Nga Skënder Minxhozi
Pasioni dhe vëmendja që mediat i kushtuan betejës për vulën e Partisë Demokratike në gjykatën e apelit të Tiranës krijonte të premten përshtypjen se nga ky verdikt varej dhe ende varet fati dhe e ardhmja e kësaj partie. Më gjerë se kaq, është krijuar përshtypja se vendimi burokratik se cilit i kalon e drejta e përdorimit të simboleve të PD, do të përcaktojë në mënyrë përfundimtare jo vetëm fatet e lidershipit të kësaj force politike, por edhe fatet e Shqipërisë. Të duket sikur rrëzimi i Edi Ramës mbahet peng thjesht nga një vendim gjyqtarësh anonimë të fshehur pas një kutie xhami në gjykatën e apelit buzë Lanës.
Që kjo është një procedurë që ka peshën e vet për balancat dhe funksionimin e PD, për luftën brenda gardhit dhe për fraksionet “ndërluftuese” në parti, kjo është një e vërtetë e pamohueshme. Në Partinë Demokratike ka aktualisht një luftë krahësh e cila nën hijen e rëndë negative të Sali Berishës, merr gabimisht trajtat e një lufte brezash. Ngjan sikur po lufton e djeshmja me të ardhmen. Në fakt po ta analizosh këtë tabor politikanësh që nisën të kacafyten në 8 janar dhe po e vijojnë sherrin brenda gjykatave, do të vëresh se kemi të bëjmë me një grupim personash të ndarë momentalisht më dysh nga figura e Berishës, por jo diçka më tepër se kaq. Disa prej figurave politike e deputetëve navigojnë mes dy grupeve në mëdyshje për pozicionimin e tyre, të tjerë rrinë në heshtje dhe presin të dalë një fitues në fund të rrugës. Shumë prej kontestuesve të sotëm kanë qenë adhurues të Beerishës për vite me radhë dhe ende sot vijojnë t’i atribuojnë atij merita që realisht s’i ka. Lufta në PD është e tillë prej rrufesë amerikane mbi Doktorin e jo prej ndonjë ndarjeje të qartë parimore ose doktrinare.
Kjo amalgamë politike pa fund dhe pa krye, dallohet sot brenda vetes vetëm nga qëndrimi ndaj Berishës, pra nga një konflikt që bazohet tek e shkuara e jo tek e ardhmja. Dhe kjo është vula e vërtetë e humbur e Partisë Demokratike. Është vula e humbur e vizionit, e rrugës nga duhet shkuar drejt suksesit dhe pushtetit, e ndërtimit të një dige të madhe dhe serioze politike kundër të majtës dhe Ramës. Është vula e humbur e përballjes me kundërshtarin, duke harxhuar energji të pafundme në përballjet brenda oborrit të partisë.
U bënë vite që Edi Rama del lideri politik më popullor në vend, megjithë masën e madhe të shqiptarëve që nuk e duan me kryeministër dhe megjithë konsumin e stërmadh që ka akumuluar në dhjetë vjet qeverisje. Çfarë do të thotë kjo në funksion të garës politike, në funksion të së ardhmes? Do të thotë se të tjerët përballë tij janë edhe më të padëshëruar, edhe më të pëfuqishëm edhe më antipatikë se ai në sytë e votuesve.
Vula e humbur e opozitës është fjala vjen edhe pëlqyeshmëria me një shifër (8.8%) e atij që e kemi pasur President për pesë vite rresht dhe që sot është bashkëkryetar opozite. Vula e humbur është edhe tek 70% kontestimi i votuesit të sotëm për liderin historik të së djathtës shqiptare dhe tek po kaq skepticizëm ndaj pasardhësit të tij që drejtoi Partinë Demokratike për nëntë vjet rresht duke humbur çdo proces zgjedhor që i doli përpara. I parë kështu, problemi i vërtetë i PD nuk është as tek marrja ose jo e vulës nga Berisha apo Basha, por nga mungesa e një projekti serioz drejt pushtetit.
Vula e vërtetë që i ka humbur sot PD qëndron edhe tek sheshet bosh të protestave që mbushen me piskama më shumë sesa me njerëz. Nëse Rama është ai që opozita thotë se është, i korruptuar, kriminal, i pabesë, shitblerës i interesave kombëtare e plot të tjera si këto, si shpjegohet që Tirana dhe Shqipëria nuk po derdhen para kryeministrisë për ta hequr duke e kapur për veshi si prindi fëmijën rrugaç, por opozitarët e gjejnë veten duke shetitur nëpër qendrën e kryeqytetit me pak qindra militantë nga pas që nuk mund të rrëzojnë dot as një drejtor shkolle, e jo më një qeveri të tërë?!
