Sali Berisha, si një klandestin në zgjedhje

18 Mars 2023, 17:20Blog TEMA

Sali Berisha, si një klandestin në zgjedhje

Nga Carlo Bollino

Komisioni Qendror Zgjedhor, pas vendimit të tre gjykatave, sot e fshiu përfundimisht Sali Berishën nga zgjedhjet vendore e 14 maj. Kandidatët e zgjedhur nga primaret e tij mund të garojnë për postin e kryebashkiakut duke përdorur logon e koalicionit që Ilir Meta pranoi të ndërtonte (sic bëri me 6 mars) dhe që është lider zyrtarisht, por që nuk ka asnjë shenjë tjetër që e bën lidhjen as me Berishën dhe as me Partinë Demokratike. I njëjti fat edhe për të gjithë kandidatët që Berisha synon të propozojë në garën për 61 këshillat bashkiakë. Një ushtri kandidatësh pa një identitet të qartë, mysafirë në një koalicion të përbërë nga sigla të tjera politike me të cilat shpesh kanë qenë në luftë.

E megjithatë, figura më anonime që del nga kjo betejë e humbur është pikërisht ajo e Sali Berishës. Pasi ka qenë protagonist për 32 vite në skenën politike shqiptare, duke interpretuar gjithnjë një rol që në shumë raste ka qenë i një niveli të lartë si president apo kryeminister, që sot Sali Berisha nis një fushatë zgjedhore pa asnjë titull. Për herë të parë në historinë e tij personale po bën politikë si të ishte një klandestin. Edhe në vitet kur Lulzim Basha ishte kryetar i partisë dhe ai maskohej si qytetari dixhital, duke i dërguar vetes mesazhe anonime në profilin e vet të facebook, kishte një identitet më të spikatur se sot. 

Berisha jo vetëm nuk përfaqëson ligjërisht asnjë forcë politike, por as nuk mund të flasë në emër të askujt, formalisht as në emër të koalicionit ku merr pjesë de fakto, si një qytetar i cfarëdoshëm pasi dështoi përpjekja mashtruese që të regjistrohej në KQZ si përfaqësues i PD-së. Një aderim që nuk ka asnjë vlerë ligjore, pasi koalicionet bëhen mes forcave politike të regjistruara, jo mes privatësh.

Ilir Meta udhëheq ligjërisht koalicionin  në të cilin marrin pjesë dy parti të tjera vec të tijës dhe është zyrtarisht përgjegjësi si Kryetar i Partisë së Lirisë, forca nismëtare e koalicionit. Ndërsa emri i Sali Berishës nuk ekziston dhe as nuk do të shfaqet asnjëherë në asnjë dokument zgjedhor. Berisha nuk do të ketë të drejtë as për një komisioner, nuk do të ketë asnjë të drejtë të vendosë radhën e listave shumëemërore për këshillin bashkiak, të gjitha vendime që do të varen formalisht nga Ilir Meta dhe zemërgjerësia e tij.  

Një tjetër pikë shumë delikate ka të bëjë me aspektin financiar të fushatës zgjedhore, sepse, nëse Ilir Meta ka të drejtë për fonde publike si forca parlamentare, Sali Berisha dhe kandidatët e tij nuk do të përfitojnë asnjë financim zyrtar pikërisht se nuk përfaqësojnë asnjë parti. Në fakt fondet për PD-në do t’i menaxhojë Enkelejd Alibeaj. Bujaria e Ilir Metës do të shkojë deri aty sa të financojë me fondet e tij ushtrinë e kandidatëve që pretendon të vendosë Sali Berisha dhe që nesër Partia e Lirisë mund t’i ketë edhe si kundërshtarë? Ligji kërkon që cdo subjekt zgjedhor të raportojë në KQZ origjinën dhe përdorimin e financimeve. 

Sali Berisha nuk do të ketë asnjë detyrim në këtë aspekt (rrjedhimisht asnjë përgjegjësi) pasi formalisht nuk është pjesë e procesit, por a e merr përsipër Ilir Meta që të përgjigjet ligjërisht edhe mbi origjinën e kapitaleve që do të shpenzohen nga Sali Berisha dhe kandidatët e tij? Berisha paralajmëroi se do të kërkonte mbështetjen e qytetarëve, por edhe këto donacione që sipas ligjit duhet të jenë publike, do të duhet të deklarohen nga Ilir Meta, sikur të ishin të tijat, me gjithë pasojat ligjore që rrjedhin. Ekziston rreziku që edhe kjo fushatë zgjedhore të transformohet në një lavatrice gjigande parash të pista por që Ilir Meta të marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë.  

