Një udhëheqës duhet të jetë një BARI i grigjës së vet. A është Sali Berisha një i tillë sot? Them se jo! “Grigja” e tij elektorale është pakësuar ndjeshëm. Më shumë do të pakësohet nesër. Gjersa të mbetet me disa “cangadhe”. Së shpejti pritet “spektakli i turmave” në votime e mitingjet partiake. Disa kësish u panë edhe këta muajt e fundit. Kjo histeri turmash është bërë një sëmundje kolektive. Asnjëherë nuk më kanë pëlqyer turmat, sidomos ato me fjalimet anakronike të Sali Berishës, këtij njeriu me neps politik pushtetor të paparë. Më janë dukur të frikshme. Brenda turmës njeriu humet vetveten.
Bëhesh “askushi” te “gjithkushi”. Duke i parë nëpër vite këto turma, që herë gërthasin për njërin udhëheqës e herë për tjetrin, kam menduar për një tjetër lloj dhune, atë që vjen nga shtypja e personalitetit, e mospranimit të së “ndryshmes” dhe të “veçantës”. Njësimi idiot dhe verbëria instinktive e turmës të çmend. Po këto turma kishin brohoritur dikur për Enver Hoxhën dhe e quanin atë: “Burri më i madh që kishin nxjerrë trojet shqiptare në shekuj” (kështu pat thënë Ramiz Alia, kur përuroi monumentin e tij në sheshin “Skënderbej” si për ta sfiduar Heroin Kombëtar). Po njësoj i patën thënë edhe Sali Berishës: “Heroi i demokracisë, heroi i shqiptarëve” dhe me bejtet qesharake ca katundarë të hipnotizuar klithnin në delir: “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ti të do!” Po njësoj ca politikane gjithë ndezulli zulmojnë para Edi Ramës: “Skënderbeu i Shqipërisë evropiane”.
Zot i madh çfarë mjerimi, çfarë turpi! Kanë mbetur po ato turma si në vitin 1913 me Haxhi Qamilin, si në vitin 1928 me mbretin Zog, “nip-stërnip i Skënderbeut”, si në vitin 1944 me Enver Hoxhën, si në vitin 1991 me Sali Berishën, si sot. “Una raza, una facia”, thotë fjala e urtë italiane, një fytyrë sikur kemi të gjithë. Ato nuk janë thjesht turmat e poezisë së Nolit (turma pa tru, zemërkrund e gërdhu!...), as turmat e Hobsonit që krijojnë hordhitë shkatërimtare, besëtyde e injorante. Janë turmat idiote shqiptare, turmat që zënë fill në mendjet e pa selitura e të manipuluara për dreq nga fetishet e reja, turmat haxhiqamiliste të “Dum Babës”. Turmën sikur e kemi në kokë. Pse? Sepse turma bëhet një energji e jashtëzakonshme që të sjell në pushtet.
Ai që di t’i manipulojë ato në demokracitë e brishta, hipën në fron si një despot i ri, qoftë me një kurorë mbreti në kokë, qoftë me një shumicë parlamentare absolute. Një nga manipulatorët më të mëdhenj të turmave është Sali Berisha, një toreador i tyre. Ajo pjesë e turmës që i shkon pas krijon një farë religjioni, sepse ajo ka nevojë të shpik një Hyj, një zot, një prijës, një profet, një lider.
Turma, në këtë rast, e cila ndjehet pa shpresë, e humbur, kërkon një alkimi. Alkimia e saj është ajo masa vizkoze, ngjitëse, që i bën njerëzit bashkë, që frymojnë bashkë: I mençuri dhe budallai, njeriu i punës dhe matrapazi, i ndershmi dhe maskarai.
