Në një shoqëri të bigbrotherizuar, këto do të ndodhin!

2 Mars 2023, 10:23Blog TEMA

Në një shoqëri të bigbrotherizuar, këto do të

Nga Mira Kazhani

Tre gra u vranë! Dy në Paskuqan dhe një në Kamëz. Dy të tjera u plagosën. Nuk ka rëndësi çfarë përfaqësonin e çfarë i lidhte me killerin e tyre. Një martesë, një koinçidencë etj., etj..

Gra që mbrëmjen e shkuar kanë shtruar tavolinën, kanë fikur televizorin dhe nuk di nëse kanë fjetur të qeta, por me siguri asnjëra nuk mund ta dinte se ishte nata e fundit me yje.

Po pse vazhdojnë të vriten gratë nga burrat? Mentaliteti! Edhe pandëshkueshmëria po ashtu. Po kjo fjala pandëshkueshmëri sikur e ka bërë kaq të pajetë kauzën, sikur e ngurtëson brenda një salle gjyqi dhe e le aty.

Politika penale nuk mjafton; Nëse nuk i trajtojmë në themel rrënjët e krimit ndaj gruas! Nëse nuk luftojmë mentalitetin dhe botëkuptimin tonë si shoqëri!

Nuk zgjidhet veç me drejtësi sado që na konvenon që disa gjëra t’ua lëmë ligjeve, apo disa burrave e grave atje lart!

Një pyetje në vend të shembullit konkret: Kuotat e grave në politikë a thua pas kaq shumë vitesh e bënë misionin atyre? Edhe vetë gratë e kuotave nuk kanë bërë dot asgjë për ta emancipuar shoqërinë. Ndoshta as veten.

Ne sot nuk jemi një shoqëri normale. Jemi të polarizuar, të bigbrotherizuar, mes rrokaqiejve, makinave të luksit, shtëpive e pushimeve me një foto të bukur në Instagram përballë varfërisë, të dobtëve, të dhunuarve, të papunëve, të pashpresëve, por që kanë sy në ballë. Jetojmë të gjithë në një perimetër duke u parë në sy, duke u krahasuar, duke u karikuar.

Për këtë të fundit jep një dorë retorika e dhunshme në jetën publike, që bashkë me polarizimin dhe jetën në realitete alternative pjellin veç krim.

Si luftohet një mentalitet?

1- Me tekstet në shkolla

2-Me tregun e punës

3-Me drejtësi e përgjegjësi publike/politike

Për këtë të fundit mjafton ky shembull i ditës. Në Greqi ministri i Infrastrukturës la detyrën. Sigurisht që ai s’ka faj kur dy trena përplasen, por shoqëria do shembuj dhe mesazhe përgjegjësie politike.

Kur këto elementë të marrin formë mund të jemi gati të flasim për kauza të tjera shumë të rëndësishme, por, siç më tha bukur e sinqertë një këngëtar i brezit të ri para dy javësh në podcastin që bëj, kemi një lumë të madh për të kaluar tek temat e “Italisë”.

E merrni me mend se sa shumë tema ka që po t’i përmend në këtë shkrim do harrojmë gratë që u vranë, gratë që vriten, dhunën që s’po e mposhtim dot e prej së cilës dalin pambarimisht mbrapshtësi.

Ne jemi vonë, por më mirë vonë se kurrë!

19 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    o Mira vazhdon te marresh rrogen ende tek UKT-ja ti?

    1. k
      k

      Gjykatat plepiste maloke shkatërruan çdo ide mbi ligjin dhe drejtësinë. Ky është shkaku ku vrasja ngjan me sharpen në mendjen e degraduar.

    2. P
      Po jemi në rrugen e duhur.

      Po po do luftosh mentalitetin, duke mbushur Shqiprine plote me Xhamite e Turqise dhe Arbise Sadite? Nga Ku i ka rrenjet pikrisht ky mentaliteti. Edi Rama ka më hall, që të ju marre vota Muslimanve se sa të luftone kët mentalitet barbar... Rama dhe politikanet, e tjer e dine, se që, të ju thuath Muslimanve, që ju jeni vllezer me Turqit, dhe Arabet, dhe duke ju ndertue Xhamija ju marrin votat. Edi Rames, Sali Berishes, dhe ilir Metes nuke ju bëhet vone fare se islamiket, dhe kriminelt, i shofin grat si bisha që duhet përdoru si skllever për pune, sex, dhune, dhe në fund për ti vrare..

      1. Roberto

        O shoku ! C'fare te luftoje Rama me pare?? A nuk jemi deshmitare te gjithe qe Shqiperia u shkateruar prej " ordhive Osmane" qe erdhen ne pushtet dhe na sollen "demokracine" e pritur me aq deshire nga te gjithe ne??? Harruat se sic u shkaterruan uzinat,fabrikat,kombinatet,ndermarrjet,imstitucionet e ndryshme artistike u shkaterrua dhe shkolla Shqiptare??? Osmanet Turq apo Greket dhe Serbet kane prej qindra vitesh qe donin ta zhduknin gjuhen shqipe por nuk ja arriten. Kjo fale patriotizmit te asaj kohe ndersa me ardhjen e demokracise ne vend nuk qe nevoja qe te vinte Turku,Serbi apo Greku qe ta degjeneronte shkollen dhe arsimin ne Shqiperi. Kishim baca Saliun qe u kujdes ne detaje per c'do gje prandaj jemi ketu ku jemi sot. Prandaj ka hyre dhuna,droga,thika neper shkolla sepse u shkaterrua cdo gje. Pislleku hyri thelle dhe do breza te dale e te shkoje atje ku ishte te pakten gje qe duket shume e veshtire prandaj mos ja kerko Rames sepse te flasesh nga laptopi eshte kollaj. Mendo dhe kujto bemat e Sali Zagarit dhe Agush Katunarit qe te nxeresh konkluzionin e duhur.

      2. a
        ana

        Te japesh doreheqjen kur nuk ke faj dhe nuk ke bere gabime, gjoja per te qetesuar shoqerine, eshte si te lash mutin me shurre, zonja Mira. Eshte hipokrizi e gjalle! Njesoj si puna jote qe lidh vrasjet nga nje i cmendur me big brother. po hajt mo, duheshe bere nje shkrim per te justifikuar punen.

        1. C
          Celo Mezani

          Ti duket qe e ke personale me Miren. Merru me argumentin jo me personin. Une se njoh fare kete Miren dhe argumentin duhet ta conte me thelle.............POOOO, mentalitetet qe mbillen ne Big Brothel sot dhe media prodhojne shoqeri qe lejon krimin dhe perversitetin dhe si rrjedhim edhe me shume vrases.

          1. a
            ana

            Po cpune ka BB me nje vrases serial te cmendur o derezi? Po, ka faj gjykatesi qe e ka liruar para kohe, ka faj babai i vajzes qe e shiti tek njew vrases vajzen e vet, ppor cne BB? As e njoh fare Miren, une u mora me argumentat e saj mjerane!!

        2. C
          Celo Mezani

          Mire e ke ti Mira, por dy fjale per kolegen tende Arbana Osmani duhej ti thoje qe per arsye te pastra monetare u ofron dhe u promovon shqiptareve nje model maskilisti dhe paraziti skandaloz me emrin Luiz. Mjeshtri i dhunes psikologjike, dhunes se kamufluar, shantazhit ( i thote nje vajze te re qe kur te dale jashe do te nxjerr cdo jave nga nje video per gjerat qe di per ty), i mashtrimit, i keqperdorimit (ka pas nje te fejuar qe e ka mbajtur me qumesht dallendyshe) dhe thote nuk kam qene kurre i fejuar)................... i quan shumicen e vajzave shqiptare kurva qe shiten tek meshkujt e forte vetem per ca Euro................. ofendon nje vajze te re "Ti je gome rezerve" (term ultra seksist nga koha e monizmit)

          1. R
            Rezi

            Sikur më ke lexuar mendimin, unë nuk i di këto që përmënd ti, por që Luizi flet me një gjuhë vulgare, shkakton dhunë psikologjike duke kërcënuar hapur në prime, më krijon përshtypjen e një njeriu egoist që vetëm ai ka të drejtë. Edhe kur mashtron, gënjen dhe ja lejon vetes këtë, nuk kërkon falje ose e bën sa për sy e faqe. Ai Luizi i këngës ka degraduar nuk e di ku e gjetëm vipin që ka vite që s’kontribon askund.

            1. T
              Taulant

              Po u fute ne loje, do besh lojen sipas regullave. Dhuna psikollogjike, nese eshte e tille, eshte pjese e lojes. Ata/ato qe futen aty e kane marre parasysh reziqet e lojes. Po budallenje jane ata/ato qe shohin kete loje! hahahahahahaahahahaha

              1. Roberto

                Te gjithe e dime qe produksioni i BBV qe perfaqesohet nga Lori Hoxha do beje si ti doje qejfi. Askush nuk ka goje te flase kundra Luizit sidomos sepse ai djale po mban gjalle i vetem nje program qe po i sjell miliona Top-Channel por produksioni eshte aq i ndyre sa kur Luizi ben gabime apo jep pergjigje sipas situatave aty brenda kur dihet qe presioni eshte shume i madh fajtori del vetem ai dhe produksioni i Lori Hoxhen kerkon ta luftoje Luizin sepse preferon Olta Gixharin dhe jo ate qe po mban mberthyer pas ekranit gjithe shqiptaret. Presidenti i Golden Egle e ka bere ambasador te pijes energjike Luizin dhe kerkonte te futej nje zarf i kuq ne BBV ku ky vendim do i komunikohej Luizit por Lori Hoxha nuk pranoi sepse nga 200.000 Euro qe do merrte Luizi kjo producentja nuk ishte dakort sepse deshte gjysmat per veten e saj dhe gjysmat per Luizin por Presidenti i Golden Eagle nuk pranoi. Si pasoje e kesaj Top-Chnnel e hoqi kete pije energjike nga BB dhe e zevendesoi me nje pije serbe 8-52. Ka plot e plot raste qe tregojne poshtersine e produksionit kundra Luizit prandaj te pakten mos flisni kot.

          2. k
            kane ndodhur pa tregohen

            Sa here ishte ne siklet Pushteti, shkonte Mira per nje interviste tek Izeti / Sa here dilte ndonje zullum nga qeveria, shpejt ne Turqi nisej Mira tek Izet Haxhia / (...Por kur Izetin prej Anadolli ne Shqiperi e prune, Mira e shkrete na mbeti pa pune...)

            1. T
              Tersi

              B.bradherin tjetër si "vip" në vend të luizit "produksioni" të përzgjedh danHutrën se edhe ky i ka "xhan kjarat"!.

              1. E
                Emiljano

                Argumenta te dobeta,pa lidhje me situaten,jo big brother jo mentaliteti shoqerise, pse nuk thua ai gjukates qe liroi kte monster burracak nga burgu duhet futur vete ne burg se nuk vazhdohet me kshu.Sa per kte kafshen mendoj se duhet varur ne mes sheshit ta shikojne te gjithe te behet si shembull se perndryshe do veprohet si ne xhungel

                1. P
                  Populli.

                  Mire e ke ti moj Mira po kuj ja thua.Ben mire ti drejtohesh ti gjithe atyre drejtueseve dhe prodhueseve te ketyre emisioneve " kaq te bukur ". Besoj se pjesa me e madhe e tyre jane zonja e zonjushe.Cfare po i bejne keto ketij populli pyeti vete dhe jepe gjykimin vete.

                  1. a
                    arqile

                    keto shkrime jaen me shuem per te marre vemendje personi qe i shkruan sesa po te ishte ndrsyhe do mjaftonte te mos pasqyorehshin fare kto lloj formatesh askund ne media .......edhe kjo njeosj si ai trapi kikia qe nje e dy ben artikuj te tille ku thote qe nuk e sheh por qe pape e sheh ...vari lesht ...shoqeri pa puls fare ....

                    1. T
                      Tanush

                      Kjo Mira shan Bug brother….por vete kjo ka qene nje antaret e panelit te komentuesve ne nje prej Big brother ne Top channel. Pse nuk i tha keto atje, apo atehere BB ishte emision i mire se merrte para kjo. Tani u be i keq. Hipokrizi ne kulm.

                      1. M
                        Mali

                        Tirana më 1990 kishte rreth 300 mijë banore dhe shumë uzina e fabrika Si pasojë e grabitjes se tokës së tjetrit me ligjin 7501, nuk jam kundër levizjes së lire perkundrazi, dhe Cekut të Bardhë, Tirana mbeti pa ekonomi dhe u pa shpejt me një popullsi që e kaloi një milioneshin, dhe hko perfundimi është ky... Sali Shtaza, Pashko Ceku i Bardhë, fshatari morracak Metaj, intelektuale enveriste, lista vazhdon...

                        1. N
                          Nani

                          Isha para tre ditesh ne Shkoder dhe ç'do hete qe kam qene kam pare gomere ne qytet.Nga kureshtja iu afrova nje banori dhe iu drejtova:Sa here qe kam ardhun ne shkoder kam pare gomere ,sot nuk shikoj asnje!Shkodrani qe shquhet per batuta ma ktheu:Dy i kemi çue ne BBVip,ndersa te tjeret i ka marrun Sala per neser per revolucion!Buzeqesha dhe ika ne heshtje ku humori me shoqeroi deri ne Durres pa e ndjere rrugen fare.

                          Lini një Përgjigje