Braçe qaramani donte të binte në sy, Nasipi i fliste opozitës por e dëgjonin karriget…

4 Mars 2023, 14:43Blog Nga Agron Gjekmarkaj

Braçe qaramani donte të binte në sy, Nasipi i fliste

Kryengritje e madhe, sulme, kundërsulme, mbrojtje, tym, flakë priteshin të enjten po pasdite gjeje pak këmbe njeriu në Kuvend.

Me Xhelalin dhe Fluturën e paqtuam stomakun me një supë të ngrohtë, e cila na e gëzoi midenë e na zvogëloi hallet.

Sa here Kamza hynte në bisedë, qerratai bëhej melankolik si poet. Ja hoqën nga dora dreqërit, e kishte të fituar. Esmerllëku i pikas një mërzi qivuri.

Salianji tha po ik! Po ku kështu me kaq nxitim more i uruar e njeri i mirë, thashë? Eeeee tha po kërkoj doktor! Po ngase ankon? Jam turbulluar tha, mendoja që vetëm unë jam njeri perëndie, këtu me duken të gjithë njerëz të ndershëm, të paqtë, të urtë e të mençur, të drejte po e po, ndaj t’i jap një të shtrënguar fiqirit. Mos humb kohë e inkurajova , ik me vrap.

Çyrbja ishte bërë një me dhimbjen si monument tragjedish antike. Ajo ishte ngurosur në portret. Nuk e priste kurrë që Babo nuk do të ulej në krahun e tij, por shkoi dhe ku pa, në mes të atyre qafirve që zemrën i kanë thyer me vickla. Sidomos Braçe qaramani që donte të binte në sy se po i rri pranë në ditë të keqe, ndërsa ai në të ëmbla e të tharta ditë gati për theror. Nuk kishte në krah as Enin për mbështetje psikologjike. Elvis Xhoxhi i dërgoi një sms që e qetësoi disi! 

“Babo po sillet si Mao, ulet në mes të liberalëve për të kuptuar kush janë konservatoret dhe me pas tek ata për të gjetur liberalet. E holle kjo punë”. Me Babon afër Etilda u gëzua ndjeshëm, buzëqeshi ëmbël, pa dalldi, por mori kurajo për të mbajtur një fjalim historik kundër opozitës.

Unë e ndjek zonjën Etildeë me respekt për limfën retorike, po të enjten ula kokën mos me përcëlonte zjarri i llafit që lëshonte.

Po ashtu edhe e dashura Anila Denaj na bëri zap. Nuk dini ç’është e mira, e bukura, marifeti e lezeti ndaj humbisni qe ideja. Shikoni majtas dhe i gjeni.

Ermonela gati u përgjum teksa ëndërronte që Lindita të shfaqej sa më vonë për ta zëvendësuar ose të mos kthehej më kurrë. Por teksa Ermua po puliste sytë gati në ëndërr, Lindita u shfaq dhe një “erdha” e thatë u ndie në ajër.

Qysh nga ora 16 Kosta i Gramozit dhe Linditës i qeshur si fluturak, shend e verë lodronte atyre ujdhesave. Na pa perëndia tha, ja hodhëm paq. Nuk ndjeu më nevojën të maskohej. Një kostum birinxhi e një kollare dukeshin një me fytyrën që i shkëlqente nga relaksi. Përjetonte triumfin me përvujtni.

Dy duduma ngarkoheshin haptaz me ushqime, ilaçe e dru zjarri, kandila, qirinj të cilat Kostaqi i kishte sjellë duke menduar darkën e fundit. I vinte pak keq për lodhjen, por kur mendonte sa gëzim e siguri i kishte sjelle Babos e Kryetares, i bëhej zemra Korab dhe mundimet i dukeshin detyrë e shenjtë. Genc Gjonçaj ndonqse mbajti mbi supe soba e dyshekë nuk pranoi ta ndihmonin, pa gëzimin e Kostës nuk pranoi t’i kthenin mbrapsht. Ti lëmë tha “jeta na ka mësuar që historia përsëritet”. Qofte lëvdue Babo gjithmonë e jetës dhe doli nga skena.

Nasip Naço pat më të vështiren detyrë. Ai mbajti një fjalim të thellë si gjithmonë por edhe të pazakontë. Nasipi i fliste opozitës dhe e dëgjonin karriget e saj.

Nuk kishte më aty opozitarë. Fol Nasipi qaj karriget. Bërtit ai dridhu ato. Qorto ai djersitu ato. Fol për vizione Nasua tund kokën ato. Po ky qe fundi. Më pas foli Margeriti me shikimin blu mbi kamer, ku gjerdani me metafora në dy anët e paradoksit i lidhej duke rrethuar me atë arsyen si robinjë.

Më parë kur iku Babo ikën dhe ministrushët e ministreshat.

