Oborri plot me Range Rover e Benz-Mercedesa, protestuesit vend gati te kangjellat

3 Mars 2023, 12:21Blog TEMA

Oborri plot me Range Rover e Benz-Mercedesa, protestuesit vend gati te

Nga Alba Malltezi

Janë shumë domethënëse pamjet që televizionet informative transmetojnë nga oborri i selisë së Partisë Demokratike në orën 11.35, pak minuta para fillimit të revolucionit të paralajmëruar në mesditë. Më shumë makina të markave më të shtrenjta të globit, e më pak qytetarë apo simpatizantë.

Disa Range Rover, disa Benz-Mercedes stonojnë me qytetarët që mbajnë në duar flamujt e Europës, SHBA-ve, dhe parrulla që shprehin pakënaqësinë e tyre të hapur me qeverisjen në vendin tonë. Jo se këto marka nuk do t’i meritonin t’i gëzonin të gjithë qytetarët e mbledhur aty, përkundrazi, secili prej tyre do të meritonte shumë më shumë mirëqënie, qetësi, rehati, respekt, mirënjohje, por sepse janë pikërisht pronarët e atyre makinave pompoze që janë shkaktarët e brishtësisë së qytetarëve që ndodhen aty. 

Sa më gjigande dhe imponuese ato makina, aq më të brishtë, drithërues, të pafrymë qytetarët. Në atë oborr nën diellin e Tiranës sot, po ndodh një metaforë tronditëse: Sa hapësirë ka për luksin dhe sa hapsirë ka për zërin e të pafuqishmëve.

Në të vërtetë ka qënë prej shumë vitesh kështu. Disa e shohin dhe e kuptojnë mirë situatën, të tjerë vazhdojnë të kapen tek fijet e barit duke këmbëngulur të ndjekin një rrugë të gabuar, një filozofi të gabuar, njerëzit e gabuar që nga sediljet e rehatshme, dhe xhamat e blinduar ose jo të fuoristradave më të shtrenjta në botë kanë humbur kontaktin me realitetin dhe me kuptimin e vërtetë të jetës dhe të protestës. 

Si mund të planifikohet një revolucion, kur ke një oborr të mbushur me makina luksi dhe mbështetësit e tu të dëshpëruar qëndrojnë gati gati te kangjellat.

3 Komente

  1. L
    Lum Si ky Popull ..

    Keta protestojne se nuk Jane te ngopur me keto Rang_Rover e Merzedes ,,por duhan te harijne me teper Suksese duke blere Avion dhe private. Normal Qytetareve te Botes Ju duhen vite te tera Pune per te blere keto lloje markash makinash.. Por ja qe ne Shqiperi eshte ndryshe . zbrete nga malet,zbrete nga bjeshket ,zbrete me Valixhe druri dhe ne dite kthehesh ne Pronare Miliardere ..

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lum Si ky Popull ..

      Keta protestojne se nuk Jane te ngopur me keto Rang_Rover e Merzedes ,,por duhan te harijne me teper Suksese duke blere Avion dhe private. Normal Qytetareve te Botes Ju duhen vite te tera Pune per te blere keto lloje markash makinash.. Por ja qe ne Shqiperi eshte ndryshe . zbrete nga malet,zbrete nga bjeshket ,zbrete me Valixhe druri dhe ne dite kthehesh ne Pronare Miliardere ..

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokratiksi

        Nuk u i plotësojnë kërkesat e tyre modeste Renxhet Roverat , Bensat e ku di unë çfar mjetesh të tjera kanë në përdorim udhëheqja e foltores . Tani kërkojnë aviona dhe jahte , prandaj mendojnë për popullin e revolucion për të . Po kur ja budallenj që u shkojnë mbrapa , pushka top ju bëftë . Fitoren në zgjedhjet lokale të majit e kanë të sigurt.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje