Rroftë "Vëllai i Madh"

3 Mars 2023, 10:48Blog TEMA

Rroftë "Vëllai i Madh"

Nga Leonard Veizi

S’ka lënë njëri pa shkruar për “Vëllain e Madh”. Është ai që vë në rresht anonimët e djeshëm dhe artistët e mëdhenj të ditëve të sotme. Ca e ca e kanë sharë e mallkuar, ca të tjerë thjesht e kanë kritikuar. E ç’t’u them më shumë. Që unë kam vendosur të bëj avokatin e djallit, një rol që herë pas here më pëlqen e më intrigon.

Po e nis nga vetja atëherë.

Nuk ishte ndonjë blasfemi kur e kapa veten me pult në dorë duke kërkuar të gjej kanalin ku Vëllai apo Byrazeri po bënte namin me tifozeri e po e linte njerëzinë pa punë.

Më parë se kaq kam ndjekur më mënyrë të çrregullt edicionet e mëparshme të “Big Brotherit” por nuk e kam anashkaluar “Big VIP”. Se aty janë VIP-at, jo për gjë. Që këtu nis loja ime si “avokat i djallit”, sepse kam shkruar duke kritikuar fenomenin. E në njëfarë mënyre nuk bën sens që unë të shkruaj fjalë të mira e të them: Rrofsh Byrazer se na nderove! Tek e fundit, kjo është puna e gazetarit, të gjejë defekte nëpër cepa e skuta dhe të sulmojë. Përndryshe mund të jesh gjithçka tjetër veç jo gazetar.

Kështu që sot dua të bëj të kundërtën.

A mund të jem një “avokat djalli”?

Padyshim. Ç’të keqe ka tek e fundit. Të gjithë e kanë të drejtën e një avokati. Qoftë dhe Djalli. Dhe sot avokatë gjen sa të duash, të licensuar dhe pa diplomë.

Të vijmë tek fenomeni.

Populli është një masë e thjeshtë. Edhe amorfe, kështu thuhet. Elitat janë një klasë edhe më e thjeshtë. Keni parë ndonjë milioner, ndonjë akademik apo ndonjë shkencëtar që gdhihet e ngryset me punë serioze, o duke menduar për fatet e popullit ose duke studiuar e shpikur për të mirën e popullit?

Jo, them unë. Të gjithë kanë vese. Ne si gazetarë kemi marrë atributin të vëmë në dukje veset e të tjerëve duke qenë vetë të krimbur… ndoshta edhe të korruptuar.

Atëherë?

Të gjithë shohim dhe spektakle masive, që nuk të lodhin por thjesht të dëfrejnë.

A e kuptoni sa e varfër do ishte jeta po të mos kishim një burrë zamani si Vëllai i Madh? Po aq sa në vitet e Pushtetit Popullor, ku shihnim 4 orë televizor, nga e cila nja dy orë e gjysmë i zinin lajmet dhe emisionet e propagandës.

Sot ke gjithfarë emisionesh, ca edukative e ca dekadente, dhe përsëri njerëzit janë të pakënaqur.

Ti punon 8 orë e ndoshta më shumë. Vjen i lodhur e i rraskapitur në shtëpi. Dhe si do të vazhdojë jeta më pas, në mënyrë hipotetike: Si ke ngrënë drekë e darkë bashkë, ngrihesh rëndë-rëndë dhe tërheq nga etazheri një libër të Fridrih Niçes, se do të kuptosh thellësisht teorinë e tij të Mbinjeriut. Pastaj i hedh një sy Ajnshtainit se të kujtohet Teoria e Relativitetit, e meqenëse nuk e ke kuptuar si duhet, i futesh edhe një herë studimeve që të kapësh dimensionet e kohës dhe hapësirës. Më pas… ndjek në televizor ose një film me temë historike ose një dokumentar ku flitet për jetën e një heroi që ka dhënë xhanin për Vatanin. Pak më pas se kaq…? Gjumë.

A kalohet jeta kështu?

Jo or jo, sepse me shumë gjasa të gjithë ne bëjmë të njëjtën gjë: plasemi në kolltuk e me ankth të madh nisim të ndjekim “Vëllain e Madh” po aq sa dhe emisionin: “Djemtë kërkojnë vajza e vajzat kërkojnë djem”.