Kishin hequr, ishin lodhur e dridhur. Hëë , si zë që del nga Xheneti Babo i bëri rezil kur erdhi. Vërtete Babo e ka zemrën e madhe e mirësinë oqean, po të vijë aty e karriget bosh na ra rëndë edhe neve të opozitës. Ndaj nuk na u dhimbsen shumë kur ua shëtiti dorën.

S’kishte faj Ulsiu që në korridor bërtiste “dua të vdes, dua të vdes” veç kur i thane që Babo të ka falur u shfaq i ringjallur.

Ndaj u ngritën me vrap, në ikje e sipër rrezuan karriget.

Aman gëzimi i Perëndisë ta shihje Tezen me Delinën si ja qiten djerset e dekës Bardhit kamerierit. Byreeek bërtit Tezja, vrapoooo, dhallë vikat Ibrahimi, jepiii. Rend Bardhi i shkretë. Ëmbëlsirë lypte Tezja teksa me thonj kruante dhëmbet nga copat e petave e llop llop mbllaçitej, ujë rënkonte Delina. Ha e ha, ha e ha u bënë kaba. Reçel lypte Tezja, revani Delina.

Nuk ishte parë kurrë një uri kësodore.

Niko nikoqiri kishte marre bukë me vete të mbështjellë me gazetë. Nja 40 minuta s’i foli askujt, Arben Pllumbi priste me durim, po veç hëngri me oreks, pastaj piu gjysëm shishe ujë lëshoi një eh, fërkoi barkun dhe një buzëqeshje si rreze dielli e përshkoi tej për tej.

Damo me Taon ishin ulur në skaje duke i kthyer bujarisht shpinat njëri-tjetrit si Lek Dukagjini me Lekë Zaharinë te filmi i Skënderbeut në dasëm.

Teta Gerta kishte dilema filozofike.

Ajo pyeste sikur e gjindur ndërmjet Polifemit dhe Odiseut! Kush është Dikushi dhe Askushi? Bora i tha: Babo është dikushi, ne jemi askushi! Teta Gerta i tha uaaaa e gjete. Bora pllaquriti duart gjithë gëzim, e gjeta, e gjeta thërriste e lumtur për të arritur në konkluzionin që jemi njerëz me koncepte të qarta. Olta tymosi gjithë ditën seriozitet e heshtje.

Elisa mungoi ca, por u kthye. Tani nuk ha me byrek në akçihanen tonë. Ja zumë në fyt ikën e merr dhenë. Qëkur e ka lavduar Babo ndihet me e sigurt, por edhe më modeste. E di ajo, nuk i merr koka erë, se Babo ta jep e Babo ta merr lavdinë. Bela nuk doli nga balada e saj pos një herë. Kur Kostandini të kthehet se si çfarë e pret gëzimi apo mërzia. Jorida ndenji gjatë, pastaj me vendosmëri iku drejt vetvetes me ndjesi sakrifice si gjithmonë.

Dash Sula gjithnjë e më tepër i ndërdyzur të bëhet ideolog apo të mbetet estet duke ndier zezonat në ajri mbështillet në golf të zi. Sajme Koreshi mërzitet me gjithë çfarë sheh dhe gëzohet me ato që mendon Gaz Bardhi. Alibeaj pi duhan në qoshen e tij, në boten e vet, i pashqetesuar nga zhaurima e botes tjetër për të. Tymin ia ndjek me shikim këshilltari im Dori dhe njeriu i mirë Patrik.

Se di në është kronika e fundit pas vendimit të gjykatës dje! Druaj e rrebeshet nuk do kenë të ndalur. Stina po afrohet.

29 Komente

  1. a
    arrifi

    O Goni ti je malok, perse shkruan si nga jugu.

    1. I
      I. Hoti

      OOOOO 'arrifi'' po ti je vec nje gomar me samore o katunare i qelbur deri ne hunde! Po ti o qelbes je ai qe ndan se kush shkruan letraren a 'jugoren' apo ......dicka tjeter ! shko mor pirdhu 'morr bithe'' nje mi fekalje..zagare i pguar....nje fetyre e shemtuar. Z. Gjekmarkaj as se simpatizoj as se kam simpatizuar kurre! Ky eshte opinion peronal . jo si malok a mocalore..por si shqiptare ..

    2. F
      Filizofi

      E ca pastaj….?!

      1. S
        Simpatizanti

        Epo kur mundohet edhe ky fytyre mut te te qesendisi e vjen qe te kesh dy e nje ta cash e nje ta mbash po ku i ka mbledhur perendia te gjithe noksanet ne nje vend , e me te tille mundohet Cim bytha tu japi zemer , po nuk eshte nje e dy ka sa te duash dhe me shumice ca kriminela ca noksan nga trute ca . . . . . .

