Vajza, mos u lidhni me "të fortin" me lekë, ndryshe pasojat janë të rënda!

2 Mars 2023, 10:11Blog TEMA

Vajza, mos u lidhni me "të fortin" me lekë, ndryshe pasojat

Nga Rudina Xhunga

Për pak ditë festojmë 8 Marsin. Në ditën e parë të marsit në Tiranë vdiqën 3 gra dhe ndërkohë luftojnë për jetën dy të tjera.

Një burrë 40-vjeçar, që hynte e dilte nga burgu, qëlloi mbi 5 gra. Njëra prej të cilave po lufton për jetën është nëna e fëmijëve të tij. I njëjti njeri në 2007-ën ka vrarë gruan e parë duke e qëlluar me thikë në zemër.

Është futur në burg dhe ka dalë nga burgu, ka gjetur një grua tjetër. Pra për burra që vrasin gruan, paska gra akoma. Paska gra që duan t’i martojnë, t’i shtojnë, të bëjnë fëmijë me ta, të qëndrojnë me ta, që besojnë tek ata.

Ta quaj naivitet? Nuk e di çfarë emri t’i vë. Por është faj. Dhe ka pasoja. Më vjen keq për gruan mbi të cilën qëlloi burri i saj, por më keq më vjen për motrën e saj që vdiq.

Vdiq se motra i solli në familje një psikopat, një mostër. Po ashtu dhe nusja e vëllait të saj. Çfarë faji kishte ajo e mjere qe vdiq sot, pa u bere dot nene?

Në këto anë, gratë po dashurohen shumë shpesh me kriminelët, me krimin, me drogën, me të fortin, me të ligun. Epo kur ushqehesh me Big Brother nuk do këndosh Traviaten.

Ushqimi që hamë është mizerje dhe këtë mizerje do prodhojë. Drejtësia në këtë vend nuk është drejtësi. Pse është i lirë ky njeri? Vrau gruan e parë me thike në zemër dhe del nga burgu???

Po këtu drejtësia vonon, kështu që mbase duhet ta shpejtojmë ne duke kthyer në qelinë bosh, njeriun që liroi këtë njeri, njeriun që paguhet të bëjë drejtësi dhe mbolli masakër me këtë vendim. Kush e liroi vrasësin serial ka vendin në burg!

Dy janë arsyet e para që analizon kur mëson për një masakër të tillë; drejtësinë e padrejte këtij vendi dhe mungesën e edukimit të vajzave të këtij vendi, që gjithmonë e më shumë i gjen si vitrinë dhe viktima të krimit.

Vajza, mos e bëni këtë kurrë, vetëm vetë mund t’ia dilni! Vrasësi të vret, krimineli të bën kriminele, nuk të bëjnë të pasur, as të bukur, as të famshme.

E vetmja që ndryshon jetën tënde je ti, bëhu e zonja e vetes! Këtë ia kam thënë vetes gjithë jetën dhe ia them çdo vajze; bëhu e zonja e vetes!



21 Komente

  1. n
    nazmi

    Ke te drejte moj zonje, por kete shoqeri e ka pllkakuar pislliku, perversiteti, veset e keqia dhe kjo ardhur nga POLITIKA QE SKA DASH TE BEJ SHTET.

    1. D
      Drane

      Rudina i ke thne te gjitha me kete fjali:"Duhet ta shpejtojmë ne duke kthyer në qelinë bosh, njeriun që liroi këtë njeri, njeriun që paguhet të bëjë drejtësi dhe mbolli masakër me këtë vendim. Kush e liroi vrasësin serial ka vendin në burg!"

      1. k
        k

        Meqë përmende Traviatën, këtyre grave do Ju këndoja arien, Addio al passato, të Violetës nga Traviata e Verdit.

      2. T
        Thuaj edhe kët tjetren.

        Moje Rudina, thuaju edhe kët tjetren, se po more për burr ose po bashke jetove, me një islamik që ka mentaliteti Turk, dhe që shkone në Xhami edhe më keq akoma, të jëjtin fat do të Kesh. Se pse Kiminel, dhe islamiket, i shofin femrat, si bisha që duhet shqyre.

