
Nga Kreshnik Spahiu
Dje Albin Kurti ka provuar se do më shumë pushtetin se shtetin.
Zyrtarisht Albin Kurti ka braktisur çdo kauzë patriotike.
Dje Albin Kurti ia fali Serbisë gjakun e derdhur të dëshmorëve dhe eshtrat e të zhdukurve, gjatë luftës për pavarësi.
Pasi braktisi referendumin për bashkim me Shqipërinë, harroi himnin shqiptar, gënjeu për simbolet kuqezi dhe flamurin kombëtar, theu premtimin për targat, lejoi Zajdnicën,…… më së fundmi miratoi edhe amnistinë e gjenocidit dhe krimeve të luftës në Kosovë.
Dje Albin Kurti fali gjakun e mijëra heronjve.
Pika hyrëse e marrëveshjes Vuçiç- Kurti parashikon zyrtarisht:
"Të përkushtuar për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale në Evropë dhe për të kapërcyer pasojat dhe trashëgiminë e të kaluarës".
Zyrtarisht Albin Kurti kapërceu të shkuarën:
- pa u njohur gjenocidi dhe krimet e luftës,
- pa u dëmshpërblyer Kosova nga dëmi,
- pa u gjetur eshtrat e të zhdukurve,
- pa u zbuluar varret masive,
- pa u njohur dhe hetuar përdhunimet
Dje Albin Kurti nga prokuror kundër Serbisë, u bë avokat i Beogradit.
Dje mijëra kriminelë serb morën pafajësinë.
27 shkurti do shpallet festë zyrtare e Serbisë, për shkak të autonomisë.
27 shkurti është dita që Albin Kurti iu garantoi serbëve parimin e vetëvendosjes. Atë që ja premtoi shqiptareve, ia u dhuroi serbëve.
Albin Kurti duhet t’ia ndërroi emrin partisë sepse ai hoqi dorë nga Vetëvendosja e shqiptarëve të Kosovës për të “vetëvendos” me referendum për bashkim me Shqipërinë, por ja dhuroi të drejtën që serbët të “vetëvendosin” për autonomi brenda Kosovës.
Albini pranoi që të nënshkruajë marrëveshje me një shtet që nuk e njeh juridikisht si shtet dhe kjo bëhet e qartë në preambulë….”pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit…”.
Kur marrëveshja për fusnotën ishte arritur më 24 shkurt të vitit 2012 në Bruksel në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Albini dhe Vetëvendosje e kishte quajtur heqje dorë nga Pavarësia e Kosovës.
Dje Albini pranoi një marrëveshje ku Kosova nuk fiton asgjë dhe këtë pasi gënjeu popullin e Kosovës.
Harroi krimet e luftë, harroi gjenocidin, harroi përdhunimet, harroi vetëvendosjen, harroi çfarë premtoi. Dje iku si skuth para gazetarëve pa dhënë asnjë përgjigje.
Tash nuk ka mbetur asgjë tjetër veçse aktivistët e “Vetëvendosjes” t’ia ndërrojnë emrin e partisë, sepse ajo e drejtë dhe ai parim universal për të Vetë-vendosur i kaloi Serbisë.
Dje Albin Kurti nuk u hap me Ballkanin dhe as me Shqipërinë, por u fut në shtrat me Serbinë!
Bacë u kry: Albini u fali gjakun dhe garantoi serbëve të “VetëVendosin” në Kosovë!
O i pafytyr me dy fytyra.Ku i ke len akuzat ndaj Kurtit se nuk po degjon keshillat e aleatve strategjik(SHBA dh BE)kur ai refusoi me kembngulje krijimin e asosacioneneve me shumuc serbe?
Po ben gafë o gaforre, sepse ti don te formohet Asoqimi serb dhe te prishet shteti dardan.
Kreshnik, ti je nje sharlatan. Te gjithe politikanet perfshi edhe Kurtin, kane dritehijet e tyre per qendrimet ne kohe te ndryshme. Ne rrethanat e tanishme, bazuar edhe ne levizjet tektonike gjeopolitike ne rajon e me gjere, Kurti mund te bente vetem ate qe beri dje ne Bruksel. A kishte rruge tjeter? Po, te dorehiqej. Po kjo do te shtynte ne kohe bisedimet e do kompromentonte rezultatin, pasi zhvillimet jane shume intensive. Ne perditeshmeri, nuk jam mbeshtetes i Kurtit.
Gjitnje e kam pasur nje dyshim qe Albin Kurti ka qene agjent i Serbise, kjo tashme u vertetua, por mjere martiret e populli kosovar dhe ata trima udheheqes te UCK qe jane ne burgun e Hages si kriminele. Bace u kry: Albini fshiu Pamvarsine e Kosoves dhe Gjakun e kosovareve.
Kreshnik, po ben analistin ketu? Se si politikan ti dhe Kurti nuk keni krahasim: ai merr 50% te votave, ti as 50 vota. Ai i beri mire Kosoves, pa te ardhmen dhe jo te shkuaren. Si e doje Kurtin ti, armik me Europen e Shba? Di gje ti qe pa mbeshtetjen e tyre nje shtet i vogel mbijeton? JO! Atehere pse e ben kete diversion? Futja kot…
E ç'te boj Albini,ti dale kundra Amerikes dhe Eu-s?Ja thane ato,po nuk e bere do te kesh pasoja etj etj.Te gjithe ato qe nuk kane gje ne dore,thone pse e bere,tradhtar etj,por po te ishin vete ne kete pozicion,keshtu do benin.
Shkrim idiot. Albini as ka bere lufte dhe as ka mundesi te luftoje. Ki guxim te shkruash te verteten; eshte SHBA qe ndjehet e lodhur me kete ceshtje dhe nuk ka asnje deshire te paguaje miliarda dollare per KFOR, qe Albin Kurti te thote pallavra nga zyra dhe ti te shkruash "artikuj" (sa fjale e madhe) per honorarin tend.