        1. S
          SADIU

          O legen politikan lëri metaforat dhe hiperbolat apo salldisjet. Ule bythën dhe punoni tani se gjykata e nxori në pesion idhullin tënd dh tu hap rruga. Niveli tënd është më posht nga ai i Saljanit bashk me ate fluturaken dhe mos u mundo ta kruash me ata që nuk e kruan dotë, mënçuria tënde është poshtë edhe pse ke trup të "madh". Mos trashëgo të këqiat e genit se kanë pasur dhe shumë të mira. Puna e partisë do byyyyyth dhe jo figura letrare, shpetove nga ata që krahasoje, do të shofim këto ditë, e ke me të vërtet perparimin apo....

          1. s
            seqiu

            Sadi po ç'fare i kerkon me shume "kuqos"!Ai per ate pune ka shkuar ne kete stalle qe ka edhe derra edhe dhi te egra .Agroni qe padyshim do i kene ndryshuar emrin ne vogeli sepse e dinin qe ishte nje tjeter Mark qe do te hynte ne ate stalle e per rrjedhoje nuk mund te qendronin dy derra ne nje dere duke i vene edhe emrin Agron ,aresyen e vertet nuk e di kerkush! Gjonmarkut ate detyre i kane dhene para nje viti kur beri viziten e pare dhe testin pertej Atlantikut ,se mos ndoshta ishte me elokuent se sa Saliu i pare qe tashme ka vetpire ilaçin qe dikur i dha udheheqesit te tij ,ndaj edhe pret me hoshilacione te ndryshme ngordhjen e vet. Ne ate grup idiotesh vetem vetvehten nuk e gjen kerkush kush eshte jashte asaj stalle!Ata jane te njejte brenda llojit si ata derrat qe gulçijne brenda stalles me duke pritur te marrin racionin e radhes ,por me kote sepse "babo" ka piçak e ua ka prere deri ne rrenje duke i bere te tere impotent e per rrjedhoje te mos dallohet asnjeri nga njeri tjetri. Deri sa te kuptojne qe nuk jane kembet qe drejtone trupin por koka ky avaz do te vazhdoje ne ate stalle qe derrave u kane vene kollare !

          2. R
            Realisti

            Më dudum se ty pak zor të gjesh në atë mut opozite.

            1. m
              mortja i paska Shperthyer Halja ktij Nastradinit

              latjthitja e Sharlataneve ne nivele impresionuese ,per te tere

              1. M
                Mark

                Ky Gjekmarkaj per vehte ska...asgje per te thene, do flase per te tjeret si Katina e lagjes. Kjo eshte politika e "re" e sindromes se vjeter te 'intelektualit" te mocalit qe ka nxjerre "mitra" Berishiane, tashme e mohuar prej tij, por sgjen hu ku te ngelet.

                1. C
                  Coli

                  Boooooo oooo. ...doli perseri ky Hajvani. ..........Se kush tall trapin me kete dmth i thot ndonje ----sa bukur shkruan o kone dhe ky o burra. ........ Ik o qenef

                  1. D
                    Dardani i Ri

                    O Gjekmarrja, ti je një sharlatan i vërtetë, një injorant, një idiot. Ti i ke të gjitha veçoritë e personalitetit të shpellarit. Ti ke mësuar shkrim dhe kendim dhe e mendon veten i ditur. Ti je po aq injorant sa dhe kryekrimineli i kombit tonë, shpellari Sali Berisha. Tropoja qënka plot me shpellarë, pafundësisht, njëri më i rrezikshëm se tjetri.

                    1. P
                      Populli

                      Gjekmarkaj, me penen tende servanteske, bej nje analize me kete teme: "Kush e polli demokracine ne Shqiperi". Dhe do te dalin vete llogarite: Baba, apo Ramizi, apo Beogradi, apo Moska, apo lajthitjet e Uashingtonit. Mos hyre fare perpara vitit 1990, sepse termi "Demokraci" ne Shqiperi nuk ka ekzistuar fare para vitit 1990, as ne burgje, as ne jete, as si shprese. Termi "Demokraci" ishte mbajtur kycur si thesar diku ne Tropoje, ne kullen e Biberajve, se aty mund te ruhej me me siguri. Qe aty shpertheu Lindja Demokratike. Kete esse mbylle me pushkatimin qe iu beri Lindja jote Demokratike 100.000 protestuesve me 21 Janar, si shprehja me e larte e demokracise. Sepse, qe the ti Gjekmarkagjoni, rregulli numer 1 i demokracise thote qe, kur vret 4 qytetare, i ke vrare te gjithe qytetaret, apo jo? Po ke bythe, te thuash: "Ku isha une, Agron Gjekmarkaj me 21 Janar 2011." dhe cfare ke shkruar deri tani per kete kulm demokratik. Nese nuk ke shkruar, mos e ndy gazeten TEMA me bastardlleqe te tilla.

