Punëtorët e parë të Arsimit dhe armata e nderuar gjurmëndjekëse janë në ballë të zhvillimit e përparimit kulturor, ekonomik, social etj. Fjala vjen, pranë Kryeqytetit tonë ndodhet një krahinë malore : Shëngjergji arsimdashës i etur, me kontribute jo të vogla në Luftë e në Punë.
Bijtë e urtë e të mencur, të pushkës e të penës, nuk heshtën kurrë përballë fateve të Atdheut. Një nga ata burra dinjitozë ishte edhe Ymeri, babai i mikut tim Halit Distafa, mjek i njohur në pension.
Jetoi e punoi 35 vite në vendlindje, në frontin e Arsimit. Fjalëpakë e punëshumë, i talentuar e i ndershëm si ai. Pa u shkëputur asnjë cast nga tradita e pastër e të jatit Osman dhe gjyshit Bajram. Traditë që hodhi rrënjë të forta qysh në 1911, kur mësohej edhe shqipja. Më vonë do ishte një tjetër luftë pa armë e municion : Tërheqja e mbledhja e fëmijëve në shkolla dhe lufta lavdimadhe kundër analfabetizmit të popullatës. Se në regjimin e Zogut njerëzia nuk hidhte dot as firmën. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Osmani do të zgjidhej kryetar i Këshillit Antifashist Nacionalclirimtar.
Kujtuam edhe një ditar interesant nga Sterjo Spasse, kur punonte në Ministrinë e Arsimit të kohës dhe shkonte shpesh në Shëngjergj. Kur të takohem me Ilindenin(shok i vjetër i vëllait tim) do mësoj me siguri edhe më tepër për shkrimtarin e dashur, por edhe për Ymerin simbol ndershmërie, mësuesie e shqiptarie. Se Sterjo mbante shënime kudo. Prandaj ka aq shumë informacion e jetë në romanet e tij të famshëm historikë.
Vetë Haliti më ka rrëfyer se Skënderbeu gjatë udhëtimit me kalë për clirimin e Krujës së bekuar, u kthye edhe në Shëngjergj te motra e tij Angjelinë (bashkëshorte e vëllait të tretë të Gjergj Arianitit). “Sipas Barletit, mori me vete edhe nipin, Muzakën e Angjelinës”…Në këto troje të lashta arbërore, paska bujtur edhe Heroi i viseve të mia, luftëtari e patrioti i papërsëritshëm, Abdyl Frashëri. Bukur e tha Profesor Shuteriqi për Tomadhen (Shëngjergjin), shumë kohë më parë : “Faqja e dheut të saj ka një bukuri mahnitëse të 3 shenjtëve : Shëmëri, Shëngjergj e Shëngjin”. Ndërsa në një letër private të Kristoforidhit thuhet se banorët e kësaj krahine kanë pritur me ngrohtësi në gjirin e tyre, Abetaren e tij. Pa përmendur këtu Gavril Darën (I riu); shënimet e Kristo Frashërit; ato të Dhimitër Pilikës; Nolit; historianit Italian Biemi etj.
Se Shëngjergji malor ka patur kurdoherë burra të zgjuar e shqiptarë të kulluar, edhe kur studionin nëpër shkollat turke jashtë vendit, në Stamboll, Manastir, Selanik, Perlepe e gjetkë. Veshjet fetare shpesh shërbenin si ai hiri i vatrës që ruan mirë prushin e ndezur të Gjuhës së Nënës, prush që ngrohte cdo shëngjergjas. P.sh. fisi i Shtëpanëve, tashmë njihet e respektohet qysh nga Rilindja Kombëtare. Të pushkës, por edhe të penës. Ose sa qe gjallë Hoxhë Duka, tregonte për një letër me rëndësi të vecantë që do ia conte në dorë Ismail Qemalit në Vlorë. Xhaferi i Shtëpanëve ia besoi këtij. Kur do kthehej nga qyteti i Flamurit, erdhi me dy trasta plot me libra dhe me një kalë të vogël(dhuratë nga Qeveria e përkohëshme). Xhaferi provoi pranga e burgje, por shqipen nuk e braktisi kurrë. Po kështu Osman Distafa me shokë, e sidomos patrioti dibran Ramiz Hatibi. Se si mësues vendali erdhi vonë, kur mbaroi Normalen e Elbasanit, i paharruari Abdulla Keta…Sivjet do përkujtohet 110 vjetori i Shkollës së Parë Shqipe në Shëngjergj. Apeli i parë do të jetë ai i mësuesve atdhetarë. A e dini ku nisi mësimi ? Në një ndërtesë të vogël, majë shkëmbit të quajtur Skrep ! Fëmijë të njomë e burra të rritur atje belbëzuan shkronjat e Alfabetit, me gojë e me shkrim. Shembulli i Ymer Distafës do të rrojë gjatë në atë krahinë e më gjerë. Komisar i Dritës së Diturisë ! Kështu do e thërrsisn në cdo sistem politik dhe në cdo lloj pushteti që vjen e shkon. Ai thosh jo pa krenari gjatë pushtimit fashist e deri sa mbylli sytë përgjithmonë në fundvitet ’70 :- Në shkollën e Shëngjergjit dhe në klasat e saj, nuk u varën asnjëherë portretet e Viktor Emanuelit apo të Musolinit ! Gjatë cdo përvjetori të Shkollës Shqipe, nuk mungojnë në apelin tradicional e rrënqethës as Dëshmorët e Atdheut, Xhelal Shtëpani, Emin Balla, Shefqet Tosku, Ramiz Trimi, Jonuz Balla, Bektash Hala e Ramazan Hida. Ishin nxënës të saj ! Por morën një “diplomë” tjetër në luftën për Liri e Demokraci të vërtetë. Dhe e mbrojtën shkëlqyeshëm…
Po sot në Pluralizëm, kush i riktheu gjurmët e hidhura të analfabetizmit? Ja një fakt që flet shumë : 32 vjet më parë, në Shëngjergj ishin 493 nxënës, ndërsa në vitin 2000 vetëm 128 nxënës (?!).
Boshatisja e fshatit dhe emigracioni I kanë lënë bosh shkollat e fshatrave.
Shifra të tilla nuk kanë nevojë për komente. Vallë, po në shkallë vendi ?...
Dhe pa pikë turpi sot do të urojnë sot mësuesit me fjalë hipokrizie të pashoqe…
Mirëpo, veprat flasin më shumë se fjalët ! Dhe kush nuk di të heshtë, nuk di as të flasë…
(Ne foto:Shengjergj 1963. Ne foto mesuesit:
Xhelal Hoxha, Shaqir Shaba,Shefki Dorda, Ibrahim Kamberi, Ymer Distafa, Seit Hallvaxhiu, Kalem Disha, Mahmut Trimi, Hasan Xhepi, Abedin Alldervishi, Fadil Doka, Veli Dusha, Jakup Mema, Muharrem Rroshi, Mustafa Mehidri, Xhelal Luzi, Qemal Almeta, Skender Kita, Selim Beka, Shaqir Duka, Kalem Kola.)
21 koke tourkalvanoi nga hason e deri ne halim nuk kane asnje lidhje me Shn.Gjergjin ..... totalisht turkoshqipfoles.
Faleminderit Kristo qe na ben te takohemi me njerez te thjeshte te mrekullushem te perkushtuar per vendin si Ymer Distafa dhe te tjere. Idealiste qe cdo gje e dhane per popullin. Mirnjohje dhe respekt per ta dhe familjet e tyre.
Nderim per ate brez te jashtezakonshem qe zhduken analfabetizmin,,,