Një përgjigje Monika Stafës, nga "klani" i Frashërllinjve

14 Mars 2023, 17:53Blog TEMA

Një përgjigje Monika Stafës, nga "klani" i

Nga Dr. Dritan Mardodaj*

Shkrimi i  znj.Monika Stafa në pamje të parë duket si një shkrim i përgjithshëm dhe i pafajshëm, me nota promovimi për librin e Thomas Frashërit; ndërkohë që nuk është aspak i tillë, ç’ka vërehet që në titullin e artikullit, “Frashëllinjtë si klan”(!)

Njëri kuptim i fjalës “klan” është ai i grupimit të fiseve në lashtësi. Nga historianët shpesh dëgjojmë të përdoret termi: klanet apo fiset e lashta, antike, etj. Dëshiroj t’i kujtoj autores se ndodhemi në shekullin e XXI pas erës sonë, më saktësisht në vitin 2023, dhe jo në Epokën e Bronxit.

Ndërsa në kohët e sotme ky term përdoret edhe për të përshkruar një grup të ngushtë me interesa të përbashkëta, shpesh herë okulte dhe të panjohura për publikun.

Të gjithë e dimë që me këtë term është abuzuar tej mase këto tre dekadat e fundit, pasi nëpër media apo edhe nëpër bisedat e përditshme dëgjojmë shpesh të përdoren termat si: klane interesi, klane mafjoze, etj. Pra, në imagjinarin kolektiv, apo në mentalitetin shqiptar, ky term dashur pa dashur ka marrë konotacione dhe ngjyrime negative, ndaj do këshilloja që të bëhet më shumë kujdes në përzgjedhjen e termave.

Në një pjesë tjetër të artikullit thuhet që janë konvertuar në fenë islame për të patur benefite dhe konveniencë personale! Ndërkohë që ata nuk e patën aq të lehtë rrugën drejt dijes dhe veprimtarisë së tyre rilindase, duke shitur ç’kishin, për të siguruar të ardhurat për arsimimin e tyre.

Perandoria Osmane ka sunduar për afro pesë shekuj në territorin e Shqipërisë dhe nuk mund të themi që konvertimi në fenë islame ndodhi gjatë gjeneratës së tyre. Ata lindën në një kontekst të caktuar ku mbizotëronte një fe e caktuar, në një periudhë shumë kritike dhe të vështirë, në të cilën duhej reaguar dhe punuar fort për të ardhmen e mëmëdheut.

Pa kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, rrezikohej ekzistenca e vetë Kombit dhe Shtetit Shqiptar, pasi kriteri kryesor për njohjen e një Kombi apo Shteti është Alfabeti dhe Gjuha e Shkruar.

Në këtë shkrim shtrohen shumë pyetje dhe teza, të cilat nuk kanë marrë përgjigje të mjaftueshme, dhe në disa raste kundërshtojnë vetveten si psh, thuhet se qëllimi i saj nuk është të flasë për vëllezërit  Frashëri, kur në fakt në pjesën më të madhe të shkrimit, u referohet atyre.

Në këtë artikull thuhet edhe:  “Zhvillimi i Frashërit deri në gjysmën e parë të shek XIX-të lidhet ngushtë me bashkëpunimin që frashërllinjtë vetë patën me sunduesin osman. Por këtë dobësi, nëse do ta quajmë kështu, ata nuk duan ta sjellin ndërmend. Dhe nuk kanë aspak dëshirë të flasin për të”.

Hasemi sërish në një keqpërdorim terminologjik. Termi “bashkëpunim” (i cili është përdorur disa herë) cënon rëndë figurat e vëllezërve Frashëri, të cilët janë krenaria dhe identiteti i Kombit.

Në veprimtarinë e tyre patriotike ata kanë vuajtur persekutimet dhe burgimet e Portës së Lartë. Abdyli vuajti internimin bashkë me familjen e tij në Balliqeser dhe në Bandërma të Anadollit, po ashtu edhe Mehmeti, vëllai më i vogël, kaloi vite internimi në Çanakala. Në internim kanë lindur edhe dy fëmijet e tij, Hysref dhe Irfan Frashëri.

Persekutimi i ndjek edhe sot si një fill i kuq i sofistikuar, origjina e të cilit është viti 1943 në Konferencën e Mukjes, me vendmin për goditjen e familjeve të mëdha, fakt i vërtetuar nga Arkivat dhe i pohuar nga historianët e ndershëm shqiptarë, si i nderuari Paskal Milo.

Në vitin 1973 erdhi në Tiranë Emin Erer, nip i Sami Frashërit, djali i vajzës së tij të vetme, për të vizituar Shqipërinë dhe për t’u njohur me kushërinjtë e një gjaku. Qeveria e kohës i mundësoi një takim në ambjentet e ish Hotel Dajtit. Për informacione më të hollësishme mund t’i referoheni trashëgimtarëve natyralë, të cilët si për çudi nuk janë ftuar as në ceremoninë e kthimit të eshtrave në atdhe të Mit’hat Frashërit, por u është dashur të interesohen vetë për pjesmarrjen.

Në një paragraf tjetër shtrohen çuditërisht si lojë fjalësh, pyetjet për Naim Frashërin: “poet shqiptar, poet pers, poet shqiptaro-pers, poet shqiptaro-persobektashian apo diçka tjetër” (??!!)

Mund t’i përgjigjemi me këtë poezi të Naimit:

“Gjuh’ që flisjin perënditë

Atë flisjin pellazgjitë;

Atë kanë Shqipëtarët,

Si q’e kishin dhe të parët

Gërqishten ajo e polli,

Llatinishtja andej dolli.

Bijtë tanë jan’ Elinët

Sindëkur edhe Llatinët

Edhe gjithë Evropianët,

Qi duallë nga Romanët.

Neve jemi më të parë,

Në Evropë nga çdo farë.

‘Gjithë bota vij qëmoti,

Në Tomor tek ishte Zoti,

I faleshin Perëndisë,

Zotit math të Shqipërisë”

Le të gjykojnë për këto, vetë shqiptarët dhe Shqiptaria.

*Autori Dr. Dritan Mardodaj është pinjoll i familjes Frashëri, (Nahide Shkodra Frashëri). Është diplomuar në Universitetin e Parmës për Trashëgimi Kulturore dhe ka Master Shkencor për Histori dhe Kritikë Arti nga Universiteti i Milanos.

19 Komente

  1. K
    Kv

    Ke te drejte. Monica merr kot dhe nuk di te shkruaje shqip. Flet qesim e i lesioni fjalet pa u menduar.

    1. V
      Vjosa

      Shumë pergezime per shkrimin e berë Zoti dr.Dritan Mardodaj, nje pergjigje e merituar per zonjen Stafa dhe per ata që e kane paguar per të ulur vlerat e Frashellijve.

      1. T
        Tropoja

        Bravo shume bukur.

        1. R
          Rino

          Te lumte pena dhe mendja, z. Mardodaj! Plotesisht pajtohem me analizat dhe replikat tuaja.

          1. T
            Trapajane hesapi

            Zoti Dritan i marre i Dodes.Cfare shkruan per perdorin e fjales "klan",Jam dakord.Por per trajtimin e Frasherllijve ne ate kohe te lavdishme ,qe vertet vleresonte heronjte dhe patriotet e vertete,je i gabuar.Sigurisht i qellimshem .Ose kerkon ti pershtatesh kohes kur neofashizmi Ka ardhhe ne fuqi,ose ...kaq di dhe te Rrofte titulli.Permend dhe prof.dok Mbaskalin e Milos.I Tille Ka qene gjithenje,Mbase kalit,ne bythe te kalit.Dikur na jepte lesione te nje linje tjeter,per Lenin,Stalinit,Enverit.Sot duhet qendrimi i tij Sikur thosh:-prof.Mezini,jam i lumtur.Kam gjetur ne arkive nje dokument per veprimtari e e sh.Enver me grupet pateiotike ne Gjirokaster."Sot per te Enverit eshte armiku me i madh i shqiperise. Ne konference e mukjes,studioje mire te shkreten,u denuan Mithati me klanin e tij fashisto-nazist,si bashkepuntoret te okuparorit,as Avdyli,as,Samiu,as Naimi.Se nenshkroi aktin e pavarsise ne 1912,Mithati nuk merr imunitet per tradhetine kombetare ne bashkepunim me nazifashizmit,ne aktwt e firmisura nga kreret e ballit kombetare me monarkofashistet greke ,ku parashikoheshin Edhe akte te tradhetise kombetare.Por se cberi ,Mithati,asnjehere,ne asnje akt,ne asnje fjale nuk Jane goditur Frasherllinjte patriote te medhej.Po,ne kohen e sotme,te lulezimit tend dhe te Mbaskaleve kjo Ka ndodhur.Aq sa patriotet e medhej te rilindjes ,brezit i pasnentedhjetes as nuk i njeh fare,shkolla dhe tekstert i Kane abbandonuar.Kujdes,ai regjim qe ti e quan diktatures i ngriti lart punen krijimtarine dhe vlerat e tyre si patriote te medhej.Quhwj diktatures e proletariatit,ishte shtet ligjor.

