Elitat

3 Mars 2023, 18:52Blog TEMA

Elitat

Nga Monika Stafa

Vërshimi i dëshirave tona për t’u vetëshprehur ndonjëherë con në rrjedha të amullta krijimtarie, duke i bërë ato të ngjashme me njëra – tjetrën, pa e lejuar dallimin. Pavarësisht se nuk arrin të kryhet deri në statusin e një vepre letrare, cdo fabul e krijuar mund të konsiderohet si një akt kulturor.

Aq më shumë nëse ky akt prodhon debat, po aq edhe skandal apo dhe një ndodhi të papëlqyer që thyen rregullat e moralit të kohës që jetojmë. Pas njëqind vitesh cdo reaksion i tillë do të konsiderohet një marrëzi e rradhës.

Nuk ka rëndësi përmbajtja. Rëndësi ka që vepra lexohet ose akti kulturor ka prirje për t’u debatuar në gjithfarë rrugësh.

Po si lind skandali?

Sigurisht atë e shkakton e pathëna, e penguara, e sekretueshmja në kohë dhe në cdo vend. Shkrimtarët nuk janë historianë. Por kërkimi i ka bërë ata të kuptojnë sjelljen tinzare të historisë, e cila është e prirur ta fshehë një pjesë të vetvetes, kur lexuesi sillet i kënaqur me aq sa di apo me aq sa historia i vetëshfaqet.

Ndaj gjithmonë koha sjell mendjet kritike. Janë ato që bëjnë ndryshimin. Në njohjen e realitetit dhe botës për të arritur të vërtetën. E jo vetëm.

Kjo është një prej disa arsyeve pse më pëlqen t’i kthehem letërsisë shqipe të viteve ’30- ‘40. Një letërsi prirjesh e prurjesh nga më të ndryshmet; individualiste ose shoqërisht e angazhuar, pesimiste ose optimiste, konservatore apo revolucionare, e mbyllur, përjetësisht e pakuptueshme apo dhe e hapur ndaj njeriut, që, në gjendjen e vet, pat qenë produkt i një zhvillimi të gjatë historik.

Sa herë lexoj pjesë nga ajo, bindem se për të plotësuar pëlqimet vetjake të tyre, cdo krijues i asaj kohe mund të lëvronte shumë lloje letrare derisa të arrinte kryerjen e tij.

Përkryerjen.. do të ishte ende shpejt. Shqipëria nuk mbartte dot të tillë.

Rendja pas shpirtit të tyre krijues do t’u nënshtrohej, porsi sot, ndryshimeve të shijeve të lexuesit, të cilët, me rritjen e nivelit kulturor, do të vinin duke i bërë më të holla marrëdhëniet me letërsinë.

Shija e lexuesit nuk do të matej më vetëm me përjetimin e bukurisë së gjetur tek patetika atdhetare e mitet historike, që mund të hutonin rininë e cila po shkollohej në universitetet perëndimore. Diçka tjetër krijuesit duhet të rrëmonin; konstitucionin shpirtëror shqiptar, i cili në shtresat e tij më të kultivuara, po priste një letërsi të re.

Shumë arsye pra, për të përqeshur lavdinë e heronjve të fuqisë, himnet, këngët, melodramat ekzaltuese e cdo ditirambe të këtij lloji. Kjo ishte një sjellje mode edhe në letërsinë bashkëkohore europiane.

Lexuesit do të kërkonin prej letërsisë një lirikë disi të mbyllur, që shkruhej me shumë kuptime që duhej lexuar e rilexuar; një lirikë të errët, bartëse tejet të komplikuar të psikikës njerëzore.

E këto prurje moderne të kohës, që ishin vërejtur tek Koliqi, Lasgushi, e veçanërisht tek Migjeni, nuk do të thoshte aspak se njëra prej tyre do të arrinte të zhvlerësonte gjithë çfarë qenë të tjera.

Për të gjitha do të kishte vend dhe, sigurisht, lexuesit më të shumtë do të tërhiqeshin nga ato dukuri letrare, që për arsye të ndryshme, qoftë edhe për modë, do të dukeshin artistikisht më të arrira.

A nuk janë në thelb këto cilësi kërkuese, ende të pambyllura, edhe për letërsinë e sotme shqipe?

