PD etj., janë gjithnjë të ‘mahitur’ me atë që adhurojnë heshturazi te Rama.
Nga Frrok Çupi
Këta janë disa njerëz të çuditshëm, si krijesa të rralla që kur nisin të ecin përpara, shtyjnë nga pas. Këta që kanë mbetur tani në Partinë Demokratike, këta janë krejt ndryshe prej njerëzimit të dobishëm. Bëjnë keq kur thonë se po bëjnë mirë, bëjnë më keq kur i thonë vetes të bëjnë keq.
Po kësaj here me çështjen McGonigal në Kuvend, vallë çfarë i thanë vetes? I thanë vetes se po bëjnë mirë për PD-në, apo i thanë se ‘në greminë po shkojmë, haj jepi sa më shpejt?!’.
Puna e vetme që bënë, këta armiq të qeverisë dhe të Amerikës, nisën të ndërtojnë një monument për kryeministrin Edi Rama.
1.
Profili i parë i një kryeministri si Roosevelt në Pearl Harbour. Amerika atë fillim dhjetori 1941 u sulmua me armë atomike; por në fakt aty nuk u zbulua dobësia e ‘viktimës’; aty presidenti Roosevelt i dëshmoi botës se ‘kjo është dera e pasme e Luftës së Dytë Botërore’.
Edi Ramën, këta të opozitës, kësaj here e vendosën në të njëjtin floor me profilin më të fuqishëm të Botës, me Shtetet e Bashkuara. Opozitarët kishin ardhur në Kuvend me thika, sfurqe, litarë e hanxharë me synim që të kryqëzonin Edi Ramën, jo thjesht si kryeministër i një vendi të vogël, por si një parzmore e Shteteve të Bashkuara. Pra po kryqëzonin Amerikën.
Opozita e Saliut, krejt donkishoteske, është nisur për të pushtuar Shtetet e Bashkuara, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe vetë FBI-në. Muri i lartë ku do të kalonte Rosinanti i Don Kishotit, doli se ishte Edi Rama. Në këtë sens, Edi Rama, u vu në kryq bash për të mbrojtur Amerikën. E kush nuk do ta donte këtë lartësi të tillë, edhe ata që shtiren sikur ‘nuk e duam Amerikën’ nëpër botë.
Tani Edi Rama është i identifikuar si Amerika përballë antiamerikanëve.
2.
Këta njerëz i dhanë shteg Edi Ramës që të dalë nga labirinti i shëmtuar ku fle e grindet opozita, dhe të shkojë në punët e veta. Në sallën e Kuvendit, Edi Rama u tha opozitarëve ‘Good bye! Nuk më shikoni më në debat me ju. Shihemi në 14 Maj’, që është dita e zgjedhjeve për pushtetin vendor.
Çfarë lehtësimi për një kryeministër që nuk ka asgjë të përbashkët: as me gjuhën, as me edukimin, as me veset, as me banalitetin e një tufe njerëzish që quhen opozitë. Edi Rama shkoi në punë, këta po rrinë këtu. ‘Qaty fle sekretari i Partisë’, pat thënë një njeri ironik në regjimin e diktaturës, duke treguar me gisht një ndërtesë në qendër të qytetit.
Çfarë bënte më shumë përshtypje ishte kjo:
Po si, more, nuk u ngrit më këmbë dikush prej opozitës, të merrte pallton dhe të deklaronte: ‘Oooo, paskam ardhur gabim në këtë sallë, më sollën këmbët pas Sali Berishës!”. Kjo ditë, që ishte edhe shansi për të kërkuar ndonjë kokërr orizi nëpër kashtë, dëshmoi se opozita është krejt pa vlerë, as edhe një aktivist nuk bën dobi.
3.
E bënë që edhe një herë Edi Rama të shpaloste talentin e tij të fjalës, siç kishte thënë Churchill se “fjalët janë të vetmet që zgjasin përgjithmonë.”. Rama mbajti një fjalim ironik përballë absurdit të Opozitës; Rama u tall keq me ta. Nuk të vjen edhe aq mirë tek shikon disa fytyra idiote të ngurtësuara, jo në politikë, por në ‘mahi’- sipas kosovarëve- dhe në urrejtje për atë që dashurojnë më shumë: Edi Ramën.
Rama kishte veshur një kravatë me figurën e Simpson, një personazh filmash amerikan me situata komike kafshësh.
Edhe vetë Departamenti i Shtetit i SHBA, i quajti fjalët e opozitës si ‘qesharake’.
4.