            1. S
              Shaqo

              Ky opinion, me i sakte se artikulli. Artikullshkruesi duket vuan nga disinformacioni, si i Milos e e shume te tjereve. Nen "diktature" frasherllinjte u ngriten ne piedestal, por diktatura nuk kishte cfare t'i bente Mit'hatit, per hater te babait.

              1. T
                Topi me Dhjame

                Paske rrjedhur moj Trapajane ndaj nuk kam per cfare te shkruaj me shune!

              2. F
                Faleminderit

                Bravo zoteri, cdo fjale e juaja deshmon prejardhjen tuaj fisnike dhe pergatitjen tuaj njerezore e profesionale. Po poezia e cituar qendron mbi te gjitha keto.

                1. O
                  Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

                  Qelbet shurre turku......vari kkkkkkk Noli:. ....te ngrihet zuzari turkoshqipfoles e te luan patriotin apo "autochthonous"...!!!??

                  1. .
                    .

                    Orhanet i bejne Shurren Kadavres Janullaqis ,me i la mutin qe e ka mbulu

                    1. M
                      Mbresa

                      KUNDER MALLKIMIT TE GJUHES SHQIPE (1865-1911) Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

                    2. x
                      xha Beqo

                      Shume sakte, nga ky bark u pollen gluhet....

                      1. U
                        Utopia

                        Ishin ithtare te bektashizmit shit pers.Nuk ishin poete pir bejtexhinj te lodhur.Karlliku arrin majat tek “poezia” qe e ka sjelle si fakt qe gjoja qenkrmi rrenja ne,kur greket kishin shkrim qe ne epoken e bronxit dt shek 12-13 para Krishtit.Thote nje kumbull pa asnje doc Naimi apo Samiu qe nga ne e kane origjinen gjithe Europa!!!Po si nuk kemi 2 gisht leter apo doc ??Asnje arkefakt,asnje poc asnje varr?Po jeni te marre apo si?

                        1. p
                          pinoku

                          Shkrimin e Stafës nuk e kisha lexuar deri më tani. Por kur lexova komentet Pêr të u bëra kurreshtar dhe e lexova. Nuk ishte kushedi çfarë. Por nuk ishte as heretik! Kishte edhe të vërteta të pamohueshme. Dhe nuk e ulte figurën e Frashërllinjve. Është 100 përqind e vërtetë se kthimi në fenë e pushtuesit të krijonte shumë lehtêsira. Të paktën nuk t'i merrnin fëmijët për jeniçerê dhe nuk paguanje taksën e "rajasë". etj etj. Por gjithsesi kjo nuk do të thotë asgjë. Frashêrllinjtë mbetën shqiptarë në deje dhe gjak. Është e vërtetë se ata janë ndikuar nga kultura orientale e bektashinjve, ashtu si Naum Veqilharxhi. Kjo në sensin romantik dhe poetik. Përsa i takon nacionalizmit ata mbetën 100 përqind shqiptarë atdhedashës dhe të respektuar. Mua më duket se është ky MarkDodaj që ka kërcyer kot si kacagjel. Gjoja për të mbrojtur nderin e Frashêrllinjve! Ose ndofta që të flitet edhe për të.

