Po atëherë, nëse Alibeaj nuk do të garojë si PD me 14 maj, pse nuk ia dhuron vulën Sali Berishës?

9 Mars 2023, 18:13Blog TEMA

Po atëherë, nëse Alibeaj nuk do të garojë si PD me 14

Nga Carlo Bollino

Pasi KQZ, ashtu siç parashikohej, refuzoi kërkesën e regjistrimit të paraqitur nga Sali Berisha, duke ia hapur dyert kërkesës së regjistrimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj, papritur zbulohet se edhe kjo PD rrezikon të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore. KQZ ka kërkuar që të plotësohet dokumentacioni me një deklaratë solemne kundër manipulimeve elektorale, që duhet të firmoset me domosdoshmëri nga kryetari i partisë dhe jo nga një i deleguari i tij, siç mund të bëhet me dokumentet e tjera. 

Kjo deklaratë solemne është futur në kodin elektoral me reformën e vitit 2020 të votuar edhe nga PD. Sipas KQZ-së është Lulzim Basha kryetari në detyrë i Partisë Demokratike ndaj i takon atij të firmosë këtë dokument. Eshtë një formalitet i thjeshtë, e megjithatë, në mënyrë të pabesueshme sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi bëri një deklaratë zyrtare me të cilën refuzon kërkesën e KQZ-së duke thënë se dokumentet e dorëzuara janë të mjaftueshme dhe se nuk duhen të tjera. 

Kjo është kultura e PD-së berishiane që mesa duket i mbijeton edhe vetë Berishës dhe që pretendon t’i japë lojtarëve të vet edhe rolin e arbitrit. Sipas Ilirjan Celibashit çështja nuk mund të kalohet lehtë: deklarata solemne e paraqitur ne KQZ me firmën e Enkelejd Alibeajt nuk ka asnjë vlerë sepse duhet pikërisht firma e Lulzim Bashës dhe ka lënë 48 orë kohë për ta dorëzuar. Nëse ai dokument nuk dorëzohet, edhe PD-ja e Bashës dhe Alibeajt, gati me siguri do të mbetet jashtë zgjedhjeve administrative të 14 majit.  

Pozicioni i Gazmend Bardhit (që supozojmë se është ndarë dhe konsultuar me kupolën e partisë së tij) mbetet i pakuptueshme dhe grotesk. Nëse PD e lë veten të përjashtohet nga zgjedhjet për faj të një shkelje formale lehtësisht të tejkalueshme (një qendrim që duket gati një kapriço), përse prej dy vitesh luftojnë në një betejë të egër dhe ligjore për të kontrolluar partinë? Apo kemi të bëjmë me ndonjë shantazh të panjohur alla Berishë që i detyron të bëjnë këtë hap?  Ose ndoshta, përtej luftës zyrtare kunder Berishës, tashmë ekziston edhe një luftë e ftohte kundër Luzlim Bashës nga brenda grupit të vet, dhe asnjë nuk do ta ringjallë as vetëm nëpërmjet nje firme formale?

Prej kohësh ne fakt dietrologët e politikës hipotizonin se as PD e Enkelejd Alibejat nuk do të merrte pjesë në zgjedhje dhe kjo vetëm për të shmangur numërimin e votave të marra me 14 maj qe mund te certifikojne në këtë mënyrë për herë të dytë (pas 6 marsit) se është Sali Berisha ai që kontrollon elektoratin e partisë. Atëherë për çfarë shërbeu marrja e vulës së një partie nëse nuk përdoret për të marrë pjesë në zgjedhje? 

Nëse as Bashës, Bardhit dhe Alibeajt nuk iu intereson të garojnë me Partinë Demokratike nga frika e humbjes, atëherë pse nuk ja dorëzojnë vulën Sali Berishës dhe t’i japin fund këti teatri? Duket sikur edhe për ta vlen principi i zakonshëm fëminor se e rëndësishme është t’i hiqet partia Sali Berishës dhe jo të mundet Edi Rama. Nëse do të ishte hipoteza e shantazhit apo kërcënimeve, situate do të ishte më serioze dhe e rëndë. 

Partitë ndonjëherë lindin e ndonjëherë vdesin. Fundi i një partie nuk është fundi i pluralizmit dhe pra, demokracia shqiptare do të mbijetojë pa diskutim. Ka akoma disa ore kohe per te sqaruar situaten.  Por nga kjo sjellje e lidershipit të vjetër dhe të ri, Partia Demokratike është e destinuar të vdesë, siç ndodh me cilëndo skuadër që zgjedh të mos marrë pjesë me në kampionat. Populli opozitar meriton më shumë.  

8 Komente

  1. b
    ben.

    KAR lo i ndragheta.com. Lulushke basha ka 1 vit qe eshte dorehequr publikisht nga kryetar partie. Bile dhe shoqja kimete e ka vleresuar dorheqjen e lulushkes me kohe e me vakt edhe keta zarat e bashes e kane vleresuar dorheqjen. Por ligji eshte ligj dhe duhet respektuar edhe nga zarat e rames, apo jo ndragheta.com???? Keshtu qe enkelejdes, lulushkes dhe gazbardhes ju ngelet vetem 1 mundesi ta marin vulen dhe ta fusin ne ndonje vend qe mund ti kenaqi.

    1. E
      Evisa

      Unë e dija burrë me mënd këtë Bolinon, por qënka idiot. Po si kujton ti, që e ha Basha të firmosi, kur ka dhënë dorëheqjen nga detyra dhe kompetencat i ka deleguar te zëvëndësi? Janë pikërisht këta si Celibashi që nesër e dërgojnë para drejtësisë për veprime jashtë kompetencave. Si mundet, një të larguarit t'i kërkohet të firmosi diçka pas një viti që është larguar? Po nëse Basha, qoftë larg, do kishte ikur nga kjo botë gjatë këtij viti, atëhere si i bëhet hallit, PD nuk do hynte në zgjedhje sepse Basha, detyrimisht nuk duhet të vdiste pa firmosur këtë deklaratë? Dhe më tej, Basha gjatë këtij viti mund të ishte arrestuar dhe dënuar për korrupsion dhe vjedhje, atëhere do thirrej nga vëndi i dënimit për të firmosur, kur gjithë të drejtat me ligji i ishin hequr? Dhe në këtë rast PD nuk do shkonte në zgjedhje? Thirrini mëndjes, kjo është një cic Mic për t'i futur Alibeajn dhe sekretarin e Përgjithshëm të PD në gracka joligjore për t'i detyruar edhe këta të mos shkojnë në zgjedhje. Dy drejtuesit aktual të PD po sulmohen me breshëri nga të gjithë berishistët kudo që ndodhen, por sidomos në media vetëm pse i përkasin shtresës së të përndjekurve politikë dhe janë proametikanë të vendosur. Kur Berisha dhe krahu i djathtë i tij Ilir Metaj janë përfaqsuesit më të errët të së shkuarës komuniste.

    2. D
      Demokrati me mend ne koke

      Atehere pse perfaqesuesit e Shba ishin ne Gjykate? Jo. PD do vazhdoje te ekzistoje. Dhe Shba e duan ne pushtet. Gazmend Bardhi mire ja beri. Ta shikojme sa i forte eshte Celibashi. Analiza jote eshte kot.

      1. d
        drini

        Jepi Karlo se te duhen kilometra boje per te lare ate qe Rama te ka falur nga gjaku e djersa e Shqiptareve. Na kushton ti dhe Alba ne shqiptareve.

        1. k
          komentues i perhershëm i Meros

          Sakkte sa nuk ka ku te shkoje, Bolino. Kjo as ka qene e as eshte parti, por bande qe i ven prapa ca gjallesa shqiptare pa princip, nder dhe dinjitet e moral. Gjallesa kermash qe u duket vetja te zgjuar! Por thote ndonjehere idioti apo budallai qe jam budalla? Po i dejtur tape me raki, thote qe jam i dejtur? Keshtu jane dhe keto kafshe me fytyre njeriu qe rrine para dhe prapa bythes se dobiçit te Sheqeres.

          1. E
            Ermal

            Mirë e keni Ju Bollino por hajde mbushu mendjen atyre që bëjnë sikur i dinë të gjitha. Bela me ta, kanë vulen por nuk kanë selinë e PD.

            1. p
              pirro

              e dine qe do te humbin dhe prandaj gjejne ndonje sebep per te mos marre pjese.

              1. K
                Komunist me Rolex

                Karo Karlo PD-ja nuk ka zgjedhur kryetar partiak po ka emeruar Alibeajn kshu që KQZ-ja ka te drejtë. Ps ndonjë lajm per tigrin sot apo nuk ekziston te syri i temes?!

                Lini një Përgjigje