Ky është relaksi. Se vëllaçkoja vëllaçko mbetet, nuk të hedh poshtë e nuk të lë pa gjë.

Ne të gjithë kemi nevojë për banalitet. Ndaj dhe kemi celularë në dorë, që pasi na është lodhur koka duke lexuar filozofi e histori antike, shohim vajza gjysmë të zhveshura që pozojnë të pasmet në ekran, për t’i thënë botës: shiko sa të mëdha i kam.

Kjo është jeta tek e fundit. Pavarësish se ne si shqiptarë e teprojmë ca e i ngremë këngë një banori që vjen vërdallë duke pirë duhan e tundur zinxhirin: Enver Hoxha e mprehu shpatën / edhe një herë o për situatën…

Dale mo se ngatërrova emrin e personazhit…  Është fjala për atë tjetrin, që “asht shkodran e tana i ban”. E që spostoi këtë vit atë të një viti më parë i cili ishte nga Vlora, që i bënte të tëra. E ja, kështu ngrihen këngët për heronjtë e rinj. Që në të gjallë të tyre.

-Po më këndoni dhe këngë për dhëndrin moj, trimin e nënës.

Por zonja Kote ishte aty, për t’u marrë me thashetheme nën zë.

-E ç’t’i këndojmë, trimërinë apo burrërinë.

Jemi shoqëri anatemuese, s’ke ç’i thua. Se edhe kur flitet për një “realitet shou” gjithsesi kalojmë në tifozeri: Mirë ja bëri… U bë kjo… Ai bossi është lojtar i modh…

-Heu, me çfarë skuadre?

Byrazer ç’na bëre, shqiptarëve iu është prishur dyzeni. I ke futur në sherr. S’ka portal që nuk merret me gic-micet e këtij spektakli mbarëpopullor.

Megjithatë jeta jonë është më mirë kur ka në mes një spektakël të këtij kalibri, sesa pa gjë. Televizionit me emisione moralizuese i ka ikur koha.

Vëllai i Madh sot po prodhon lajme më shumë se lufta Rusi-Ukrainë. Edhe më shumë se kampionati botëror i futbollit. Tek e fundit ai po na argëton, na bën të ndihemi mirë: “të harrojmë fukarallëkun që po na mbyt e malarien që po na pi të gjallë”.

-Rroftë Vëllai i Madh!

Dhe me të drejtë, ai me qyfyret e tij karagjoze na bën të harrojmë budallallëqet serioze të jetës.

32 Komente

  1. M
    Me fal...padashje..me iku truri..

    Luizi me Kiaren si Dan Hutra me femrat e tij...Populli e do dhe TV e reklamon dhe mbeshtet.Nxorri 3 femra per fjalorin por jo Luizin.Sepse "Dan Hutra "sjell spektakel.Kjo eshte shqetesuese. Jo thjesht Big Brotheri. Idea se mund te ofendosh dike e pastaj"me fal",mund ti heqesh lirine e pastaj "me fal"...mund ta vrasesh e pastaj "te rrosh vete se femijen ta vrava".Ky eshte tipi I Luizit qe promovon vellai

    1. C
      Celo Mezani

      Komenti i dites. RESPEKTE !

