Kujtesa kolektive dhe harresa në mars

17 Mars 2023, 17:24Blog TEMA

Kujtesa kolektive dhe harresa në mars

Nga Ilir Yzeiri*

Pothujase të gjitha kombet ankohen se ato e kanë kujtesën e shkurtër, harrojnë. Dhe sa herë që ju përsëriten të njëtat mizori si në të shkuarën, fajësojnë kujtesën. Po si duhet të jetë raporti ynë me kujtesën ? Çfarë duhet të harrojmë dhe çfarë duhet të mos e harrojmë. Ky mekanizëm i harresës nga njëra anë dhe kujtesës nga ana tjetër, është embrioni që vë në lëvizje shoqërinë. Mendimi më i pranuar është se shoqëritë apo kombet duhet të tregojnë dinjitet dhe duhet të ndahen me të shkuarën duke mos lënduar të ardhmen. 

Ndërkaq tradita e këtij manifestimi është e ndryshme në kultura e në kombe të ndryshme. Ne i përkasim anës perëndimore, por tradita e kujtesës kolektive, në më të shumtën e herës, është e mbushur me përzgjedhjen e ngjarjeve sipas kritereve ideologjike. Tradita e tepruar që krijoi komunizmi më përkujtimet e fitimtarëve të luftës apo të ndërtimit socialist e shprishi këtë drejtpeshim. Pas viteve ’90, përpjekja që u bë për ta ridimensionuar kujtesën kolektive, në vend që ta korrigjonte atë, e bëri më të vrazhdë dhe i humbi dinjitetin. 

Sot, në memorien kolektive europiane janë shpallur të shenjta Dita e Kujtesës apo Shoah që përkujton viktimat hebreje të Holokaustit gjatë luftës së Dytë Botërore. Bota, çdo vit, përkujton gjithashtu viktimat e Hiroshimës. Ndërkohë ka vende të shumta në të katër cepat e globit që nuk po gjejnë dot qetësinë dhe paqen. Në këtë gjendje të dyfishtë që ndodhet bota, ku një pjesë e saj e përdor memorien apo kujtesën në mënyrë që të mos përsërisë krimet e së shkuarës, dhe një pjesë tjetër nuk arrin të krijojë arkivën e kujtesës sepse është në gjendje të vazhdueshme lufte, një tjetër vend si Rusia e përdor memorien kolektive dhe kujtesën si armë për të nisur luftëra dhe si mjet për të justifikuar agresionin mizor, siç po ndodh sot në Ukrainë. 

Në Shqipëri duket se muaji mars është shenjuar si koha që edhe po të duam ne të harrojmë, nuk mundemi. Sa herë vjen muaji mars duhet të kujtohemi për ngjarjet tragjike të vitit 1997, por duhet të mbajmë frymën dhe të kujtohemi gjithashtu për masakrën e Gërdecit, për një nga krimet shtetërore më të mëdha që është kryer në Shqipërinë e pasviteve ’90. Nëse e sheh nga një pikëpamje tjetër, të duket sikur muaji mars vetëm në Shqipëri e ka zbërthyer kuptimin e tij antik. I mbartur si emërtim muaji nga romakët, ai dikur shenjonte perëndinë e luftës. Në Mesapotominë e lashtë, Marsi shënonte në fillim perëndinë Nergal që ishte perëndia e Diellit, por më pas u bë Zoti i ferrit pasi kishte kaluar atje 7 ditë e 7 net. Kjo simbologji e këtij muaji nuk ka të bëjë me atë që ka ndodhur në marsin shqiptar, pra më 15 mars 2008, por ne e përdorim këtë narrativë për të treguar pafuqinë tonë përballë asaj që na ndodh dhe pamundësinë për t’u shkëputur prej saj.  

