Vetëm pse u çmontua Sali Berisha, nuk do të thotë se mbaroi puna

8 Mars 2023, 13:16Blog Nga Frrok Çupi

Vetëm pse u çmontua Sali Berisha, nuk do të thotë se
Duket se pas datës 3 Mars, të gjithë mendojnë se ‘mbaruan punë’ me tjetrin:
Foltorja ish- PD në tentativë për t’u bërë ‘parti Front’ përballë gjykatës u thye si veza. Ende pa u hallakatur, prej Foltores dolën zëra se ‘do të shikoni çfarë do t’u bëjmë gjyqtarëve’. Pastaj mbaruan punë me armikun që kishin mbajtur në gji: PD-në reale të konsakruar edhe në ligj.

Teprica e PD kërcënoi se ‘nuk bashkohemi kurrë me PD-në’. Po s’është se edhe në këtë rast mbaroi ndonjë punë. Një analist i tyre íu hakërrye të vetëve: ‘Çohuni more, merrini për leckash e hidhini…’. As ky nuk qullosi gjë. Autorja e parullës ‘merrini për zhelesh’, ish numri Dy i shtetit, është shfaqur përsëri në ekrane dhe vajton ‘vendimin e zi’ të gjykatës. Në vajtim ka thirrje për të ‘maruar punë’ me ata.

…Pastaj u nisën të ‘mbarojnë punë’ këta legalët me jo- legalët brenda racës. Nisi merkata e deputetëve; disa u bashkuan me PD zyrtare, të tjerë po përgjojnë nga porta kur të zërë gjumi Berishën e t’ia mbathin. Por as kështu nuk mbarohet punë, asnjë nga deputetët nuk përfaqëson askënd tjetër. Të dy palët e PD, gjatë kohës, kanë pësuar fatin e ‘vezës’ së prishur. Asgjë nuk bëhet më. PD nuk bashkohet kurrë, sa shekuj të ketë aty helmin që i kanë imponuar vendit.

Edhe këta që thonë se janë ‘të ligjshëm’ morën ushtat për të sulmuar kryetarin e tyre, Basha. Secili që tenton të bëhet vetë kryetar e sulmon rinoshin e KOP-it si ‘ kohë e shkuar’. Frika se Basha do të kthehet prapë në krye. Këta kot thonë se nuk e duan Berishën, Berishën që nuk vjen kurrë më, këta e kanë lider shpirtëror antiamerikan. Të gjithë këta, si ata që ‘mbaruan punë’ me politikën legale të vendit, ashtu edhe pjesa tjetër thonë se ‘PD-në na e prishi Yuri Kim (ambasadore e SHBA) dhe Edi Rama (kryeministër i Shqipërisë).

Me këtë vrull sulmi, të gjithë këta e dinë se ‘nuk mbarojnë punë’ me Amerikën dhe me maxhorancën, por se i bëhen parzmore Sali Berishës dhe Ilir Metës- të dy armiq të demokracisë dhe ‘të korruptuar deri në majë’.
Përtej të gjithëve, një popull i tërë, në heshtjen e vet njerëzore, ka nisur të thotë se ‘edhe ky u çmontua, s’na bën dot gjë’. Sali Berisha me të tijtë, dhe Ilir Meta i kanë ‘punuar qindin’ popullit shqiptar në gjithë këto vite kur shpresat për ‘më mirë’ u ndezën pas diktaturës. Sali Berisha, shkatërrimtari i vendit, i votuar nga viktimat, pas datës 3 mars mund të konsiderohet si ‘i pari që shkon hupë’ pa asnjë lajm.


Asnjëri prej llojit të tij në botë, nuk u shemb vetë si pemë e krimbur- siç ndodhi me ish- presidentin. Njerëzit kishin menduar se ky bie vetëm kur ta thërrasin ‘te vendi’, por në fakt ra ndryshe. Megjithatë as me këtë ‘nuk ka mbaruar puna’ akoma. Jo se qenka puna për ‘frikë’; askush nuk mund të ketë frikë se këta mund të ‘ngjallen’ e të sjellin prapë modelin e tyre të tmerrshëm.

