Kush e ka fajin për aksidentet: Shteti apo idiotët?

11 Mars 2023, 15:10Blog TEMA

Kush e ka fajin për aksidentet: Shteti apo idiotët?

Nga Kreshnik Spahiu

Javën e kaluar në Berlin, më telefonoi Arjani, një mik që ka emigruar 2 vitet e fundit në Gjermani.
Alo Kreshnik, a njeh ndonjë mjek në spitalin psikiatrik- më pyeti.
Jo, jo i thash, nuk njoh asnjë psikiatër, por pse të duhet?
“Duhet të kaloj testin e idiotit- mu përgjigj, sepse policia më ka hequr patentën e makinës sepse 3 herë brenda vitit kalova normat e shpejtësisë.”
Që të jem i sinqertë më erdhi shumë keq sepse Arjani është familjar dhe makinën e ka mjet pune. Ai kishte gjetur punë si shofer sapo u njohën patentat shqiptare në Gjermani.
Ky është ligji gjerman: 3 herë e njëjta shkelje dhe konsiderohesh idiot sepse një njeri normal nuk mund ta bëjë.
Mu kujtua kjo histori kur hapa lajmet dhe tre kronikat kryesore ishin me aksidente masive në Shqipëri.
A e keni parë sa shumë idiotë dhe rrugaçë ka rrugëve të Shqipërisë që u japin makinave si të çmendur?
Plote dhe përplot në qytet dhe autostrada duhet të ulërinin dhe shash nga nëna dhe motra 10% të drejtuesve të makinave.
Në fakt Europa ka më shumë të çmendur se Shqipëria, por shteti ju bën rreshtore nëse shkelin ligjin.
A ju ka ndodhur të udhëtoni me makinë në Europë?
Nga Belgjika, Holanda, Gjermania, Austria, Sllovenia apo Kroacia nuk shikon asnjë polic në rrugë por populli respekton rregullat e qarkullimit rrugorë, ndërsa sapo hyn në kufirin shqiptar çdo 4-5 km shikon makina policie por që nuk e bëjnë dot zap kaosin dhe rrugaçet anarkist.
Jeta e shumë shqiptareve rrugaç vërtitet rreth timonit dhe shpejtësisë.
Këta idiotë s’kanë pasur shans të bëjnë gara në profesion dhe e vetmja konkurrencë e tyre është makina luksoze.
Këta fundërrina e kanë jetën e tyre aq bosh, sa e gjithë krenaria e tyre është makina.
Ata s’kanë pasur mundësi në jetë të rivalizojnë me të tjerë përveç parakalimit makinave.
Jeta e halabakëve shqiptarë fillon tek lavazhi makinës dhe mbaron tek parkimi dysh në mes rrugës. Sigurisht rruga nga lavazhi deri tek klubi lagjes përshkruhet duke hapur xhamat dhe duke nxjerrë dorën me rolex në dritare që ti shohim kush kalon në trotuar. Disa prej tyre kanë shitur gomarin ose lopët për të blerë Range Rover. Disa të tjerë kanë mbjell hashash. Të tjerë e kanë dhuratë nga babi i tyre hajdut për datëlindje.
Fatkeqësisht kjo pjesë e shoqërisë nuk janë pakicë por me mijëra idiotë që trazojnë çdo ditë autostradat shqiptare.
Rrugaç ka dhe Europa por me një ndryshim, që atje edhe një qytetar i thjeshtë si Arjani konsiderohet me ligj idiot nëse bën tre herë të njëjtin gabim, ndërsa në Shqipëri idiotët që përplasin tre familje konsiderohen çuna të nderuar të lagjes dhe djem të llastuar të baballarëve.
Për këto arsye ka ardhur koha për një ligj kundër idiotëve dhe drogaxhive që po fluturojnë mbi kokat tuaja duke marrë jetë njerëzish dhe duke shkatërruar me qindra familje.
Pse Shqipëria jonë e vogël ka kaq shumë idiotë nëpër rrugë?