      1. D
        DAN HUTRA E BIG BROTHER

        Pikerisht, kam kohe qe flas me njerzit qe me rrethojne qe Big Brother Vip Albania po promovon dhunen ndaj femrave duke mbajtur nje njeri qe ska respekt as per individ as per loje, rasti me flagrant ishte tek Deamishel por jo Top Channel e mbajti pra pranoji dhunen ndaj grave. Por kjo ka effekt tek injoranti pas tv, duke menduar ti mund ta shash mund ti besh presion psikologjik, edhe mund ta dhunosh nuk ka problem desira ne tv lejohet dhe nuk ndeshkohet pse mos e bejme dhe ne ne realitet! Dan Hutra e Big Brother Vip Albania. Jam shume i sigurte qe kompania Binijay as ja ka idene ca ka ndodhur ketu, sepse jam shume i sigurte kete Dan Hutren e kishin flakur jasht me kohe, por AMA nga ana tjeter fle gjume. PRA DUKE PRANUAR DHUNEN NE TV NUK NA BEN PERSHTYPJE NE REALITET. Me ceshte promovuar dhuna ndaj grave kete vit ne tv sidomos ne BIg >Brother ska ndodhur ndonjehere vetem ketu per ca klikime me shume por se ca pasaojash dhe ndikimin as duan tja dine mjafton leket. DAN HUTRA = LUIZ EJLLI. Ishte vjet por nuk kishte degradim dhe dhune kunder femrave kaq keq, kete vit eshte degeaduar me keq e me shume. POR FATKESIA JEMI NE SI SHOQERI, dhe keto shoqatat e mbrojtes se grave, SI NUK U NGRITEN NJE HERE apo kishin frike se nuk i ftonete me top channel? JEMI SHOQERI E PRAPAMBETUR, SHUME BILES.....

        1. S
          Sqepari

          I ke rene ne koke!

          1. V
            Vangjeli

            Jam prej shume e shume vitesh ne emigrim te larget , por si i tille kam vetem nje pyetje njerezore : A mund te shkruaje dikush ketu emrin e mamase te Kiares mbasi fytyra e kesaj vajze me ngjason me dike ne vitet e jetes time universitare ?

          2. Z
            Zot fali !!!!!!!!!!!!

            Rnofte Muti i Madh !

            1. L
              Lida

              Big brother ka nje te mire te madhe,qe disa kengetare, moderatore, aktore etj qe duken ne aparence apo hiqen si figura me parime e serioze e aty i del fytyra e vertete. Luisi prezantohet aty si genjeshtar e mashtrues, grindavec e njeri qe se mban fjalen qe mashtron me fjale te bukura nje vajze naive si Kiara e cila teorikisht e mban vehten si njeri me norma e parime por ne te vertete po mashtrohet cdo dite. Edhe babai i saj na u duk si njeri pa personalitet e e jo shume inteligjent.

              1. G
                Genci

                or ti @me fal... kush je ti qe po na thua per Luizin se ka ofenduar. Askend ska ofenduar ai,por eshte Olta me shume se kush qe ofendon e kercenon ne ate shpi. Dhe kush ka dalur ,qe spaske kuptuar gje,jane ato qe ka dashur Olta te dalin dhe produksioni e mbeshtet. Dhe dy femrat e fundit Ermiona dhe Eva,dolen vetem se ato ishin te vetmet qe mbrojten Luizin ,gjate presionit ne prajm qe i ben Kiares per ta kanalizuar veprimin e Luizit si dhune dhe per te treguar se sa "serioz" jane ne paralajmerimin qe bene,ben "kurban" Ermionen qe ia "perplaste ne fytyre" Oltes dhe produksionit dhe Eves per ti thene Luizit ,se si te "mbrojme ne" nga "ofendimi" Eves,ashtu dhe te largojme. Githcka aty eshte qarte,eshte "lufta" e produksionit per te nxjerr keq Luizin edhe pse prej tij po fitojne ,duke u perpjekur te ndajne ciftin me intriga e manipulime te stilit te Oltes e Deas. Keto te dyja jane per produksionin modelet "fituese",kaq e ka kuptuar kushdo kush e ka pare dhe qe ka nje minimum inteligjence.

                1. Roberto

                  Na rrufsh sumen o gazetar.

                  1. D
                    Done

                    Ka shume pak raste ne histori( botrore) qe nje popull i tere e ka gabim, por ja qe ka dhe keto numurohen ne pak dhjetra raste. Zakonisht kur nje popull i terë ngrihet ose mbeshtet nje mendim apo rryme , populli ka te drejte! Ndaj Z. Veizi ti nuk ke perse te besh avukatin e djallit. Jane aq te thjeshta gjerat sa s’ duan avuketer. Kush do, ne dore e ka telekomanden e vendos History Channel e kush do vendos kenge e valle ose bbv.Por Z. Veizi, te jesh i sigurt se edhe tek programet historike ka “ nderyrje “ ku nderyrja-presioni me i madh qe eshte bere ne history channel [ nga cdo ane, si usa si rusia]eshte bere kur ky kanal ka bere dokumentar per krimet ruse ndaj civileve gjerman(jo naziteve) ku vertetohej se ushtria ruse kishte vrare me shume civil se ushtare gjerman-nazist)por edhe ky dokumentar-dokumet historik u dha vetem nje here, arsyet kuptohen)edhe tek kanalet e kengeve dhe valleve ka nderhyrje dhe korrupsion, ku filan kopozitor ose filan kengetar “ ndrehyne” qe kenga e tyre te jepet me shume ( s’ ka rendesi teksti apo muzika, rendesi ka qe te jepet sa me shume qe te “ fitojne” dasma sa me shume) Pra populli, ne te thjeshtet, jemi merzitur me nderhyrjet- korrupsionin e mega-kananaleve “ udhetreguese” dhe shohim Luizin… jo bigbrotherin por Luizin. Dheee, mbi te gjitha, Teoria e Revavilitetit, U KUNDERSHTUA NGA E GJITHA BOTA SHKENCETARE, vitet 2010-2020 arriti kulmin e kundershtimit,der atje sa na thane se kjo teori eshte e gabuar, der sa erdhi 2021 dhe na thane prap… “ e kishim gabim, tani qe morrem ca pamje te reja nga nje teleskol i ri( korrupsion edhe ketu Z. Veizi pasi edhe shkencetaret njerez jane e duan te hane e te jetojne mire, ndaj “ shpikin” menyra te reja vezhgimi) dhe Ajshtani eshte mese i sakte ne kete Teori”. Tani vime tek tema kryesore: Perse populli shikon Luizin? Sepse eshte fenomen. I mire apo i keq, kjo eshte nje gje qe duhet analizuar, por qe eshte fenomen i vitit, ose me sakte, fenomen i 30 viteve te fundit. Ku do shkoje “ ky fenomeni Luiz”, asnje nuk e di. Koha do tregoje. ( Z. Veizi. Edhe hitleri ishte fenomen qe extazoi nje popull te tere. Koha tregoi gje zgjodhi rruen e gabuar. Shpresojme qe Luizi mos ta beje kete gabim, paversisht se gjasat jane qe edhe ky fenoment te rrembehet nga euforite populiste dhe te gabojë)

                    1. E
                      E treti majtas

                      Shkruajte sa shkruajte po asgje s’the

                      1. D
                        Done

                        Nuk e bej më

                    2. D
                      Drini

                      Luizi tregon nivelin e nje populli te tere! Shqetesohet per nje plehre qe per kan vite vodhi leke te pamerituara nga vjehrra xhozefin. E vetmja merite, palluesi i te bijes kurve te mamit kurve dhe spiune e sigurimit me pseudonimin dizwnjatorja.

                      1. E
                        Ef me Jollen viktime

                        Shkrim shume i mire. Thenia vellackoja mbetet vellacko mbetet mese e vertete.

                        1. J
                          Jari

                          Ore po Vëllai i Madh është Lori Hoxha me sa di Unë. BIG - MAVRIA është Produksjoni më i pa moralshëm në medjat tona, turp i madh.

                          1. G
                            Genci

                            O @Done..,po thua ky fenomeni Luiz etjera e tj...dhe nuk e nxjerr dot konkluzionin,por qendron tek konstatimi..Po jepi o burre dhe thuaj dicka nga vetja jote ,pertej se c'duket ne fasade.. Luizi ,eshte aq popullor sepse identifikohet me masen e njerezve qe nuk kane zë,perfaqesim,se ndjehen te braktisur ne kete vend. Tek Luizi eshte "lufta" e popullit cdo dite per mbijetese,ku ndeshet me padrejtesite e pafundme,me intrigat dhe manipulimet,me genjeshtrat dhe hipokrizite,me dyert e mbyllura per te gjetur pak drejtesi,per gjithcka qe shoqerine sot e bezdus,e lodh,e shkaterron,e ben te mos ndjehet i sigurte dhe me dinjitet ne vendin e vet. Luiz Ejlli po "ju cjerr masken" te gjithe ketij "pushteti" te frikshem,qe "çan" dhe ben karriere jo me merita,jo me ndershmeri,jo me drejtesi,jo me virtyte,jo me vlera,por duke bere "te vlefshme" antivleren,se promovojne asgjene,asnje vlere njerzore,pervecse zhurmes dhe nepermjet saj dhunen psikologgjike,viktimizimin,intrigen dhe manipulimin. Dhe ne "luften e hapur per ekzistence" Luizi ka perballe "te keqen" te perfaqesuar shume mire ne ate loje nga Olta e Dea,apo dhe Tea e Amos,te cilet jane modelet "e sukseshme "qe promovohen pa problem nga produksioni i Big Brother,por qe jane dhe modeli i suksesit edhe ne ditet e sotme ne jeten reale.

                            1. D
                              Done

                              Genci pershendetje! Une e kam shkruar-komentuar me pare, po tek kjo faqe, pra tek TemA, qe Luizi perfaqrson drejtesine qe i ka munguar popullit dhe tek Luizi populli shikon padrejtesite qe i behen ndaj dhe reagimet jane ne ate masë sa ngrihen e demostroje. Thjesh sot u mora me shkrimi e autorit dhe nuk doja te “ dilja” jashte teme. Te falenderoj! ( nga sa ke shkruar, me dukesh i mireinformuar dhe mireshkolluar)

                              1. D
                                DikManJaku

                                Genco te sugjeroj: 1-Ti vesh me shume mend halleve te tua. 2-Te takosh nje psikolog.

                                1. m
                                  mergim tari

                                  O Genci Ke bere koment te papare. Shkrimin yt heroik, eshte si ato te Fahri Paçes kur shkruante per gazeten “Zeri I Popullit” nga Elbasani, me gjuhen e tij mjerane te drunjte si kjo ..... “cjerr masken”. Mire Farua qe eshte simbol i shkruajtesit çyryk te asaj kohe, por si ka mundesi qe egzistojne ende krijesa si te asaj kohe, qe shkruajne ne te njejten menyre edhe pas 30 e ca vjetesh. Sic duket IDIOTET nuk zhduken kollaj. Apo mos je gje Farua dhe ke vene emrin Gjençi. Kurse persa i perket Luizit, ai eshte thjesht nje parazit, nje krijese simbol i veseve me te keqija te shoqerise, eshte thjesht nje mbetje njerezore ose sic i thone nga Amerika, human garbage. Por sic duket, per idiotin, edhe me maskarai duket I miri I dynjase.

                                  1. U
                                    Universi shprsa ime

                                    Luizi: shkoi në Paris dhe hëngri me lekët e taksapagusve shqiptar si atasheh i artit ne vetëm që vajza e Xhosit Mos ta hante kastravec marokeni ??? A Mos je gjë i revolucionit? Kjo ësht reale . E jo ça kakarit ai legeni aty. Jeni per tu qar me oiii . Dil njiher në evrop or Taj ngele pas tv. Tiranà ska lidhje fare me evropën . Se ju kur shkoni në qytet kujtoni se i dini gjërat. Derën e banjos nuk e hap dot e pale të tjerat.

                                    1. D
                                      Done

                                      Genci, e shikon si tu hodhen “ olta dea tea amosi”? Keshtu ndodh kur ua thua te verteten ne sy, te hidhen si qener. Pa patur kufare argumente apo parashtrime reale, thjesht duan te mbrojne kurverine qe me mund e kane ndertuar… ti thjesht“ preke” , ata u sulen si qener.

                                    2. A
                                      Aulona M

                                      Shkrim idiot per nje estrade vulgare qe po shfaqet ne Kashar dhe paska mbrekulluar nje katundar si ky Leonard Veizi qe kujton se qenka kthyer BigBrither muti si qendra e botes. Çfare gomari, ky dhe ata qe e botojne!

                                      1. E
                                        ERI

                                        Ska njeri deri sot ne kete vend qe te jete sipatizuar kaq shume nga populli i tij aktor botror PRANOJENIIII

                                        1. "
                                          "Fustangrisura" në skenë...

                                          Vëllaçkua "i madh" është sumë i suksesshëm dhe ky "sukses" i dedikohet ekspozimit sa më shumë të sumës së "vipave" në bb dhe një rol të shpikatur unë, që dreqi e marrtë, nuk jam gazetar, e shikoj tek "motra" e tij, e cila ç'quhet nga fisi Osmëni, që sa herë publikon reklama, pas tyre, fustanin ia gris "qeni", dhe herë i shfaqet shala, tjerër herë thua se po i del "ngjala". Rrofsh e qofsh, o "vëllai i madh"! Më mirë pa ty se me ty... Ka ardh koha e delenxhiut, që t'i bëjë shfaqje njeriut. Delenxhiu ka shumë para dhe po bën pun' "të mëdha". Prish vlerat, ka marrë yxhym, prish dhe paret, i bën tym. Ku po shkon ky vendi ynë?!...

                                          1. L
                                            Luizi Mbreti i Zhulsave

                                            Pa e lexuar artikullin: Na mbyten budallenjte !

                                            1. V
                                              Viktima psikopatejf

                                              " Vellai i " Madh" jua shtrengon nervat bashke me zemren ! Fionat dhe Odiot i ka marre lumi Drin me dekada nga kjo bote.

                                              1. V
                                                Vangjeli

                                                Une Vangjeli pensionist dhe emigrat prej dekadash kam deshiren qe dikush te shkruaje ketu emrin e mamase (nenes) te Kiares , ose mbiemrin para martese. Me kujtohet koha ime ne universitet . Kete gje mund ta beje edhe vete ndonje person i familjes se tyre . Me respekt Vangjeli

                                                1. M
                                                  Mergim tari

                                                  Tanëëëë.... Ruaj Vangjelin Tanëëëë.... Si djale i ri Vagjeli ......... Vangjel, gjithsesi te hyjme ne teme Ka dy mundesi E para te kerkosh ne google nepermjet emrit te Kiares E dyta te mos kerkosh emrin por fakultetin qe ka mbaruar Megjithese une mendoj se nuk do kete bere universitet Pastaj e fundit, qe eshte si pyetje. Pse nuk shiko Tanën tende, po merresh me mamane e nje vajze qe ka hyre ne nje program pa asnje vlere dhe moral shoqeror. Kujdes Vangjel, mos e çfreno sevdane tani ne pleqeri

                                                2. K
                                                  Komunistet e Enverit fiu

                                                  Vellai i madh per nje minute jua tregon vendin juo " bashkon"bashke pa viktimizma me gjakun e trupit.

                                                  1. g
                                                    goshi

                                                    Aty ne big te gjith jane plera por me skandalozi eshte Luizi... Cpo i ben vetes Kjara qe eshte lidhur me te.... Luizi.... Kjara kur ke bere seks heren e fundit... Ky idjot eshte Luizi.... Ky idjot ka qene atashe kulturor ne Paris. Dihet sepse ka qene dhender i pleres Topalli.... Sali Enver jemi gati kurdoher....

                                                    1. S
                                                      Shit Big

                                                      Muti i MADH qe drejton mutrat e vegjel RIP.

                                                      1. U
                                                        Universi shprsa ime

                                                        Të lexosh komentet e disave kaq të apasiònuar me bb të vjen gjynah se kush i mban me buk e çfar pozicioni do marin në jet këta të rinj që akoma nuk e kan kuptuar se gjithçka aty ësht e parapregatitur dhe thjesht nji bordello krejt sikur ato tlnovelat kù njerzit i jetojn me aq emocion sikur jeta vet. Niveli kulturor tek ne = 0 . Shkollat kek ne pas 92= 0 TV tek ne 70 vjet propagand e tashmë degjenerim, pornografi = 0 Lekut të shpejt i bëjn reklam. Politik dhe kurvllik. Gëzohemi me të kaluarën e hidhur nga turpi se skemi nga ta kapim as si shëmbull me asnji komb tjetër qysh hidhërimin e ktij realiteti nga TV e ķthejm në jet të përditshme. Të qifsha majmunin. Aq keq ju shikoj . Kush e mer personale ta kuptoj se vetëm bishti i mungon për tu bër Majmun i vërtet .

                                                        Lini një Përgjigje