Dëmet e tyre janë të thella, pasuria publike është vjedhur e fshehur, qeveritë kanë vënë dorë mbi jetën e njeriut… Nuk ka mbaruar akoma puna mes dy pjesëve: Pjesës normale dhe pjesës që ishte në këtë vend si modeli më i keq për njeriun. Vendi ndodhet drejt modernizimit dhe zhvillimit europianist; normaliteti përbën shumicë, por jo të gjithë mund të jenë me të njëjtën kahje. Sikur e keqja të ishte në sipërfaqe, atëherë pse duhej t’u dorëzoheshim fuqive të mëdha me thirrjen e fundit: ‘na hiqni qafe këta tanët’?. Është thellë puna.

29 Komente

  1. L
    Loni

    Ne fakt ti Frrok spiuni i sigurimit nuk ka mbaruar puna akoma se pasi mbarojm pune me njerin duhet ti interrnojme dhe familjen sic beje ti me spiunimet per shoket ne kohen e Enverit.

    1. M
      Moza

      O Loni kari nuk te vjen turp qe pasi e ke lexuar shkrimin te shkruash karlliqe

      1. I
        I zgjuar Loni.

        Loni pre Betoni ...Peti prej verteti.

        1. L
          Loni Papuçiu

          Loni, qënke vërtetë pe betoni, nuk marrke vesh fare se çfarë bëhet në këtë botë. Një shpifës i keq.

        2. D
          Dante

          O sigurims i para 90. O Çupiii! E kupton që dalja e saliut etj edhe Ramës së shpejti është kembane alarmi per sojin dhe sorollopin tend o frrok. Eshte kembane per tere pjestaret e brezit tuaj qe shkaktuan dhimbje ne ate sistem per njerezit dhe vijojne edhe 30 vjet pas renies se sistemit te shkaktojne dhimbje mes njerezve duke ju mbajtur peng te ardhmen! Ti dhe saliu ne thelb nuk keni shume ndryshim. Ai spiunonte shoket kur ishte sekretar partie, ti spiunoje koleget gazetare kur ishe gazetar i zerit te popullit! Prandaj Frrok, ose Çup si do te te therrasim ti po mbeturine mbetesh! Kembanat nuk bien vetem per Saliun por dhe per ty! Degjoje kembanen Frrok!

          1. R
            Ropi!

            Frroku te qifte ty dhe ate kurven qe ke ne shtepi!

            1. B
              Bukurie

              jo jo Frrok Cupi ka luftuar fort per standartet demokratike , Frroku eshte democrat me mendje dhe zemer dhe kurre Nuk qe spiun , turp Nuk mund te krahasosh Frrok Cupin ne elitat komuniste ai qe denuar nga sistemi, mos ti ngaterrojme gje rat , Frroku me penen e tij te famshme e cimentoi dhe e betonizoj Sali Berishen edhe sot i kujtoni shkrimet e tije te dhe intervistat e tije te egra kunder sistemit komunist dhe mire beri por Nuk duhet ta kishte bere kurre per Sali Berishen dhe eliten e tije sepse qene te Pa besueshem tani Frroku po cben ate qe beri ne 90 dhe Popullit me penen e tije te hekurt po i tregon bemat e Sali Berishes sepse populli e njeh mire si zjarrvensin dhe shkaterruesin e Shqiperise,ndaj ti leme njerzit e zgjuar te ja pin kontributin e tyre per ringritjen e demokracise ne shqiperi dhe te ecim perpara Pa Sali Berishen qe ne kujtesen e popullit do te mbetesh zjarrvensi dhe shembull Tyra me e keqe ne tranzicionin demokratik dhe jo pak por 32 vite dhe akoma jemi ne udhekryq ndaj Frrokut do ti thoja mos i lexo komentuesit e Pa shkolluar sepse vetem me penen tuaji dhe dhe te bashkepunetoreve tuaji do ta ringrini demokracine duke heq ur dore nje here dhe pergjithmone nga a ndasite krahinore Veri Jug he motoja e Saliu “sundo, percaje dhe shkaterro “ ti harrojme njehere dhe pergjithmone.Shqiperia eshte e bukur dhe e bekuar me natyren e saj por e denuar nga politika e keqe dhe korrupsioni .