Berisha nuk ka asnjë autoritet formal as drejt kandidatëve të tij që vazhdojnë ta ndjekin (të paktën deri tani) si akt të thjeshtë besueshmërie personale, si mund ta bëjë një cetë ushtarësh komandanti i të cilëve është përjashtuar nga ushtria. Luftojnë sikur të ishin jetimë që Ilir Meta ka mbledhur në shtëpinë e tij. Po cfarë të ardhme kanë? 

As “par condicio” e futur në kodin zgjedhor që i imponon televizioneve rregulla dhe kohë kushtuar forcave të ndryshme politike, i ofron që sot ndonjë tutelë Sali Berishës, që duke mos qenë kandidat dhe as përfaqësues i ndonjë partie, nuk mund të pretëndojë asnjë hapësirë. Kushedi nëse nuk është vërtetë momenti, që, pasi ka pushtuar gjithë ekranet gjatë fushatës së Foltores deri më sot, më në fund, fytyra e Berishës të mos shfaqet më nga shumë televizione gjatë kësaj fushate zgjedhore, duke i lënë kështu shikueshmëri të paktën kandidatëve të tij që janë gati të panjohur për shumicën e shqiptarëve edhe si emra dhe si pamje.  

Në këtë gjendje katastrofike, ish presidenti i republikës dhe ish kryeministri, premton “një fitore pa precedent”. Një strategji e parë dhe e stërparë në cdo prag zgjedhjesh, pasi sa herë është treguar i sigurtë për suksesin, pastaj është justifikuar me humbjen duke akuzuar fituesit se kanë manipuluar rezultatet. Berisha  luan përherë me letra të manipuluara, por këtë herë manipulimi është aq i dukshëm, sa nuk do t’i vlejë për asgjë. Berisha do t’i humbë dukshëm zgjedhjet e ardhshme dhe për faj të tij do t’i humbasë edhe Partia Demokratike duke i dhuruar energji të re Edi Ramës dhe baza të forta për të fituar edhe mandatin e katërt.    

19 Komente

  1. M
    MeroEzberHaber

    Kar lo Bole ino burri I Agimes do mbahet mënd për dy gjëra vetëm: 1. Autori I lajmit që Presidentit Bush I vodhën orën në FushëKrujë ( nuk kërkoi falje kur amerikanet publikuan videon qe Bushi futi oren ne xhep dhe perveshi menget.) 2. I vetmi merobazetar qe u pagua per reklamen e plehrave. Pra lavderonte plehrat per nje incenerator te padukshem. Te tjerat jane pislleqe bujqesore te nje italojugori pabreke e pabuks. ( mos kalo nga FusheKruja se do ta vjedhin bythshkarpen Agime)

    1. B
      Bamja

      Si ju terbon Bolino juve hahahha ju nxjerr direkt ne origjine. Majmune me banane ne dore ju ka Saliu te gjithve.

    2. K
      Komunist me Rolex

      Karo Karlo ju dhe Berisha like flori dhe ramazoni jeni e njejta medalje që tregon si mund të bëhesh i pasur pa bërë asgjë dhe duke vjedhur shqiptarët Stai calmo goditi la tua richezza e non rompere i coglioni per favore perche gli albanesi e vero che a maggioranza sono ignoranti ma non tutti non dimenticare

      1. a
        alphade

        Z. Bollino, nje analize brillante !!! Edhe nje here Ju kam pyeter dhe jam shume kurioz te dije : Artikujt i redakton po vete apo t’i redaktojne te tjeret ! Nese edhe redaktimimin e ben vete, te lutem hap nje shkolle gazetarie qe t’i mesosh gazetaret e te gjithave mediave : Ate te shkreten SHQIPE sepse e kane ba starduar aq shume saqe te lemeris ! Po gjuhen SHQIPE si SPANGLISHTJA e meksika- neve …….! Pershendetje pertej Oqeanit !!!!

        1. k
          komentues i perhershëm i Meros

          alphade ! Edhe ti je person me mend; te pergezoj per logjiken dhe inteketin tend. Shkurt dhe sakte, se nuk mund te lexosh gjithe ato paçavure komente ketu tek gazeta qe hyjne si minj haleje.

        2. K
          Koli

          Po u kethye Doktori ne pushtet, adio tokes se vjedhur adio muzeut te falir adio koncesioneve e lejeve te ndertimit ku ti dhe Alba jeni seksere Carlo. Ti ke hall xhepi o makaronaxhi. Nje Lecez na flet demokraci?! Nje Lecez?! Vendi ku cdo cigareshites paguan pizzo?!

          1. E
            Emigranti U S A

            O Karlo Saliu i vdekur ka qene qe kur filloi dhjertoren se eshte nongrada , sa per lek mos ja qej hallin se ka vjedhur boll prandaj lufton te ruaj leket e vjedhura , ndersa kohe televizive ka Cim pordhen qe e ndjek edhe ne hale kur shkon , per komisjoner e numurus ka Like hajdutin qe te rruan e ta thyen ate te mezit , po cudia eshte me ca qorra te rinj pa mire ata qe ka vjedhur kur kishte pushtetin akoma nuk e shohin qe Saliu ka vdekur kete e di edhe vete Sali mortja me Mulin .

