Tre bangladeshas “rrokullisin” Turizmin nga Llogoraja ?!

13 Mars 2023, 19:46Blog Nga Kristo MËRTIRI

Titulli sensacional që tymosi opinionin publik: “- Punonjësit nga Bangladeshi ikin natën nga Vlora…”.

                       Tre bangladeshas “rrokullisin” Turizmin nga Llogoraja ?!

 

Ky lajm me titull intrigues, drithërues e turbullues qarkulloi menjëherë në mjaft portale; nëpër mediat elektronike e ato të shkruara; nëpër sheshe e internete. Nga zyrat kuvli brenda Unazës së Kryeqytetit mblidhet lëmshi shpejt e shpejt nëpër redaksira dhe pa u thelluar e pa e redaktuar hic(se për verifikim as që bëhet fjalë), shpërndahet rrufeshëm e tamam si në një garë të rëndomtë vrapimi. Dhe sigurohen klikime pa hesap, por edhe psherëtima, gogësima e “vetëtima” sharëse për Qeverinë apo për Kryeministrin.

Si qytetar e gazetar profesionist jo i ri, mora guximin ta lëcis të plotë atë lajm të zgjeruar. Sepse jemi në vigjilje të sezonit Turistik. Dhe të ikësh natën nga Vlora, sipas titullit, do ketë ngjarë ndonjë hata e panjohur nga njerëzia e Policia.

Një Televizion “kombëtar” në edicionet kryesore të lajmeve jep përditë një grusht të madh informacionesh me krime; vrasje, dhunime e përdhumime; aksidente rrugore me vdekje e sakatime të përjetëshme; shpërthime dinamiti në dyqane e shtëpira; vjedhje disa llojëshe; arrestime e gjyqe me të dehur e të bërë esëll nëpër komisariate pas rrufisjes së alkolit në timon; thasë me drogë e shtëpi bari në fshat e qytet; apartamente private të posacme, hotele e motele prostitucioni etj. thagma bombarduese në mes të ditës e të natës ! E theksoj, gati përditë një terror i pamëshirshëm psikologjik e cyryk, drejtpërdrejt nga ekrani. Dhe të nesërmen qajnë me oi-oi tek ndërkombëtarët për shtypjen e Lirisë së Shtypit (?).

Të kuptohemi drejt, nuk jam aspak kundër informimit në kohë, real e të saktë gazetaresk. Gjetkë e ngas fjalën : Sepse habere të tilla, më së shumti i gjen të gatshme pa u lodhur te faqja e Policisë së Shtetit, që nuk i mban të kycura në kasaforta. Po Gazetaria e vërtetë ku është vallë ? Mos po kthehet shpesh në një korrier a tellall të zakonshëm dhe pa dalë hic nga metropoli ia servir aq thatë publikut sa për ta shushatur me breshërimë sacmash e të bërtitura ?! Edhe kur shkohet rrallë në vendngjarje, disa korrespondentë përqëndrohen në ca detaje formale e herë-herë qesharake, krejt sipërfaqësorë e me mikrofon-megafon në dorë. As nuk thellohen, as intervistohen nëpunës e persona përgjegjës, por numërohen kryesisht viktima e bubullima pa bereqet. Pa u larguar nga tema e mësipërme e shkrimit tim, prita të mësoja shumë nga ai lajm që u rrëmbye si ujët e pakët dhe vërshoi ca ditë nëpër mediat e ndryshme e qibare, pa lëvizur nga Tirana.

                        “Duket se në Vlorë do të ketë vështirësi për sa i përket punonjësve që do të angazhohen në këtë sektor”. Ose “Të huajt kanë më shumë procedura për të ardhur dhe marrja e tyre ka edhe më shumë kosto” dhe më tej “Është një situatë e përsëritur mungesa e burimeve njerëzore në prag të sezonit turistik”. Po lexoja e kërkoja fakte konkrete, të dhëna statistikore e dëshmi të gjalla me arritje e mangësi objektive apo subjektive, me adresa, emra e mbiemra dhe jo fjali të përgjithshme që as të ngrohin e as të ftohin. Dhe befas qëllova në shenjë rreth kokës së lajmit, me një fjali, me një pohim e me një shifër trallisëse: “Një biznes në Llogora është shprehur se 3 punëtorët nga Bangladeshi i kishin ikur natën, pa lajmëruar pronarin”(?!). E u vërtitën e u rrotulluan mjaft medie rreth kësaj shifre “alarmante” e “pikante” që mbizotëroi lajmet e javës që iku, pa rënë nga fiku. Miqtë e mi të mencur e hokatarë nga Dukati, më thanë se po kërkojnë bangladeshasit nëpër pyllin nazeli të Llogorasë, sepse nga ekrani u tha që pronari “denoncues” nuk donte të prononcohej para kamerave ! Hajde merre vesh këtë lloj e soj informacioni gati të shpikur nga llogjet e kafeneve të Lungomares në qytet e buzë detit me dallgë e pa dallgë. Një ish punonjës i vjetër i Pyjeve, na kujtoi edhe një Vendim Qeverie të 57 viteve më parë kur pylli halor u shpall “Park Kombëtar Pyjor. Madje, për vlerat e vecanta të florës e faunës “ruhet i paprekur ekosistemi natyror ekzistues duke ndaluar gjuetinë, kullotjen, shfrytëzimin industrial dhe cdo ndryshim tjetër”. Mirëpo, sot paska edhe “kompani rekrutuese” që i bien punëtorët nga Azia, Afrika e gjetkë. Me demek, 3 bangladeshasit e Llogorasë (pak vite më parë, mbaj mend një kronikë të përafërt nga Pogradeci me 3 bangladeshas që nuk “diheshin” se si kishin arritur aty e kush i solli në mes të qytetit ata hallexhinj viktima të emigracionit illegal), nuk ishin “dembela Stambolli”. Dhe cuditërisht e njëjta shifër ! Edhe këta të Llogorasë, mos shkonin vallë nga i shpinin këmbët apo Shqipërinë ua kanë kthyer thjesht në trampolinë për të marrë arratinë në vende të tjera ? Se biznesi i pistë, tepër i dhimbshëm e fitimprurës me refugjatët (sidomos nga Azia e Afrika) po mbush dete e oqeane me kufoma të mbytura. Por jo të gjithë janë nga ata që ku mbillen s’korren !

                        Korrespondentë amatorë e me diploma të blera, të palexuar e aguridhe në Gazetari, arrijnë sa sajojnë fakte e shifra jo zyrtare dhe pastaj…”mbushin ujë me shporta”. Me dashje a pa dashje kthehen më kot në militantë Foltoresh kundër Qeverisë. Në një kohë kur krahas arritjeve, ka vërtet ende problematika të pazgjidhura, emergjente e që kërkojnë vëmendje reale, jo brohorima e britma të cjerra elektorale. Dhe as brockulla të zeza kronikane, sipërfaqësore e larg të vërtetave pozitive a negative me lajme surrogate e fishekzjarre për vota. Prandaj tallen e qeshin me të madhe njerëzia që ka sytë në ballë. Pa i pagëzuar rëndom si “marifete gazetareske”, sa për t’i bërë fresk një opozite të coroditur e të përcarë si mos më keq.

                        -Pa i varur buzët një pëllëmbë, sot e tutje, pa gjetur 3 bangladeshasit e “arratisur” të Llogorasë,nuk do të ndalem hic për të ngrënë mish të pjekur në hell apo të pi ujë me pëllëmbë te burimet e famshme,-na thoshte parmbrëmë jo pa humor një mëhallali me origjinë nga Golëmi i Gjirokastrës.-Na ruaj, o Zot, nga shpikja e sëmundjeve të tilla joqytetare e joprofesionale ! Apo më mirë të të dalë syri sesa nami ?! Të tallesh me fatin e fukarenjve në këtë botë të trazuar e marroke, të shikon edhe Perëndia… Se rrokullima e Turizmit nuk vjen dot nga 3 bangladeshas fatkeqë, qoftë edhe në Qafën e Llogorasë, ku dikur kishte vetëm rrugë këmbësorësh e karvanesh. Fjala vjen, pasi zbarkoi në Palasë, Jul Cezari kaloi me ushtritë e tij, pushtoi Orikun dhe dëboi ushtritë e Pompeut. Dhe shumë më vonë, aty u bënë aksione e beteja dhëmbë për dhëmbë me pushtuesit e huaj, sidomos në 1920 ose gjatë Luftës së lavdishme Antifashiste Nacionalclirimtare. A ua thotë dikush këto të dhëna historike, turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë ? Dhe jo të vënë shkopinj nën rrota nga ndonjë “rrotë” në Gazetari. Rrokullisen shpejt ditët, muajt, vitet. Ashtu me shpirt ndër dhëmbë për të mbijetuar e mbajtur shpirtin gjallë, ata 3 “bangladeshas” të tromaksur (jo bukëshkalë) mund të eksplorojnë Tunelin a Qafën e Llogorasë (nga ana e Dukatit) me bimësi të dendur: pishë, bredh, bush e makje ose anën jugore mbi bregun e Jonit ku të shpon hundët era e sherebelit, e dëllinjës, përrallit e sfakës. Apo “ka lerë më parë frika, pastaj Njeriu!”, do thoshte si dikur Profesori i Ekonomisë, Gjonvarf Banci. Se historikisht, barkploti nuk ka pyetur e nuk pyet për barkboshin…