- Zot, si nuk u lodhëm me këta kinse profetë të rremë?! Si nuk pamë te vetja, aty ku zë fill liria jonë e njëmendët?! Ky “Bir i Revolucionit të djeshëm” bën thirrje për “Revolucion demokratik të sotëm”. Po cili “revolucion”?! Ne jemi mësuar përherë se si i ndezullon turmat Sali Berisha. Habitshëm tanimë në mitingjet e fundit nuk ka zjarre, bomba “molotov”, thyerje xhamash, djegie makinash, gurë kokës, përleshje me policinë, sulme të Parlamentit, Kryeministrisë a ministrive të tjera. Ai e ka kuptuar se dhuna ndëshkohet, faktori ndërkombëtar nuk e pranon, dhe pa kutinë e votimit nuk vjen dot në pushtet.
Madje-madje, ai e ka kuptuar se kur “Ne”, domethënë votuesi i Partisë Demokratike, nuk bëhet dot një “Unë”, pra ai “Njëshi” themelues dhe institucional i mendimit të sotëm evropian, nuk mund të ketë asesi demokraci, por shëmbëlltyra të një teokracie të re, të provuar më parë, apo të kamufluar a të identifikuar me fytyrën e këtij kinse Hyji, Zoti, Profeti a Prijësi, që vetë e kemi zgjedhur dhe vazhdojmë ta brohorasim “Hosana Baraba!” Kjo ndodh sepse ne ia kemi dorëzuar vetë, me tërësej, vullnetin tonë ATIJ, domethënë një lloji të ri fondamentalizmi, paçka se të servirur ndryshe e nën petkat rrenacake të shpëtimit të “pluralizmit” e të “lirisë”, të shpëtimit të “demokracisë” me kinse Rithemelimin, Foltoret, duke e ringjallur dhe kreshpëruar po vetë me kultin e tërbuar e të pazakontë të individit, që ai e kërkon me ngulm kudo...
Më në fund duhet hequr dorë nga kjo mendësi anakronike! Koha e Saliut ka ikur e bashkë me të do të iki dhe koha e “gurmazëve që ulërijnë” me hosanna për liderin “O sali, o hero!...”. Jemi lodhur me këtë lloj LIDERI, të një vendi periferik, me fare pak tradita demokratike e një gravitet antropologjik lindor. Po nuk u shkëputëm nga kjo fosile politike, atëhere mik i dashur eja të futemi brenda turmës se aty jemi ngrohtë, aty jemi të mbrojtur, aty jemi brenda homogjenitetit tonë si turmë!!!... Dhe le të ulërijmë sërish e sërish si rinoqerontët e Joneskos: Enver Hoxha, Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, Ilir Meta, Lulëzim Basha. Dhe po të doli kush përballë, o turmë homogjene, shtype me këmbët e tua prej rinoqeronti! Dhe hyyyyja... yyyyyxhym... Se turma nga “diç” të bën një hiç, një sejmen, një duartrokitës.
Turmat kanë kokë dhe bisht. Koka e tyre janë militantët, ata që kanë ndjeshmëri politike më të shprehura se të tjerët. Të shumtët, që mbushin turmat e Saliut kanë pasur dikur një post, një vend pune në shtet, në polici, në administratë, nga Tirana e gjer në fshatin e largët, ndërsa sot i gëzojnë këto poste, vende pune, favore, militantët e partisë socialiste. Te këto të shkreta para, vende pune, hajni, aty ku rrjedh leku, ku bëhet tenderi, pikërisht aty lind dhe xhelozia, aty shkumëzon edhe “shpirti” i turmës së militantëve. Të tjerët veçse testojnë, presin, vlerësojnë. Këta quhen “masa gri”. Rrugët dhe kafenetë janë të mbushura me këtë “masë gri”. Prandaj unë s’i besoj kësaj “turme” që po pakohet përherë e më shumë në bulevardin e Tiranës. Shkurt, kjo kinse “turmë revolucionare”, “ky urragan popullor” nuk janë assesi votat që të sjellin në pushtet, sidomos ata që mund ta reformojnë shtetin dhe pushtetin. Ata janë surrati i dytë e Janusit mitologjik.
