Letër e shkurtër publike për kolegët gazetarë, shoqërinë civile dhe për politikanët në Serbi

3 Mars 2023, 15:30Blog TEMA

Letër e shkurtër publike për kolegët gazetarë,

Nga Baton Haxhiu

Ka një thënie ogurzezë në Ballkanin tonë shkëmbor që çdo e treta gjeneratë është e mallkuar të kalojë nëpër një luftë. Kanë kaluar 24 vjet që nga përfundimi i luftës sonë të fundit. Mendoj që duhet ta shtrojmë pyetjen esenciale: a jemi vërtet të gatshëm që çdo 40 vite të kalojmë në po të njëjtën tragjedi? A jemi vërtet të gatshëm që këtë mallkim ta bartim te fëmijët dhe nipat e mbesat tona?

Shqiptarët dhe serbët janë gjermanët dhe francezët e Ballkanit. Ne kemi po të njëjtin potencial shkatërrues por edhe potencialin kreativ dhe punues që ta ndërtojmë një mini-Evropë në Ballkan. Mendoj që ka ardhur koha ta flakim të parën dhe ta përqafojmë me gjithçka të dytën. Jemi vërtet në fund të rrugës.

Personalisht, kam qenë ithtar dhe ushtar i flaktë i idesë së korrigjimit të kufijve sepse e shihja si një rrugë kalimi drejt realizimit të ëndrrës sime, bashkimit të të gjithë shqiptarëve në një shtet. Dua të bëhem shumë i sinqertë. E doja këtë ide dhe angazhohesha për këtë ide edhe pse e dija shumë mirë që korrigjimi i kufijve do të kishte efekt domino kudo në rajon. Si nacionalist shqiptar, mua më interesonte Shqipëria dhe shqiptarët, pavarësisht çfarë do të bëhej me Maqedoninë, Malin e Zi apo Bosnjën. Nëse për një Shqipëri më të madhe, çmimi do të ishte krijimi i një Serbie më të madhe, për mua ishte tërësisht e pranueshme.

Tani, disa vite pas, e kam kuptuar që ky projekt ka dështuar kryekëput për shkak që fuqitë e mëdha perëndimore me ngulm mbrojtën, dhe do të vazhdojnë të mbrojnë, investimin e tyre në krijimin dhe stabilizimin e Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Kosovës. Dhe, në rrugë e sipër, do ta shkelin këdo që u del para. Fati i mikut tim Hashim Thaçi është dëshmia më e mirë për këtë.

Tani përballë kemi të ashtuquajturin propozim evropian. “Albanian Post” ka pasur nderin që të jetë një lloj gazete zyrtare e të gjithë procesit. Koha e ka dëshmuar që cdo raportim i yni thelbësor (përmbajtja e planit, futja e Asociacionit në implementim, afati i fundit të shkurtit, shkopinjtë dhe karotat), pavarësisht mohimeve fillestare, ka rezultuar tërësisht i saktë.

Personalisht, nuk e dua fare këtë projekt, por, nga pozita ku jam e di shumë mirë që, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, mospranimi i marrëveshjes është shumë më i keq sesa pranimi i saj. Nëse e refuzojmë marrëveshjen dhe vazhdojmë me projeksionet absurde të dëshirave tona nacionaliste, duke i kthyer ato në politikë zyrtare, jo vetëm që Perëndimi do ta na dënojë deri në poshtërim dhe nënshtrim, por ka shumë rrezik që do të përfundojmë në luftë. Por jo si ajo e fundit. Kjo do të ishte shumë më e përgjakshme, qoftë edhe nëse zgjat vetëm tre ditë. Dhe pastaj do të jenë fuqitë e mëdha që do të vendosin për ne, pa na pyetur fare.

Siç është thënë në dokumentin e fundit të publikuar nga “Albanian Post”, të shkruar nga një zyrtar shumë i lartë i një vendi të madh perëndimor, një Jalltë e re është tërësisht e mundur. Dhe në atë Jalltë te re, ne, shqiptarët dhe serbët, Kosova e Serbia, nuk do të pyetemi fare. Jo vetëm që nuk do të pyetemi, por nuk do të kemi të drejtë të kërkojmë qoftë edhe një përfitim të vetëm.

