“Një malësor prej Hoti bie një herë në qytet për miting dhe shkon me u rruejtë te një berber. Ky fillon tu i zbutë mjekrën me sapun e merr briskun me e rruejtë. Malsori, për me i tregu se ishte burrë i fortë, i thotë berberit: -Sa të mundesh pak shpejt se kam punë; edhe s’ka gajle me e lagë mjekrën, se jam prej Hotit unë!
Edhe berberi filloi me e rruejtë pa e lagë fare e zu me kërcitë mjekra: gërr, gërr! Kur filloi me i djegë faqja malsorit, i tha berberit: -Shiko këtu, unë nuk jam bash prej Hotit brenda, rri pak nën Hot…”.
Tek rrëfente bukur e ne qeshnim pas debatit miqësor për 3 Marsin te “Brryli”, mëhallaliu ynë shkodran na tha se kjo anekdotë jo e mocme qarkullon sot e gjithë ditën jo vetëm nëpër Malësinë e Madhe. Disa mbështetës të thekur të Doktorit, pjesmarrës në atë “protestë kombëtare” po fërkojnë barkun e duart për poste e kolltuqe të pamerituara. (Sa shumë u këputet shpirti për Kombin, sidomos pasi dalin liderët nga vilat dhe veturat luksoze të siguruara nga “rroga” e shtetit, bashkë me dhjetra bodiguardë e mercenarë, e pa dy gishta dinjitet e nder në ballë !). Rrodhën mbi 30 vjet Pluralizëm rrumpallë. C’i kanë punuar këtij kombi të pafat e të sfilitur në emër të Lirisë e Demokracisë ! Sidomos ata që deri dje “linin kokën” për PPSH-në e udhëheqësin e saj dhe nuk rendnin me kaq vrap drejt favoreve e privilegjeve të regjimit monist. Një tjetërsim e “revolucionarizim” brenda natës në bindjet politike e në moral dhe një ditë arritën të pushtojnë majat e shtetit “të së Drejtës”!
Postulati i Havelit të madh, vazhdon të vezullojë ende : Komunistët më të rrezikshëm janë komunistët “antikomunistë” ! Ata që do na shesin dëngla e vëngla edhe në mitingun e 3 Marsit. Një kolegu ynë penëmprehtë ia vuri bukur kapakun : Ai miting “ nuk vlen si betejë, vlen si një miting për të ikur nga beteja. Si një tufë bashibozukësh të shpartalluar “…Thonë se do marrin bukë me vete ose qofte tek dyqani i ish ministrit bërxhuk të Drejtësisë, që e mori kolltukun fët e fët pasi shiti ndyrësisht gjakun e 4 të rënëve krejt të pafajshëm te trotuaret e Kryeministrisë(?!) në 21 Janarin e zi. Familjarët e të rënëve nuk po trokasin akoma te zyrat e tij mondane në “kullat binjake” pranë gjakut dhe selisë së Qeverisë. Por Zoti është i madh. Thoshte mirë dikur Persefoni e mikut tim Viktor Lamani (Londo) në Përmet : Perëndia mban vesh, nuk tjerr lesh, o djema!
Së pari, përse vallë ky yrysh i paparë, gjoja për të dhënë dorëheqjen Rama pas kakofonisë bajate nëpër foltoret ambulante e arrogante ? Dhe kur ? Në ditën kur Gjykata do marrë vendimin tepër të vonuar për legjitimimin e drejtimit të PD-së cyryke e copë-copë ! Po të kishte votat Doktori, as që do bëzante për “revolucion”. Mbase do gjente shpejt e do kalëronte ndonjë tank si në ’98-ën në Bulevard, që Gjykata të mos pipëtinte as me gojë e as me shkrim ! Por…harro mushkë Valarenë ! Ky “ujk qyteti” më kujtoi atë titullin “Poema e njeriut-ujk”(Vërtet jetojmë në botën e ujqërve me dy këmbë ?! ). Dhe prapë në 3 Mars, c’do na dëgjojnë veshët e carë ! Që Drejtësia e vërtetë të kycë gojën. Dhe ne do mërmërijmë nofullashtrënguar përballë ulërimave e klithmave të “njeriut – ujk”, atë vargun therës : “Ulërij e ulërima tund bulevardet, sheshet, hendekët…”. Pak orë pas fjalës së Ramës në Parlament dhe diskutimeve të pakufizuara të deputetëve në tempull. Përse ky padurim furtunë në gotë ?
Së dyti, disa drejtues opozitarë, realisht i kanë vënë dhe po i vënë pleshtit zile, duke e bërë edhe mizën buall. Pse nuk presin verdiktin e Drejtësisë Amerikane, por u bien daulleve të grisura pëdëiste nëpër Shqipërizën tonë ? Sepse përballë fatit të liderëve “pushkëplasur”, tashmë nuk u hyn asgjë në sytë e buhavitur nga ulërimat e thirrjet provinciale pa pikë qytetarie. Dhe nuk janë thjesht “vesveselinj rebelë” (Ah, të ish gjallë shkrimtari e piktori refugjat, Aleksandër Babe, miku im që nuk bëri asnjë kompromis me të keqen djathtas e majtas ! Novela e tij e famshme “Vesveseliu”, dikur u kthye pa mëshirë në karton si “frojdiste” me urdhër nga Kupola lart. Dhe pagoi kosto jo të vogël Alekua ynë i talentuar, që nuk qëndroi asnjë cast lepe-peqe në Vlorë e gjetkë. Djali i Thanasit antifashist i orëve të para, që e la vetëm 7 muajsh në djep dhe u tret e u shkrumbua në Mathauzenin shfarosës të nazizmit…). Këta “vesveselinj” kallp nuk begenisin as Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, kur flet para Komitetit Gjyqësor të Senatit për cështjen McGonigal etj. Sepse mbi të gjitha, liderëve kryesorë opozitarë u ka hyrë lepuri në bark. Dhe tabori me kokëtulë nuk ua beson as pleqërinë, nuk i quan “pushkë e lagur” dhe as “dyfek me cark”(me vizion të vjetruar e të prapambetur). Duke ia shtuar përditë votat Ramës. Forcat politike opozitare, tani për tani mund të bëhen bashkë, me sa bëhen bashkë “një grusht pleshta” ! Ky është realiteti i hidhur, të tjerat janë dokrra pa kokrra. Në një kohë që vendi ka tepër nevojë për një opozitë të mencur, serioze, frymëzuese e dinjitoze dhe aspak për militantizëm shterpë e lëpirëse lapanjoze. Ndezja e fitilëve antidrejtësi amerikane, në fund të fundit, është antikombëtare…
Së fundi, mësojmë se BE po harton listat e “non gratave” për korrupsion. Me të njëjtin standard si Uashingtoni e Londra. Dhe ky fakt i ka tronditur e cakërritur jo pak liderë-kalanderët e molepsur në pasuri e konto bankare. Sekuestrimi i pasurive i tmerron edhe më tepër se prangat e qelitë. Po nuk bëri këtë hap të domosdoshëm BKH-ja dhe SPAK-u, mendoj se Drejtësia e vërtetë është në rrezik. Të tjerat janë fjalë, imzot, fjalë ! Kam bindjen se ky është edhe verdikti i opinionit të shëndoshë publik në Shqipëri e jashtë saj. “Korrupsioni në vendet e treta mund të ndikojë gjithashtu në funksionimin e demokracisë së BE-së me fluks parash që blejnë ndikim politik në BE “. Dhe jo rastësisht sanksionet po bëhen gati…
Sa për Doktorin, fiks mbi 30 vjet më parë, unë e kam mbështetur me një shkrim të botuar në faqen e parë të gazetës së dashur “Bashkimi”. Dhe nuk jam bërë hic pishman. E botova pasi Berisha bëri deklaratën – betim se nuk do lëvizte kurrë me shtëpi nga “Brraka” dhe as do transferohej në Pallatin e Brigadave, për të zënë triumfues krevatin e Perandorit si partizani Meke. Ka dalë në atë gazetë ku Doktori botoi edhe shkrimin e parë “opozitar” kundër regjimit monist ! Po sot ? No koment … Sinqerisht, nuk e di me kë i pleqëron hallet e problemet sot. Se ata të fillimeve demokratike e nderuan, e cuan në buzë të greminës, bashkë me shtetin në rrokullimë ! Dhe tani e shikojnë si iriqin “që gjembat nxjerr e bëhet një lëmsh i fortë,/ Unë e kam detyruar të mblidhet nga frika qyqari”. Jam ujk qyteti…Nuk e di, a është falur ndonjëherë te ai berberi shkodran apo do të presë fundin e mocionit debat të Edit në Parlament ?!
Se ndodh që kur ka shumë këndeza, nuk merret vesh kur gdhihet. Mirëpo, atë që ta bën populli, nuk ta bën as Perëndia!
E populli... O Kristo... populli. Ai as qe e ka perfillur e as e perfill, por ca bashibozuke qe i ka privilegjuar per mbi 30 vjet, i lepihen si kone pazari...
HAJDARI LACIT AS FEMIJET SKAN CFAR TI BEJN IDJOTIT SE SI DEGJON RRUMPALLA.
Bravo z. Mërtiri! Kryekrimineli i kombit, Sali Shpellar Berisha, ka vdekur. Sot atij i shkojnë pas aq sa mund t'a përcillnin ditën e varrimit.