Shkurt, janë hajdutët e pritshëm e të vegjël të dikurshëm të pushtetit. Kjo “kokë” e vockël e turmës berishiane ka pasur dikur (ka dhe sot) thelat e majme, paratë, pekulet, prandaj janë dhe më të zjarrtët. Militantët të bëjnë gjëmën. I pamë se si iu vërsulën godinës së PD me sëpata, vare, qysqy, gurë, hunj e grushta njëri-tjetrit, ndokush ndofta edhe me plumbin gati në grykën e revolverit. Jo, këta njerëz nuk e bien kurrë “ndryshimin” e ptretenduar. Janë të “tavës” së pritshme të pushtetit. Ndryshimin e bien të tjera vota, ata që testojnë me gjakftohtësi, qoftë dhe nga kafeneja me shokët ndër biseda, nga shtëpia para televizorit, nga biznesi dhe puna. Ndërsa këta, hajnat e pritshëm, vrapojnë tek ai, lideri a “lideruci”, i Tiranës apo i rrethit, dhei betohen për besnikëri. Po pse vrapojnë dhe pse i betohen?
Mos vallë se e duan? Se duan lirinë dhe të vërtetën, qoftë dhe e cunguar apo e rrezikuar? Jo! Ata thjesht vrapojnë se ndjejnë erën e salcrave të shijshme të guzhinës së pushtetit nesër?! Fare pak janë moralistët dhe idealistët, shumica janë sahanlëpirësit, të vjetër a të rinj, njësoj: specia e shtuar e jesmenëve.
Ikën si pa u kuptuar 30 vjet dhe spektakli i turmave ka mbetur po njësoj. Unë dhe brezi im po plakemi, edhe Saliu pak më i madh se ne, është plakur po njësoj. Por nëse ne duam një kafe me shokët, të lexojmë një libër, të bëjmë një diskutim letërsie, filozofie, historie a estetike, Saliu jo, nuk njeh “plakje” kësisoj. Ai mendon se është e “ardhmja”.
Është i jashtëzakonshëm në energjinë e vet, ashtu sikurse është po i “jashtëzakonshëm” në nguljen këmbë si mushka te tundimet e veta pushtetore. Ato janë limfa dhe gjaku i tij. U plakëm me Saliun, po vdesim me Saliun. Saliu plaku edhe fëmijët tanë. I ngazëllyer me turmat e dikurshme të fillim viteve ’90, kur edhe e ndiqnim për ndryshimin e sistemit politik në vend, po njësoj ngazëllehet dhe deliron ai edhe me turmat e reja dhe gjeneratën e bijve e nipave. “Selanik e tatëpjetë, kështu ka qenë e do jetë!”, të vjen në mendje sentenca e vjetër. Por boll! Nuk duhet të jetë më kështu! Boll me të njëjtën fytyrë! Boll!
Duhet dalë nga qorsokaku dhe rrethi vicioz i përsëritjes së po të njëjtës fytyrë mes turmash të ndërkryera. Po, duhet bërë medoemos një rrotacion, një ndryshim elitash politike. Por me Saliun, bah! Vërtet besoni se ky rrotacion bëhet me Saliun?! Epo qarri i Ramës, s’ke ç’thua tjetër!
Varfëria dhe anarkia pjellin dhe ripjellin turmën. Pasuria dhe rendi e largojnë atë. Edhe “liderët” po njësoj janë. Askujt nuk i duhet një opozitë e dobët. Na duhet një opozitë institucionale, e fortë, e ndershme, referenciale, prandaj dhe kurrë nuk kam votuar vetëm për një parti apo për disa deputetë të “stampuar”, që ofrohen nga listat partiake. Kanë mbetur ca këpusha elektorale që nuk shkulen 30 e kusur vjet. Ama dua një opozitë të mençur, larg folklorit, larg “Dum Babës”, larg molotovëve, larg urrejtjeve; dua një opozitë që kërkon pushtet legjitim dhe rrotacion të paqëm. Atë dua që ta votojë nesër, pse jo. Janë po njësoj votuesit: shqiptarë, si andej me PS, si këndej me PD.