                          1. k
                            komentues falas

                            pinoku, me sa di une, eshte nje tregim per femije i sajuar italian, prandaj ai nuk e njeh dhe lexuar ne vazhdimesi Monika Stafen qe shet diçka tjeter per tu admiruar ne shkrimet e saj. Monika eshte kontradiktore dhe antihistorike ne shume shkrime , jo vetem ketu me Frasherllinjte qe nuk u afrohet dot dhe ben shkrime vetem per tu dukur. Qendrimi zoterise me larte, Dritan, eshte shume i drejte sepse keto llopj shkrimesh te Monikes perfaqesojne vulagaritetin qe i bejne sot gjuhes shqipe dhe historise keta lloj njerezish. S'ka ligj tu u a fuse kembet , ne nje kepuce ketyre njerzeve, keshtu mos prisni shume; ç'na degjojne veshet, ç'na shohin syte dhe ç'do marre brezi qe vjen. Njesoj si Bageti e bujqesi, por jo vepra e Naimit, por vepra e çobaneve ne mal. Klan nuk eshte shqip dhe perfaqeson nje grup njerezish te keqinj ne mesin e nje shoqerie te shenderruar sot ne bashkesi.

                          2. L
                            Let'ndizet Flaka e Debatit intelektual !

                            O Sot o Kurre . Ata qe i fshihen Debatit fshehin Fallsitetin e tyre . Pa debate intelektual i cili eshte pothuaj "I marre Peng" ne shoqerine Shqiptare ,ne cdo Fushe , do Vdesi gjithcka Shqiptare e jovetm Historia e Figurat e Shquara te Kombit tone. Eshte mjaft Pozitive nji Ftes e tille per Debat te Hapur qe i behet Gazetares se mirenjohur Monique Stafa e shpresoj qe ajo te tregoj Personalitet e perballet ne Opinion . _ Madje nji Debat i tille mbi Gjuhetaret i kerkuar nga Studjuesi i nderuar A.Dalipi kerkuar Akademise apo Gjuhetareve Historianeve ,duhet t'i pergjgjen thirrjes se tij .Nji Akademike s'duhet ti trembet nji Ballafaqimi me Faktet .

                            1. q
                              qytetari

                              Mos ja vini re pasi ka pasur nje gote vere perpara kur shkruante artikullin, pastaj shqipen e ngateron me gjuhet e huaja pasi keto te fundit i pelqejne shume. Gabimisht ka lindur shqiptare

                              1. a
                                astrit

                                Frashellinjte kane qene pjese e elites kombetare shqiptare te kohes. Une besoj se ata skane pasur fare ndikim ne levizjen kombetare shqiptare ose me e shumta ishin shume periferik. Arsyetimi e mbeshtes ne faktin se ata shkruanin ne nje gjuhe qe nuk ishte shqip dhe ne shqiperi analfabetizmi kishte permasa shume te medha, dhe si te tille nuk dinin se çfare mendonin e shkruanin Frashellinjte. Mbas formimit te shqiperise si shtet, merite e elites shqiptare te kohes, qe jetonin e vepronin ne mes te shqiptareve, filluan te perkthehet e te publikohen veprat e frashellijve dhe u ngrit me te drejte vlera e tyre intelektuale.

                                1. K
                                  Kastriot

                                  Nuk e kuptoj se çfare faji ka Monika Stafa qe i jeni turrur si turku sumës pse ka prezantuar ne rubriken e saj te njohur te librit nje botim mbi Frasherin ne nje kendveshtrim ndryshe te autorit Thomas Frashëri?! Kaq gomare jeni o njerëz? Po drejtojuni Tomit dhe jo Monikës? Thomas duket se ka bere disa çudira lidhur me Frasherin madje duke i quajtur bijte e tij si klane, por kjo eshte pune e Tomit te rilindur nen perandorine e Edi Rames apo edhe te ndonje masonerie dhe jo e Monikes o penaxhinj qe me pare se te lexoni merni penen e hidhni battery.

                                  Lini një Përgjigje