Koco Kota shkuan një ditë në burgun e Burrelit. Ishte një nga burgjet e rinj të ndërtuar ashtu që as miza të mos hynte brenda. Ata ishin të interesuar që të bëhej sa më mirë.

                        -Sikur të na vinin të dyve në burg ?,-pyeti Osmëni Kocon.

                        -C’thua, malukat, thyej gjuhën !

                        -E po burgu ashtu, si për ne do ndërtuar…

                        -I mencëm je zotrote.

                        -Do menduar zoti Kryeministër, si ta shkojmë pleqërinë. Ku i dihet kësaj dynjaje jallane…

                        -Gjuhëdjall ! T’u thaftë goja me gjithë mendjen !...

                        -Unë një fjalë lëshova, “mistrec”, dhe i mbeti në qafë tërë qytetit !,-u përgjigj Osmani.

                        -Druaj, se do na mbetet neve burgu,-tha Kocua si i pikëlluar…

                        E kujtuam pasditen e së shtunës, kur po flisnim për frytet e Reformës në Drejtësi. Një miku im, Profesor i nderuar në pension dhe që ka mbetur në apartamentin e “kohës së Enverit”, me kontribute jo të vogla në fushën e Arsimit dhe që unë e thërras me dashuri “o djali i Cotit të Beratit”(me origjinë përmetar), lexon rregullisht median e shkruar dhe kuvendon qetësisht e me plot argumente bindëse. Buzëqeshte me episodin e mësipërm dhe përpiqej të hynte në “valle” duke cituar shkrime e intervista konkrete, e aspak përrenjtë psikikë me pseudonime e baltovina në internet. Dhe citon shpesh me seriozitet një urtësi të mocme për Gazetarinë:” Mos harroni, lavdia dhe merita e disave është se shkruajnë mirë; e të tjerëve është se nuk shkruajnë fare”. Varu teneqenë atyre që gjithë jetën e shtynë si anonimë dhe nuk ngopeshin me letra anonime për jetët e të tjerëve !...”. Mirëpo, sebep i ndërrimit të bisedës u bë intervista e një deputeti ish ministër dinjitoz, që u pyet edhe për arrestimet e zyrtarëve të majtë, duke lëshuar definicionin se ky fakt i vërtetë “është një sinjal që Prokuroria po godet korrupsionin që si pas tij zhvillohet vetëm në pushtet”. Përgjithësisht, dakort deri këtu. Po pse, Shqipëriza jonë paska deputetë, ministra e zyrtarë të korruptuar, vetëm nga lëndinat majtiste ? Të jemi të sinqertë, kjo pyetje ka kohë që vërtitet hapur në opinionin publik edhe si një njëanshmëri zuzare e “namusqare”, militanteske e tinëzare. Njerëzia nuk është e verbër dhe as shurdhe ! Ajo shikon e irritohet përballë vilave në Gjirin e Lalëzit, në Lundër a Farkë, nëpër brigjet e deteve Adriatik e Jon, apartamentet luksoze në Kryeqytet e gjetkë etj. Gati të gjithë rrogëtarë e ish rrogëtarë në Shtetin e së “Drejtës”, katapultuar padrejtësisht në Polit(h)ikë, nëpër Parlamente dhe Qeverira të majta e të djathta, nëpër Drejtorira të Përgjithshme dikasteresh e institucionesh të varura e “të pavarura”, pa përmendur këtu merimangat familjare, fisnore e të krushqive, ato miqësore e me themele të dukëshme financiare brenda interesave të fëlliqura dhe jashtë Ligjit që u përplaset në fytyrë kryesisht fukarenjve e njerëzve “pa shpatulla të ngrohta” ose të papunëve të thjeshtë në fshat e qytet ! Po pse, kulmi i korrupsionit dhe maja e ajsbergut të kësaj dukurie të shëmtuar, qenkërka te kryetari i Bashkisë së Bulqizës ?! Por rasti i tij me nëpunësit e tjerë, personalisht mendoj se nuk duhet të përdoret si ajo copa e kuqe nëpër duart e toreadorit përballë demave të hazdisur në abuzime e vjedhje. Përndryshe, politizimi i skajshëm të xnjerr zbuluar dhe aspak “fitore e madhe” e Prokurorisë apo e Gjyqësorit përballë Qeverisë së majtë !