Kjo marrëveshje nuk i kënaq apetitet tona, shkon kundër çdo gjëje që nacionalistët shqiptarë apo serbë do ta dëshironin, përfshirë edhe mua. Por, kjo marrëveshje sjell normalitet e bashkëpunim, sjell paqe. Dhe mbi të gjitha, pranimi i saj nga Kosova e Serbia, e obligon Perëndimin që të kujdeset më shumë për ne.

Personalisht nuk kam besim te liderët si Albin Kurti. Miku im Edi Rama vërtet ka ego të madhe, por Albin Kurti shkon edhe më larg. Ndonjëherë dyshoj që i mungon tërësisht empatia për të kuptuar pasojat e veprimeve të veta. Si qytetar i thjeshtë, unë isha dhe vazhdoj të jem kundër Albin Kurtit, por, për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje asnjëherë nuk do ta gjykoj dhe përherë do ta mbroj.

Nëse Albin Kurti bëhet shkak që nipat dhe mbesat e mi të mos trashëgojnë mallkimet ballkanike, unë do ta përkrah me gjithçka. Ju lutem, për hir të nipave dhe mbesave tuaj, ndihmojeni Aleksandër Vucicin që ta bëjë të njëjtën.

Për herë të parë në histori, le të vendosim ne për fatin tonë, për paqen tonë. Le të mos lejojmë që nesër dikush tjetër të na përjashtojë tërësisht nga vendimmarrja.

 

6 Komente

  1. I
    Idioti

    Shume I shkurt ishte

    1. E
      Emira

      Bravo Baton Paqja eshte gjithmone e mire se lufta

      1. P
        Perseri une

        Kjo kethese e Kurtit 180 grade, nuk eshte si rezultat se Kurtit i erdhen ment. Kurti nuk ka ment te pavarur dhe nuk ka fuqi te arsyetoje. Ai thjeshte ben detyren. Kthesa e Kurtit nuk spjegohet me Kurtin por me Vuciqin. Eshte pikerisht Vuciqi qe udhezoi Kurtin te "nderonte drejtim". Ai e beri kete sepse ashtu do kish mundesi qe te vazhdoje politiken e tij shoviniste kunder nesh , ne kushte te reja. Kushtet e reja kane te bejne me platformrn perendimore "merre ose lere" qe presupozonte sanksione per ate qe nuk e pranonte platformen. Ne rastin e Kurtit refuzimi i tij do shkaktonte edhe rrezimin e tij nga pushteti. Ishin keto kalkulime te Vuciqit qe kete rradhe e orjentoi Kurtin te behej "pro perendimor", sepse ai pereferon Kurtin si oponent dhe jo nje patriot te vertete qe mund te zevendesonte Kurtin. Ai preferoi qe me mire te ishte vet Vuciqi qe te hiqet "si i pakenaqur" sesa Kurti. Vuciqin kjo e ndihmon ne luften e brendeshme kunder opozites ne kundershtim me Kurtin qe kundershtimi do e rrezonte nga pushteti. Pra ishin keto kalulime te Vuciqit dhe jo zhdervjelltesia e Kurtit, qe Kurti u tregua "moderator" dhe jo "patriot i zjarrte". Ne ket valle mua me ben pershtypje se edhe ti Veton je bashkuar plotesisht me Kurtin qe shton edhe me shume pikepyetje. Pyetja e pare per ty eshte ne se vertet mendon se Kurtit i erdhen ment, apo ashtu ja do puna. Vertet mendon se Kurti nuk do ndryshoje ne te arthen dhe te jete perseri "patriot ortodoks"? Deri tani Kurti ka ndryshar si koha ne Shtator dhe une te sugjeroj i dashur Veton qe te jesh me i qarte ne mendimet e tua, sidomos ne kerkesen qe ti lutemi Vuciqit te behet burre i mire. Vuciqi eshte i mire per Serbine, por nuk mund te jete i mire edhe per ne. Ne fund po tregohem cingun dhe po te them se eshte me mire nje Jalte e dyte sesa Vuciqi dhe Kurti te mbrojne interesat tona. Besoj se me kupton se ne kete rast mbrohen vetem interesat e Serbise. Faleminderit.

        1. B
          BashkimKosova

          A mos të dha zor Serbija me shkru këtë leter? Po kush të ndegjon ty?