Sa të vërteta përgjysëm i dimë asaj?

Cfarë ka mbetur pengu i saj?

Cila është sprova e kohës? Ajo shkëndijë e dritës që lexuesi po kërkon?

Asnjëherë nuk është në garë me kohën cmitizimi i heronjve apo ckodifikimi i së vërtetës dhe njëherësh të sillesh me to me dinjitet.  

Sa herë vjen një autor që i kushton jetën e tij këtij lloj arti, kësaj lloj letërsie, është meritë e kohës e fat i vendit që e gëzon.

Ndaj dhe është një arsye më shumë për t’u mahnitur pas “prapësive” artistike të tij. 

6 Komente

  1. J
    Jorgo

    oh Monike, sa e trishte je....

    1. D
      Dashi

      Kur thot "elita e tiranes" ajo Arbana Osmani kur vet esht nga Macuklli, burri malsia e madhe dhe per me teper ata te tjeret te ardhur nga e sëmës....o injorante elita e Tirones esht ajo qe kercente te hotel dajti jo ju qe erdhet sicrefugjate ne tiron.

      1. L
        Lexuesi jo i pavarur

        ''Nuk ka rëndësi përmbajtja. Rëndësi ka që vepra lexohet ose akti kulturor ka prirje për t’u debatuar në gjithfarë rrugësh.'' - shkruan perveç te tjerave znj. Monika. Deri ketu mundem te lexoj shkrimin tuaj, qe per mua eshte thjesht nje zhgaravine. Mbase une e vleresoj jo sakte, por nje veper pa ide dhe qe nuk ka permbajtje, me siguri qe ka fjale me shumicë dhe kjo do te thote ''debat ne gjithfare rrugesh''... Kesaj i thone ftese, per te debatuar mbi ''Big Brother VIP'', nje ''veper pa permbajte'', qe nuk ka asnje vlere, asnje mesim, asnje lidhje me jeten dhe frymezon vetem bullizem, banalitet dhe lakuriqesi. Mbase do te vijne breza te tjere, qe do ta bejne cdo gje permes lakuriqesise. Deri atehere une nuk rri dot indiferent.

        1. M
          Maritza

          Është gati - gati , si ; folezë ne nj'e tëholl (ë) pa tharm , e ndormë si ziet e blojtura nga korrjet , si për një acarimi epidermik , e ç'e bën atë ndiat , kur s'ka kundrin , e , afta , e , qelbi , syth . Dy ndrina . Shkima e pasia . E çelëta do kujdinë , pasa kurrën . E marrën , sythi frunë , karna fekonë , e , vonë , e përçon ndia , n'dritë . E t'holla ca . Q'kur s'u merr kura se shkanë në shkalë , higjena'tyre ! Pajë sythin i'a bëra karthicë pa marr'rrug'e çar'shteg pa sterën e ve si me ndi di bea'ta , e i shkart me u kjart n'roi . M'ollë , humb kupta , e , sterollonet , e zërëma , tharrma , nuk u merr se s'nxënën n'ire e n'zë si sythi n'kup frunë . E vleta .

          1. a
            alphade

            Moj cupke qe sapo dal nga veza si dje te Parnasianet ashtu dhe sot ne shek.21 Arti ka vene si primare “permbajthen” dhe secundare “formen” ! Kjo qe Ti moj Zonje te na “shpikesh” si te Re ne art eshte sq e vjeter sa papiruset e. Babilonise ?! Prandaj te gjithe ata poete e shkrimtare qe donin te beni “Art per Art” sot nuk ja dine emrat as familjet e tyre, deshtuan ! Arti pa ele- mentin social eshte art i vdekur …..!’

            1. P
              Politkan_Dok.Prof.Akademik.Elite

              Te gjitha kto jane EtiketaFallso me te cilat abuzohet ne ate shoqeri .Eshte e njejta gje ,si ti thuash Turmave ne Tirane = Shoqeri ! _____________________ alpfade ka bere komentin e duhur . duke i ven Vules si duhet gjithckaje qe ka te bej me artin e krijimtarine atje . ARTI OA ELEMENTIN SOCIAL (pra pa i jetuar ajo shoqeri Nivelet te cilat perbejne sens e frymezojne ) ESHTE ART I VDEKUR ! Rrespekt________ alpfade

            Lini një Përgjigje