Tragjedia e 15 marsit apo shpërthimi apokaliptik i Gërdecit ku humbën jetën 26 vetë, u plagosën mbi 200 të tjerë dhe u shkatërruan qindra banesa e prona është një vepër kriminale shtetërore e pandëshkuar. Për shkak të mosndëshkimit dhe për shkak se drejtësia nuk është vënë në vend ne bëhemi supersticiozë dhe kërkojmë të gjejmë një lidhje fatale mes këtij muaji dhe shenjueshmërisë së tij në kohë. Ne, shqiptarët, asnjëherë nuk kemi ditur të ndahemi me të kaluarën si kombe të qytetëruara. Në pjesën më të madhe ne jemi të ideologjizuar dhe nuk besojmë në të vërtetat e mëdha. 

Komunizmi ka mbi 32 vjet që ka rënë dhe ne akoma nuk kemi një memorial dinjitoz për të përkujtuar viktimat e pafajshme të atij sistemi. Në këta 32 vjet demokraci janë kryer disa krime të mëdha shtetërore dhe një ndër ta është Gërdeci, apo viti 1997, por shoqëria jonë nuk është në një mendje për këtë. Sot arkitekti i këtyre dy masakrave shtetërore, megjithëse i shpallur non grata nga SHBA-të, nuk largohet nga skena politike dhe për më tepër ka rreth vetes edhe ndjekës që përçojnë luftën e tij si një revansh ndaj krahut tjetër politik, ndaj kujtesa jonë historike është e squllët. 

Ne, ashtu siç ndodh me kujtesën për socializmin e komunizmin kemi një popull që kujton komunizmin dhe një tjetër që përmend përditë krimet e tij, një popull që tregon e kujton krimet e Berishës dhe një sekt fanatikësh që i jep të drejtë atij për krimet që ka bërë dhe e nxit të bëjë edhe krime të tjera.

*Komenti i emisionit ADN

5 Komente

  1. k
    kacidhja

    je shume metafizik ne analizen tende ,ka popull qe i kujtojne te mirat socializmit dhe popull qe kujton krimet e socializmit.Vendosi ne ballance dhe nxirr nje perfundim.Nga ata qe e jetuan 90 perqind i kujtojne barazine ,miqesine ,dashurine njerzore,qetesine ,harmonine,familjen e shendoshe moralin e paster etj.etj. pa fund te mira.Pa dyshim kishte edhe te meta qe buronin nga mendesia e prapambetur e trasheguar nga e kaluara qe po sfumohej me shpejtesi.Ishim populli me i prapambetur i Europes, qe e ngushtuam shume diferencen, por qe sot kemi shkuar ne fis ne saje te demokracise liberale .Konsiderohemi prape si populli me me primitiv

    1. D
      Dauti

      Ky eshte nje nga njerezit me te ndyre ne Shqiperi. Lepin bythen e gjithe kryeministrave gjate ketyre 32 viteve te fundit. Sa per memorialin, per te cilin flet? Kemi dy te tille. Njeri eshte BunkArt 2, prane Ministrise se Brendshme, dhe tjetri eshte BunkArt 3, te ish Shtepia me Gjethe. Hyr brenda dhe gjen gjithe bashkepuntoret e okupatoreve te huaj dhe bashkepuntoret e Sigurimit te Shtetit. Prandaj nuk hapen dosjet.