          1. V
            Vicidolin qe e donit shume

            Koqovaret ta gezojne kete se u shiten patriot te mbdhenje per shkebyer 3 komuna me serbin dhe kishin mbaruar pune,tani kane Serbine brenda ne te gjithe Kosoven,te kenaqen se do kthehen ne kohen e vllazerim bashkimit se Europa ashte po ajo kurve qe ka qene dhe hic ma mire

            1. Vjosa.al

              Tradhetia dhe kapitullimi nuk kane vetem nje emer, as vetem nje fytyre. Tradhetia dhe kapitullimi kane shume emra dhe shume fytyra. Shqiptaret i njohin mire keta emra dhe i kane kane ne sy keto fytyra. Njerin nga keto emra e quajne Baton Haxhiu, qe eshte nje emer pa fytyre dhe nje fytyre pa emer. Kjo fytyre pa fytyre po merr persiper, si vule te pafshijeshme, edhe pranimin e Asocacionit/Zajednices serbe qe ben nul pavaresine e Kosoves dhe i hap rrugen e plote rikthimit te saj ne nje krahine te Serbise. Baton Haxhiu e pranon kete vetvrasje te ceshtjes shqiptare me shpresen apo iluzionin e rreme qe te mos kete lufte serbo-shqiptare ne cdo te treten gjenerate. Ne fakt, pranimi i Zajednices eshte edhe shpallja e nje lufte te re dhe shfarosese te afert ndermjet shqiptareve dhe serbeve. Kjo lufte eshte nje destini gjeostrategjike qe e kane projektuar dhe po e vene ne zbatim lobet serbo-ruse ne Bruksel. Kjo lufte me sakrifica sublime per ne, do te jete edhe nje domosdoshmeri, po aq edhe si nje kurban ne themelet e Shtetit te Unifikuar Shqiptar ne Ballkan. Ironia therese eshte se Kollona e Peste shqiptare, e politikaneve dhe mafies mediatike, si pjese e paguar e kesaj gjeostrategjie agresive dhe armiqsore Euro-Atlantike ku Kosova eshte kolateral per interesat pan-sllaviste ne Ballkanin Perendimor, po ben thirrje dhe presion qe kete lufte te re serbo-shqiptare ta firmosin vete, edhe shqiptaret. Eshte e njejta strategji, eshte vazhdimi i skenarit te krijimit te Gjykates Speciale te Kosoves, qe e miratuan dhe firmosen vete shqiptaret dhe qe ka cuar si pasoje qe lideret e UCK-se, vete UCK-ja dhe lufta clirimtare e saj, te jene thirrur, prangosur, burgosur dhe llangosur sot ne Hage me damken e krimineleve te luftes dhe te krimeve kunder njerezimit. Eksperimenti i Marreveshjes per Paqe te Dejtonit (Peace Agreement, Dayton, December 1995) me Republiken Serbskaja brenda nje BosnjeHercegovine federale, ka deshtuar me sukses te plote: Bosnja praktikisht eshte ne vdekje klinike dhe kasapet serbe po mprehin thikat edhe nje here per Srebenicat e reja dhe per shpalljen e shtetit te ri te Serbise se Madhe. Zajednica/Asocacioni serb ne Kosove, per te cilin jane angazhuar dukshem dhe me nje zell te paprecedent deri me leter thirrje ultimative Kurtit nga ana e krereve kryesore evropiane per ta pranuar ate, eshte pjese e projektit te Serbise se Madhe me Kosoven si Krahine Autonome brenda saj. Befasia dhe cudia e shqiptareve se si dhe perse, perkunder investimit amerikan per clirimin e Kosoves, edhe Washingtoni zyrtar eshte rreshtuar sot me kete kryqezate ultimative antishqiptare te Brukselit per te kenaqur interesat ruso-serbe dhe sllavo-ortodokse ne Ballkan nepermjet pranimit te Asocacionit, duhet kerkuar dhe spjeguar tek takimi famekeq koke me koke, Trump-Putin Summit ne Qershor 2018 ne Helsinki dhe vijat gjeostrategjike qe kane pervijuar ata ne Ballkan, nje fare Dejtoni i Ri, prapa skenes dhe pa pranine e medias dhe burokrateve perkates, nje Dejton ku tashme Rusia e rimekembur dhe e fuqishme, ka diktuar edhe mbrojtjen e interesave te Serbise se Madhe. Sic e kerkon edhe tradita dhe protokolli i respektimit te vendimeve te ndarjeve te zonave dhe kufijeve te influences dhe perkatesise