                        Një anekdotë vlonjate, jo rastësisht tregohet sot e kësaj dite:” Një herë, Musai, një tregtar i madh nga qyteti, takon një fukara.-Qysh u gdhive, Azem ?

                        -C’më pyet, Musa aga, më mirë të mos isha gdhirë i gjallë ! Ka dy ditë që më ka rënë shtëpia; dhe një cikë e më shtypi ciliminjtë brënda. Kam fjetur jashtë me gjithë ta dhe mu sëmurën të gjithë. Nuk di qysh t’ia bëj hallit…

                        -Keq jam edhe unë, o Azem, më ka krisur muri i avllisë !”.

                        Në fund të fundit, nuk thoshin kot : Dy shaka bëjnë një të vërtetë…                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                               

21 Komente

  1. M
    Mirmroma

    Shkrim idiot, nga gazetar idiot që shan idiotët e tjerë. Që nga kjo gazetë e para që është njëlloj si idiotët e tjerë.

    1. .
      ..

      Hajde shkrim hadje, Shqiprija sote po shpopudhohet nga vrasjet, korrupsjoni, dhe nga islamizimi, i saje. Ky flet për 3 bankladeshsit e Rames. Kurva krihet fshati digjet. Edi Rama, Sali Berisha, dhe ilir Meta, duhet të dalin para drejtesise, sa më pare të jet e mundur.

      1. G
        Goni

        Po ti qe i lexon keto e pastaj i komenton, cfare i bie te jesh?

        1. M
          Miku yt,qe do Shqiperine dhe jo partine!

          Miku im Kristo,media duhet te jete perjetesisht POPOZITE ndaj te gjitha qeverive ne mbrojtje te interesave te qytetareve,por ne fakt ASNJE MEDIE dhe asnje gazetar(perfshi dhe ty,miku im) nuk jeni ne sherbim te qytetareve! Lufta midis PD dhe PS eshte lufte midis UJQERVE qe kane shqyer dhe shqyejne shumicen e shqiptareve ne luften e tyre per pushtet kriminal antishqiptar! Sot rreziku me i madh per Shqiperine eshte personalisht Edi Rama,sepse ai ka 10 vjet qe eshte ne pushtet,por ka VRARE demokracine dhe shtetin ligjor! Rama i mbulon deshtimet e tij me nje propagande gebelsiane te pa shoqe aq sa e shesin SAPUNIN per DJATH! Shpenzohen miliarda per propagsnde,per investime krejtesisht te parakoheshme e panevojshme aktualisht,gjithmone gjoja per turizmin por ne fakt behen per korrupsion! Si mund te investosh miliarda euro per "100 fshatrat turistike", te braktisur nga vete banoret,porte,aeroporte,tunele etj dhe te mbyllesh syte qe mijra femije dhe te rinj ne lagjet GETO te Tiranes nuk u jane ndertuar cerdhe,kopshte lulishte,parqe,kende lojrash shetitore,biblioteka,qendra kulturore,stola dhe tavolina pushimi e deri tek mungesa e koshave te mbeturinave? Mijra femije,te rinj dhe te moshuar ne Yzberisht (KMY) me mbi 50 mije banore ngrysin ditet si rober lufte ne kampet e perqendrimit nazist sepse edhe lulishte dhe trotuaret bashkia ua ka dhene kafeneve me wera! Eja me tako,po munde ne Yzberisht te njihesh me FYTYREN KRIMINALE ANTIPOPULLORE TE REGJIMIT GEBELSIAN TE RAMES DHE VELIAJ!