                        Së pari, nga zotërinjtë e SPAK-ut e të BKH-së që paguhen cdo muaj majmërisht në krahasim me cilindo në republikën tonë demokratike, nuk po jepet ende përgjigje para opinionit publik që gëlon e pret shpresëpashuar: Vetëm disa zyrtarë të majtë e bënë trokë Shqipërinë tonë hallemadhe ? Rrokullimat dhe vithimat ekonomike nuk mund të fshihen nga kujtesa popullore e historike, që nga “Ceku i Bardhë” e tepër mashtrues; rrafshimi i veprave industriale, bujqësore e blektorale dhe katandisja në skrap e fitime marramendëse në kohën e qeverisjes së djathtë; privatizimet ulëritëse nga individë kokë e këmbë të korruptuar e hajdutë me cizme, që i lanë punëtorinë dhe specialistët me gisht në gojë; ngritja e kështjellës hatabërëse të Piramidave mbi kurrizin e taksapaguesve-qytetarë fakirë e të ndershëm; pallatet e kullat vezulluese shumëkatëshe që shushatin e u bëjnë karshillëk të hapur atyre që nuk kanë vjedhur e nuk vjedhin asgjë shtetërore e publike etj. etj. Po cilit po i tunden e shkunden prangat ?! Të vazhdosh të heshtësh a të dorëzohesh përballë këtyre ujqërve të vjetër e të rinj që shpalosin flamurët “opozitarë”, vec të tjerave, do të thotë të ulësh në maksimum besimin e njerëzisë.

                        Së dyti, logjistikën e nevojëshme për magjistratët e Prokurorisë së Posacme, nuk ua siguron dot opinioni i shëndoshë publik. Nëse “disa hetues nuk punojnë as me qejf”(sic u informuam javën që shkoi), përse nuk japin dorëheqjen ose ti largojnë nga detyrat jo të zakonëshme në Pallatin e Drejtësisë ? Po rrogat e majme, a i marrin me qejf cdo muaj ? Në kushtet e vendit tonë, për ata është investuar shumë nga brenda e jashtë Shqipërisë. Në një kohë kur me mijëra e mijëra pensionistë që kanë derdhur pa kursim djersë, mundim e sakrifica të mëdha nëpër mëmëdheun e dashur, mbijetojnë e mbyllin mezor muajin nëpër dyqanet e supermarketet ushqimore. Dhe as që bëhet fjalë për t’u veshur, për ilacet e pleqërisë apo për të rregulluar dhëmbët e dhëmballët e gojës ! Mirë ata që i ndihmojnë fëmijët, po qindra të tjerë që rrojnë të vetmuar në varfërinë, fatin e ndershmërinë e tyre të rrallë ?... Së fundi, kaq shumë të merakosur e të telikosur jeni vallë për “sekretin e hetimit”, sepse sipas drejtuesve të Prokurorisë së Posacme “në rast se njëri prej prokurorëve duhet të marrë në pyetje një person, kolegët e tjerë të zyrës duhet të dalin jashtë” ?! Nuk është as për të qeshur e as për të qarë. Ose më tej. Përse nuk guxojnë t’i përmendin me emra e mbiemra 8 ish gjyqtarë që “janë dërguar në Gjykatë” ? Apo kur na thuhet ne joanalfabetëve se “Janë rritur me 30 për qind cështjet lidhur me korrupsionin”! Statistika të tilla me rrënjë moniste e pluraliste nuk na gudulisin hic. Shyqyr, që herë pas here, ca dosje bien nëpër duar “gazetarësh” (kupto: përgjues e tellallë të neveritshëm dhe shpërdorues të Ligjit) dhe rrjedhin cuditërisht nga mehmurët tuaj të pacipë e krejt të papërgjegjshëm ! Përse e mbani gojën kycur dhe nuk na thoni asnjë me emër e mbiemër ? Njerëzit e korruptuar nuk janë vetëm shifra fjalimesh e raportesh për veprimtari zyrtare. Edhe pyetja në krye të shkrimit për deputetë e ministra të majtë me pranga “të djathta”, ka mbetur varur përballë opinionit publik dhe kërkon përgjigje. Teorizimet boshe dhe justifikimet me qoshe nuk i ha më njeri. Si i vlerësoni e i mbroni rrogat tuaja marramendëse në bordero e karta bankare ?...

                        Të rrimë shtrembër e të flasim drejt. Njerëzia e percepton ndoshta ndryshe nga ju situatën e derisotme : Ai ha një ka dhe fshin buzët, ti ha një koqe fik e të hedhin byzylykë në duar !                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                             

27 Komente

  1. F
    Fredi

    Ky ne nje Vrime i bie teneqese, si padronaxhstet kunder PD- po Kush qeveris e mengjera dhe kush abuzaon e pakta per 10 vjet me EdRameovicin pranga nga djathta. Bieri gajdes gajdexhi

    Përgjigjjuni
    1. M
      Murgu

      Mirë shkruan o zoti Mërtiri po shkruan gjatë,njerzit sotë nuk janë të ngeshëm për rrëfime të gjata. Miqësisht...

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tahir Bali

        Reforma ne drejtesi eshte pritur me padurim. Por njerzit nuk dihet te mbeten te zhgenjyer prej saj ashtu si e kemi pritur. Kokat e korupsionit nuk skualifikohen dot. Populli i di me emra e mbiemra. Faktet flasin. Prokuroria speciale ska pse nuk i zberthen. Ata qe kane xhvatur e xhvatin kete vend i gjenne dy krahet, ne te majte e te djathte. Ministrà e ish ministra fuksionare te ndryshem. Faleminderit z.Mertiri, pena e pandryshkur sepse nuk ndahet nga hallet e njerzve te thjeshte.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Komunist me Rolex

          Po të majtët jane ne pushtet ka 10 vite se ligjet i kane bërë bashkë PS e PD kaluan 7 vjet dënimet për korrupsion fshihen dhe deri tani vec tahiri dhe koka po bejne burg kur tigri shetit boten me paret e shqiptarëve Po ju zoteri si komunist i vjeter nuk thua shyqyr që po bëhet drejtesi edhe pse me vonese por ankohesh pse nuk arrestohet ndonje nga opozita që ska asnje pushtet

          Përgjigjjuni
          1. "
            "BOHOTINA"

            Z. Kristo! Mjaft aktual ne shkrim. Flitet gjithandej per kete qe trajton. Mirpo hajduti, genjeshtari, idjoti, i padituri, perbindshi, i poshtri, llafazani, shpifsi, vrasesi, delenxhiu, cicmicxhiu, etj. mundin shkencetarin. A di pse? Se keta qe thashe me lart kane eksperience ne keto fusha, gje qe i mungon shkencetarit. Socialistet duhet te kuptojne nje gje, qe PD te hedh bemat e gjemat e saj persiper. "Harrojne" se kur kane qene ne pushtet cdo gje qe thone e "denoncojne" e kane bere apsolutisht 1.000 here me keq. Ku njihte SaliHu ndarje pushtetesh. Ai ishte gjithcka. Nga ushtar e deri gjeneralizem, ktyeminister, president... Deri ne 1997 qe ishte ne krye kishte vetem nje TV ate RTSH te Reiz Çiços e asaj Vokshit qe i benin hosana gjithe 24 ore... Nje shembull nga viti 1937. Mbreti Zog, njeshi i Shqiperise, mori ne telefon prokurorin e pergjithshem Xhafer Ypi, qe kishte qene edhe kryeminister. I kerkoi ta fuste ne nenin 1 nje qe kishte marre nen hetim qe e kishte maksimalen e denimit 7 vjet dhe jo ne nenin 2 qe e kishte maksimalen e denimit 15 vjet. Pra denoje i tha, por fute tek neni i pare qe denohet me pak. Vetem per kete nderhyrje ne punet e brendshme te institucionit qe drejtonte Ypi, ai i ka mbyllur telefonin, ka dhene doreheqien dhe e ka diskretituar te nesermen ne tere organet e shtetit shqiptar...

            Përgjigjjuni
            1. H
              Himarioti

              Shumë mençur keni shkruar, respekt! Kam një ide, sikur këto spatrime në të majtën janë vullneti dhe dëshira e Ramës. Rama është shumë i rafinuar.

              Përgjigjjuni
              1. ¿?

                Bravo Kristo, kete rradhe qenke shtrenguar paq dhe paske leshuar mender nje pordhe qe shume shpejt do t'i hutoje te gjithe aq shume sa korrupsioni si me magji do te zhduket dhe ata qe rrojne neper kulla e nepr vila, trak-frak do te perfundojne neper kasolle, e ndonje me me shume fat, kushedi ne ndonje apartament nga ato qe la Enveri, nga ato mo qe kishin kuzhine e nevojtore ne nje vend, kurse gjynahqaret si puna jote, apo e heronjve legjendare te koheve te shkuara qe luftuan si trima me pushke e me pene, pastaj edhe me kazme do te gdhihen neper vila, po ngaqe do te hutohen fare mund te dhjesin ne guzhine ose mund te zjejne supen ne hale. O Kristo, a e kupton qe je komplet demode, sepse ti mundohesh te besh luften moderne me shpata. Ti s'ke faj aq di, aq ben se kujton se shkruan akoma per "Pordhen e Popullit", me fal "Zerin e Popullit", po akoma nuk e ke kuptuar se je bere gazi i botes, pa mos u kendell me ca levdata qe te shkruajne ca teleshmene komentues se TEMAs.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Semaka

