Demokratët e Tiranës mes tradicionales dhe kopjes?

8 Mars 2023, 17:43Blog TEMA

Demokratët e Tiranës mes tradicionales dhe kopjes?

Nga Ardit Rada

Një marrëveshje parazgjedhore mes Astrit Patozit dhe Dashamir Shehit ka rikthyer emrin e këtij të fundit si një kandidaturë e mundshme për bashkinë e kryeqytetit. Tashmë që afati i regjistrimit në KQZ po përfundon, kryetari i LZHK po përflitet edhe si kandidat i Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Në fakt, shkëputja e Shehit nga Rithemelimi ka qenë e dukshme kohë më parë. Jo detyrimisht për shkak të ‘borxhit’ që i ka Lulzim Bashës që e përfshiu në listën fituese të PD-së. Shehi ka mbajtur një qëndrim parimor qysh prej fillimit sa i përket situatës brenda të djathtës dhe e ka thënë hapur se me Berishën nuk ka bashkim. Gjë e cila u vërtetua dita-ditës. Ndaj edhe mundësia që ai të garojë nën logon e Partisë Demokratike duket më e mundshme se kurrë. Duke i shtuar kësaj faktin se Shehi ka garuar edhe më parë për bashkinë më të madhe në vend duke marrë votat e atyre që njihen si ‘tironcit e djathtë’. I vetëm, pa mbështetjen e asnjë partie të madhe ka arritur ta trondisë të djathtën duke treguar se popullariteti i tij mediatik përkthehet edhe në vota.

Përballë kësaj kandidature deri tani hipotetike, kemi të shpallur atë të Berishës dhe Metës. Historikun sesi Belind Këlliçi kaloi nga Basha tek Berisha nuk mund ta bëjmë dot më mirë seç e kanë bërë miqtë dhe armiqtë e tij brenda Rithemelimit. Nga përplasjet me Flamur Nokën, tek ato me Evi Kokalarin, ambicia për të bërë karrierë shpejt duket se ka qenë me kosto për ish-kreun e FRPD. I akuzuar që në zgjedhjet e këtij forumi e në vijim për manipulime, sot ai u serviret tiranasve si opsioni më i mirë i një koalicioni të sajuar në minutat e fundit.

Hije dyshimi mbi Këlliçin ka pasur edhe më parë kur vetë ai pranoi se komunikonte me Ilir Metën në prag të protestave të Lulzim Bashës. Duke u përpjekur të jepte imazhin e njeriut që lëvizte fijet në prapaskenë, në fakt SMS-të treguan se ishte një kukull e ish-presidentit që e informonte dhe i merrte këshilla nëse duhet të qëllonin me gurë apo jo.

Sot, Këlliçi ndihet komod që do të jetë në fletën e kandidatëve, por do t’i duhet të bëjë një fushatë me logon e Ilir Metës. Ndërsa Shehi do të linte logon e partisë së tij për të përfaqësuar Partinë Demokratike që të djathtët njohin prej 30 vitesh. Duket se demokratët e kryeqytetit nuk do ta kishin aspak të vështirë të zgjidhnin mes kandidatit të Lirisë dhe Shehit, që në fund të fundit është produkt i PD-së dhe ka shëbryer si shtetar i lartë i saj në kohët më të vështira 92-97. Do ta kishin të lehtë të zgjidhnin jo vetëm për hatër të vulës, por edhe të faktit se një i djathtë tradicional është më mirë se një kopje e Ilir Metës.

7 Komente

  1. O
    Oh sa kom qesh

    Te gjitha qendrat e axhitacinit te Dash Shehut (Rakia) do te kene logen: "Tek gota......"

    1. K
      Kerrici me piranecin nuk bejne.

      Sa te rinj jane ne PD qe kane studiar jashte dhe kane vizion.Po te ishte Dashi nja 20 vite me i ri mbase ose ai Kerrici i Sali edepsezit i kthyer ne anen e Mutes edhe deputet nuk behet me.Dashit nje gote lale e lere ti bieri fyellit se e ka bukurine e harxhume. Tek ne po nuk futen ne burg deri 50 veta njeheresh dhe sekuestrim gjithckaje keta e shikojne postin e shtetit vetem per pasurim

      1. P
        Prroji i Thate

        Me thene te drejten...., m.ut i biri, m.ut i jati Ata te Saliut, Ilirit dhe Alibeajt jane te gjithe per plehra. Tirana nuk ka pasur asnjehere Kryetar si Erjon Veliaj. Pa frike do thoshja i ben punet pa zhurme, pa rremuje, shume here me mire se Edi Rama.

      2. d
        drini

        Do dehi gjithe bashkine Dashi. Me dy ullinj ky sarahosh than nje shishe nje litroshe.

        1. T
          TONI

          Ishalla kandidon Z Shehi

          1. L
            Lal Myzeqeje.

            Gjithë bota e kthen ndonjë gotë, sidomos burrat pas të 50-tave.Por ky nuk është aspak turp, turp është të vjedhësh fondet publike kur populli të ka besuar për t'i ruajtur. Turp është të rrish gjithë ditën përballë kamerave duke mashtruar dhe gënjyer, për të mbuluar vjedhjet dhe shpërdorimet e fondeve publike me justifikime mjerane, duke i përdorur për shpenzime krejtësisht të padobishme me tendera të paravendosur, turp është të jesh hipokrit në kufij të paimagjinueshëm siç është Erion Veliaj. T'i krahasosh të gjitha këto me një gotë raki që na vëka në gojë Dashamir Shehi, duke mos i bërë dëm në këtë rast askujt tjetër veç shëndetit të tij, kjo hapur tregon se për ty mjafton të fitojë Partia jote dhe të mbajë në punë ata dy njerzit e tu, pa se në masë dërrmuese fondet vidhen kjo të të mos shqetësoj aspak. Më thoni, e kush qënka ai njeri të cilit nuk do t'i pëlqente që në shoqëri me miqtë e shokët të mos pinte një gotë verë apo raki? Një gotë verë e pi dhe "njeriu zyrë" dmth. Berisha, i cili nuk ka asnjë shokë dhe mik, por vetëm shërbëtor për qëllimet e tij. Pika një gotë Dashi dhe u bëka hataja, por kur ekspozon në dritë të diellit dhe vapën përvëluese organet e qejfit Edi Rama, kjo jo vetëm nuk përbëka një akt të shëmtuar dhe imoral për një pushtetar, por na qënka një sjellje e modës dhe mjaft bashkohore.

            1. N
              Noc Rroku

              A thoni se fiton Kërriçi i vetëm në luftë?????

              Lini një Përgjigje