        1. T
          Tirana e Re

          te te vij turp qe krahason fene Islame me nje krimin.Pse pak krime bejne Ortodoksit apo Katoliket.TURP TE KESH

          1. B
            Bimi

            Ore b.q..ire i janulles... po e harrove ate pilotin grek qe vrau gruan para nja 5-6muajsh... njelloj kriminel si ky monstra... apo te jesh pordhodoks nuk quhesh kriminel.... yyyt rrac e nyteqe vetem mbillni percarje

            1. a
              anti25642654censurë

              o sumqirë,mos haro "pilotin",se pastaj të duket vetja shumë i pastër!!

            2. a
              anti25642654censurë

              ah mi rudina mi rudina!! sa mirë është kur dëgjon këshilla të tilla!!zëmra mal të bëhet kur i dëgjon nga një grua 50 e kusur vjeçare!!eh sikur të kishim fatin të ishim të gjithë "Benjamin Button"?dhe ti nuk do të kishe bërë gabimet e tua në rini,ashtu si nuk i bëjnë këto vajzat e sotme!!dhe ne meshkujt nok do kishim bërë gabimet e rinisë,që na kanë ndjekur vite me radhë!! o rudina,nuk është faj zgjedhja!sepse zgjedhja e çdo gjëje bëhet në bazë të dijeve dhe përvojës së njeriut!!bëhet në bazë të edukatës që ke marrë si fëmijë,sipas edukatës që ke marrë dhe ke trasmetuar shoqërisë ku ke bërë pjesë!! rudina nuk mund të fajsosh vajza të reja që pasi ju ke çarë trapin,si medje vizive dhe e shkruar,se ai që ka pare është dikush!se ai që i ka bërë paret shumë shpejt është dhe më lart se dikushi,se ai që i ka bërë paret me krim,është një gjeni!dhe mbi të gjitha se ky gjeniu i fundit është dhe trim se ka vrarë e ka prerë pa ju dridhur syri,pa e vrarë ndërgjegjia!!çfarë të bëjë fëmija i shkretë??ajo fillon e kërkon të kapë këtë të fundit!sepse ai është heroi i ditëve të sotme në shqipëri!!shpesh këto vajza nuk e kuptojnë as momentin e fundit se çfarë po ndodh,nuk e kuptojnë se dhe ato janë këthyer në "punë" të të fortit,të gjeniut të "pasur",me para krimi!! të njëjtin arsyetim mund të bëjmë dhe për krahun tjetër!për atë mashkullor!po të jap një shëmbull të një kalamani,50 vjeçar!!kalaman,dement,pa pikën e elokuencës dhe me një mangësi të tmerrshme në dije!!e kam fjalën për gazetarin e "madh",analist leshi,e personazh dyjavor bled mane!!pas tërë atyre artikujve të shkruar prej tij ku efekti i orës së prishur që tegon momentin e saktë,është shumë i rrallë,ai na hyri në BBV!!dhe qëllimi i tij i vetëm ishte të tregonte sa "piçkë dhije"ishte!!si në përplasje me një mashtrues tjetër dhe në mundësinë e të përfituarit të ndonjë puthje të mashtrueseve,jo vetëm profesioniste,por dhe të bredhura në tërë lindjen e mesme perverse të sheikëve homoseksualë!! nuk e di o rudina,por bledi tha se,"prapa kuintave" kishte puthur boll!!përfytyro se çfarë "thashethemesh" janë thënë për këto "topmodele"që kanë provuar eksperiencat e emirateve!! ky është mentaliteti që ka më shumë se 30 vjet që po propagandohet në shqipëri!"gjej një burr me pare dhe ke siguruar gjithçka"!jeta më ka çuar gjithandej,dhe shpesh shikoj në perëndim vajza të bukura,të reja,të arsimuara,të martuar me,jo të fortë si ky që vret,por me gdhë të tillë që maksimumi kanë një pasaportë jo shqiptare!!është për të ardhur keq,por vështirë se mund të zgjidhet me një "Vajza, mos u lidhni me "të fortin" me lekë, ndryshe pasojat janë të rënda! ",sepse dhe kur lidhen me të butë,dhe njerëz të mirë,për para,vetëm e vetëm të shpëtojnë nga mizejra!? nuk bëjnë gjë tjerër veçse shëndrohen në kurva të ligjshme!e pësojnë njëlloj si këto vajza,dhe pësojnë të njëjtat pasoja të rënda!nuk vdesin në një fraksion kohe,por vdesin tërë jetën!!