19 Komente

  1. K
    Kur ka deshire rregulli vihet

    Gjerat duhen bere automatike me kompjuter dhe policise ti hiqet e drejta te c beje ndeshkimet..te shkohet ne gjyq..Se policet bejne pazar ma heqje e kthim patentash.Kamerat kapin shkeljet ,cdo shkelje pikezohet 2 pike ,3 pike,5 pike dhe kur arin fjala vjen10 pike kalon ne komision per njourite mbi rregullat rrugore plus paguan shpenzimet e komisionit...dhe ne 15 pike hiqet automatikisht licenca. Ne rastin e 20 vjecarit pas 3 shkeljesh do kishte shkuar para komisionit dhe me 5 shkelje I ishte hequr licenca pasi shkeljet e tij nuk ishin parkim I gabuar e hiqen 2 pike por ishte per shpejtesi apo mosrespektim semafori.5 pike.Nese hyn me semafor te kuq mund te pikezohet 9 pike per mos thene 15 dhe heqje patente.

    1. b
      bureto

      E drejte! Në Amerike, per çdo shkelje te normave te qarkullimit rrugor, eshte gjykata ajo qe vendos. Polici i trafikut, vetem sa konstaton shkeljen, mban proces-verbalin e vend-ngjarjes dhe ia paraqet ate gjykates dhe ketu mbaron detyra e tij. E kam kete nga eksperienca personale. vetem se nje njeriu im, per te me pritur mua, e kishte parkuar makinen para hyrjes ne hollin e aeroportit dhe e çuan ne gjyq. Banonte ne Philadelphia dhe shkelja ishte ne New Jersey, pra edhe gjykata ishte aty. Mendoni tani, qe perveç gjobes qe do paguante, sa ishin shpenzimet per vajtje ardhjet, deri sa ta mbyllte procesin. Ja pra jane keto lloj masash qe i bejne njerezit të kene frike dhe të "ndergjegjesohen', edhe kur nuk jane te tille. Se siç thote nje fjale popullore "dajaku ka dalë nga xheneti"- që dmth në kete rast Ligji. Dhe per të vene rregull, keto jane dhe duhet te jene punet e shtetit. Gjithe ajo Amerike dhe nuk sheh nje polic ne rruge. Njejte edhe në Europen ku duam te shkojme.

      1. k
        k

        Problemi është kompleksi i inferioritetit dhe injoranca e popullit shqiptar.

      2. D
        Draper dhe Çekan

        Mos ndeshkimi i idioteve ka rritur dhe sasine e tyre. Ne vend tu heqin patenten u marrin leke per mos ndeshkim. Hidhu nga te duash por gishti drejtohet tek polici e korruptuar. Merr shembull shqiptaret e Europe's, pse ata kane mar kulture europiane, dhe shqiptaret ne shqiperi kane mare kulturen e policit!

        1. L
          Lani

          Pyetjen e ke bere ne fund Kreshnik por eshte koha per ta bere ne fillim te shkrimit e te japesh mendim pse ndodh keshtu te ne dhe si mund te vijme ne normalitet. Ligji qe thua ti behet por eshte i pamundur zbatimi i tij.

          1. X
            Xhuxhi

            Fajtor sistemi liberal kapitalist,pse lejon shitjen e makinave me 270 km/ore????!!!

            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              Bisnesi i patentave ka sjellë me shumicë idiot, një pjesë e tyre janë bërë drejtues,polic etj. Të tillë do kemi përsëri,do ketë dhe femra. Format e marrjes së lekut kanë ndryshuar, kurse idiotët kanë përceptime kur situata është e pa favorshme për t'a, në shumë raste (deri në pesë) e kanë zgjedhur në favor të tyre. Duhet ndryshuar sistemi i kontrollit të trafikut në rrugë. Ata që marrin patentën, të moshës 18-20 janë pa punë. Kush ja u paguan gjobën?? Pse jepet leje drejtimi të automjetit po patur numër llogarie!! Sistemi duhet të kishte nxjerr në mënyrë automatike aksidentin, të filmuar, sidomos në rreth rrotullimi.

              1. S
                S'KA PROBLEM

                E para ndjese per jetet e humbura dhe dhimbjen e nenave qe z'do gjejne me qeci ne shpirtin e tyre , por ky " shtet " ku eshte pasi sheh nje te ri me nje mjet qe kushton dhe me e keqja e perkedhel me gjoba ,sepse eshte femija i dikushit ,po ti qellonte me nje mjet qe mezi ecte me 80 km te sigurt qe do i kishin hequr patenten se ishte askushi ,vazhdon saga me mbushjen e varrezave me te rij qe as e kane filluar jeten ,pse po emigrojne ? shihni TV shqiptare qe u bejne reklama kurverise imoralititit ,po me imoralja TV publik u thot VIP kujt . Ky eshte niveli i edukates dhe i formimit te te rijve nje SHTEPI , VETURE LUKSI, DHE NJE FEMER ,

                1. B
                  Byrektore SHQIP-i

                  Shumë saktë Kreshnik! Por fenomeni duhet gjykuar në nivelin ekonomik dhe psikologjik që përjeton kombi ynë. Mos harro kaubojsat dhe mentalitetin e Amerikës 200 vite të shkuara ku më i mençuri dhe i forti ishte ai i cili kishte kalin, koburen dhe nishanin më të mirë.

                  1. N
                    Noke

                    Shteti tu vere nga nje polic , policit nje polic tjeter se mo e korruptoje . Fajin e kane idiotet , idoitet .

                    1. g
                      gasper

                      Ky eshte nje realitet i hidhur ne vendin tone, mbizoterojne shpellaret ne cdo drejtim.

                      1. N
                        Noka Muli

                        Shume e bukur kjo. Ke dashur te thuash bij k*rvash. Edhe une shpesh habitem se si nje vend kaq i vogel eshte i mbushur plote me bije k*rvash.

                        1. M
                          Mal Cori

                          Ka kaq shumë idjotë, sepse ka po kaq shumë korrupsion............. Kur ka marë patentën djali im, inspektori i kursit më tha: - Djali është mirë në teori dhe praktikë, por nuk ja japin me zotësi. Kështuqë paguaj dhe 300 mijë lekë të tjera dhe e ka të sigurt......................... . Jo, tha djali me vendosmëri. Do ta mar vetë, me zotësi........ . Sepse është me shkollë të lartë....... . Dhe e mori. Teorinë me të parën provë, praktikën në provën e dytë.................................................................................... . Por e dini si më tha djali? - Aty nga 30 vetë, vetëm nja 4 a 5 , punuan mbi testin. Të tjerët rrinin, dhe në fund ju erdhën përgjigjet se si duhet të aplikonin............. . Mirëpo aty ka aq idjotë, saqë nja dy vetë, nuk dinin as të lexonin e kopjonin dhe ju erdhi ndihma aq ashiqare, duke punuar mbi tastierën e kompjuterit................... . Çfarë pret tjetër nga këta idjotë, që janë më shumë se gjysma e atyre që guidojnë mjete në rrugë.

                          1. b
                            beni

                            Eshte e vertete , BERA KURSIN PER PATENTE . DHASHE TEORINE DHE E MORA ME PRVIMIN E PARE . Kur shkova ne praktike ngela vetem une . E pranova humbjen edhe pse e dija qe isha shume mire . Mbasdite rastesisht kryetari i komisionit vjen ne dyqanin tim dhe me pyeti se ku e ka shtepine filani *per nje te njohurin e tij* I thashe po mua me njeh ? jo me tha . Jam ai qe me ngele para dy oresh ne praktik . O PO ME THA TANI PO ME KUJTOHET . I thash vertet nuk e meritoja provimin ? degjo me tha . une dike do ta ngelja nga aq shume veta . ti ishe i vetmi qe nuk dhe lek . MOS U PARAQIT ME NE PROVIM DHE PAS DY JAVESH HAJDE MERR PATENTEN . histori te tilla ka me mijera ne shqiperi

                          2. a
                            ardi

                            Keta jane te goditur ne koke.Mire meshkujt po edhe femra qe kalojne semaforin jashte rregullave dhe kur ju flet te nxjerrin gishtin e mesit.