Mendjet e gjymta kërkojnë t’i përçajnë. Por koha kur një demokrat dhe një socialist nuk pinin dot një kafe bashkë, ka mbaruar. Nevoja për solidaritet e ka thyer këtë “klon” të ri. Kurrësesi nuk e pranoj dot një opozitë që sfidon fuqinë e madhe të botës, SHBA-të, e cila i ka dhënë vendit dhe popullit tone tri herë lirinë, më 1920, më 1945 dhe më 1999 me çlirimin e Kosovës. Për çfarë sovraniteti flasin ende ca budallenj të kreshpëruar, burracakë, jashtë kupolës së NATO-s, SHBA-ve dhe Evropës? Me pushkët me gjalm do ta mbrojnë ata atdheun, me dy helikopterë të prishur apo me çfarë?! Përralla! Po nuk ikëm nga turmat, mbetëm nën thundrat e rinoqerontëve të Eugjen Joneskos. Partia Demokratike, ajo me vulë apo ajo pa vulë, duhet të mbledh trutë e kokës dhe t’i japë shpresë këtij vendi. Por jo me fosile politike që e kanë hallin te fati i vet, por me djemtë dhe vajzat e mendësisë së re politike perëndimore…
Artikulli eshte i goditur, Sali Berisha eshte ne krye te levizjes antikombetare , te njerezve pa ideale dhe qender graviteti ose me qarte llumit te shqipetareve .
Artikulli eshte i goditur mbas pilafi, themi ne. Te gjithe e dine fundin e Saliut dhe te Ilir Metes. Por cfare dreqin do autori, kur i fut ne nje thes Enver Hoxhen, Ramiz Aline, Saliun dhe Edi Ramen? Pse e broheret populli udheheqesin? Ka pare ndonjehere fushata ne Amerike, Gjermani ky autori i famshem qe une nuk e njoh? Nuk bertasin njesoj edhe atje , si ne Shqiperi? Pse i fut ne nje thes autori udheheqesit ne keto 80 vjet? Futja ne nje thes eshte djallezia qe perdor. Te fusesh ne nje kategori Enverin me Saliun, apo Enverin me Ramizin, eshte demagogji. Apo aq me keq te krahasosh Saliun me Edi Ramen, ku e ku nuk jane fare afer. Nuk kane asgje te perbashket. Disa prej tyre e mobilizuan popullin te ngreje nderrmarje, uzina, bujqesi moderne, disa te tjere qe i shkaterruan kategorizohen njesoj si ai qe ngriti Shqiperine. Ky i fundit po mundohet te kapi kohen 30 vjecare qe e paralizoi ekonomine Saliu.
Termi "Bari" ketu është perdorur ne kuptimin 'bari popujsh'. Ta perdorësh këtë term per Saliun është të ndysh fjalorin. Turp i vërtetë. Saliu është vetëm bari lopësh. Lindi Bari lopësh, dhe do vdesë bari lopësh.
Non grata eshte bariu i atyre shpellarëve injorantë që solli nga mali dhe jane kamikaze të cilado kauze antikombetare vetem te ruajne pozicionet e grabitura padrejtësisht ne shoqerine dhe administraten shtetërore.Ata janë fatkeqësia dhe problemi i të ardhmes së kombit shqiptar.
A te mjere ju, Saliu ne pension dhe Edvin Rama 5 dite jashte shtetit dhe dy dite ne Facebook dhe ankoheni ju pisa……
BRILANTE
SUPER e SAKT, shkrim BRILANT. BRAVO dhe RSP.LEONE
Brilante mendova edhe unë derisa arrita te fjalia e fundit. Aty e ka menderosur fare. Sepse ky autori e mban shpresën akoma te reformimi i PD-së, dmth as ky nuk del dot nga oborri i turmës. PD duhet asgjësuar sepse militantët e saj janë modifikuar gjenetikisht. Fëmijët e tyre çirren te turma. Prandaj o zotëri autor na duhet një parti e re opozitare, një parti që në program të ketë të shenjtë PRONËN, JETËN, SHTETIN. Të gjitha të tjerat janë mbroçkulla. Nëse PRONA, JETA dhe SHTETI ngrihen ne piedestal të adhurimit kombëtar atëhere Shqipëria bëhet Zvicër për 2 dekada.