              1. D
                Dakord

                Dante ske çi ben gomarit e i bie samarit perkthehet komenti jot.

              2. D
                Dardani i Ri

                Bravo o Frrok mendjendritur! Ti po bën një punë shumë patriotike me demaskimin e kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha dhe të tjerë si ai.

                1. d
                  drini

                  E nxorret dhe sot rojtarin e varrezave?

                  1. D
                    Dardania

                    Tani qe cmontuat Berishoviqin filloni me çmontimin edhe te Metaviqit dhe Ramoviqit. Çlironi vendin nga hajdutet.

                    1. F
                      Frroku

                      Frrttoku u lodh e rraskapit duke çmontuar. Pusho pak Frrtoku se shuuume ke punu.

                      1. F
                        FCB

                        Lereni Frrokin , per buken e gojes po e ben , 250 euro i jep merrua ne muaj.

                        1. S
                          Selim Rroshi

                          Qurret dhe gelbazet shkuajne ne kte gazete. Gjithe llumi i diktatutes se enverit gelon ketu.

                          1. S
                            Stockholmi

                            O Frrok, fara e keqe berishiste nuk zhduket lehte. Duket qarte edhe nga disa komentet e mesiperme.

                            1. A
                              Ana

                              Ti ne fakt paske sindromen e stockholmit qe skupton cfare thuhet.

                            2. L
                              Liria

                              Sala ke Sharra

                              1. S
                                Shpetimi.

                                Ashtu eshte Frrok,..

                                1. F
                                  Frroku .

                                  Per dite tek tema si dikur tek zeri i popullit ky fytyre spiuni.

                                  1. S
                                    SPAK

                                    Kjo fara e poshter berishiste! Edhe Genc Burimi! Ju thote ky emer dicka! Qenije te peshtira qe paguhen nga parate e gjakut qe ka Saliu!

                                    1. p
                                      poli

                                      Ha Frrok ha ...leh Frrok leh....

                                      1. S
                                        Stockholmi

                                        Ana, sindroma e Stokholmit është kur viktima bie në dashuri me kriminelin, pra si puna jote me Saliun.

                                        1. S
                                          Shkelqimi.

                                          Myslim Murizi e plot te tjere antikomuniste ne nje llogore me kryekomunistin Sali Berisha. Ja kjo eshte per te qeshur e per te qare njekohesisht.

                                          1. S
                                            Shkelqimi.

                                            Myslim Murizi e plot te tjere antikomuniste ne nje llogore me kryekomunistin Sali Berisha. Ja kjo eshte per te qeshur e per te qare njekohesisht.

                                            1. S
                                              Shkelqimi.

                                              Myslim Murizi e plot te tjere antikomuniste ne nje llogore me kryekomunistin Sali Berisha. Ja kjo eshte per te qeshur e per te qare njekohesisht.

                                              1. Y
                                                YL

                                                Frrocko, nuk ke besueshmeri se je ne konflikt interesi : Akoma nuk te ka dale Macurri i Saliut nga verra ngaqe i ke ndenjur gjate ne preher.

                                                1. g
                                                  goni

                                                  O Frrocke, erdhi helikopteri ta marre Salen?C'fare ndodhi me ata helikopteret qe ke nisur ne keto dy vjete?Ku u ulen?

                                                  1. I
                                                    Ilir

                                                    Brravo Ke standarte te larta morali

                                                    1. B
                                                      Bozhigradi

                                                      Mos me llogarit mua se e kam lexuar shkrimin tuaj zoti Frok. Kam hyre dy here tek shkrimi juaj vetem per te lexuar komentet e bashkepatrioteve te mi shqiptare. Me brilante jane mendimet e tyre, ndaj i lexoj o Frok. Nxirr pak konkluzionin per nivelin e shkrimit tend.

                                                      Lini një Përgjigje