                            1. n
                              nga fjale cimbuese

                              https://fjalecimbuese.wordpress.com/veting-i-kry/

                              1. M
                                M_K

                                Të korrësh meritën pas vosë si kutivar e individin ta shoç kulturan , pa u qullur në djersë , n'daç për ç'këmbejmë përdita e ndaç n's'pore , aq fyle kulti ka korrë qullacë sa n'arra bujku e individi kult . S'do kuptonem . Aq i'u kanë .

                                1. s
                                  shqip

                                  E fillojmë nga fundi - "Pse Shqipëria ka kaq shumë idiotë " . Ne ishim një shtet i diktaturës së proletariatit, dmth i dajakut. Por mqs nuk ishim dakort me atë ç'ka kush të rreh të do, hoqëm dorë nga dajaku . Deri këtu në rregull teorikisht. Por në praktikë mungesa e" dajakut ", ligjit sjell këta idiotët që përmend Kreshniku. Dhe bëhet fjalë për speciet me dy këmbë, që mjetet i ngasin në mënyrë instiktive e jo me ndërgjegje. Këtu bëhet fjalë për analfabetë funksionalë që kanë marrë përsipër të bëjnë shtet. Ky është fatatileteti ynë. Ne e kishim një shtet. Ashtu pa makina po e kishim. Tani këta ( pardesytë e bardha), që në momentin që dolën në skenë, nuk menduan që duhej ruajtur baza e shtetit. Jo, këta e zhbënë se do e bënin nga e para. Mundësisht me "çek të bardhë" . Mundësisht me plepistë, me gjithfarë militantë, dru me pre. Rreth një vit i duhej kursantit të mësonte e të merrte patentën në atë kohë. Sot mjaftojnë vetëm ca lekë për të ngarë edhe makina të fuqive motorike relativisht të larta. Përveç faktit që këto lloj mjetesh nuk duhet të përdoren nga adoleshentë , përkundrazi këto mjete janë pasqyra e krimit. Janë droga, armët, vrasjet, prostitucioni , korrupsioni me një fjalë djalli mbi tokë. Këta idiotët kanë edhe hierarkinë e tyre. Fillojnë nga lartë poshtë. Ka në presidencë , ka në kryeministri. ministri, polici , etj. Ndërsa këta që vdesin dhe të bëjnë të vdekur, këta quhen ushtarë idiotë. Të parët janë idiotë se nuk dijnë të bëjnë shtet. Të dytët janë idiotë sepse zgjedhin ca idiotë për të bërë ligje që u shkojnë për shtat vetëm idiotëve.

                                  1. m
                                    mergim tari

                                    Kreshnik Shkrimi eshte interesat, terheqes, kurse historia nuk eshte e vertete. Ke fantazi te bukur. Megjithate do te thoja qe idiotet nuk vizitohen ne psikiatri. Ne psikiatri vizitohen skizoftenet, psikopatet, njerez me alucinacione e te tjere te ketyre grupeve. Per budallenjte, dhe idiotet ka shkolla perkatese, qe i ndihmon te zhvillohen me shume. Pra, ketu GENJEN TI. Nese historia eshte e vertete, Ariani (jo ArJani) te ka kerkuar ty ti gjesh nje specialist psikolog (consultant psychologist) ku ai ti beje Arianit testin e inteligjences (IQ assessment). Ne psikiatri behen gjera te tjera. Aty shkojne edhe njerez shume te zgjuar dhe mund te dalin budalenj. Mos Kreshni, se po me ben te dyshoj se po tregon historine tende me emrin e Arianit. ????

                                    Lini një Përgjigje