Me zgjidhjen ligjore të çeshtjes së simboleve PD krijon vetëm premisën e krijimit të një korsie për të ardhmen, jo vetë të ardhmen. Dhjetë vjet duke u endur në kërkim të një kryetari të ri dhe të një fabule post-Berisha, janë shumë. Një dekadë kohë e humbur me eksperimentin Basha dhe për më keq, një rikthim tek Berisha vitin e fundit, e bëjnë problemin e kësaj partie shumë të komplikuar sesa një proces gjyqësor vulash. Një gjykatë apeli është shumë e vogël për të ndarë çeshtjen e pushtetit politik në Shqipëri. Gjetiu është kriza, jo tek vula e humbur e 8 janarit.
Humbja e gjyqit te VULES i hap dyert e burgut sali Sheqere Vuk Berishes.
Shqiperi te kam dhjere. Nuk te mora vesh njehere. Patronazhiste trima nje urra per Maduron dhe Ugo Cavezin.
Vulehumbur, me shume se berisha, PD e percare, dhe mjeranét qe ndjekin si sonnambul ne qorrsokakun e interesave te vockla, sa nje grupim a nje tjeter, eshte SHOQERIA shqiptare, pa nje vizion, pa nje aspirate a ideal te sajin.Nje shoqeri e e pergjumur, e terhequr prej hunde nga cdo bir kurve qe vendos te behet "politikan". Turma Vulehumbur eshte shoqeria e pandergjegjesuar shqiptare.
Kjo puna e vulëhumburve, është këthyer në barcaletë duke qeshur rinia dhe pleqeria me këtë palo parti, e diskredituar tashmë edhe para syve të militanteve, të cilët e shohin mirë, që kjo parti tashmë është në agoni, dhe nuk ka shpresë për të dalë nga koma e thellë që ka rënë. Pritet vetëm vdekja zyrtare, në 14 ma, 2023 dhe në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, për tu këthyer përfundimisht në një OJQ, apo si partia e Dash Shehit apo ajo e Fate Mediut… Na ishte njeherë një Partuçi Demokratike, që vodhi e vrau nl këtë vënd, dhe u këthye nga simbol i këtijë,populli, në një kufomë që ndjell vetëm vdekje. Kaq mjafton.
Skender Minxhozi diku ke gelltitur ndonje lug kafeje dhe nepermjet shkrimeve mundoheni te ulni punen e Partis Socialiste .pike se pari si e mori vendin Partia Sosialiste ne te gjitha drejtime dhe si eshte sot dke filluar qe nga ekonomia ,shendetesia eme radhe, cfar la manvut panxemi ,termetin ,krizen ekonomike ? Ne kur vime ne shqiperi shikojme ndryshim te madh .,por ju jeni mesuar qe shkoni per tu paguar dhe flisni si ju mesojne ata qe drejtojne emisionet te ulni personat qe punojne ,te flasin me gjuhen tuaj personat qe kane zbritur nga fshatrat dhe duke degjuar salen ja u bej hallall se jane injorant por te flisni ju dhe te beni krahasime Edin me saken dhe ilirin eshte te vesh duart ne koke se cfar analistesh jeni .tju vije turp si sju tha goja nje fjale te mire per shqipwrine por po pellcisni nga inati per sukseset qe ka aritur Shqiperia nen drejtimine Partis Socialiste .
Kthehu ne Shqiperi te shohesh me mire realitetin, jo me dylbi.
Ndryshimet jane te medha, dhe ata qe shkojne e vijne ne Europe i shohin dhe i gjykojne mé me realizem.Tjetra pastaj, ka nje lloj fobie, te nje pjese te shqiptareve ne Shqiperi, kundrejt shqiptareve ne Europe. Kur nuk vijne ne Shqiperi... mezi i presin(kushedi perse?! ), ndersa, sapo hapin gojen te thone ate qe mendojne...konsiderohen te HUAJ NE SHTEPI TE VET, te bezdisshem, duhet te mbyllin gojen, nuk dijne as te flasin as ti ngasin makines etj. Ja erdhen keta... etj... Shume foshnjore (MOSMIRENJOHESE) kjo sjellje. Kush iken nga Shqiperia, nuk i HIQET e drejta è fjales dhe ASNJE e drejte tjeter sepse keshtu duan ata qe s'kane as mundesi as deshire e as atribute te levizin.
Mara bravo. PS deri tani ka parur suksese dhe keto terbojne Salin, Meten dhe horrat e tjere te opozites.
te lumte pena Mara e ke thene te verteten realisht .