              1. I
                Informohu para se te shkruash

                Po si eshte e mundur qe ne kete shkrim nuk flitet per martesat e stisura nga fisi, nena, babai, vellai, daja, xhaxhai etj. Autorja e ketij shkrimi duhet te shohe nje here cfare behet ne lagjet periferike te Tiranes, Durresit, Elbasanit, ku plot familje te vendosura ne dekadat e fundit jetojne ne varferi dhe ne primitivitet te plote kulturor. Me verte mendon kjo gazetare se gruaja e tij eshte dashuruar? Edhe mundet, pse jo, por ka edhe gjasa te jete martuar me zor nga familja e saj e perhumbur ekonomikisht dhe kulturalisht. Sepse ku ka mjerim ka dhe poshtersi, qofte dhe nga prindi tek femija. Informohu pak me shume e dashur autore.

                1. a
                  a.a

                  po Rudina kete po thote: beju e zonja e vetes, dmth. puno qe te arrish pavarsine financiare dhe per rjedhoje nuk ia ke nevojen kriminelet me leke. nuk ia ka nevojen as gruaja as familja e saj.....

                  1. a
                    anti25642654censurë

                    mund të thuash dhe kështu si thua ti,por nuk ta jep përshtypjen!!interpretime mund të bësh si të duash

                2. "
                  "BOHOTINA"

                  Revoltes tende Rudina nuk i heq dot asnje presje. Nuk dua te komentoj serish, se kam folur gjetk per kete veprim te ketij perbindshi. Pasojat fatale te dites se djeshme kerkojme: KUSH E LIROI KETE VAMPIR?????

                  1. a
                    anti25642654censurë

                    pyet një herë,më parë,kush e krijoi këtë qënje!! përgjigjen e ke tek rudina vetë dhe televizioneve,medjes,shoqërisë ku ajo dhe unë e ti bëjmë pjesë!! ne me "luftën për të çrrënjosur komunizmin",çrrënjosëm çdo rregull të moralit dhe të etikës njerzore!!komunizmin e kemi ruajtur në tërë kuptimin e fjalës, në mënyrën më të ndyrë, në politikën tonë 30 vjeçare!!

                  2. a
                    ana

                    Ishte i jati i vajzes qe ja beri peshqesh dhendrin kriminel dhe te cmendur. Ndoshta ky i fundit edhe e ka blere, sepse kerkonte te vriste ish vjerrin sepse nuk ja kishte kthyer mbrapsht parate e dhena per ti marre vajzen.