            1. L
              Laura

              Sali Berisha nuk eshte "klandestin" ne zgjedhje perderisa Duman Llalla nuk i ka prere biletn per ne Rec.

              1. i
                i drejti

                bollino vai a cagare ladro rispondi per i 10 mila euro che hai preso e basta lo sano tutti albanesi che sei a favore del governo per avere dei privilegi e fare i soldi in italia saresti un contadino e in albania fai il bausc stronzo vai a fan culo,

                1. i
                  i drejti

                  ah dimenticavo non abbiamo bisognio per komunsti in albania perche piu della metta del popolo sono tali hai capito stronzo

                  1. r
                    robi

                    Po e lexoi kete artikull Floriana garo do ti bjere te fiket .E shkreta enderron te behet shefe e burimeve njerzore prane vucidolit nese ai vjen ndonjehere ne pushtet por me sa duken bathet perbindeshi i vucidolit dhe spiuni Agush i forti i pazarit te ri e kane marre rrugen e mutit kesaj radhe perfundimisht.

                    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                      Berisha luftën e ka me grupin që zyrtarisht drejton PD. Kandidatët e "zgjedhur" në primaret të bllokohen dhe mos përdoren nga grupi i Alibeajt. Frika e kapjes së partisë së privatizuar dhe familjare e detyron Berishën të qëndrojë në media 24 orë.

                      1. N
                        Noci

                        Eshte e tmerrshme te punosh kunder partisë tende me qellim por edhe e çuditëshme per ate qe do t'i shkojne mbrapa Sali Berishës per te votuar dhe vota di te shkoje per te quajturen PL te Metes .A do t'a kuptojne keta militantë gabimin historik qe po behet kunder PD se foltores dhe ky grupim nuk eshte i vogël ,koha eshte e Shkurte,por humbja do te jete shume e rende

                        1. p
                          prokurori

                          Carlo! Mbetesh gjithmonë model i gazetarit demokrat.

                          1. k
                            koli

                            Keto bvemje te italise se jugut qe vjedhin popullin tim do heq zvarre e nxjerre jashte shqiperise.Kete dhe ate kurven qe ka grua,.

                            1. K
                              KARletto BOLEno

                              Me kokbole se ky, vetem Mero Baze mund te jete.

                              1. X
                                XHI BU

                                Mori fund Sali Berishs, ishte i vdekur siper dheut qe para nje vit e gjysem ,kohe kur mori graden madheshtore qe i ngriu buzeqeshjen ne buze nga DASH.Beri cmos gjate kesaj periudhe te mbijetoj por ja erdhi fundi dhe zyrtsrisht eshte i vdekur per se gjalli. Oh se shpetuam nga kjo bishe e egersuar qe mendoj dhe pasuroj femijet ,nip e mbesa u bene miljarder te perjetshem. Momenti eshte ti sekustrohet pasuria dhe te jap llogari per gjithcka ka bere ketij vendi. Radhen e ka Meta e Monika dy perbindesha tjere te rrezikshem qe i kane ngrene melcite e popullit duke e lene me gishe ne goje.

                                1. A
                                  Albanian

                                  Ndoshta Berisha eshte hajdut eshte malsor ka pasur test partie etj...Por Shqipnise i sigurui Jeten si shtet.Nuk mund te krahasohet kurre as me Enver Hoxhen e Diktatre te tjere kurre . Enveristet e bene 97 edhe i kerkojne llogari Berishes ma fare e keqe se Enveristet e Beogradit nuk ka pasur kurre Shqiptaria kurre e sdo kete jeni fare e kuqe keni vrare e prere vellezrit tuaj vetem se ishin parti tjeter edhe shoket e partrise i keni zhdukur qe keni ngrene e pire bashke ky eshte Morali juaj -mund te jeni cdo gje por Albanian jo kurre pa bese e fe ju ka mbjelle fara e Mogoshes e Miladinit e deshet na zhduket ---Fatkeqesi qe Ballistet e Demokratet nuk ju drejtojne te njejten monedhe por vendosin te largohen nga Vendi ne nje vend te huaj per mos ti lyer duart me gjake edhe ju kakarisni si burra shteti apo patriota por ju jeni turpi i Shqipnise ...

                                  1. S
                                    Svetllana

                                    Injorant! Nje njeri i keq, dhenderr i Milices, Sali Sheqere Vuk Berisha mori frenat e shtetit shqiptar ne dore dhe e coi popullin ne Lufte Civile dhe ne gremine per interesat e Milloshevicit dhe Serbise.

                                  Lini një Përgjigje