                      1. L
                        Li pazari

                        Shakaxhi i madhe je o Goni na kenaqe me shakat e kripurat te Duces. Dhe ty te kishim mangut.

                        1. .
                          .Noci

                          Profesor. Populli nuk do te dëgjoje hartime se ato perrallat me FBI jane bere te pabesueshme dhe do t'u besoje vetem kur te flasin amerikanet.Ti ju qan hallin atyre te PS por ata kane ne pushtet ka 10 vjet e jo per meriten e tyre por per fajin tuaj qe nuk jeni te afte te beni nje opozite e gjitha per faj te nje njeriu qe ju ka kapur për fyti edhe pse nuk ka me forcen.Ju rrini e vetem llapni ne vend qe te dilni kudo e te flisni me njerezit,kurse ish kryetari pret duket ti thone hajde se u lirua rruga

                          1. F
                            Fatmiri

                            Ky shkrim nuk eshte as folklor ,as humor,as skenar,….!?

                            1. L
                              Lucino

                              Aman Aman ka ven dhe shamin ke xhepi si xhentellmen hahahaha ku jemi katandis ne te shkretet

                              1. S
                                Stiri

                                Të thëllënxës ve ato . T'qyqes furik shi e shtro mo qyq . Qyqjit ju !

                                1. V
                                  Veterani

                                  Ooo Gjekmarkaj po digjet fshati (opozita) Ti ngele duke u krehur ooo DERDIMEN po një zgjidhje ke.? Apo e jep NONGRATA.

                                  1. X
                                    Xhoni

                                    O gjeke, qerrata je vertet por … Pordhi kali asht Kjo pun.

                                    1. A
                                      AS

                                      Une mendoj qe nje politikan flet dhe shkruan per problemet e popullit, ne interes te popullit, qe dhe populli te kuptoje si ky politikan mendon dhe punon. Ky A.GJ politikan shkruan (komenton) per te tjeret kuke bere "gjoja ironi" pa shprehur mendimin e tij ne problemet ne fjale. Nuk flet se si do beje kjo opozite per te "fituar" zgjedhjet. Me sa duket po pret qe te qartesohet situata per te vendosur anen e kujt te mbaje politikisht. Une nuk e di se cfare ai shkruan ben sens tek ndonje person ne Shqiperi. Por dhe nese ben sens kur shkruan kaq holle, sa jane ata qe e kuptojne? Ah, po nuk do te kuptohet nga shumica, por nga kush? per cfare? sa i sherben Shqiperise kjo menyre te shkruari nga nje deputet?

                                      1. B
                                        Bumbum

                                        Ça tha ky trapi? Na mbytën budallenjt. Ndaj dhe kryebudallain e kemi kryeminister se kta te opozitës nuk e lëshokan kollaj karrigen.

                                        1. B
                                          Bumbum

                                          Ça tha ky trapi? Na mbytën budallenjt. Ndaj dhe kryebudallain e kemi kryeminister se kta te opozitës nuk e lëshokan kollaj karrigen.

                                          1. a
                                            astrit

                                            Ku Gjekmarka na eshte bere si e ema e Zeqos ne maje te thanes! Stambolli digjet e Gjeka krihet! Ketu e kuptoj se si katolik qe eshte si rruhet fare per Stambollin ka vetem hallin e kullave te Bajraktarit.

                                            1. N
                                              Nard Noka ...i dipllomuar

                                              Ky ka titullin profesor , por me keto shkrime meriton dhe ate tjetrin " koqe kandari"...

                                              1. B
                                                Bozhigradi

                                                Ore, e di qe ke te drejte ti? Ky mundohe te imitoje Faik Konicen, me duket. Ndoshta e kam gabim. Por duket nje karikature e Konices.

                                              2. L
                                                Likja i MONES...

                                                Ky kokrra e idiotit jep dhe mesim ne universitet me tutullin profesor,,, hapu dhe,

                                                1. Q
                                                  Qose si saliu, alias Agron Gjakmarkaj.

                                                  Agron gjakmarrësi, idhtar i sali katranit, qose si ai, po na "kseas" me idiotizmat bajate, që nuk vlejnë as për në tualet. Për pará, jepi qose gjakmarrësi!

                                                  1. J
                                                    Jimy

                                                    Kur eshte ba edhe ky humorist, kur delte ne tv si analist ishte shume seroz, me mire shko te Agron Llaka se do besh nje pune.

                                                    1. N
                                                      Noc RRoku

                                                      Te lumt pena padre me me kete shkrim satirik . Skenar i gatshem per PDne.O sa kam qesh qe jeni bere per tu qare

                                                      Lini një Përgjigje