      1. E
        Erdogan

        Cne zoti Yzeiri permend Perendine e Luftes Mars kur ato Romaket jane kopje (copy angl) e Perendive te Epiroteve,Ilyreve,Maqedhonasve,Ioneve ku eshte sot Turqia,Magna Grecia per te cilen luftuan Pirro dhe mijera Epirote per ta cliruar nga Romaket e Gladiatoreve? Une di qe Mali Olimp dhe Perendite e Olimpit jane ne Greqi. Marsi tuaj zoti Yzeiri ku e jane "Banesen"? Apo nuk kane marre akoma Mortgage nga ndonje Bank Cifute? Keto Peredi jane Kombit Greko-Ilyre dhe jo te Osmanllinjve te tu o Yzeiri. Te kujton dicka Lojerat ne Nder te Perendive te Olimpit ne 776P.E.S? Sa per cifutet shikojme sot popullin Palestineze we eshte neper Tela. Cne ty me emertimin Shoah? Ne qofte se ka nje Komb qe barbaret i kane bere Geno-cide apo Hollo-Kaftoma eshte Kombi Greke dhe jo me perralla me Toke te "Mohuar apo te Shenjta) te Biblave dhe Kuraneve. Platoni dhe historia Greko Romake e ka te shkruar qe Egeos (Egheu) eshte Greke dhe eshte si Bretkosa. Nje autor Italiane e ka pershkruar si Liqen Greke.Edhe sot gjenden ne Siri Mosaike dhe kudo Vepra te Lashta Greke. Termi Hollokaftoma greqisht do te thote te gjithe te digjen.

        1. E
          Eni

          O Ilir shko se doli rroga ne RTSH...He trim...per kta qe vjedhin me vagone ke ndonje llaf....apo kur te futet brenda dhe ministri fundit do na e thuash

          1. k
            komentues falas

            Ilir, me gjithe respektin, je treguar ne kete shkrim pak "cinik". E theme keshtu sepse na kujtove ca gjera ne emer te kujteses, por nuk na dhé ndonje çeles qe te hapim porten e zgjidhjes se ketij problemi. Po ta jap une: Ne shqiperi dhe ne kete sistem kapitalisto-demokratik, çelesi funksionimit te tij nuk jane me frazat e edukimit perveç edukimin per seksin apo qirjen ne shqip se dhe kete e themi ne anglisht gjoja nuk eshte e njeta gje ! Eshte DREJTESIA. Kollona e ketij sistemi qe trajton kete si kryesore por eshte ne sherbim te tij. Ne Shqiperi edhe kjo nuk funksionon dhe detyra kur sistemi nuk funksionon nuk eshte as e pushtetit dhe as e politikaneve, por e popullit. Popujt kane pase dhe duhet te kene heronjte e tyre sipas historise dhe ata e drejtojne ne momente te veshtira, por edhe me sa duket, termi "burre" ne Shqiperi ka marre fund; jane femrat ato qe shohim perdite kudo e me çdo gje , njesoj si paraja ne duarte e bleresve. Une nuk kam pare keto 32 vjet qe te behet nje proteste e fuqishme para dyerve te prokurorise, apo gjykatave, ti bllokojne ato dhe njerezit qe jane brenda te mos kene mundesi te levizin: ata njerez qe dalin ne protesten e Sali Berishes apo Ilir Metes dhe megjithate ndonje grusht e ha Saliu, ky grusht o forte duhet te bejere mbi drjetesine deri ne izolimin e tyre edhe nga familjet dhe bulevardet. Pse nuk e bejne qe te shpetojne? Ketu duhen heronjte qe Shqiperise sot i mungojne se njerezit jane qullosur nga shpirti, nga ndergjegja dhe nga burreria e shqiptarizmi. Ndonjeri mund te thote qe hajde, pse nuk e ben ti! Une e hengra çairin, kur isha, isha ne frontin tim , tani eshte radha juaj per brezat qe vijne. Populli duhet te ngrihet ne kembe te bllokoje krimin madhor te drejtesise dhe jo te kerkoje lemosh e therrime se nuk ka vdekur njeri per nje cope buke as ne sistemin skllavopronar. Orjentoni njerezit ne rrugen e drejte, lerini gazetare e media qe punojne per parate e tyre duke reklamuar bigbrother e qirje 24 ore. Jeta nuk eshte vetem kjo, se babain tim pa asnje grame shkolle nuk e mesoi te beje gjithe ata femije nga mesimi qe marrin sot njerezit, por eshte instikt natyral dhe i kontrolluar nga mendja e gjitheseicilit si bleta qe nderton hojet.

            Lini një Përgjigje