@Mara emigrantja: Mara, meqë e paske kaq merak suksesin e Ramës, kthehu e jeto në Shqipëri!!! Se më bëjnë çudi shumë si puna jote, që e pëlqejnë atdheun nga larg!Shqipëria per ju duket e bukur e para se është vendlindja, e dyta se vini me xhepa të mbushur me paga europiane e i harxhoni me çmime shqiptare, dhe e treta vini për pak ditë e vini gati si turista! Provo të punosh e te jetosh këtu! Jo se i dal mbrojtje Berishës e Metës,( personalisht i kom "goditur" kur ishin në pushtet), se ata janë e shkuara e pa-ndërshkuar e këtij vendi, por tjeter gjë thotë Minxhozi! Fatkeqësisht, "vula" që ka humbur është lideri i duhur SHTETAR i këtij vendi! E Rama nuk po bën SHTETARIN, por, duke shfrytëzuar opozitēn kashtë e koqe , po bën PUSHTetarin!!!!
E kemi provuar edhe atje o sefer... Ata si ti qe nuk keni provuar tjeter gjykoni pa ditur shume. Na del kurrizi vendit per ato para qe vijme è i sjellim cdo here, qe edhe ju te hani nje kafshate. Meritojme RESPEKT dhe fjalen nuk na è heq dot NE SHTEPINE TONE. Meqe ikem, nuk jua falem juve Shqiperine. Neser mund te vije edhe ty radha te ikesh... Si do te te vinte te gjykoheshe si i huaj?
@ Ilirian Dhe un e kam provuar dhe u ktheva për të kontribuar ne vendin tim! Por , as të mohoj te drejtën per asgjë, dhe as dua të më falësh gjë! Ama, më duket çudi komenti i @Mara, që e bën vendin fushë me lule, po i pëlqen ta shohë "bukurinë e fushës" nga larg! Kushdo është i lirë të kthehet! Atdheu këtu është! Ju pret me dëshirë! Ama të vërtetën nuk jua fshehim dot! Dhe jua them me plot gojēn: Është më e lehtë kur je i huaj në vend të huaj se sa të ndihesh i huaj në vendin tënd!!! ( dhe nëse punon andej, që dikush të hajë një "kafshatë" këndej, më fal o miku im po po e çon dëm sakrificën që po bën!!)
@ ilirjan Respekte për emigrantët( e kam provuar dhe jam kthyer të kontriboj për vendin, me mundësitë dhe dijet e mia). Nuk jua mohon kush fjalën dhe nuk pret kush të na falësh Shqipërinë! Atë shqipëri e kan grabitur e shqyer e nuk ka ngel gjë as per ju e as për ne! Ti dhe @Mara, e kushdo si ju, që i duket se vendi ka bërë përparime, bujrum, atdheu këtu është! Ju pret me mall! Po ta duash vendin tënd si turist ka goxha ndryshim me atë të punosh, jetosh e të kontribuosh për të! Nëse ti sakrifikon andej, që dikush këndej " të hajë një kafshatë", më fal o miku im, por po e çon dëm sakrificën! ( apo mendon se jemi akoma në vitet'90???) Gjithsesi, për tjetër gjë ju pergjigja @Marës! Duke e lidhur me artikullin, këtu ka humbur "vula" e shtetarit! Qoftë ky në pozitë, qoftë në opozitë! Këtu bëhet akoma krahasimi Rama-Berisha apo Meta dhe kryeministri shfrytëzon FAJET e tyre për të forcuar PUSHT -TETIN tij! Pra i tremb shqiptarët( duke shfrytëzuar dhe fukarallikun e tyre), me gogolin Berish e hajdutin Met! Fatkeqësisht kemi rënë në këtë grackë e nuk po dalim dot
Skënder Ymeri shkruan bukur edhe vishet bukur! Nuk ka si të jetë ndryshe ,veç i majtë dhe nuk ka si të jetë ndryshe veç servil..... Mos na harxho më kohën me Berishën,se koha e tij shkoi ; ndonëse do ma donte zemra që PD të hynte me Berishën kryetar në zgjedhje dhe të diskteditohej keq siç i takon. Atëhere do shihnim gallatë
O Sali te ngrent tenja,se te keqen e ke brenda. O te humbt vula o vulehumbur.
Bravo "Mara me banim ne Itali." Shume e sakte,shume e drejte ne ato qe konstatoni e thoni..Te falnderojme...