Këta njerëz e bënë armikun e tyre Rama që të shkëlqejë si i vetëm mes shumë të tjerëve. Nuk ka më nevojë të thuhet se ‘Rama është i vetëm në PS’. Jo, Rama mund të bëjë një pushim sa të dojë, të nxjerrë para opozitës edhe aktivistin më të panjohur, dhe të fitojë zgjedhjet e të kontribuojë për ndërtimin e vendit.
PD etj., janë gjithnjë të ‘mahitur’ me atë që adhurojnë heshturazi te Rama.
COME SEMPRE SEI UN FENOMENO DELLA PAROLA..................SEI UN GIGANTE!!!!!!! BRAVO!¡!!!
Come sempre un leccapiedi topi in scarichi di merda…
COME SEMPRE SEI UN FENOMENO DELLA PAROLA..................SEI UN GIGANTE!!!!!!! BRAVO!¡!!!
COME SEMPRE SEI UN FENOMENO DELLA PAROLA..................SEI UN GIGANTE!!!!!!! BRAVO!¡!!!
Po fol... kemi dy dite pa Frrockullima. Rama bam e Frrocka ham.
Shkrim i goditur! Falemnderit z. Çupi!
Ky eshte nje shsres i frustuar. Nje gazetar plak qe kaloi jeten ne gazeten me te piste te Europes: Zerin e Popullit. Nje gazete ku njerezit paguheshin te ushqenin genjeshtren.
Drini, akoma s'e ke marre vesh se Drini tani derdhet ne Beograd, se nuk ja mbaj mend emrin atij lumit !! Ti, kuptohet, nuk e do plak, e do te ri te te thyeje kockat dhe kembet qe ngre perpjete ne emer te demokracise!
Nje ish spiun ne pension.
Ne ZP qarkullonte nje fjale: Ai birre( Frroku) nuk ftohet ne shpi se te sheh motrat dhe gruan nga kembet.
Ky Frrocko kur te vdese, kete rrase ka porosit per siper krese / "Ketu e keni Frrok-malokun, si Legen se kishte shokun"
Lerini brockullat o foltoriste komentues (disa sigurisht), por shikojini mendjen Frrokut.
Spiun llapaqen
Po kur ishte redaktor dhe gazetar te GAZETA R D mos ka qene burr i mire ???
Nderin me te madh po ja ben ti or Frrok. Plak mashkull po i lepi bythen studio ne studio!
Fantastik je Frrok ne mendime dhe shprehje, ne ide dhe perceptime sa qeneria edhe ketu lehin si kulish te vegjel qe te vijne deri tek rrethi potureve. Ashtu jane mesuar te shkretet, kane lindur ne epoken e dobiçit te Sheqeres dhe po i mbajne uturakun si besbuke te pa bese qe jane. Sa me shume shkrime, Frrok, se te paktene lexojme shkrimet se shtylla e demokracise, DREJTESIA, lindi e vdekur bashke me dobiçin e Sheqeres ne vitet 1990 dhe vazhdon te jetoje me plehrat e rruges.
Shpellaket u pshurren e tani sulmojne frrokun pse Salih mut sheqerja nuk mbledhe dote 200 idiota
Vetem nje korigjim te vogel, i nderuar Frrok Çupi! Gabimisht, apo rastesisht ju shkruani: ''Rama u tall keq me ta''. Ne fakt Rama nuk u tall me ata, por ndjeu dhe perjetoi me shume keqardhje. Ju me te drejte shkruani se Ramen nuk e lidh asgje me ata njerez: As gjuha, as edukimi, as kultura, as fjalori dhe ketu qendron esenca e dallimit te Rames nga turma brutale, gjithe banalitet, te klithura, kercenime dhe nje mije te zeza ne pronesine e nje tufe te vetequajtur ''opozite'', e cila eshte ashtu, siç ju me te drejte e cilesoni: ''opozita është krejt pa vlerë'' dhe kete gje e thone shume e shume njerez. Kjo eshte nje fatkeqesi kombetare, mbasi turma me ne krye saliun dhe liken na kujtojne Don Kishotin me Sanço Pançon, qe luftonin me mullinjte e erës me nje ndryshim te madh: Me Don Kishotin njerezit qeshin, me donkishotet tane eshte te vesh ulerimen!... Faleminderit per Gazetarine tuaj te mrekullueshme, i nderuari Frrok Çupi. Shendet dhe te mira!
bravo Frrok !
Spihuni i poshter Frrok Muti.
E ndegjova më vëmendje fjalimin e Edi Rama-s, dhe ty o Z. Frok jo vetëm nuk të heq asnjë pikë e presje, por do të thosha se ke shkruajtur pak kësaj herë! Megjithatë mirë! ????????????!