Populli i Tiranes me ndershmeri dhe gjakftohtesi çmontoni ligesite e malokut Sali qe fatkeqesishte ka 30 vjet qe torturon shqiptaret me te drejtet dhe me te pafajshmit ne ate truall.I ka vrare,prere,vjedhur,denigruare,ofenduare,poshteruare,perzene nga vendi i tyre nga shtepite e tyre nga te afermit e tyre,ky azhderha njeri duhet te izolohet nga vete populli i Tiranes dhe i gjithe shqiperise,mjafte me se edhe durimi ka kufi. sali Berisha ky poliagjent komunist pa fe dhe dinjitet njerzor duhet te zhduket menjehere ashtu siç zhduku ai 4 te pafajshem ne mes te bulevardit ku renia e tyre ne toke la kordinata te frikshme per sa te jete kjo bote dhe kjo shqiperi,ku kurr nuk pat ndodhur me pare.Une jam i bindur se per te denuare krimet e ketij njeriu sote nuk ka nen qe e permban se krimet e tij jane te pa parashikuara as ne mesjet dhe si te tilla duane nene te veçanata te prodhuara tani rishtas.Nje neri gojekyçur dhe i drejte shqipetar i palekundur mund ti rrjeshtoje krimet e tij dhe ti thote popullit troç JA KY ESHTE SALI BERISHA I VERTETE dhe meriton kete gje sipas drejtesise qe do ti o popull.A do te dale ky njeri ,une them se po por ujit fle koha jo kurre ajo do te tregoje te verteten dhe vetem te verteten por kur ti vije koha.Populli kete kohe duhet ta therrese sa me shpejte per te shpetuare nga kjo skllaveri e Berishajve e pa merituare.Emri i ketij perbindeshi gjakatar serbo shqiptar duhet te fshihet nga çdo gje dhe brezave tu tregohet si perralle e keqe na ishte nje here nje perbindesh qe vriste e priste vetem per epshet e veta dhe te familjes se tije.Ai quhesh sali berisha nga tropoja.
PD eshte nje aset kombetar. Ky perbindesh e beri "kasht e koqe"- thote p[opulli. Me çudit nje gje. Si ka mundesi qe ne fillimet e demokracise nuk doli nje burre nga e djathta e vertete dhe ti thoshte: "Po ti çdo ketu mes nesh ? Ik e mos u duk me, komunist, nuk eshte vendi yt ketu!... Jam i indinjuar per kete se populli qe i gjithi ketu. truri i tyre ishte i gjithe ketu, akoma.
Haveli e ka thene mire,por ai nuk ka njohtur lexhenden e ceceneve sali kriminelin se kush e di se cdo te thoshte
I hati Sales vrau priftin e fshatit, pra MUT. Saliu dogji gjithe Shqiperine. MUT. I biri vrau gerdecin e vodhi gjithe Shqiperine. Pra MUT i ati, MUT i biri, MUT ai qe beri tane. Rrace MUTI
Opozitës foltoriste dhe Berishës nuk i intereson as e vërteta, as e drejta dhe as interesi i ligjshëm i publikut. Ata janë të interesuar të prodhojnë sa më shumë zhurmë, sa më shumë çoroditje për të rritur numrin e pjesëmarrjes nesër në miting për ti bërë presion drejtësisë. Sido që të jetë verdikti i drejtësisë ata janë të humbur pasi nuk kanë numrat për të qenë fitues në zgjedhjet vendore. Berisha është i interesuar që të viktimizohet dhe të gjejë justifikim për humbjen e radhës. Dhe e vërteta është se ai kërkon që të ketë ndjekës për të bërë presion mbi drejtësinë për të mos vajtur pas hekurave atje ku e ka vendin.
Shkodranet, si popull inteligjent që janë, për kategori të caktuara njerëzish megalloman kanë nje postulat:"Të hyfte vedi ne qejf" thonë. Mirëpo ky lloj bajraktari që ka 30 vjet që bënë gam gam se ka për gje të shaj, të shpif, të akuzoj, të ndeshkoj, të grabise e të vrasë. Nuk u ngop ky përbindësh që sapo erdhi ne pushtet krijoi KURSIN E PLEPAVE dhe bëri e po bënë gjëmën me ta, sot që, asaj ngrehine po i lekunden themelet, ketij sorollopi nuk i shkon përshtat dhe çfarë lloj ndyrësirash nuk nxjerr nga goja. Po ja që vjen një ditë dhe katandisesh si DON KISHOTI dhe vlera behet zero. Ky është fundi i merituar. Prandaj i nderuar Kristo bënë shumë mire që e mban mbushur obuzin. Avash avash bisturia e hakut të popullit do ta flakë jashtë këtë shtrat të absesit të qelbur që quhet Sali. Shendet e jete të begatë paçi përherë i nderuar Kristo.
Mund te beei dallimin me te lete se kush eshte Njeriu dhe Kush eshte djalli Vet, kush eshte Prindi dhe kush eshte i Hajnia- Vrasesi, kush eshte i Ndershmi dhe Kush eshte Kurvicka, kush eshte Atdhetari e kush Tradhtari, kush eshte Shqiptari dhe Kush njeriu pa Origjine, kush eshte profesor doktorri e kush eshte zhgarrabinusi. Kush ka Geni shqiptari dhe Kush tradhetari. Gjeni nga e ka origjine Dobici- pa origjine shqiptare EDVIN baxhelli, ju te verber nga syt dhe trut mbani ne mjerim edhe familjen e Shqiperine Per Partine Tradhetine...