        2. K
          Kristaq Berxholi

          Bukur fort e ke qendisur, o mikum I'm. Po tani si do veje halli yne qe iken ata te tre. Hahaha, kane ikur dhe dy nga Kruja dhe mediat syshqiponje, vigjilente dhe "te drejte si draperi" qajne e vajtojne perdite se vendi eshte keq. Iken o miku im Kristo, hahaha, iken thone te ikurit nga trute e kokes. Po keta ende nuk dine azgje. Se nuk vdes ky vend nga ca badakçinj e ca gazetare te pervjele. Te uroj suksese Adash. Pena top tu befte.

          1. P
            Peka kompani

            Eshte AMA qe nuk bon punen qe duhet ti penalizoj keto media me shumic, qe dejtohen nga bandat e opozites, me gazetar militante te ndyre qe jane me shumic pa permendur emra te ketyre banditeve te mediave.

            1. "
              "BOHOTINA"

              Si gjithnje bukur mire Kristo. Ja ashtu popullorce, i mbeshtetur ne tabanin tone, i thua açik gjerat...

              1. D
                Drin

                Shkruaj me rralle, o Kristo, se behesh bajat kur shkruan shpesh.

                1. J
                  Juli

                  Pikës i rënë. Mund të shtoj që edhe kur kopjonë i bëjnë lamsh,që të mos duken njëlloj si kopja. Hajde më me përkthimet me Google ,skanda fare.

                  1. T
                    T

                    KY Ka hallin e turizmit apo Ka hallin se I shajne qeverine e k/ministrin? Halle halle kjo dynja...

                    1. T
                      Taku

                      Mire do ishte te tregoje se cili televizion "kombetar" e mbush popullaten me broçkulla trutharesh. Se nuk eshte fare rastesi kjo politike! Kjo politike eshte e atyre te pangopurve qe e shesin vedin edhe per dy grosh te komanduar nga shpellari qe i ka bere ketij vendi vetem keq.

                      1. P
                        Poli

                        Ju lexoj gjithnje me deshire z.Mertiri.

                        1. B
                          Babilonia

                          Ne kohe te Sali Rrumpalles se Pare kendohej: “Deti eshte bere han me dy porta, e hap Azia e mbyll Evropa, me turq, arabe, kurde e kineze, qe vijne ne mbremje e thone miremengjes” Fakti eshte qe na doli mut Salushi, edhe shurre Ramushi. Dridhe nga te duash ti.

                          1. E
                            Edkari

                            "Babilonia"! Kurse "Babilonia" po na del bideja e halese ku "pastrohet" Sahaleja.

                            1. B
                              Babilonia

                              Ta pish kafene tek bideja edhe te te beje mire. Shkoi mbrapa doktorit dhe piktorit se mish per top do perfundosh.

                          2. N
                            Natasha

                            O Drin, qe nxin Mos i qaj hallin kaloresit. Ti mos i lexo, por ke maçin ne bark. Ne qe i presim shkrimet e Kristos, i duam. Ti bej zgjedhjen tende, vetem mos shpif. Kristo, si gjithmone, ke kapur nje teme delikate dhe shqetesuese, me nje trajtim serioz dhe te vecante. Te lumte!

                            1. A
                              Arben

                              Ci keni keto hartime si ne komunizem?

                              1. U
                                Ura. Guri

                                ..."dy sháka, bajn n'i shák t'vertet", dhe kjo shák e shkret, s'po di, se a asht prodhim i atyne t'dyjave vertet, a'po i shák e tret!!

                                1. U
                                  Urrejtesi profesionist

                                  Shume i sakte shkrimi, .....dhe me nje fije humori per urrejtesit profesionist . Komplimenti autorit, ndersa per ca debila te lindur qe komentojne me lart pa argumente per problemin ne fjale ,por vetem me sharje , nuk ja vlen te pergjigjesh ..

                                  1. U
                                    Urrejtesi profesionist

                                    Shume i sakte shkrimi, .....dhe me nje fije humori per urrejtesit profesionist . Komplimenti autorit, ndersa per ca debila te lindur qe komentojne me lart pa argumente per problemin ne fjale ,por vetem me sharje , nuk ja vlen te pergjigjesh ..

                                    1. R
                                      Rruga Ura

                                      Njerit i dhane nje mates ne dore u be murator , tjetrit nje këmbalec e një dylbi u be nivelues te tretit nje kompas u be gjeometer .

                                      Lini një Përgjigje