                    1. a
                      anti25642654censurë

                      "FOTO: Xhensila Myrtezaj "tërbon" ndjekësit nga Bali","FOTO: Dhuratë nga futbollisti, bashkëshortja e Messit shfaqet me çantë 7,000 euro në mbrëmjen gala të FIFA-s ","FOTO: Ylli i boksit tregon të pasmet 'bombastike' ","FOTOT: Në super formë dhe me të pasme bombastike, njihuni me volejbollisten më seksi","FOTO: Ish-pornostarja Mia Khalifa tani shkëlqen në...","FOTO: Ylli televiziv shfaqet me bikini nga pishina luksoze, vë në pah format e tonifikuara",dhe më e pastra nga të gjitha është "FOTOT/ “A është tradhti?” Modelja seksi: Kam video në shtrat me Ronaldon " çfar ha atë të tregon trupi! të të ushqejnë me gjëra të tilla o rudi?! dhe ti je guzhinjere e këtij "ushqimi",të duuhet dhe ty një mënyrë për të marrë rrogën tënde!nuk ke se si të martohesh,të dashurosh dikë që të këthehet në mbrëmje pis nga koka në këmbë,që e zë gjumi para se të bëjë pak muhabet,se gjëra të tjera nuk pret!!tek një njeri i tillë duhet të punosh dhe ti,nuk ke kohë të shkosh në resotrante,nuk ke kohë të formosh bythët se aq më pak ti nxjerrësh në "Lifestyle"të Temës së mero qerosit!! duke mos pretenduar se kam kontorlluar tërë shkrimet e tua fjalën tënde në medje,nuk më ka zënë syri rastësisht që të kesh folur ndonjë llaf për atë bërllogun që po përmbyt shqipërinë,të trasmetuar nga kanali televiziv ku ti punon!BBVip!!përse rudina je pragmatike për rrogën tënde dhe këshillon të tjerët të mos jenë,po aq pragamatik me rrezikun që i kërcënon jetën???

                      1. D
                        Dakord

                        "Anti..censura" sot per zotin ke bere komente brilante e te verteta. Ja ke çjerre masken hipokrite ketyre gazetareve. Plotesisht dakord qe vetem keta nuk duhet te flasin hiç sepse jane bashkefajtore dhe me keq promovues te situates sociale ku jetojme, promovojne parate e pista, parazitizmin, dembelizmin, mashtrimin ne vend te punes me djerse dhe talentit, arritjeve e sukseseve me pune. Na mbyten klonet buzefryra e surratsilikone ne çdo gazete e tv, perfshire edhe gazeten tema ku po komentojme. Ne perfundim faleminderit per komentet e tua.

                      2. X
                        Xha Sulo

                        Ka te drejt Kallami i Ripjelljes kur thot qe Media Kazani . Po te ishte Media si duhet, ka raste pa Funde se si Qytetaret Abuzohen nga Administrata, sot e 30 vjet me radhe. Eshte mbushur Media e shkruar dhe Elektronike plot me e Qiu Kiara Luizin me Zor apo me deshire, pjerdh Enca kur Qihet apo jo, Noizi dhe Stresi mallosen para Koncertit apo pas etj…. Turp dhe Tmerre, kemi easte pa funde Skandalesh, shkuhet njeher dhe Harrohen, pse mos te shkruhet dhe ndiqet cdo raste, te behet Publik. Shkoi ne Llinxha te Elbasanit cdo vit, atje kam njohur shume Persona vendalije, punetore dhe te Rregullt, nje Bashkim Bajrami doli dhe te Fixi, e vodhen te ziun, i gjeti Ajdutet, une mendova se mbase daljes te Fixi do denohet Prokuroria Etleva Stafa, me Opgj , dhe Hajdutet.kur me thot Bashkimi jo ore tha i ziu mu nxi jeta tu me thirr ne Prokurori e me kan bere dhe te Çmendur dhe i pa Pergjeshem.

                        1. B
                          Bankieri

                          Rudina, shkruaj shpesh, shkruaj vazhdimisht. Respekte

                          1. A
                            Alb Patriot

                            Znj. Rudina , JU LUMTE! Denonconi keto fenomene, ku vajza e gra lidhen me "te fortin e lagjes", se duan PARANE, jo personin, e t'u shesin "mend" te tjerave, te kapardisen hundeperpjete! Shto edhe "mish-mash"-in e televizioneve me emisione ç-edukative (Big Brotheri)

                            1. F
                              Fuli

                              Monstrat pjellin monstra.

                              1. M
                                MAJAKOVSKI

                                Epo kur ushqehesh me Big Brother nuk do këndosh Traviaten. -Kjo eshte shprehje e goditur qe i thote te gjitha. Respekte Rudine

                                Lini një Përgjigje