" Të urtët" që për vite kanë qëndruar si m..i përballë Berishës,ju ka erdhur goja ! Zvogëlimi i pjesmarrësve në mitingje flet se misioni i berishizmit nuk është më alternativë. Uniteti në foltore mbahet me presione e kercenime. Berisha është aq shumë i korruptuar sa as si kryetar partie nuk largohet prej saj
Te gjitha ato te keqija qe thote Berisha dhe Meta kundra Rames jane shpifje.Berisha thote se Rama eshte i korruptuar,ne fakt eshte vete. Po keshtu edhe Meta. Qe te dy keta myteber,ato felliqesira e ato krime qe kane bere,ja faturojne Edi Rames. Por populli eshte i mencem dhe i kupton djallezit e tyre dhe nuk i beson ato shpifje. Edi Tama eshte i paster si kristali dhe nuk eshte i perfshire ne afera korruptive. Ai deri tani ka punuar shume per kete vend,ka perballuar probleme te medha me sukses,si termetet,pandemine dhe krizen boterore. AI,gjithashtu po perballon me guxim furin,cmendurit,protestat kunder tij te organizuara nga dy banditet,nga dy antishqipetaret,Sai Berisha dhe Ilir Meta te cilet jane hedhur ne nje sulm te papar fyerjesh,shpifjesh akuza qe nuk egzistojne dhe nuk ka qene ndonjehere.Ai po qendron si nje lis i forte perball furtunes i palekundur.
Populli im është i zgjuar, e ka gjetur "urimin,, për raste të tilla, e ka thënë :- Të humbtë vula! PD-së i humbi vula dhe gjithë ata që i vijnë pas jan vulhumbur.
O Skender. Ne ate Shqiperi te mjere vula u ka humbur te gjitheve. Ne radhe te pare shqiptareve qe vijne verdalle vule humburve sali-rami-ilir te cilet moral kane vjedhjen e varferimin e popullit. Vula ju ka humbur te gjitha partive, mediave, shoqerise, civile, ju anal-isteve, akademikeve, specialisteve, nxenesve e studenteve, te gjtha minisrive e institucioneve, etj, etj. Dhe ashtu do te vazhdoni...
Kelyshi i radhes se slites se propagandes se Rilindjes.
Njerzit e edukuar të vrasin veshet o fredi. Meso nga cilesit e zotnise ne fjal se të ndimojn shume qe mos shohesh bardh e zi « O me qoft largun o perndryshe patronazhist »Ka ik koha e gjyshit qe na beri gjemen ne 97
O me saliun o patronazhist o me te teme
Sakte .Minxhoz , Nuk e zgjidh punen vula fizike.... Pati shans te pastrohej kjo parti qe te behet e besueshme ...qe ne ate mocal te dilte nje peme ndryshe...por jaqe spo mundet...
Nga e nxjerrë Skëmderi se një masë e madhe nuk e dashkan më Ramën si kryeministër. Apo e vë këtë frazë për t'u thënë kundërshtarëve se unë u kritikoj por në thelb jam me ju.
Minxho ka qene e mbetet nje ushtar nga Taborri mediatik i puthadoreve te Edi Rames. Dhe nuk e ushtron kete prej 10 vitesh qe Rama eshte kryeminister. Minxho ka nisur puthjen e duarve te Rames qe kur Rama u be Minister Kulture (1998) e vazhdoi puthadoren per Ramen kur ishte Kryetar Bashkie (12 vite) dhe e ushtron puthadorjen per Ramen akoma sot ne 2023. Si nje puthadot i Rames pra, kjo rraca e Minxhove pa Ramen ne kryeministri e ndjen vehten pa pune, pa puthadoren ndaj Rames pra qe ka 25 vite qe e ben pa u lodhur e pa ju skuqur a zverdhur surrati.
Nëse Minxhozi është bërë puthadorë i Ramës,ti shko puthja k...n Ramës.
Ate k...n Rames ja mbani ne goje dite-nate ju budallenjte e punesuar prej tij si Patronazhiste moj ilirianka
"liderin historik të së djathtës shqiptare" keshtu e qauan ky gazetar Sali Berishen ?!!! Turp turp turp te quash "lider te se djthates shqiptare" Sali Berishen! Sali Berisha nje ish komunist, antar i partise komuniste te Enver Hoxhes per 25 vjet, nuk mund te jet lider i te djathtes shqiptare! Ai mund te jete gjithkushi por jo lider i te djathtes shqiptare, kurre kurre kurre! Ai eshte nje lider i korrupsuionit, lider i hajduteve lider i "revolucionarve" te foltores, bandave te tij qe rrenuan kulturen dhe qyteterimin e shqiptareve !