Josif turma eshte femer dhe maternitetin e ka ne Kamze. Ajo nuk theret Hosana pa hyr ne qytet me gomare. A e ke vene re Cife evolimin e pakte kohet e fundit me hyrjen triumfale ne kryeqytete me kal.
Panairi kotesive...aty ku duhet te vendose vota vendosin hartimet e gjata te gazetareve...
Gjithshka e thënë i ngjan një pike në fund të frazës. Analizë e shkëlqyer dhe konkluzione të pakontestueshme për gjëmën që sjellin turmat e militantëve. Një mënyrë origjinale dhe këndvështrim ndryshe i trajtimit të situatës politike në vend.
Dele dele dele dhe bariu kerkon tufen
Josif Papagjoni, të përgëzoj për këtë shkrim brilant, që nuk i heq asnjë presje.
O i dashur lexues, Sali Ram Non Grada Berisha është; Një Mut Muti !.
kete grigjen spo e kuptoj se cfare eshte...........
Gezuar 7 Marsin, festen e mesuesit, Josif Papgjoni ! Nderhyra vetem per te thene se krahasimet e Sali Berishes, Enver Hoxhes, Skenderbeut dhe shume te tjer i ke kategorikisht gabim. Nuk e di çfare ke studiuar dhe çfare specialiteti ke, por objektiviteti yt ne percaktimin e figurave publike eshte zero. Me ekeqaj kur vlereson turmat pa dhene argument pse dhe pa dhene spjegim se duhet te vihen ne udhen e se drejtes keta njerez. Pastaj per te tjera nuk diskutoj. Do kisha deshire te lexoja apo degjoja nga nje intelektual shqiptar ca te verteta kur flet, qofte dhe per Hitlerin!
Bravo Papagjoni! Kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, i keni bërë një analizë psikologjike shumë profesionale.
......agjenti udb..eshte i destinuar te ngordhe si qen...
Respekt!
Sali Kerma eshte Armik i Shqiperise ,Armik i Demokracise dhe per Rjedhoje Armik i PD .Tentativa e Tij eshte ta Shkermoqe PD.
Koplimente Josif Papagjoni.Shkrim bindes dhe i shkruar mr ndjenje dhe llogjiken e se Vertetes!
Paradoksalisht Sali Berishen e ben faktorin kryesor te opozitarizmit ne Shqiperi pikerisht ai vendim i Gjykates se 3 marsit qe njeh per Kryetar te PD...Lylin e dorehequr mbi 1 vit te shkuar. Saliun e ben faktorin kryesor opozitar i ashtequajturi "grupi i Alibeajt" qe ka lene Lyli ta perfaqesoje pasi dha doreheqjen, ngaqe vetem opozitarizem me Pushtetin Rama nuk ka. Sali Berishen e ka faktorizuar si opozitar kryesor vete ky Regjim Rama duke i bere qesharake Alibeajt e Bashat me perkujdesjet ndaj tyre. Dhe se fundi : Ne politike llogariten pasuesit! Dhe pasues ne opozite ka vetem Sali Berisha, do a jo ta pranojne socialistet - ky eshte fakt. Se Alibeaj mund te kete mbeshtetje amerikane, mbeshtetje qeveritare, mbeshtetje mediatike pro-qeveritare...por i mungon ajo qe ne politike vlen mbi gjithcke - mbeshtetja popullore dhe pasuesit qe i ka vetem brenda nje dhome.
Josif Pape Gjon ! Kur flet dhe perpiwesh futesh gjithçka ne nje thes. Gjon Pap Josifi nuk je ti qyy me barazon mue me te tjeret. Une jam s.m