nga ana e superfuqive (Jalta-si model spjegimi), edhe Administrata e Presidentit Biden, me apo pa bidje, me apo pa deshire apo vullnet, po ndjek dhe zbaton vijat kryesore te marreveshjeve te Samitit 2018 ne Helsinki ku Trump, nen terheqjen inferiore ndaj Putinit, me lehtesine dhe papergjegjshmerine e tij tashme proverbiale, i ka leshuar Rusise te gjtha kerkesat e saj ne Ballkan, duke menduar me megallomani se Amerika nuk ka asnje interes strategjik ndaj faktorit shqiptar ne kete zone. Ne keto kushte, me kete shkrim te tijin, Baton Haxhiu rreshtohet haptazi me Kollonen e Peste antishqiptare, te tradhetise ndervedi, dhe ben thirrje te firmoset Asocacioni nga vete shqiptaret. Ky edhe eshte pozicioni qe i eshte dhene atij ne skakieren aktuale te politikes shqiptare ku, historikisht dhe tradicionalisht, fijet i terheq dhe levizjet i percakton Beogradi nepermjet pupeteve te tij te paguar. Ne rreshtimin e Baton Haxhiut kjo thirrje per nenshkrimin e Asocacionit eshte vazhdim i rolit te tij si keshilltar i Edi Rames per Kosoven dhe per Ballkanin e Hapur, me pasojen qe edhe tani, tamam tani, kryeministri shqiptar degdiset neper udhetime diplomatike deri edhe disa ditore ne anen tjeter te botes, nderkohe qe tek dera e shtepise, ne dhomen ngjitur, cubat serbe me dorezat e Brukselit po cbejne Kosoven, pavaresine dhe integritetin e saj. Dhe si gjithmone, tamam kur Kosova eshte ne flake, nje tjeter pupet e agjent i kahmotshem i Beogradit, vazhdon politiken e destruktivizmit politik dhe shteteror te Shqiperise, te sulmeve mbi institucionet e saj dhe thirrjeve per revolucion permanent me slloganet qesharake te mbrojtjes se pluralizmit politik. Tamam ne perputhje me interesat e Beogradit dhe nevojen e tij qe Kosova, ne kete perballje epike me rrezikun e cberjes se saj te jete e vetmuar, e izoluar dhe pa trumgun ame ne krahe dhe ne shpine te saj, Sali Berisha rishpall ne Emisionin Opinion te Fevziut, slloganin e tij te miratuar ne Beograd: Ne Shqiperi do te kete KAOS, vetem KAOS, nepermjet revolucionit permanent te tradhetise te cilit i fryjne larot e zuzaret e Mafias Mediatike Shqiptare qe ja ka shitur shpirtin e saj fytyres lunatike te kryeagjentit serb Sali Berisha me misionin e vetem qe kryeministri dhe qeveria e tij te mos thirren ne alarm, te mos aktivizojne keshillin e mbrojtjes, te mos thone fjalen dhe te mos shpallin me ze te larte pozicionin e tyre ndaj rrethimit mbytes te Brukselit mbi Kosoven. Per fat te keq tonin, ne keto memente kruciale te rrezikut te cberjes se interesave kombetare, ne shqiptaret, kendej e andej kufirit, jemi pa ushtri, te papergatitur, pa nje politike te unifikuar per tu perballur me po sfidat aktuale qe kalon Kosova, pa lobe proshqiptare ne Bruksel dhe ne Washington, me te vetmuar dhe te izoluar se kurre ne keto 20 vitet e fundit dhe me nje Kollone te Peste te sterfuqishme te tradhetise nder vedi qe dominohet nga agjentura serbo-greke dhe mafia e medias qe punojne per ta. Dhe me kete rast le ti mbyllim keto shenime me nje Requiem per Emigracionin Shqiptar ne Evrope dhe ne Amerike: Ky emigracion ndersa harbohet me patriotizem folklorik e me fanfarat qesharake ''Oh sa mire me kene shqiptar", eshte i vdekur, eshte vuv dhe inegzistent per cfare po ndodh aktualisht. Asnje lobim, asnje levizje, asnje proteste, asnje manifest dhe asnje peticion kunder presioneve dhe ultimatumeve per te firmosur me kanosje Asocacionin serb nuk degjohet gjekundi, as ne Evrope, as ne Amerike. Dhe sa per opinionin publik shqiptar, le ta falim se eshte shume i zene me BigBrotherVip, me Luizin, Kiaren

              Lini një Përgjigje