Nje analize e sakte per "vulehumburit"e PD-se!Ajo parti duhet te shkrihet njelloj si partia e punes,sepse nese e dyta kishte Enver Hoxhen qe ne fund te fundit ndertoi nje Shqiperi nen izolim,PD-ja e vodhi,vrau dhe shkateroi kete Shqiperi qe fale emigracionit sot do kishim ngrene njeri tjetrin ne permasat e nje lufte civile ,jo se sot nuk po e hame!Nje popull i perçare me shume se kurre ! Ndaj i nderuar Minxhoz qe rruga drejte demokracise te futet ne shina,nje force e re qe te perfaqesoje te djathten duhet te dale ne skene jo me heshtare si Mul Noken e Paloqet por me intelektuale qe dijne te kontribuojne per kete vend me alternativa qeverisese e jo me skuteri e diktatura si kjo e bishes Berishe qe kaluam!Kerkush nuk e thote qe Berishizmi duhet te dale i jashteligjeshem si Enverizmi por vazhdohet e i jipet paterice nje trupi qe tashme eshte thyer ne mes si ato anijet ne det e pret fundosjen e tij! Vetem ne kete menyre Shqiperia e marre peng duhet te shpetohet drejt ndertimit te nje shoqerie te lire te emancipuar dhe konkuruese ne ekonomine e tregut.Pergjegjesi per kete mbajne edhe "miqte" qe jo rralle here por prej mese kater here e kane shpetuar koken e ketij djalli qe naten qan e diten nxjerr flake per ta mbajtur kete popull nen tension.Shqiperia do te gjeje stabilitet vetem nese e drejtojne burra e gra te qete me begraund e jo sharlatane qe luftojne per te mbrojtur interesa te ngushta te klaneve si hajduter e zaptues duke u gdhire pronare ne tokat e te tjereve e duke u pasuruar ne kurriz te ketij populli me prona ne mal,qytet,e bregdet.te till nuk jane pak e me e keqja eshte se jo vetem qe nuk po pakesohen por po shtohen nga dita ne dite,duke e kthyer qyterarin e thjeshte ne argate te nje pakice qe pasi ka zaptuar tere pushtet duke perfituar pasuri marramendese kerkon te shtyp e ta denigroje nje popull duke e detyruar te marre rruget e mergimit per te mos u kthyer me kurre sepse shpresa lind e vdekur per tu bere ky vend ku akoma diskutohen prej mese 32 vitesh figura kriminale ,idiotesh si Sali Berisha qe Shqiperine tashme e quajn "toke te xanun"dhe prone te tyre deri ne vetflijim si te vetmin verdikt!
Për këtë jave mos shkruaj më, e ke qarë!!!
Ne krahinat e Jugut te vendit , per nje njeri si puna e Berishes, qe ka dale jashte rruges se Zotit, egziston shprehja : te “ humbte vula”. Per kete njeri te gjithe e dinin se i kishte humbur vula, vetem ai nuk e dinte , beri jashtzakonishte mire, qe edhe zyrtarishte ja perplasu ne fytyre gjykata e Apelit..
Rrumpallës i ka humbur vula e PD,por në ballë ka vulën e zezë nongrata,të cilën ja ka vendosur Amerika.Një fjalë e urtë popullore thotë:” Kur të qi kadiu nuk ka kush ta bën gjyqin.” Kështu edhe surliun e ka q.r demokracia më e madhe në botë,kështu që nuk ka më derman për të.surliu ka kruajtur bythën me fik deti dhe si pasojë nuk ka nga t’ja mbajë.E pret vetëm burgu legenin e politikës shqiptare.
eureka! Kenua i Minxhozeve enveriste den baba den paska bere "zbulimin" se PD eshte pa vizion e pa program te qarte. Por ka 10 vjet ne pushtet ky Edi Rama me nje tufe velinash budallaqe si ministre nga pas bythes, dhe nje here te vetme ky Kenua nuk ka bere nje shkrim ku ti permende ato, Vizionet e ndritura qe ka perjetuar nen Ramen kryeminister and Balluke-Ballat e tij.. .
Zalo ca ha per mengjes ti?Kllufa kari te mbushur?
Germo, germo, se po e gjeni Ju zoteri gazetar medioker Skender Minxhozi. Asnjehere, nuk e kam lexuar nje shkrim tendin, per bese. Por nga titulli e imagjinoj cke hamendesuar me mendjen tende mediokre, ndaj po marr persiper te bej komentin. Sepse jeni Ju, dhe shume gazetare me nivelin Tuaj, ndaj Shqiperia jone e dashur po vuan, e vuan, e vuan. Ju qe shisni lirine e shqiptareve shume lire. Edhe lirine Tuaj e shisni shume lir. Mjerre Shqiperia dhe shqiptaret.