                  Por ..e , jo po .....dhe akoma s'e ke....ose nuk e ka ai a ajo a ata ato...tretur

                  Përgjigjjuni
                  1. ¿?

                    Ç'pate, te zu ajo e tokes? Gagaç!

                    Përgjigjjuni
                    1. 2
                      2T8

                      Jo i rash çangës guak

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Soen Arat

                        Kur ta zëri . Ta paska ndëruar Reostatin perua je bërë edhe për tranzistor .

                        Përgjigjjuni
                        1. ¿?

                          Aha, klubi i karit te shfryre qenka ende funksional.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mbi_n_Emer

                            Provoje një herë nga klubi Partizani mbase i gjen jo funksional ish fuksat .

                            Përgjigjjuni
                            1. ¿?

                              N'gjum e pe ti?

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mbi_n_Emer

                                Jo ! Nuk e , s'e ! Ncë ! Fare ! I'a tha zogu'folesë kur pikasi dy çërra ferash .

                                Përgjigjjuni
                                1. ¿?

                                  Aha, rrena e zyshave te kopshtit, ia paska thene zogu. Pak me shume seriozitet, tashti.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Stiri_A

                                    Shtire !

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Reply to Stiri_A

                                      Hape ti ta shtije une.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sitiri_Λ

                                        Sa keq p@ske njel ?! Une s'e ndëroj bravën , ti po ta niu shko e gje llokan'e flakun n'Lanë , e ku e si e si do i sillesh , po qe se i kalove kodrinës vet i dytë a si ta ni , eja me ma h_Λp .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          M_K

                                          Gjashtëmbëdhjetë kate më la ^ ke një ve nga tona në furik . Por shi se nuk është vetëm folea . Ka kush e ngron . The zverkun .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Reply to Stiri_A

                                            E mo mire, thashe se deshe vete meqe bertisje "Shtire, Shtire, pa me zor nuk me duhet gje. Ka plot me te mira se ty.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. R
                                              Reply to M_K

                                              Vesen tende haje vete, per mua ka ne pazar sa te duash, te pakrimbura.

                                              Përgjigjjuni
                                2. B
                                  Bulgjiza

                                  Plotesisht i drejte dhe argumente uleritese ka ne kete shkrim. Nga Ceku I bardhe e shkaterruesit e ekonomise te Gjiri i Lalzit e gjykatesit e super paguar te djathte qe kapin me “presh” vetem kryebashkiakun e Bulqizes deri te pensionistet qe nuk marrin dot pension te vene dhembet ose te paguajne supermarketin.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Z
                                    Zeqiri

                                    Sakte. Duhet te dalin jashte koleget se nuk ka ku te pyetet dikush. Po gjithe bota, madje edhe ne Afrike, e kane zgjidhur kete pune me dhome te posacme per pyetje. E ta degjosh kete si argument per zgjerim nga kryespakisti, eshte te vesh duart ne koke, nuk ka vend per me tej. Daulle bosh. Dam dam dam.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kujdes me termat

                                      Te majte nuk te ben fshati nga ke gjyshin. I majte eshte dikush qe perpiqet te zvogeloje pabarazite ekonomike qe shoqeria te perparoje. Prandaj nje minister qe kapet duke mbushur xhepat e tij nuk ka si te jete i majte. Per momentin e vetmja force e majte ne Shqiperi eshte levizja Bashke e kryesuar nga Arlind Qori.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. "
                                        "BOHOTINA"

                                        Fredi te te rrojne floket, nese i ke ato, se per mendje te rrosh vete...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. U
                                          Urani_A

                                          Thonë...tu thaftë , dora , gjuha , goja ( për një lot ujë ) kafsho gjuhën . Aq sa - qën / ja / jet - e bitisin si e nisin , thonë gjithashtu . Ose , si ore , ju si ne e ata ndryshe ? ... Ose , kush ta varr - qillon - gjej të t'a varrin ....

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje