Me vendim gjykate, PD është pronë e të gjithëve

6 Mars 2023, 17:38Blog TEMA

Me vendim gjykate, PD është pronë e të gjithëve

Nga Ervis Iljazaj

Vendimi i gjykatës në datë tre mars për çështjen e Partisë Demokratike, hoqi  në mënyrë përfundimtare ‘’pronësinë’’ e saj nga Sali Berisha dhe ja ktheu atë të gjithë të djathtëve dhe qytetarëve shqiptarë, ashtu sikurse duhet të jetë, pasi PD është një forcë politike historike dhe aset kombëtar dhe kurrsesi nuk mund të konsiderohej pronë e një individi.

Deri më sot, ajo parti është konsideruar si pronë e Sali Berishës. Mirëpo për fat të mirë, vendimi  i datës tre e ktheu atë parti në një forcë politike e cila kalon përtej një emri. Do të ishte absurde dhe dëshpëruese nëse Partia Demokratike do të vdiste bashkë me vdekjen politike të Berishës. Në këtë kuptim, ky është një lajm i mirë për demokracinë dhe politikën shqiptare. Partia Demokratike e Shqipërisë, partia e cila ka sjellë pluralizmin do të vazhdojë të ketë të ardhme.

Kjo është një ndarje përfundimtare që Sali Berisha bënë me Partinë Demokratike, të paktën si kryetar i saj. Ky është efekti politik që  vendimi i gjykatës ka dhe do ketë edhe në të ardhmen.

Nga Berisha dhe mbështetësit e tij u krijua ideja  e shumicës që ata kanë brenda partisë, dhe si pasojë u takonte dhe ligjërisht ajo parti. Kjo është një tezë absurde dhe një mangësi totale e njohjes së shtetit ligjor dhe të së drejtës. Për ligjin dhe gjykatën nuk ka rëndësi së kush ka shumicën, por a janë zbatuar procedurat dhe rregullat e parashikuara në ligj. Një gjykatës nuk del në dritare dhe numëron njerëz, por zbaton ligjin.  Aq me tepër kur shumicat politike ndryshojnë dhe nuk janë variabla të përhershme. Sot je shumicë, nesër je pakicë. Ndërsa ligji, është gjithmonë i njëjti. Prandaj çdo vullnet politik, sa do i madh të jetë ai, nëse nuk shprehet brenda rregullave dhe procedurave ligjore të parashikuara, është nul. Ky është parimi i drejtësisë dhe garës politike. Nëse nuk kuptojmë këtë gjë, nuk kemi kuptuar asnjë gjë nda demokracitë kushtetuese.

Në fakt përgjatë një viti , që kur hyri në selinë e Partisë Demokratike, lidershipi i Berishës dështoi të bashkonte partinë, dështoi të rregullonte marrëdhëniet ndërkombëtare duke u futur në izolim total, dështoi të rregullonte statusin e tij në raport me aleatët kryesorë të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara, ashtu sikurse u kishte premtuar ndjekësve të tij. Kështu që, vendimi i gjykatës është akti i fundit i krizës së lidershiti të tij politik si kryetar i opozitës.

Sigurisht Berisha do të vazhdojë me retorikën e tij se ai është Partia Demokratike e vërtet, se ata të tjerët janë të shitur të Rama, apo se vendimin do ta çojë në gjykatën ndërkombëtare ashtu sikurse bëri më gjyqin e tij personal që e çoi në gjykatën e Parisit. Të gjitha këto deklarata nuk janë asgjë tjetër përveçse shenjë dëshpërimi, dhe me shumë gjasa, askush nga ata që e kanë ndjekur mbrapa deri më tani nuk i beson më. I vetmi qëllim i këtyre deklaratave të cilat nuk i beson as Berisha vetë, janë për të mbajtur ende ndjekësit e tij me iluzione se ata janë Partia Demokratike dhe se kjo betejë nuk ka përfunduar.

Megjithatë, retorika që ai bënë nga veprimet  e tij janë totalisht dy gjëra të kundërta. Veprimet dhe vendimet e Berishës tregojnë se politikisht ka kaluar në planin B, të cilin e ka patur gjithmonë gati. Sali Berisha politikisht është ndarë nga beteja për të rimarrë Partinë Demokratike dhe është duke krijuar një formacion të ri politik, që me shumë gjasa do të krijohet mbas zgjedhjeve lokale. Ka të gjithë të drejtën për të vazhduar jetën e tij politike, dhe askush nuk ja ndalon këtë gjë. Por ama, një gjë është tashme e sigurtë, nuk do të vazhdojë si kryetar i Partisë Demokratike. Ajo është një forcë politike që tashmë u përket qytetarëve shqiptar dhe jo më një pronë personale e tij.

Nga ana tjetër, ata që për momentin drejtojnë Partinë Demokratike, për arsyet e vlerave dhe historisë që ajo mbart, kanë për detyrë të bashkojnë dhe të afrojnë pranë saj çdo kandidat që dëshiron që të përfaqësohet ende me atë logo. Në të kundërt, krijimi i djathtës plurale në Shqipëri është realitet. Nuk ka asnjë gjë të keqe dhe të çuditshme nëse krijohen disa forca politike të djathta. Ky është një proces që ka ndodhur në shumë vende europiane, dhe herët apo vonë do të vinte edhe në Shqipëri.

8 Komente

  1. N
    Noci

    Gjatë gjithe ketij viti Berisha nuk beri tentativë te bashkonte partinë dhe kjo u pa ne zgjedhet e forumeve ku vendosi vetem besnikët e tij dhe la jashte deputetet e grupit te madh dhe konkurentet kryesore i perjashtim.Se ku ka përfunduar Foltorja shikoni protestuesit,qe ne fund do ngelen sa nje shoqate

    1. N
      Norman

      Po. Prone e te gjitheve me udheheqjen e Bashes dhe Alibeajt. Ik ore legen komentues. Rrace e keqe

      1. D
        Ditmir

        "dhe me shumë gjasa, askush nga ata që e kanë ndjekur mbrapa deri më tani nuk i beson më." Sipas ketij artikulli diletant, 3 gjyqtare te mjere te frikesuar ne palce nga "vizitoret" amerikane do ti kthejne mendjen mijera demokrateve qe Berisha nuk eshte shume per tu besuar!! Kesaj i thone qe endrat me sy hapur te disave duan ti shesin per te verteta. Njerezit do te humbasin besimin tek Berisha kur dikush ti nxjerri atij faktet per te cilat akuzohet nderkohe qe makineria kriminale rilindase e mbeshtur nga Mero me shoke po shkel me kembe cdo dite shqiptaret. Zyrtaret e korruptuar amerikane nuk kane fare lidhje me popullin amerikan ndaj te cilit jemi mirenjohes per cdo gje qe kane bere dhe bejne per shqiptaret. Deri atehere gallatat e Meros dhe avokat Ngjeles do na bejne te qeshim vazhdimisht.

        1. M
          Mal Cori

          Argument i llogjikshëm. Gjykatësi nuk del në dritare dhe të numërojë sa njerëz ka në miting SRB dhe sa mbledh Alibeu.......... . Ai shikon ligjin.

          1. V
            Vendimi

            Dhe vijon argumenti i logjikshëm: sot je shumicë, nesër i humb numrat (pse nuk të ndjekin më) dhe bëhesh oakicë, ndërsa Ligji mbetet gjitthmonë i njëjti! LIGJ!

          2. k
            kacidhja

            me bemat e saj e udhehequr nga Saliu PD nuk mund cilsohet si aset kombetar por e kunderta antikombetar.Shikoni dhe analizoni dhe atehere do te flisni drejt.Per 32 vjet vetem vrasje, shkatrim dhe vjedhje

            1. S
              Stardust

              PD eshte aset kombetar per Shqiperine po aq sa Cosa Nostra eshte aset kombetar per Italine.

              1. X
                XXXL

                Ervis dil njehere nga shtepia se do te kapesh mamin duke u shkerdhyer, ore kokrra e bythe-qirit, pastaj merru me Shqupin e kush e ka qi Shqupin.

                Lini një Përgjigje